Keshtu u tha zot' i mire
Me meshire e m'embelsire
Se kishte shume durime
Ish pa nonjefare sqime
Ajo zemr' e bardh' e mire
Qe ishte plot me meshire
Nuk' i qasej ligesise
Dhelperise' e djallezise
Keta gjithe krye ngrine!
Donin ta vrisnin Aline!
Thoshnin:"Na la Mavijene
Te na mbreteronje , qene,
Ata qene te terbuar
Njerine e mallekuar"
Mavijene vet' e lane
Dhe me se fundmi kshu thane
Pa ketyre qe u ndane;
Se nga udha kishin dale
E kishin marre male.
Ishte gjisht; i Mavijese
Pa u bene te pabese
muajte e shkrete rrodhe
Bota me Xhendel u mblodhe
Amri me Ebu-Musane
Nga gjithe shoket u ndane
Bashke me nje tende hyne
Shoku-shokne nga dish e mbyne
Dhan' e luarr' e u zune
Amri thosh: "Te behem une
A t'ja leme Mavijese
Dhe puna ketu te mbese!"
Ket'Ebu-Musane s'e deshi
Po dhelperia plak e qeshi
I tha:"Te nxjerrim Aline
Dhe Mavijene faqezine
Te mblidhete pleqesija
Edhe gjithe njerezija
Ke te duane te vene
Dhe ne paresi ta lene."
Fjala ne fund keshtu mbeti
Po pritte gjithe rremeti
Del Ebu-Musai se pari
Se u genjye i marri!
........
Krijoni Kontakt