Close
Faqja 5 prej 19 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 190
  1. #41
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    nje sqarim

    Muarren doren --- i dhane doren

    do te thote qe e pranuan per Prijes dhe i dhane besen. tek arabet dhenia e fjales behej me shterngimin e dores... prs sa here te shikoni "i mori doren i moren doren etj" ta keni parasysh qe behet fjale per premtim.

    vazhdo White se na knaqe
    RIPPR

  2. #42
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Barrene siper ja shtune
    Aliut me te perdhune.
    P'ay s'e doj madherine
    kish te beje me Perendine,
    Gjithnje ne kete jete
    Ishte me Zotn' e vertet,
    Kishte mik farferine,
    E kish t'ulete shtepine,
    Madherine nuk e donte,
    Perpara njeriu s'shkonte,
    Makuterin' e perzinte,
    Lakmimete s'i dinte,
    Te varferit kujtonte
    Edhe qant' e aferonte
    Ne prak te tij kushdo shkelte,
    Duar thate nuk delte;
    E prishte gjen'e shtepine,
    Per t'ushqyer varferine,
    Dhe shpirtine t'i kerkonin,
    "kurre" jo, nuke degjonin,
    Nje te dij qe s'ha nje dite,
    S'vinte ne goje kafshit;
    Kujdo i flit me te mire
    Dhe me shume mebelsire,
    Njeriu edhe ta shante,
    Kurr'ay meri s'i mbante;
    Gjithe c'eshte njerezija
    Ishte femijez e tija;
    Per cdo njeri kish meshire,
    Dhe kujdo i bente mire
    Armik kurre nuku kishte,
    Me gjithe boten mik ishte,
    Punonte per Perendine,
    Duke dashur njerine;
    Perendine atje e gjente
    Ajo udhe i pelqente.
    Dituria, njerezija
    Miqesija, dashurija,
    Urtesite, miresite
    Te gjitha ishin te tite,
    Ashtu edhe trimerija
    Ish e tere e tija.
    Djallezite, ligesite,
    Pabesite, marrezite
    Kurre afere s'i shkonin,
    Engjellite ja mergonin,
    Thua q'ish zot' i vertet
    Cfaqure ne kete jete.
    Aliu kishte deshire
    Qe te bij diten e mire,
    Te vij lige* njerezine
    Edhe urtesine
    Mendj' e tij ish shum' e larte
    Nuke shkruhet ne karte!
    Po njerezit' e Mervanit
    Fara e fis e Syjanit,
    Persiper e kishin marre,
    Sicili ish ber' i pare,
    Gjithkush mbret ishte bere,
    Edhe te rende te tere
    Pa njeri nuku peshonin,
    E fjale nuke degjonin.
    Po m'i lik edhe m'i ndyre
    Dhe me djall' e me mynxyre
    Gjithe ligesija vete,
    Qe s'kishte gje te vertete,
    Qe permbysi miresine,
    La perjete djallezine
    Ishte i bir' i Syfjanit,
    M'i dashuri i Mervanit,
    Mavijeja paste neme
    Qe ishte mynxyr e gjeme!
    Ish i lik e i pabese,
    Prej njerezije s'kish pjese;
    Djalli vete ish faqeziu
    Me fytyre prej njeriu!
    Popo! e madhe mynxyre!



    Lige*--- Ligj
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  3. #43
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Aliu ish e verteta,
    Qe mbahete soje jeta,
    Ishte vete njerezija,
    Q'atje eshte perendija;
    Mavijeja nj' egersire,
    Shpirterret e pa meshire,
    Ish i rend' e i merzitur,
    I paushe' e i manhnitur,
    S'donte te shih njeri i mire,
    Per te liga kish deshire
    Ket' armikun' e Perendise
    Demetar' e njerezise,
    Kush e nxorri prej sketerre?
    Zoti i math, ti pse ta lere,
    Kush e pru , q'ish i perzene?
    Ti , o shtig', o moj e thene!
    Zot i madh e i vertet
    Dem i math u be ne jete!
    Mavijeja marrezite,
    Dhelperit' e ligesite,
    Dhe djajte te gjithe i mblodhi
    Punene ne mes e hodhi,
    Pa ata te tere c'qene
    Nje nga mezi e gjene!
    U ngrit far e Syfjanit
    Kerkonin gjakn' e Osmait,
    Thoshin Aliun ta marre
    Andaj e vume te pare.
    Nuk e donine Aline
    Se s'e vrau njerezine!
    Gjaku nga kush duhej marre?
    Ke te vrisnine me pare?
    Mavijejene dhe Mervane
    Q'e ngatarruan Osmane,
    Ata qe dy djajt' e ndyre
    E prune ate mynxyre!
    Ne shtek ish gjaku i shkrete,
    Pa nuk ish fjal' e vertet
    Se syfjanasit e vrane,
    Edhe pune' e tij , Osmane.
    Aliu njerez te mire,
    Me ment shume' e me meshire,
    Zgjodhi e i vu ne pune,
    Po te shumtet ju perzune!
    Se fare turp s'kishte mbetur,
    I vertet kishte vdekur!
    Genjeshtra mbreteronte,
    Dhe djallezija gjykonte;
    Bota u be e pa bese
    Per shtepit e Fatimese!
    Shume te keqija u bene
    Popo, mos u qofte thene!


    ----
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  4. #44
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Pas vdekjes se Hadixhese,
    Nga vashat e Medinese
    Muhameti punembare
    Dhe gra te tjera kish marre,
    Nje ng' ato ish Ajisheja,
    Q'e genjeu Mavijeja;
    M'e rend ish nga gjithe grate,
    Eba-Beqir' e pat ate.
    Fatimeja kishte shkuar,
    Pas t'et me s'kishte shkuar,
    Gjalljen pas ati* s'e deshi
    Dhe me buza nuk i qeshi!
    I la femijene krere*
    Zonj' e madh' e shum' e ndjere,
    Ate breng' aqe te gjate
    Ta hiq dita , behej nate!
    Dhe e dinte Fatimeja
    C'do te bente Mavijeja!
    Aliu per Fatimene
    Dhe Hasani me Hysene,
    Qante gjithe njerezija,
    Pa jeten e mbuloj zija!
    O mema jon' e vertet,
    Te qofshim fale perjete!
    C'zemere te bardhe pate,
    Te keqen e baltes sate!
    Ate q'e do, Perendija
    I ep shume te keqija!
    Shih Ibrahimn' e Musane,
    Dhe Mejremen , dhe Isane,
    Isufne edhe Jakupne,
    E te varferin Ejupne,
    Dhe Dautn' e Sylejmane,
    Zeqirjane e Jahjane,
    Dhe Mensur e Nesimine,
    E Myhjdin Arabine;
    Per njerine u perpoqne,
    Nga njeriu brenge hoqne!
    S'ja merr mendja njerezise
    Punerat e Perendise!
    Ish martuar tjatre here
    Aliu dhe djem te tjere
    Kishte, si Abas Aline,
    Si Muhamet Hanifine
    Edhe te tjer' e te tjere
    Burra te mir' e te ndjere.
    Ngrihet atje djallezija,
    E gjette nga Perendija!
    Merr fytyren e Nymanit
    Edhe fjalet e Mervanit,
    La qytetn' e Medinese,
    I derdhete Mavijese,
    Vate n'ate Shamt te shkrete
    Djallezija vet' e qete
    Merr dhe linjen' e osmanit,
    Ja sjell te birt te Syfjanit!
    Linjene ne shesht e nxjerrin,
    E te rreme shume tjerrin,
    Nden linjene e Osmanit
    Vete i bir ' i Syfjanit,
    Dhe ze e levdon Osmane
    Edhe shoket' e Mervane,
    Bota qajne' e me s'ushtojne!
    Edhe gjakn' e tij kerkojne!
    Pa i dergon Ajishese
    Nj'a dy a tre te pabese.
    Si e mesoj Mavijeja
    Del ne Meqe Ajisheja
    Edhe xegit njerezine
    Bint te ter' ata qe s'dine,
    Dhe kerkon gjakn' e Osmanit!
    Si tha i bir i Syfjanit!
    Ngrihete djalli me kembe
    E ha njerezit me dhembe!



    ati*-- atij
    krere*-- radhe- radhe
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  5. #45
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Edhe Telhaj me Zybere,
    Me dy-tre shoke te tjere,
    Ikne nga Medineja,
    Ashtu u tha Mavijeja,
    Ane Basre ngrihen e vene,
    Marrene dhe Ajishene;
    Lene besene menjane
    Edhe fjalen qe dhane!
    Po ajo zemera trime
    S'bije fare ne shtrengime,
    As prishete , as ngushtohet,
    Nga njerezija s'mergohet.
    Eshte ngritur rremeti,
    Sicili hiqet si mbreti,
    Kane zene marrezine,
    Leftojne me Perendine!
    Aliu nuke leftonte,
    Me urtesi doj' t'i shtronte
    Po armikete s'degjonin,
    Urtesine nuk e donin.
    Ay kish shume deshire
    Ti vij ne udhe te mire,
    Po ishine te pabese
    Gjith miqt' e Mavijese
    E kishine me te dhene
    Me te marr' e me te ngrene,
    Me te rrjepur varferine,
    Andaj se donin Aline
    Ay i mbante si shoke,
    edhe miq e permbi koke,
    Ata e kishin me frike,
    edhe me kordh' e me thike!
    Mavijeja njeri s'donte,
    e njeri nuke peshonte
    Po ng'ay qen' i pabese
    Te liqt kishine shprese!
    Gjithe bota u mahnine,
    Kerkonin roberine
    I vane pas Mavijese
    Qe s'kish njerezije pjese!
    Njeriu le njerezine
    Edhe zjedh makuterine,
    Merr te ligen, le te miren
    Le driten , merr erresiren,
    Keto i nisi Mervani
    Q'e e vuri me pun' osmani.
    Ay ishte i perzene,
    Se tradhetor kishte qene,
    S'bene mire qe e prune
    E ne punera e vune.
    Foshnjat, kur litnin qemoti,
    Ja sillnine ati Zoti,
    Qe vu lig' e bes' e shprese,
    Edhe ligesivet lese,
    E punoj per njerezine,
    Ndritoj gjithe arabine,
    I ati i Fatimese,
    Q'i pru njerezija bese*
    I perkedhelt' e i donte,
    I kendont' e i uronte.
    Kur lindi, edhe Mervane
    Ja pru e ema me t'ane,
    Ta kendont' e ta uronte,
    T'an' e t'emen t'i gezonte.
    Po me te pare Mervane,
    Thirri:" Mos ma qasni prane!
    Se ky eshte djalli vete
    Q'eshte cfaqure ne jete,
    Ligesi do te punonje,
    Jetene do t'a shkretojn!"
    E njohu ngaha fytyra,
    Qe ishte vete mynxyra.


    Bese*--- i besoi
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  6. #46
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    # 3

    Ajisheja me Telhane
    Ne Basre u ngjin' e vane,
    Muarre edhe Zybere
    Me pake shoke te tjere
    Atje mblodhe ushterine,
    Te leftojne me Aline.
    Djalli vete ishte ngritur,
    Edhe bota ish mahnitur,
    Paresi e vegjelija,
    Sicili qellimn' e tija,
    Nuke kish mbetur bese
    Ne ditet e mavijese
    Njeriu hante njerine,
    Te huajne dhe te tine
    Aliu me shok' e pane,
    Q'u ndez zajrri me cdo ane,
    I* la Sehlin Medinese,
    Jasemn' i dergoj Meqese,
    Dhe vet' u nis me nje mije,
    Te vere punet me vije.
    Ajisheja me te tjere,
    Me Telhan; e me Zybere,
    Me nje vent posa arriti,
    Fjal' e te shoqt' mahniti,
    Se atje i lehne qente,
    Dhe pa perhapure dhente,
    Fjala q'i kish then' i dolli;
    Vendi ne mendje ja solli,
    Ja kish thene dhe me pare
    Kete qe kish perte ngjare
    Fajn' e njohu menjere
    Dhe la Telhane e zybere
    U tha:" Une do te kthehem,
    Pasketaj nuke genjehem"
    Po ata prap e genjyen,
    Edhe me vehte u kthyhen
    Ajisheja me Telhane,
    E me te tjerete vane
    Barsese ju aferuan,
    Nje njeri brenda derguan
    U thane:" Neve leftojme,
    Gjakn' e Osmanit kerkojne,
    n'u befshi me ne, u qasim
    Ne mos u befshi, u vrasim".
    Basrasit me dysh u ndane
    Gjysmet vane me Telhane,
    Thane:" Aliu pa marre
    Gjakne , s'e bejme te pare".
    Te tjerete deshn' Aline
    dhe njohen paresine.
    Aliu kish derguar
    Ne Basret te mallkuar
    osman Hanife q'ish burre
    e te rreme s'thoshte kurre,
    U tha gjithe njerezise:
    "Mos hiqni pas djallezise
    se kjo ne kurth do t'ju shtjere
    Te mos dilni tjater here,
    Behuni me Perendine
    Edhe degjoni Aline,
    Q'ishte mbret i urtesise,
    Njeriu i Perendise,
    Mos ju falni Mavijese
    Q'eshte i lik e i pabese".
    Basrasit e gjor' u cane
    E me dy gjysma u ndane
    Ca u bene me Aline
    e ca me Telha fatzine,
    Harithi qe doj Aline,
    s'doj Mavije faqezine,
    I tha Telhajt e Zyberit;
    "Mos i shtini vlejten nderit;
    Ju, pa lene Mehdinene,
    Zute dor' e bete bene,
    Dh' e bet Aline e pare
    Punen e patte* te mbare,
    Te vertetene e njohte,
    Tani perse u perndahte?
    Nje njeri , qe po dha fjale,
    Nga besa qysh mund te dale?
    Ju te dy s'na kishit shkruar?
    Njerez s'na kishit derguar?
    S'mbani ment qe na kerkonit
    E gjithnje na shtrengonit,
    Qe ta nxirrnim ne Osmane
    E ta perzinim mervane?
    Tani doni gjakn' e tija
    S'kini turp nga Perndija,
    Gruan e te parit tene
    Perpara e kini vene.
    E kini bere si shtrige
    Dhe te pabese e te lige;
    Juve, deshte me kurore
    Beki nje grua kembore,
    e shkelte me kembe ndere,
    Dh' e shpini dere me dere,
    S'kini turp te turperoji,
    pa mblidhni ment e mejtoji".
    Harithit i tha Zyberi:
    "Me pahir Maliq* Eshteri
    Na vu e muarrme dore,
    Se na kish gjetur te gjore".
    Harithit keto i thane
    Zyber plaku me Telhane.



    I* --- Kjo ne origjinal mungon
    patte* --- pate
    Maliq* ---- Malik ( ne origjinal)
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  7. #47
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Dhane e dhan' edhe gje s'bene
    Djalli zihjen u kish shtene
    u nda biri me t'ane
    E vellaj la vellane,
    Kishte vlefte djallezija
    Pa nder s'gjente urtesija;
    Bene shume fjal' e pune,
    Po nonj'udhe nuke vune
    Muarr armete ner duar,
    U zun luft' e mallekuar;
    Ushterit aqe luftuan
    Sa njerezit u shuan,
    U shua gjithe qyteti
    Thua se njeri me s'mbeti!
    Osman i Hanifit iku,
    se shoket ja shoj armiku;
    Tek vij mb'udh' , Aline gjeti,
    U turperua e mbati,
    Po Aliu m'embelsire,
    Me te mir' e me meshir'
    E pyeti gjer' e gjate
    I mesoji gjithe te rate,
    Punete q'ishin bere
    Edhe luftene te tere.
    Pasandaj Osman' i mjere
    Itha:"Telhja me Zybere
    S'vine n'udhe me te mire,
    Me paqe e me meshire
    Fjal' ata nuke degjojne,
    Jane gati te leftojne,
    Esht' e madhe djallezija
    Pa s'shkon fare urtesija!
    Asaj udhe kane dale
    Nuke binden me fjale
    Po me lufte do t'a ndani!"
    Keto fjale tha Osmani.
    Aliu pak u mendua,
    osmanit i tha:"S'me thua!
    Keta mos jane te marre?
    S'jane ata q'ishin me pare?"
    Kshu tha dh'e ngrin' ushterine
    Si ndenjn' e hanger e pine.
    Pastaj ne Pikar vent zune,
    Ushterin' atje e shpune,
    E tek do dergoj te pare,
    Te mbledhe ushetare
    Dergoj Mehmen' e Xhaferrit,
    Pastaj Maliqn' e eshterit,
    Ne Qofe edhe te tjere,
    Van'e erdhen disa here,
    Po te gjithe ata, qe vane,
    Nuk'e bitne ebu-Musane,
    Qe ish atje i pare,
    I pa udhe e i marre,
    Sicili donte te vinte
    Po ay s'donte t'i linte,
    Kerkonte gjakn' e Osmanit
    Ishte nga an' e Syfjanit.
    Me pastaj dergoj Hasane,
    Me Amare te dy vane,
    Amar' i bir' i Jasirit
    I mir'i bir'i te mirit,
    U zu me Ebu-Musane,
    U shan' e nga dish' u vrane,
    Po Hasane me te mire
    Me paq' e me embelsire,
    Djal' i urt'i Fatimese,
    Qendroj ne mes te Qofese,
    Bindi gjithe njerezine,
    U rrefeu urtesine,
    Dhe me vehte duke marre
    Shtate mije ushtetare,
    U ngrit erdhi tek i ati
    Me gjithe ushterit qe pati;
    Maliqi me shoke vate,
    Hyri ne Qofe ndaj nate
    Ebu_Musan' e perzune,
    Nje tjatre te pare vune;
    Telha plaku me Zybere'
    Ajisheja e te tjere
    E ngrehne ne Basre frone
    Te rreme shume po thone!
    E xegitim njerezine
    Te leftojne me Aline!


    -----
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  8. #48
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Aliu njerez dergonte,
    Vellazerine kerkonte,
    Shume t 'urta fjal' u thote,
    Po te gjitha dem e kote!
    Fjalete perdit i kthenin
    E kerkonin ta genjenin.
    Aliu me ushrtine
    Ngrihen e ne basre vine,
    Dy ushteri kundrejt vane,
    Nje me njan' e nje me njane.
    Me neseret qemenate
    Aliu merr shoke shtate,
    Edhe ne shesht duke dale,
    Ndenji hipure me kale,
    Kerkoj Zybere e Telhane,
    Ata te dy bashke i vane
    Aliu si ish me kale
    Zu e u tha keto fjale:
    "Vellezere, pa me thoni
    C'jane keto qe punoni?
    Juve te pare me vute
    Pastaj tjater ushe zute?
    Pa me thoni c'u kam bere
    Qe u mblodhte kshu te tere?
    Keshtu eshte njerezija?
    Perse humbi miqesija?
    S'ishim kurdohere shoke,
    Dhe miq perjet' e per koke?
    Te zihemi ne mest tene?
    S'e mbani ment c'kini qene?
    Bota nesh do te mesonte,
    Perjet' ashtu te punonte;
    Kur bejme ne marrezine
    C'do te thone ata qe vine?
    Te heqe nesh njerezija,
    Na ndjen valle Perendija?
    Per ate Zon' e vertete,
    Kjo pun' eshte shume e mete!
    Qe tani mire mntohi,
    Se pastaj do te pendohi;
    Keto pune foshnjore jane,
    Miresi me vehte s'kane;
    Per njereit e vertete
    Nuk i vlen keto kjo jete,
    Gjer me sot per Perendine
    Dhe me gjithe njerezine
    Jemi perpjekur te tere,
    Sot tjatre pune eshte bere!"
    Keshtu u tha zot'i ndjere
    Pa tha Telhaj me Zybere:
    "Gjakn' e Osmanit kerkojme!
    Kurre nuk'e harrojme!"
    Ay th:" Ata q'e vrane
    Dhe meje mallekim kane,
    Nga vrasj' e tij, as me thua
    Valle nesh kush u gezua?
    I lutemi Perendise,
    Ne mesthit te njerezise
    Te jete i mallekuar
    Ay qe eshte gezuar".
    Telhaj fjalen' e degjojti'
    Unji kryet e pushojti!
    Keto fjale si i thane
    Te dy bashke me Telhane.


    -----
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  9. #49
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Aliu pyet Zybene,
    I tha:" E mba ment , nje here,
    Me ty bashke Muhameti
    C'erth ne shtepi e me gjeti,
    Edhe posa me pa mua,
    Qeshi pak e u gezua?
    Ti i the pse me Aline
    E ke kaqe miqesine.
    Te tha ty duke uruar,
    Ay zot' i zoteruar,
    "Shih ta kesh vellazerine
    Perjete ti me Aline
    Edhe ti do qe te bjere
    Ti ta kesh mik kurdohere".
    Keto fjal' i tha Zyberit
    Ati zemera te mjerit
    J'u droth! pa duke mejtuar
    I tha:" E paskam harruar!"
    Pastaj lotte curk' i vane,
    Mi leshrat e kalit rane!
    Tha, "Ti genjeshtere s'thua,
    Tani m'erth ne ment dhe mua"
    Keto fjale atje thane,
    Pastaj ikn' e u ndane.
    Vate n'ushterit Zyberi,
    Dhe i th Telhaj i mjeri:
    "Une s'leftonj me Aline,
    Nuk e benj dot marrezine".
    Zyberit Telhaj i thote:
    "Qeshemi ne gjithe bote,
    Te shkuarat ti harrojme
    Dhe neser te leftojme!"
    Punene kshu e vendosne
    edhe fjaletet i sosne
    Ata mije plot tridhjete
    Aliu kish dhet'e tete*
    Lufta dhe nuk ishte zene
    E shigjeta s'ishte shtene
    Aliu mbledh njerezine
    Porositi ushterine
    Utha:" Ne vellezer jemi
    E te ndare nuke kemi;
    Tani hyri djallezija
    Pa u prish vellazerija
    Ne leftojme djallezine
    Po s'e merzitim njerine.
    Keto zoterinj qe shini
    Te gjithe fort mir' i njihni
    Qe jane miqthe tane,
    Dhe shume te mire jane!
    Pa kemi qene njehere
    Shoke me keta te mjere!
    Kur patem te parin tene,
    Vellezer kemi qene!
    Pa tani ka hyre djalli
    E te varferit i talli!
    Ju mos u beni te marre,
    Mos u bini per te vrare,
    Po vetem sa te mburohi,
    Se ndryshe do te pendohi
    Mos i ndiqni, mos i vritni,
    Per vdekje mos i goditni!
    Jane vellezerit tane,
    Vret i vellaj te vellane?"




    dhet'e tete* ---- tetembedhjete mije ushtare .
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  10. #50
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Keshtu u tha paresise,
    Edhe gjithe ushterise;
    Luft' e zeze me te zene,
    S'qen ata qe kishin qene!
    U ndez aqe luft' e shkrete
    Sa u be gjaku kenete!
    U plagos Telhaj i mjere,
    Dha shpirtin me nje ferre!
    M'ane tjatre ca te tjere
    Vrane dhe Zyber e mjere!
    Aliut van' i thane
    Duke levduar q'e vrane!
    U tha: "Neme do kete
    Nga Zot' i madh i vertet
    Dhe mallekim kurdohere
    Ay qe vrau Zybere!"
    Se ata q'e kishin vrare
    S'bene si u tha me pare,
    Po u rane e i vrane,
    Dhe Zyber edhe Telhane.
    Aliu me lot i qau.
    Mervani me shok' i vrau
    Te shtonte armikerine,
    Pastaj te bente te tine!
    Keta te dy duke vrare
    Me nuke lane te pare,
    Nd'arke Ajishen e shpune,
    E mbi kamilat* e vune
    Me hekura e mbuluan,
    Pas soje gjithe u leshuan,
    Aliu tha:" Mos u bini,
    Po kamilene te zini",
    Dhe dergoj Maliq Eshtere
    me pake shoke te tjere,
    Ata u derdhe ta zene,
    Po armikete s'i lene,
    Dhe me shigjeta u shtun*
    Keta perpara i vune.
    Maliqi, trim i vertet
    I pret atje shtat a tete,
    Papo me vrap u leshua,
    Kamiles ju aferua,
    Gjithe armikete i theu
    Edhe frene e rrembeu
    Shokete gjith u shperndane,
    Vetem Ajishen' s'e lane.
    Kamila s'donte te vinte
    Vendine qe kish s'e linte,
    Maliqi nje kordh' i bije,
    Si lisne mbe dhe e shtije!
    Aliu dergoj Mehmene
    Qe ta mirrte Ajishene
    Pa shih c'punoj djallezija,
    E gjette nga Perendija!
    Ajisheja me Mehmene
    Moter dhe vella qene.
    Kesaj lufte anembane
    Luft' e Kamiles* i thane.
    Shigjete Aliu s'shturi,
    E dore ne kordhe s'vuri
    Kur e gjet vrare Telhane
    E qau si te vellane,
    Ajishene Basr' e shpune,
    Dhe ne nje shtepi e vune
    Aliu me miqt' e tjere
    Ja beri si duhej ndere,
    E faj asaj nuk i shtune,
    Po atyre qe e vune,
    S'nemi Aliu Osmane
    As Zybere, as Telhane
    S'e mallekoj dh'Ajishene
    Po Mervan e Mavijene
    Q'i prune me ate dite
    E i hodh ne rreshkite;
    Se Ay ish zot i mire,
    Kishte te madhe meshire,
    Pa dhe kete kishin pjese
    Ne punet te Mavijese.
    Pastaj Ajisheja dolli
    Zoti Ali e percolli
    Pa i dhe edhe Mehmene
    Edhe Hasan e Hysene;
    Ata ne Meqe e shpune
    Kshu u mbarua kjo pune
    Aliu i ndjen fajtoret,
    Ngushellohen edhe te gjoret,
    Te palgosurit i shtrojti
    Te vdekurit i mbulojti.
    Ndenj ne Basre edhe caze
    Pa la Abdullah Abaze,
    Vete vat' e zu Qofene
    Te sill m'udhe Mavijene.


    kamilat*---- gamile, deve
    shtun*--- i qelluan
    Luft' e Kamiles*---- Lufta e Gamileve
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

Faqja 5 prej 19 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Naim Frashėri, aspostulli i shqiptarizmės
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-05-2025, 11:52
  2. Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar
    Nga shendelli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 11:39
  3. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  4. Ambasadori egjiptian nė Tiranė, pinjoll i vėllerėzve Frashėri
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 19:13
  5. Kur dashuronte Mit'hat Frasheri
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •