Close
Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 190
  1. #161
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    I ligu e genjeshtari
    Rrembenjesi e kusari
    Vrasesi , qe vret njerine
    I prish te vellajt shtepine
    Ata qe shajn' e qertojne
    Dhe heqin' e kallezojna
    Edhe bejne te keqija
    E rrojne si bagetija
    I vene pas djallezise
    Se rremes' e ligesise;
    S'kan as njerezi , as bese
    Se i ngjajne Mavijese
    Pse e duan ne Aline?
    Se ka bere miresine.
    Ashtu edhe Fatimene
    Edhe Hasan' e Hysene
    Dhe imamete te tere
    I duam , se kane bere
    Miresi ne kete jete
    Me te drejt' e te vertete.
    Mavijeja e Syfjani
    Dhe Jeziti e Mervani,
    Ligesi kane punuar
    Pa jane te mallekuar
    Shih sa vlejka pun' e mire
    Dh' e liga sa esht' e feshtire!
    Njera eshte levduar
    Tjatera e mallekuar
    Njera esht' e Perendise
    Tjatera e djallezise
    E para esht' e zbukuruar
    E dyta e shemetuar;
    Nj'esht' e lig' e nj' e esht' e mire
    Nje drit' e nje erresire
    Ay qe ben miresine
    Ka ne shpirt Perendine
    Ay qe ka ligesite
    Ka djalle dhe djallezite
    Zot' i math e i vertete
    Bena t'urteh e te qete
    Falna gjithe miresite
    Epna dituri e drite
    Dhe njerezi e meshire
    Mos na lere n'erresire;
    Aferona urtesine
    E mergona djallezine;
    Hiqna nga makuterite
    Dhe nga gjithe marrezite;
    Nga demi , nga lakemimi
    E na shpjere te gezimi;
    Udhen' e drejete rrefena
    Me kamjet tende ushqena
    Falna durime dhe shprese,
    Urat' e shpetim e ndjese;
    Mos na turpero ne jete
    Zot' i math' e i vertete!



    ****
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  2. #162
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    # 25


    Besuane Perendine
    Edhe Muhamet Aline
    Hadixhen' e Fatimene
    Hasane edh' Hysene
    Imamet te dymbedhjete
    Qe ishine te vertete
    Kemi mem' e at' Aline
    Q'e e njohem Perendine
    Te pare kemi Xhaferre
    Nuke njoheme te tjere
    Kemi plak mi njerezine
    Haxhi Bektashi Veline
    Zotn' e udhes se vertete
    Q'ishte si Aliu vete
    Se ishte nga ajo dere
    P'andaj mori gjithe ndere
    Besa jon' eshte nje fjale
    Dh' ajo fjale s'esht' e cale;
    Eshte fjal' e Perendise
    Q'i duhete njerezise
    Nuke eshte fjal' e kote
    Bej mire, mos bej keq, thote
    Besa edhe Perendija
    Eshte vetem nga miresija
    Dhe ay zot' i vertete
    Edhe gjithe c'ka ne jete
    Te njeriu gjithe jane
    Mos kerko me tjater' ane
    Po te bejme miresine
    Kemi nder ne Perendine
    Kur te Bejme ligesite
    kemi djall' e djallezite
    eshte me ne Zoti vete
    Besojme se perendija
    Eshte vete gjithesija;
    Fletore kemi njerine
    Dhe mendjen' e urtesine
    Se po udh' e Perendise
    S'eshte jashte urtesise
    Falje kemi njerezine
    Miqesin' e miresine
    Se kur duame njerine
    Kemi dashur Perendine
    S'eshte lark nga njerezija
    edhe vete Perendija
    Faletor' e diturise
    Eshte shesh' i gjithesise
    Udh' e mir' e bes' e mire
    Eshte zemra me meshire
    Atje eshte dhe Perendija
    Edh' e tere gjithesija
    Engjelli dhe miresite
    Djalli me gjithe te tite.
    Me nje vent jane te tere
    Ke te duash ate zere.
    Urtesi e miresija
    na shpije te Perendija
    Po te zeme ligesine
    Do te vemi ne gremine
    Besojma Zotn' e vertete
    Q'eshte gjithesija vete;
    Pa ate s'ka vent gjekundi
    Ay eshte kreji dhe fundi
    Me cdo ane qe shikojme
    Fytyren' e tij veshtrojme
    E tere c'eshte kjo jete
    Esht' ay Zot' i vertete!
    Lulete, qe lulezojne
    Bukurin' e tij tregojne,
    Ay eshte trendafili
    Ay vete dhe bilbili;
    Po kur desh Zot' i vertete
    Te dil faqeza ne jete
    Ahere beri njerine
    Atje ta gjesh Perendine!
    Kush njohu vehten e tija
    E di c'eshte Perendija!
    Te njeriu i mbaruar
    I mir' e i lartesuar
    Qe ka gjithe miresite
    E tera diturite,
    Atje e gjen perendine
    Atje gjen miresine
    Se po vete Perendija
    Mori fytyren e tija
    o njeri! te qofsha fale!
    E kupeton kete fjale?
    Pa mblidh mendjen e mendohu
    Dhe ngrehu e lartesohu
    Duke marre diturite
    Qe ta besh natene dite
    Sa te muntc ndritohu mire
    Mos qendro ne erresire
    Nga njeriu i vertete
    S'ka me larte ne kete jete
    Se mendje e njerezise
    Eshte pesh' e Perendise.
    Po njeri themi njerine
    Qe ka gjithe urtesine
    Ka driten' e diturise
    Dhe te tera miresite
    Ka me vehte Perendine
    Duke pasur njerezine
    Edhe Perendija vete
    Te njeriu esht' e vertete!
    Ndaj njeriut te uruar
    Qe nuk esht' i djallezuar
    Q'eshte pa faj e i mire
    E ka ne zemere meshire
    Te keqija s'ben ne jete
    Esht' i drejt' e i vertete
    Pa ka te larte vetije
    Te bukure vetedije
    Atje eshte edhe vete Zoti
    Si kane thene qemoti.



    *****
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  3. #163
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Edhe engjelli , dhe djalli
    Gjithe jane tek i gjalli
    Dhe parajsa dhe Sketerra
    Dhe gjithe c'jane te tjera
    Pa njeriu s'vdes ne jete
    Se s'mbetet jeta shkrete
    Gjithenje vemi e vime
    Pa te parete s'i dime
    Rron e ema dhe i ati
    Tek i biri jetegjati
    Hena hahet e venitet
    Pa kthehet e perseritet
    Po njerine njerezija
    e shpije te Perendija
    Pa ate s'vlen gje ne jete
    Se nuk eshte i vertete
    E drejta edh' e verteta
    Ato jane pa te meta
    Kur t'i bjere njerezija
    Mbetete si bagetija
    Posi trendafil' i thate
    Q'i mbesin gjembat e gjate;
    Urtesit' e miresite
    Drita dhe diturite
    jane udh' e Perendise
    Q'i duhene njerezise
    Nuk' e beson Perendine
    Ay, qe s'do njerezine
    Zoti ne zemere te ndyre
    S'hyri dhe s'ka per te hyre
    Se atje rri djalli vete;
    S'qasete Zot' i vertete
    Ne ke ne shpirt miresine
    Ta dish qe ke Perendine
    Jo po ne ke ligesite
    Ke djallne e djallezite
    Si besojme Muhamene
    edhe meme Fatimene
    Besojm' ashtu edhe Isane
    Dhe Merjemen' e Jahjane
    Edhe Isufn' e Jakupne
    Dhe Ibrahimin' e Ejupne
    Dautne e Sylejmane
    Harune edhe Musane
    Edhe te tjer' e te tjere
    Q'ishine njerez te vlere
    Se per njerin' u perpoqne
    Shume te keqija hoqne
    Kush punon per njerezine
    Ka me vehte Perendine
    A e pate Mavijene?
    Dhe Mervan' e Jezit qene?
    Ybejdullahn' e Ymere
    Dhe Shimrine e dhembederre
    Edhe shoket e atyre?
    S'shpetuane prej mynxyre!
    Pacin mallekim e neme
    Se prune te madhe gjeme!
    Keta ishin egersire
    Tanete ishin te mire
    P'andaj ne keta i shajme
    Per ata Zoterin qajme
    Se ata ishine drite;
    Keta bene ligesite
    Se ishine te pabese
    Pa nemene kane pjese
    Per imamete ne qajme
    Zi me gjithe zemre mbajme
    Se ishine te vertete
    Pa i duame per jete;
    Ay qe ben miresine
    Eshte mik me Perendine
    Se nuk do Perendija
    Kurre pune te keqija
    Ay do njerezine
    Beson Muhamet-ALine
    Hadixhen' e Fatimene
    Edhe Hasan' e Hysene.
    Ay qe ben ligesite
    Ka ne shpirt jeziterite
    Ay eshte Jeziti vete
    Qe ben keq ne kete jete
    Ka ne zemeret te tij djalle
    Pa eshte Mervan i gjalle!
    I ligu nuk esht' i pake
    Eshte Mavijeja plake!
    P'andaj mendjene t'a mbledhim
    Dhe ligesite t'i hedhim
    E te zeme miresite
    Qe na nxjerrene ne drite
    Imam Hysejne n'e doni
    Te paudhe mos punoni
    Pa ahere munt te jete
    Dashurija e vertete;
    Kur te bejme c'na ka thene
    E c'menyre na ka lene;
    Te behemi njerez fjeshte
    T'urt' e te but' , e te leshte
    Te keqija te mos flasim
    Njeri kurre te mos ngasim
    Te mos vrasim , te mos presim
    Ne genjeshter te mos mbesim
    Te mos shajm' e te qertojme,
    Kurre te mos kallezojme
    Te mos hame gjen' e huaj
    Te mos rrojme posi buaj,
    Te jemi te arresyer
    Me zemere te palyer
    Nakare edhe ziline
    Vjedhjen edhe kuserine
    Dhe te tera ligesite
    Ndyresit' e djallezite
    Te gjitha posht' t'i hedhim
    Si kafshete te mos bredhim
    Te duame njerezine
    Shqipetar' e Shqiperine
    Gjuhene e memedhene
    Kombine e vetehene
    Miresit' e diturit
    Zoterin' e urtesite.
    Te kemi vellazerine
    Dashurin' e miqesine
    Te duame shoku shokne
    Te mos e perhapim tokne.
    Qengji qe hiqet menjane
    Egersirat e hane
    Te mos kemi ne te ndare
    Gjithe c'jemi shqipetare
    Po te jemi te bashkuar
    Te afert' e te pushuar
    T'i hedhime marrezite
    Babezit' e laturite
    Ligesin' e djallezine
    Te tere jeziterine
    Te kemi nder ' edhe bese
    Dhe vellezerit e ndjese
    Pa te punojme te tere
    Per cdo pune qe do bere;
    Te ndritohet Shqiperija
    Te na shohe Perendija.



    ********
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  4. #164
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    O vellezer Shqipetare
    Shoke te mire e te mbare!
    Te perpiqemi me bese
    Asnje me pas te mos jese
    Te mesojme gjuhene tene
    Se Zoti na e ka dhene
    Cdo kombi gjuhen' e tija
    I ka dhene Perendija
    Eshte lig' e Perendise
    Gjuha q'i dha Shqiperise
    Gjithekush ka memedhene
    Edhe Zogu ka folene!
    Ka edhe ay femije
    Gje s'e ndan nga bir' e bije
    Besa na thote ta duash
    memedhene e ta ruash
    Gjuhene e dha perednija
    Zoti me te math te tija
    Ja ka dhene njerezise
    Si mema foshnjese sise
    S'munt te jene te keqija
    Ato qe fal Perendija;
    Nuk' i thote keto fjale
    As i marri qe merr male!
    Dhe ju, shpes, me gjuhet tuaj
    Flisni , nuke me te huaj!
    Ti , qyqe , me kendon ndryshe
    Ndryshe ti , o dallendyshe!
    Mua pse te me shtrengojne
    Gjuhe tjater te me mesojne
    Te harronj gjuhene time?!
    Pacin. nem e mallekime!
    Kjo eshte pun' e Mavijese!
    Ma paski me te pabese
    Dashkeni te me mundoni
    Se gjithash te me shkretoni
    Te me epni arratine
    Te me shuani shtepine
    Te me lini rob' perjtete
    Te paqene e te shkrete;
    Te me shtini ne te huaj
    Te me thoni rri e vuaj!
    Armikete te me shkelin
    Posi lope te me mjelin!
    Djemthit' e mij te levduar
    te ndjere e te degjuar
    te me lini mua shkrete
    Nuk eshte turp perjete?
    Une, qe jam mema juaj
    te me shtini ner te huaj!
    Armikete rreth te me vine
    permi krye po me rrine
    Thonjte ne gryke m'i vune
    Qysh te benj e mjera une!
    Gjuhene pa kane prere
    Me bene fare te mjere!
    Shume Shimer' e Jezite
    Po m'i cpojne mushkerinjte
    Shigjetate permbi shpine
    Posi gjemba po me rrijne
    Dhe ju djemt' e mij me shihni
    E beni sikur s'me njihni!
    keshtu thote Shqiperija
    Pa s'thot ashtu perednija
    Q'i fali ment Shqipetarit
    Pune mir' e udhembarit
    Pa mbreteron e verteta
    Qe ka mjalte posi bleta;
    Genjeshtera s'ben dot pune
    se esht' e lig' edh' e perdhune;
    Helmine vetem ka grera
    vetem gjembate ka ferra
    Nuk' eshte si trendafili
    Q'e do aqe keq bilbili.
    T'ish ashtu, po prishej jeta,
    S'delte ne shesht e vereta
    Do te kishte nder Syfjani
    Dhe Jeziti e Mervani
    Do te donin Mavijene
    Nuk' Alin' e Fatimene
    Do te kishim zot Mervane
    S'kishim Hysejn' e Hasane
    E verteta rroft e qofte
    Pa genjeshtera u shofte!
    Po ne gjithe te punojme
    Te mos rrime e te pertojme
    Na dergoj Zot' i vertete
    Per te punuare ne jete
    Punetor esht' i uruar
    Edhe puna e levduar
    Njerin' ajo jetegjate
    S'e le kurre duarthate
    ne te Zotte po te jemi
    Gjithe c'na duhete kemi
    Nuke bije Shqiperija
    ka dhe per ne Perendija.
    ju te varfer' e ju Ate
    Q'u fali Zoti urate
    Pa i prune mire bese
    Aliut e Fatimese
    Se drejtes' e se vertetes
    Dhe Ati Zotit te jetes
    Ehe ju vete punoni
    Shqiperine ta shpetoni
    Shqipetari pergjerohet
    Per ju , dhe me ju gezohet,
    Edhe ju shqipetare
    Per punet te tij te mabre
    Per memedhene tuaj
    Qe nuk' e kini te huaj
    Per gjuhet te Shqiperise
    Q'esht' gjuhe e Perendise
    Per te sjelle shqipetare
    N'udhe te mir' e te mbare
    Per te gjitha miresite
    Qe duhene e diturite
    Per nderthit te kombit tene
    Per mbrojtesit qe ka zene
    Per cdo gje qe ka nevoje
    E s'thuhet dot me goje
    Per Hasan' e per Hysene
    Per ju e per memedhene
    Te perpiqi nat' e dite
    Sa te daleme ne drite.
    Zot i math e i vertete
    Mos na ler kurre shkrete
    Ti je Zot' i gjithesise
    Perendi e Shqiperise
    Urdheri yt po te jete
    E po te duash ti vete
    Gjithe punete mbarohen
    Gjekundi nuke ndalohen.
    Fali , fali Shqiperise
    Gjithe c'ke te miresise.
    edhe ju gjithe te miret
    Mos na lini n'erresiret
    Zot i math , per Qerbelane!
    Per Hysejn' e per Hasane
    Per ata te dymbedhjete
    Qe hoqn' aqe ne jete!
    Per gjithe ato mundime!
    Per ngasherimene time!
    Shqiperine mos e lere
    Te prishete e te bjere
    Po te jete gjall perjete;
    Gjithe c'i duhete t'a kete
    Te rronj' e te mbreteronj
    Te jete lulez e zonje;
    Fali ti vetez' urate
    Qe te jete hijegjate
    Shqipetari trim me flete
    Si ka qene le te jete;
    Te ket ' gjith' urtesine
    E ta doje Shqiperine
    Te vdese per Memedhene
    Si Myhtari per Hysene
    Te ngjajne me Ibrahimne
    Edhe me Eba-Myslimne
    Te jete trim e i mire
    Po te mos jet' egersire
    te jet' i qyteteruar
    I ditur ' e i mesuar
    T'i ape nder Shqiperise
    U befte e Perendise.





    FUND 1898
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  5. #165
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    White_Angel pune e mire, bravo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dito : 10-08-2006 mė 19:26

  6. #166
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    HISTORI E SKĖNDERBEUT
    (1898)

    KREU I


    Kėndo, ėngjėll, urtėsinė
    Edhe gjithė mirėsitė,
    Skėnderben' e trimėrinė,
    Q'i dha Shqipėrisė dritė.
    Tė lumtė goja, kėndona,
    Me gjuhė t'ėmblė si mjaltė,
    Skėnderben' e madh tregona,
    Trimnė burrė, Zotn' e naltė.
    Punėtė qė ka punuar
    Kordhėtari i vėrtetė,
    Kombinė duke nderuar
    Dhe Shqipėrinė pėrjetė.
    Nga gjiri i Perėndisė
    Pa m'i sill nėr mėnd tė mija,
    T'i ap dritė Shqipėrisė
    Nga shpirt'i ndritshėm i tija.
    Ėngjėll i bukur, pa zbritmė,
    Dhe me dritėt tė uruar
    Shko pėrpara mej'e ndritmė,
    Tė shoh gjithė ē'kanė shkuar.
    Qė kur ngrehu gjithėsinė
    Zot'i madh e i vėrtetė,
    Ka bėrė dhe Shqipėrinė
    E shqipėtarėt nė jetė.
    Shqipėria kurdoherė
    Ka qėnė shum' e lėvduar,
    Ka pasur burra tė ndjerė,
    Trima t'urt' e tė dėgjuar.
    Pati mbretėr' e tė parė
    Fort tė mėntshim e tė mirė,
    Burra, trima, shqipėtarė,
    Qė kan' emrė tė pavdirė.
    Ishte vėnt' i Perėndisė
    Qė sė pari Shqipėria,
    Mėmėdheth'i urtėsisė,
    Qė del soje mirėsija.
    Aleksandr'i Math e burrė,
    I cili s'pat shok nė jetė,
    Nukė ka pasurė kurrė
    Dhe kurrė do tė mos ketė
    Piro trimi e tė tjerė
    Burra shumė tė lėvduar,
    Qė kanė qėnė njė herė,
    Edhe sot s'janė harruar,
    Qenė gjithė shqipėtarė,
    Ishin djemt' e Shipėrisė,
    Nuk' ishin greq e bullgarė,
    Po nga vėnd'i Perėndisė.
    Pirroja mundi romanėt
    Armikėt' e njerėzisė,
    Aleksandr'i Math persanėt,
    Egėrsirat e Azisė.
    Kė tė zėsh ngoje mė parė
    Nga burratė e vėrtetė,
    Q'ishin gjithė shqipėtarė,
    E s'u erdhi shok nė jetė!
    Gjithė botėn' e pushtuan,
    Afrik', Europ', Azi zunė,
    Lėftuan e mbretėruan,
    Nėn' urdhėrė gjith' i vunė.
    Edhe kur erdhė romanėt,
    S'u shkel fare Shqipėrija,
    As nga shqeht' e venetianėt,
    S'e zu kurrė dobėtija.
    Shqipėtari nė kurt s'hyri,
    S'e shpėrnderoj Shqipėrinė,
    Kurrė nukė ju tremb syri
    E nuk' e humbi fuqinė.
    Rrinte me kordhė nė dorė,
    Shkrefėtinte si dragua
    Nėpėr male me dėborė,
    E kurrė s'u qetėsua.
    Armikėt u dobėtuan,
    Shqipėrija ngriti krye,
    Errėsirat u mėrguan,
    Drit' e Zotit u rrėfye.
    Nga tė gjitha mbretėritė,
    Sė Krujėsė i dha Zoti
    Mė shumė fuqi e dritė,
    Q'ishte mbret Gjon Kastrioti.
    Mbretėronte urtėsija,
    Paqja, kamja, nderi, shpresa,
    Drejtėsi e dashurija,
    Miqėsija, besa-besa.
    Tek po gjėndej Shqipėrija
    Nė kėto tė mira kaqe,
    Qė mbretėron mirėsija
    Dhe ish nė prehj'e nė paqe,
    Kur nj' e madhe egėrsirė,
    Duke dalė prej Asije,
    U pėrhap si errėsirė,
    Dh'e mbuloi botėn si hije.
    Ish njė komb i mallėkuar,
    Nė gjuhėt kish dhelpėrinė,
    Syn' e kish tė egėrsuar,
    Nė zemėrt kish djallėzinė
    Ngado vij e kudo shkonte,
    Zin' e gjėmėnė po shpinte,
    Vriste, priste, varfėronte,
    Atje ku shkelte bar s'mbinte;
    Mė nj'anė kishte fuqinė,
    Gėnjeshtrėnė m'anėt tjetrė,
    Pėr tė mbytur njerėzinė,
    Bėnej her'ujk, herė dhelprė
    Pėrse s'dolli trimėrija
    T'i prit gjurmėn' egėrsirės,
    Po vate mbroth ligėsija,
    I zu udhėnė sė mirės.
    Ra mė dett qytetėrija,
    U ngrit si re errėsira,
    U pėrhap mi dhet padija,
    Gjaku, vdekja, shkretėtira!
    Pa njė zgjedh' e keqe shumė
    Gjithė kombet i mundojti,
    I la pėr djall e pėr lumė,
    Njerėzia mendje lojti.

    Ish ver' e po qeshte moti,
    Lulet kishin lulėzuar,
    E mbreti Gjon Kastrioti
    Nė fron rrij duke menduar.
    Pyjet ishin gjelbėruar,
    E bilbilėtė kėndonin,
    Dhe bota gjith' e gėzuar,
    Djemt' e vashatė po lonin.
    Gjithė gjethet ishin celur,
    Faq' e dheut ish xbukuruar,
    Dhe qiell i pėrkėdhelur
    Ish si ergjėnd i kulluar.
    Shqipėtarėt tė gėzuar
    E tė gjithė burra, trima
    Edhe tė lar' e tė ndruar,
    Me armė si vetėtima.
    Vashatė bėrė si pylli
    Nėpėr sheshe po kėrcenin,
    Sicila ndritte si ylli,
    E hėnės i shėmbėllenin.
    Kur tfaqen njerės tė huaj,
    Dalėn nė shesht disa vetė,
    Gjithė tė hipur nė kuaj,
    Po ngjiteshinė pėrpjetė.
    Tė ndryshmė sė gjithash ishin,
    Shtat, zakon, robė, fytyrė,
    Sjellj'e gjuhė tjatrė kishin,
    Qenė t'egrė si mynxyrė!
    Ne der' e pėlasės xbrinė,
    Shqipėtarė nė shkallė
    Me miqėsi shum' i prinė
    Dhe brėnda nė dhom' i kallė.
    Parėsi e mbretėrisė
    Me njė nder tė math i priti,
    Pas udhės sė miqėsisė
    Me fjalė t'ėmbėl i gostiti.
    Tė huajtė si u ēlodhė
    Dhe djers e pluhurė fshinė,
    Dhe mėndjen mė vėnt e mblodhė,
    Se udha e loth njerinė,
    Dy mė tė parėt, qė qenė,
    Pėrnjėherė nxuar zėnė,
    Thanė: "Duam pakė mbrenė,
    Diē i kemi pėr tė thėnė".
    Nė dhomėt tė parėsisė
    Hynė dhe mi from tė lartė
    Panė mbretn' e Shqipėrisė,
    Nė dorė i dhanė njė kartė.
    Kėta ishinė nė fjalė,
    Dita shkonte, nata vinte,
    T'errėtit' e mbuloi malė,
    Hėna dolli dhe po ndrinte.
    Prunė buk' e gjell e venė,
    Dhe ndenjnė nė mėsallė
    Tė gjithė sa njerės qenė,
    Dhe vetė mbreti nė ballė
    Hangėrė ngadal' e pinė
    Dhe ndenjnė njė copė herė,
    Mė pastaj tė gjith' u ngrinė,
    Gjithėkush vate tė flerė.
    Nata dhe s'e kishte ngritur
    Atė pėlhurėn e zezė,
    Hėna me sy tė venitur
    Po perėndonte si rezė
    Yll'i mėngjezit po ndrinte,
    Dhe bilbilėtė kėndonin,
    Vesa gjithėnje po binte,
    E luletė lulėzonin.
    Mbreti u ngrit i helmuar
    Edhe e dėrgoi njerinė,
    Shėrbėtor e papėrtuar,
    Mblodhi gjithė parėsinė.
    Tė mėdhenj edhe tė parė
    Edhe gjithė pleqėsia,
    Ē'qenė ēel' e luftėtarė,
    E shumė nga vegjėlia,
    Nė mbledhė tė gjithė rrodhė
    Pas mėnyrės sė lirisė,
    Bashkė me mbrenė u mblodhė
    Si t'afėrt' e tė shtėpisė
    Gjithė burra tė vėrtetė
    Edhe nd'ar e n'ergjėnt veshur,
    Shpirtmir' e trima tė qetė,
    T'urt' e me buzė tė qeshur.
    Nė mest u ngrit Kastrioti,
    Tha: "Vėllezrė shqipėtarė!
    Njė brengė na pruri moti,
    Pa do menduar mė parė:
    Si mundimė tė shpėtojmė
    Nga kjo brengė Shqipėrinė,
    Duhetė tė kuvėndojmė,
    Ndaj u kėrkova taninė.
    Tyrqit duallė ng'Asia
    Edhe nė Evropė erdhė
    Rrėmet, posi mizėria,
    E shumė gjakėra derdhė
    Nga Andrinopoja hynė,
    Muarrė dhe Grekėrinė,
    Tani ndėr ne kanė synė,
    Tė na hedhin nė greminė!
    Sa mbretrė tė Shqipėrisė,
    Si dhe tė tjerėt i mundi!
    Ra rrebesh i Perėndisė,
    Gjė tė gjallė s'la gjėkundi!
    Ushtarėtė lėftuan,
    Pėr mėmėdhethin u vranė,
    Veē nja dy mbretrė shpėtuan,
    Nė Romė ne Papa vanė.
    Murati, qė s'na peshonte,
    Nga ne kėrkon miqėsinė,
    S'di ē'dhelpėri mejton sonte,
    Se po e njohėm Tyrqinė
    Mė ngjan se po bėn gatinė,
    Qytetn' e math rreh tė marrė, { Kostandinopojėn }
    E pas ati djajt' e dinė
    Kujt do t'i sulet mė parė.
    Pas Romės' sė re ka tjetrė
    Qėllim zėnė qė taninė,
    T'i derdhet Romės' sė vjetrė,
    Tė marrė dhe Italinė
    Dhe Lindjen dhe Perėndimnė
    Kėrkon tejpėrtej t'i zėrė,
    Gjith' atje e ka qėllimnė,
    Botėn' nė dorė ta vėrė.
    Sot pėr sot na ka nevojė,
    Andaj kėrkon miqėsinė,
    Pa ndryshe s'na flit me gojė,
    Gjithė bot'atė e dinė.
    Qėllimet i psheh Murati,
    Rreh e pandeh tė gėnjenjė,
    Ėsht' i pshehtė si lugati,
    Po koha do ta rrėfenjė.
    Thotė q'ėshtė mik pėrjetė,
    Mė s'do gjė nga Shqipėria,
    Po veē njė penk do tė ketė,
    T'i vendoset miqėsia;
    Dhe pėr penk s'kėrkon gjė tjatrė,
    Nukė sheh tjatrė nevojė,
    Po do djemt' e mi tė katrė,
    Tė rrinė n'Andrinopojė
    Pakė koh' atje tė rrinė
    Me ata qė t'i dėrgojmė,
    Dhe tė venė e tė vinė,
    Sa herė qė t'i kėrkojmė
    Se froni pa zot nė mbettė,
    Se po erthm' e do tė vemi,
    Njė e tillė nė na gjettė,
    Vdekjen nė dorė s'e kemi,
    Thotė se do t'i dėrgonjė
    Mė tė madhė Shqipėrisė,
    Pas meje tė mbretėronjė
    Ndė udhėt tė miqėsisė.
    Kėto fjal' e thashetheme
    T'i thosh tjatrė, i besonja,
    Mbret i ndershėm s'flet tė rreme,
    Fjalės sė tij s'i dyshmonja.
    Me gjithė kėto them unė
    Tė bėhetė miqėsia,
    Eshtė m'e mirė kjo punė
    Se tė prishet Shqipėria,
    Them ta bėjmė miqėsinė,
    Sulltanė kshu ta pushojmė,
    Pastaj tė zemė gatinė,
    Luftėnė ta prėmėtojmė,
    Se puna u kupėtua,
    Edhe fjala ėsht' e bėre,
    Evropa tani u xgjua,
    Janė lidhurė tė tėrė.
    Pėrnjėherė mbretėritė
    Tyrqitė do t'i lėftojnė,
    U afėru'ajo ditė
    T'u bijem e t'i dėbojmė.
    Janė tė fort e tė shumė,
    Dhe fati u vete mirė,
    Vinė rrėmet posi lumė,
    Bijenė si egėrsirė!
    Tė bėhemi njė me fqinjė
    Dhe me t'gjithė mbretėritė,
    E pastaj le tė na vijnė,
    Si tė mbarojmė gatitė,
    Pa djemtė neve i gjejmė,
    Le tė rrinė tė mėsojnė,
    Kur tė duam i rrėmbejmė,
    Gjėsendi nukė pėsojnė.
    Djemtė si shpirtin i dua,
    Po mė shumė Shqipėrinė
    Mos thoni q'u frikėsua,
    Prandaj zuri miqėsinė.
    Si vėllezėrė tani thoni,
    Faqeza e si tė lirė
    Atė qė tė kupėtoni
    Pėr tė nderēim e tė mirė."
    Mbreti fjalėn' e mbarojti,
    Pastaj vuri re tė parėt,
    Njė nga njė gjith' i shikojti,
    Ata po i mir tė qarėt.
    Mbreti plak u hoq mėnjanė,
    Pa u ngrit njė trim mė kėmbė,
    Shikoi njė her' anembanė,
    Hekurin' e haj me dhėmbė!
    Ish Kamani, q'ishte burrė,
    Mė trim nga gjithė tė parėt,
    Nuk' i trėmbej syri kurrė,
    Pa e donin shqipėtarėt;
    I holl' isht'e pak' i gjatė,
    Nukė kish shumė mustaqe,
    Vij si i zeshkėt e i thatė
    E s'kish fare mish mi faqe;
    Kishte gjithė urtėsinė,
    Me njė zė tė ėmblė fliste,
    Fjal' e tij e bint njerinė,
    Dhe gjuha hekur i priste.
    Mori kordhėnė ndėr duar
    E qėndroi nė mest si burrė,
    Me fytyrė t'ashpėruar,
    Ngriti gishtin dhe tha: "Kurrė!
    Kurrė s'trėmbet Shqipėria,
    Nukė vdiq, po ėsht' e gjallė,
    Tjatrė pėrgjegje Tyrqia
    Nukė do pėrveē me pallė!
    Shqipėtari, trim i vlerė,
    Kurrė nuk' u frikėsua,
    E tė trėmbet kėtė herė!
    Mbret! o zotthi im, ē'mė thua?
    Apo s'e dimė Tyrqinė,
    Nuk' e kemi dhe mėsuar
    E s'ja njohėm djallėzinė,
    Gjer mė sot qė ka punuar?
    Na bėn si miq kėtė herė,
    Se ka tė tjerė qėllime,
    Mos pandehni tė na lerė
    Pa tė kėqij hidhėrime.
    Mjerė! mjer' ajy i gjorė,
    Qė i sjell besė nė fjalė,
    Bije nė lak e nė dorė
    Edhe ēpejt po s'mund tė dalė.
    Mbret i ndershim dhe ju shokė,
    Mos haroni trimėrinė,
    Mblithni mėndjenė nė kokė,
    Ngrihi tė zėmė kufinė.
    Trimėria, trimėria!
    Mban lirin' e mėmėdhenė,
    Unė shpreh te perėndia
    T'i hedhimė pėrtej denė.
    Qysh tė zėmė miqėsinė
    Me atė qė na bėn varrė?
    Turku vėndet, gjith' e dinė,
    Me ē'djallėzi i ka marrė
    Gjithėnjė kėshtu punojnė,
    Kombet me lajka i ndajnė,
    Pa miqėsin' e harrojnė,
    Dhe njė nga njė i pėrlajnė
    Kur ka armikė tė tjerė,
    Tė bėn mik sa t'i volitnjė,
    A mbaroi ata njėherė?
    Prite, vjen tė tė goditnjė.
    Miqėsirra tė vėrteta
    S'ka njeriu i pabesė,
    Pėrveē shpata dhe shigjeta,
    Ato janė pėr ne shpresė.
    Tjatrė gjah kėrkon tė zėrė,
    Andaj rreh tė na gėnjenjė,
    Mė atė krah tė na vėrė,
    Gjersa kohėn tė na gjenjė.
    Dhe s'ia dini dhelpėritė?
    Ka dy faqezė mėsalla,
    Kshu rreh tė fitonjė ditė
    me tė kėtilla pėrralla.
    S'e dini ē'kanė punuar
    Gjithė mbretrėt' e Tyrqisė?
    Sa frone kanė rrėzuar
    Me lajkat tė dhelpėrisė?
    Ata djemthitė, qė thoni,
    Janė shpres' e Shqipėrisė,
    Me ē'sy e faqe kėrkoni
    T'ia dėrgoni penk Tyrqisė?
    Si tė msojnė ligėsitė
    E tė mirat t'i harrojnė,
    Tė ēpikinė djallėzitė,
    Pastaj tė na mbretėrojnė?
    Do tė marrėnė zakonet
    E kėqija tė Azisė,
    Pa njeriu si tė mėsonet,
    Mė s'i ndahet djallėzisė.
    Si tė rriten nėnė xgjedhė,
    Nukė bėnenė tė lirė,
    Pastaj s'e hodhėm dot ledhė,
    Po mejtohi qė sot mirė.
    Ata duhet tė mėsojnė,
    Tė bėhenė tė vėrtetė,
    Tė lėftojn' e tė gjykojnė
    Pas nevojės qė tė jetė.
    Unė gjall e me tė gjallė
    S'munt tė bėnem aq' i gjorė,
    A e shihni kėtė pallė?
    Do tė vdes me tė nė dorė!
    Se turpin e Shqipėrisė
    S'e shoh dot me sy nė jetė,
    Dhe miqėsin' e Tyrqisė
    kurrė s'e zė tė vėrtetė
    Trimėri nė mos na mbeti,
    E mė s'jemi shqipėtarė,
    Tė shuhet gjithė rremeti,
    Se kjo 'shtė pun' e pangjarė!
    Njė komp mė mirė tė vdesė
    E kshu tė mos dobėsohet,
    Gur mbi gur le tė mos mbesė
    Dhe mėmėdheu tė shkretohet!
    A gjall e me nder tė rrojmė,
    Apo nė luftė tė vdesim,
    A mėmėdhenė shpėtojmė,
    A mbi tė mė tė mos mbesim!
    Ē'kuvėndoni? Pa mejtohi!
    T'i bėnemi rop Tyrqisė?
    S'kini turp tė turpėrohi!
    Shtijem nder' e Shqipėrisė!
    Pa ta bėjmė besa-besė
    E tė mblidhet Shqipėria,
    Ahere le tė na presė,
    Ta shihni ē'ėshtė Tyrqia.
    Tė vdesėm a tė shpėtojmė,
    Se kurti ėsht' i keq shumė,
    Nė xgjedhė s'mundim tė rrojmė
    E nė robėri pėr lumė!
    U pėrpoqnė prindit tanė,
    E ruajtnė mėmėdhenė
    Edhe neve na e lanė,
    Ashtu sindėkur e gjenė.
    Kush merr atė turp taninė
    Qė tė humbasė pėrjetė?
    Pastaj ata qė tė vinė
    Ta gjejnė, qoftė lark, shkretė!
    Tani, burra shqipėtarė,
    Pa kujtoni trimėrinė,
    Sicili armėt tė marrė,
    E ta shohėmė Tyrqinė
    Delni, tė dalėm tė tėrė,
    T'i pėrgjigjemi Tyrqisė,
    Pa e shihni si ta zėrė
    Udhėn' e mezit t' Asisė
    Dhe pastaj tė mos kuxojnė
    Pėr kėtej denė tė hidhen,
    Po, edhe kur ta kujtojnė,
    Laqet' e gjunjėt t'u dridhen.
    Sot duhetė trimėria,
    Nukė duhet mė mentimi,
    Lark Shqipėrisė Tyrqia,
    Pa tani duketė trimi!
    Sot neve nė dor' e kemi
    T'i dėbojmė nga kufia,
    Pastaj kushedi si jemi,
    Mos tė zėntė robėria!
    Kush ka shpirt prej shqipėtari,
    Si tė parėtė qė qenė,
    I bėnet zėmra si zjarri,
    S'e do gjalljen e vet'henė.
    Kėtė fjalė duke thėnė,
    Erth' e mbyti mallėngjimi,
    Dhe mė nuk e nxori zėnė,
    Po u egėrsua trimi.
    Fjalėn pėrnjėher' e preu,
    E lottė ēurkė iu derdhė,
    Tė gjithė i mallėngjeu,
    Tė tėrėve lott' u erdhė.
    U hoq edhe ndėnj mėnjanė,
    I vrėnjtur, i zėmėruar,
    Mė nukė dėgjoj se ē'thanė,
    Po vuri kokėn nėr duar.
    Kshu the, o trim i vėrtetė!
    Q'e donje fort Shqipėrinė,
    Tė ndrittė shpirti pėrjetė
    Qofsh bashkė me perėndinė.
    Gjithė ēel' e parėsia
    Qė u gjentnė, me lot qanė,
    Mėndjen' e fjalėt e tija
    Tė pėlqyera i panė.

  7. #167
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    HISTORI E SKĖNDERBEUT
    (1898)

    KREU II


    Nė mest t'ati mallėngjimi,
    Qė vij posi vetėtima,
    Po dėgjonej si gjėmimi
    Zėri i burravet trima:
    "Luftė, luftė me Turqinė,"
    Thirrė gjithė menjėherė,
    "Nuk e duam miqėsinė,
    Atė dėshirė ta ngrerė."
    Ata kuajt e harbuar
    Kur ngridhen' e hingėllijnė
    Dhe me sy tė egėrsuar
    Qysh vėshtrojn' e shkrefėtijnė,
    Ashtu shqipėtarėt trima,
    Njėri-tjatrinė shikonin
    Me vėshtrim si vetėtima,
    Edhe vdekjenė kėrkonin.
    Kur u ngrit njė plak i vjetrė,
    Qė kish par' e kish dėgjuar
    Dhe ishte me rradhė tjetrė
    Nga vėrsa q'e kish tė shkuar,
    Leshbardh' ish e mėndjegjerė
    Edhe shumė gjith' e donin,
    Tė tėrė i bėnin nderė
    E fjalėnė ja dėgjonin.
    Ish Pepė Tushan'i ndjerė
    Qė ēdo punė e mbaronte,
    Ishte plak mi pleqt' e tjerė,
    Ajy gjyqet' i shikonte.
    Tha: "Zotėrinj, mė dėgjoni?
    T'u them dhe unė dy fjalė,
    Pastaj bėjmė si tė doni,
    Po mos e merrni me valė.
    Shumė herė trimėrija
    Sjell shpėtim, ėsht' e pėlqyer,
    Po herė dhe urtėsija
    Ėshtė m'e mir' e m'e vyer;
    Gjithė bota mir' e dinė
    Shqipėtarė q'ėshtė burrė,
    E ka pasur trimėrinė
    Edhe nuk' e harron kurrė
    Mos pandehni q'unė dua
    Pėr shqipėtarė tė thonė:
    "Kėtė her' u frikėsua,
    E s'lėftoj si pat zakonė!"
    Po turqitė sonte janė
    Tė shumė si mizėrija,
    Fuqi tė pasosur kanė,
    I pėrmbystė Perėndija!
    Them qė djemtė t'i dėrgojmė
    Dhe tė zėmė miqėsinė,
    M'anėt tjatrė tė qėndrojmė
    Tė bėjmė gjithė gatinė.
    Njerės tė mėnēim tė ēojmė
    T'i bindimė mbretėritė,
    Pa shere tė lėftojmė,
    Si tė bashkojmė fuqitė
    Neve sot pėr sot Turqinė
    Duhet ta vėmė nė gjumė,
    Sa tė bėjmė shoqėrinė,
    Si trimi me shokė shumė,
    Ahere pra trimėrija
    Ka kohėnė tė tregohet
    Edhe shpreh te Perėndija,
    Shqipėrija tė nderohet,
    Djemtė tanė le tė venė,
    Gjersa tė bėjmė gatinė,
    Zoti t'u apė shėndenė,
    Pa prapė kėtu na vinė."
    Kėshtu tha me mendim plaku
    Qė ishte shumė i vuar,
    I ishte ftohurė gjaku,
    Ditė tė shuma kish shkuar.
    Manushi fjalėn ja preu,
    Tha: "Tani le tė mbarojmė",
    Pa i tha dhe mbretit: "Ngrehu,
    Nesėr prapė kuvendojmė."
    Neve fjalėt po i themi
    E punėn tė bėr' e zėmė,
    Po nė dorė nuk' e kemi,
    Mbretėresha q'ėshtė mėmė,
    Ajo munt nė kėtė punė
    Tė apė bashkė me mbrenė
    Njė funt tė mirė, them unė,
    A tė ven' a tė mos venė.
    Jakėni tani tė vemi
    Tė huajtė t'i nderojmė,
    Me ta ca fjalė tė themi
    E pakė kohė tė shkojmė
    Njeriu nė vėnt tė huaj
    Shpirtin' e ka tė brengosur,
    I duketė dita muaj,
    E pandeh qė s'ka tė sosur."
    Kėshtu tha plaku Manushi,
    Se pleqtė kshu e mentonin
    Po tė rinjt' ishin si prushi,
    Kėto fjalė s'i dėgjonin.
    Mbreti u ngrit menjėherė,
    Tha: "Nesėr mblidhemi prapė,
    Mentohemi gjat' e gjerė,
    Gjithėkush shortėnė t'apė."
    Pa duallė tė menduar,
    Gas nė zėmrė nukė kishin,
    Ishin si tė zėmėruar,
    Sikur s'qen' ata qė ishin.
    Nata me rrobet tė zezė
    Po tfaqej nė hapėsirė,
    Dritat' e qiellit u ndezė,
    Dukeshin si ar i grirė.
    Zogjthitė zunė foletė,
    Vetėm bilbili kėndonte,
    Nata me t'errėt e qetė
    Mal'e fusha po mbulonte.
    Mbrenė gjumi nuk' e zuri,
    Po rrij nė roba i xgjuar,
    Mentohej e psherėtinte
    Me zėmrė tė pėrvėluar.
    Nga tė vij i shkreti gjumė,
    Qė mentimetė i shkonin
    Nėpėr mėnt tė ti si lumė
    Edhe nga syt' i mburonin.
    Kur yll' i ditėsė dolli,
    T'errėtit humbi si vesė,
    Dritėn nė vėnt tė ti solli,
    Nukė duroi mė nė shtresė.
    Mbreti me njė rėnkim ngrihet,
    Pa zė e lan sy e duar
    Dhe vishet' e pėrsėritet,
    Pa vete duke shpejtuar.
    Mbretėresha ishte ngritur
    Dhe ish veshur e ish ngjeshur,
    Posi nuse pėrsėritur,
    Punonte llėrėpėrveshur.
    Ishte shumė punėtore
    Edh'e urt' e e xgjuar,
    Pėr ēdo pun' i vinte dore,
    Ish' e mir' edh'e lėvduar.
    Pesė vasha bukuroshe
    Edhe shėrbėtore tetė,
    T'i shihnje, janė yj, thoshe,
    Edhe ajo hėna vetė.
    Vashatė si pėllumbesha
    Rrotull' e kishin rrethuar,
    Edhe nė mest mbretėresha
    Rrij si lul'e lulėzuar;
    Me duar si pej ergjėndi
    Po punonin e mėsonin,
    S'hiqeshin nga avlėmėndi
    E si thėllėza shikonin.
    Mbretėresha edhe vetė
    Kishte zėnė e punonte,
    Pun' e saj ish pa tė metė,
    Nga tė tjeratė ndėrronte.
    Ishin ėngjėj ato vasha,
    Kishin leshėra tė arta,
    S'ishin si lisi tė trasha,
    Faqet i kishin tė zjarta.
    Mbreti gjėkundi kur vinte,
    Mbretėresha mbretėronte,
    Po edhe aty kur rrinte,
    E pyette dh'e dėgjonte.
    Gjoni nėr gra posa hyri
    I ngrehurė posi gjeli,
    Tė gjitha me radh' i qyri
    Dhe vashat i pėrkėdheli;
    Mbretėreshėn' e zu pej dore
    Dhe i tha: "Tė dua pakė",
    Dorėn, q'e kish pej dėbore,
    I zuri dhe i tha: "Jakė".
    Ajo me re e shikojti
    Dhe, sado q'e pa tė qeshur,
    Hidhėrimn' e kupėtojti
    Dhe u ngrit llėrėpėrveshur.
    Me tė hyrė nė tė ndarėt,
    Dorė pej dore u zunė,
    Duke thėnė me tė parėt
    Mbreti tė shkretėnė punė
    Mbretėreshės liksht i erdhi,
    Kur e dėgjoi atė fjalė,
    E trėmbi shumė dh'e verdhi,
    Lott' i vanė si valė,
    Si dellėndyshet kur venė
    Me vrap t'arrijnė mė parė,
    Po gjejnė prishur folenė
    Dhe zoqt' e tyre tė vrarė!
    Asht'u mahnit mbretėresha,
    "Djemtė, tha do tė dėrgohen!
    Unė jetėnė ē'e desha!
    Popo! tė mė largėsohen!
    Qysh tė duronj un' e zeza
    E tė rronj pa ta nė jetė?
    Kjo brengė pse ra si reza,
    Zot'i math e i vėrtete?"
    Mė pastaj tė shoqt i thotė
    Me helm edh'e zėmėruar:
    "Ėshtė turp nė gjithė botė,
    Kjo 'shtė pun' e shėmėtuar.
    Foshnjatė ne tė dėrgojmė
    Nė njė vėnt fare tė huaj
    E neve tė dėshėrojmė!
    Kėtė fjalė mos e thuaj!
    Cila mėm' e cili atė
    Djemtė penk i ka dėrguar?
    Punė fort shum' e mėkatė,
    Kurrėkush s'e ka punuar!
    Shpirtin' e ap, djemtė s'venė,
    Pa ta s'bėn dot asnjė ditė,
    Dhe ata neve s'na lenė,
    S'bėnenė kshu miqėsitė!
    Djemtė q'i kam gjithėnj' afrė,
    T'i dėrgonj lark nga shtėpia,
    Tė rin atje si tė vafrė,
    Mos e dhėntė perėndia!
    Murati, mbret' i Tyrqisė,
    S'e di ē'ėshtė bir e bijė,
    S'ka pjesėn' e njerėzisė,
    Dashuri s'ka nė fėmijė
    Ajy do tė mbretėronjė,
    Qė tė bėnjė ligėsitė,
    Tė vrasė e tė shkretonjė,
    Tė derthnjė gjak nat' e ditė!
    Ah! moj Shqipėriz' e mjerė!
    Mė tė mbajtė perėndia,
    Mos tė shtėntė ndonjėherė
    Zoti ndėr duart tė tija.
    Ėshtė prishės e shkretonjės,
    Ėshtė kafsh' e egėrsirė,
    Ėshtė vrasės e mundonjės,
    Shpirterrėt' e zėmrėkllirė."
    Kėshtu tha e zėmėruar
    Dhe mbrenė nė syt e shihte,
    Dhe zėmėr' e pėrvėluar
    Me fort e me vrap i rrihte,
    Kur ėngjėll' i urtėsisė
    Nė shpirtit tė saj xbriti,
    Erth nga an' e Perėndisė
    Dhe zėmrėnė ia trėnditi.
    Mėndjen' e ktheu menjėherė
    Dhe tha: "Bėni si tė doni,
    Ju mendohi gjat' e gjerė,
    Mua s'duhet tė mė thoni.
    Pėr shpėtimt tė Shqipėrisė
    E kam gas e nder nė jetė,
    Ap fjalė ndaj perėndisė,
    S'pendohem dhe tė mbes shkretė."
    Mori fjalėnė dhe vate
    Mbreti, e mė s'ndenj gjėkundi,
    Sindėkur u tha ndajnate,
    Fjalės' i doj dhėnė fundi.
    Nė mest shumė fjalė thanė
    Parėsija qė u mblodhė,
    Pėr paqė nevojė panė,
    Papo miqėsinė zgjodhė,
    Tė rinjtė shum' u pėrpoqnė,
    Se punėn nuk' e pėlqyen,
    Mė pastaj mėnjan' u hoqnė
    Po mėndjenė nuk' e kthyen!
    Pleqėsija dhanė shortė
    Tė bėhetė miqėsija,
    Po tė zihet me tė fortė
    M'anėt tjatėrė gatija,
    Gjithė kombetė tė mblidhen
    Njė ligė nė mest tė vėnė,
    Me besa-besė tė lidhen
    E turqitė t'i pėrzėnė.
    Pastaj tė gjithė u ngrinė
    E nė tė huajtė vanė
    Edhe bėnė miqėsinė
    Pas mėnyrėsė qė thanė.
    Mbreti tha: "Tani ju shkoni,
    Pa djemtė ne i dėrgojmė,
    Edhe sulltanit i thoni
    Qė fjalėnė s'e harrojmė."
    Tė huajtė gjithė u ngrinė
    Si u bėnė kėto fjalė,
    Nga qyteti duke dalė.
    Ditėt ishin duke shkuar,
    Vininė me vrap si lumi,
    I trumbull a i kulluar,
    Q'ikėn e nuk e zė gjumi.
    Dit' e zezė afėrohej
    Qė tė ndaheshin fėmija,
    Zėmėra po u helmohej
    Dhe shtėpin' e mbuloi zia.
    Mbreti njė plak tė besuar
    Dhe njė plakė q'i kish rritur
    E i kish pritur ndėr duar
    Dhe ish e mir' edh' e ditur,
    U nisi, dhe disa vetė,
    Mėsimdhėnas e tė tjerė,
    Shėrbėtorė shtat' a tetė,
    Tė matur edhe tė vlerė,
    Djemtė ishin tė gėzuar
    Qė tė hipinė nė kuaj,
    Si tė mėdhenj e tė ēquar
    Tė venė nė vėnt tė huaj.
    Mbretėresha po mentohej
    E ndė mėntt gjė tjatrė s'vinte,
    Helmi i saj po i shtohej,
    Tė tėrė natėnė s'flinte.
    Koh' e ndarjes u afrua,
    U mbaruanė gatitė,
    Edhe dita u shėnua,
    Opopo! e zeza ditė!
    Mėma dhe motratė qanin
    Edhe djemt' i pėrqafonin,
    Gjithėnjė pranė i mbanin,
    I puthnin e i pushtonin.
    Mbretėresha u helmua,
    Tha: "Ē'bėra e zeza unė!
    M'u shkurtoftė jeta mua!
    Qysh e bėra kėtė punė!
    Si mi mori mėnt e mija
    Zot' i math e i vėrtetė,
    Tė ndahem ngaha fėmija,
    Tė mbes kėrcure dh'e shkretė!
    E pata shkruar nė ballė
    Kėtė tė shkretė mynxyrė,
    Tė ndahem qė mė tė gjallė
    Me tė kėtillė mėnyrė!
    Vall' a do tė mi dėrgonjė
    Kurdoherė qė tė dua,
    A fjalėn do ta harronjė,
    Tė mė digjet zėmra mua!
    Ah! kam frikė pej mynxyre!
    Mos nuk' i shoh mė nė jetė,
    E tė vdes nga mall'i tyre,
    Ta lė dhe shtėpinė shkretė."
    Kėto thosh dhe me lot qante,
    Mallėngjimi nuk e linte,
    Ngashėrimėnė s'e mbante,
    Dhe mėndj' e saj rreth i vinte.
    Ditėnė qė do tė shkonin,
    Mbreti u ngrit qė me natė,
    Gjithė bota lot lėshonin
    Edhe i varfėri atė
    Pastaj djemtė pran' i mori,
    I puthi e i qafojti,
    Psherėtiti fort i gjori,
    Lottė ēurkė i lėshojti.
    U thotė: "Tė silli mirė,
    Tė bėhi njerės nė jetė,
    Tė mos mbetni n'errėsirė,
    Po tė jini tė vėrtetė,
    Nat' e ditė tė kėndoni,
    Ēdo q'u duhetė ta dini,
    Gjithė gjuhėt t'i mėsoni,
    Po shqipenė mos e lini;
    Mirėsit' e Shqipėrisė
    I mbani, mos i harroni,
    Nga vetijat' e Asisė
    Ndruhi, mos i afėroni;
    Mėmėdhen' e kombin tuaj,
    Shtėpinė e njerėzinė
    Dhe atje nė vėnt tė huaj
    T'i doni, dhe miqėsinė
    Shqipėtar' e Shqipėrinė
    Kurrė tė mos i harroni,
    Kini dritė urtėsinė,
    Ēdo gjė me mėnt ta gjykoni;
    Tė bėhi trima tė urtė,
    Tė zottė tė mbretėroni,
    Jo tė marr' e mėndjeshkurtė,
    Ndaj duhetė tė mėsoni;
    Tė bėhi shumė tė ditur,
    Fjalėbukur' e tė ēquar,
    Shpirtdashur e mėndjendritur,
    Tė mir' e tė kupėtuar.
    Zoti e nderoj njerinė,
    I dha mėnt qė tė gjykonjė,
    Tė punonjė mirėsinė,
    Tė ligatė t'i mėrgonjė
    Ruani nder' e shėndenė,
    Burrėrin' e trimėrinė,
    Kombin' edhe mėmėdhenė,
    Njerėzin' e mirėsinė.
    Shqipėria jush ka shpresė,
    Edhe pret shumė tė mira,
    Po tė mbani juve besė,
    Nuk' e ha dot egėrsira,
    Mėsimet do t'u mėsojnė
    Ato punėra q'u duhen
    Atyre qė mbretėrojnė
    E mbretrė tė mirė quhen;
    U duhetė njerėzija,
    Zotėrija e tė tjera,
    Mirėsija, trimėrija,
    Gjithė vetijat' e vlera;
    Kombinė shumė ta doni,
    E si fėmijė ta kini,
    Me tė drejtė tė gjykoni
    E ēdo punėzė ta dini;
    Dhe nė brengė tė mėsohi,
    Dhe shpirtinė ta mundoni
    E kurrė tė mos rėndohi
    Nė doni tė mbretėroni;
    Kini njohė tė qėruar,
    Dhe ndjenja tė larta shumė,
    Zėmėr edhe shpirt tė ēquar,
    Mėndje pa lodhj'e pa gjumė."
    Kėshtu u tha i ziu atė,
    U fali udhėn' e mbarė,
    I puthi, u dha uratė,
    Edhe u hoq duke qarė.
    Gratė gjithė psherėtinin,
    I luteshin Perėndisė,
    Prapė shėndoshė tė vinin
    Prensėrit' e Shqipėrisė.
    Mbretėresha gjer nė shkallė
    Dolli me zėmrė tė thyer,
    I puthi djemtė nė ballė
    Dhe u nda e mallėngjyer.
    Dhe ata djemthit' e mitur,
    Kur e panė qė u ndanė,
    Mbenė posi tė mahnitur
    Dhe me lot tė hidhur qanė
    Pėr herė tė par' e panė
    Sa dhemb njeriu e shtėpija,
    Mėmėdheu e gjithė ē'janė,
    Dhe shokėt' e njerėzija.
    Hipnė nė kuajt e shkuan
    Si zogu kur lė folenė,
    Njerėzin' e pėrvėluan,
    Shkretuanė mėmėdhenė.
    Kapėtuan mė tjatr'anė,
    Nga mali kokėnė kthyen,
    Krujėn e bukur s'e panė,
    Mė tepėr u mallėngjyen;
    U dukej sikur kish shkuar
    Njė kohė fort shum' e gjatė,
    Qė ishin ndar' e mėrguar
    Nga motr' e nga mėm' e atė
    Gjithėnjė Krujėn mendonin,
    Dhe nga malli psherėtinin,
    Mėmėdhenė s'e harronin,
    Tė gjitha nėr mėnt' u vinin.
    Ng' ajy mall' i shum' u mpinė,
    Sa tė katrė u sėmurė,
    Jo vetėm pėr njerėzinė,
    Po dhe pėr gur' e pėr drurė.
    Zėmėratė u rėnkonin
    Se s'i linte dashurija,
    Mėrgimnė nuk' e duronin,
    S'ndaheshin nga njerėzija.
    Njeriu kudo tė rronjė,
    Nuk e harron mėmėdhenė,
    Zogu le tė fluturonjė,
    Po nėr mėnt e ka folenė.
    Uji sado qė tė ngrihet,
    E tė hapetė ndė erė,
    Tė mblidhetė e tė shtrihet,
    Prapė mbi dhet do tė bjerė
    Ngado tė vej' e tė bredhė,
    Tė ndryshohet' e tė ndrrohet,
    Prapė mbi dhet do tė rrjedhė,
    Veē atje mund tė qetohet.
    Mbretėreshės' ajo ditė
    Ju duk fort e shėmėtuar,
    Zėmrėn e kishte tė mpitė,
    Tė djegur, tė pėrvėluar.
    Pėr djemthit fort keq i vinte,
    Edhe qant'e s'pėrdėllehej,
    Gjithėnjė po psherėtinte,
    Me fjalė nukė gėnjehej.
    I thoshinė tė mos qanjė,
    Djemt' aqė lark nukė vanė,
    Dhe zi pėr ta tė mos mbanjė:
    "Rrofshin, desh Zoti, gjall' janė,
    Kurdo t'i duash, tė vinė,
    Dhe kartė do tė dėrgojnė,
    As shtėpin' as njerėzinė,
    As mėmėdhen' e harrojnė."
    Po atė s'e lij rėnkimi,
    Dhe fjalėtė s'i dėgjonte,
    Mallėngjimnė hidhėrimi
    Edhe lottė po ja shtonte.
    U ngrys e shkoj dhe ca natė,
    Mbretėresha nukė flinte,
    Vashat' u mblodh' edhe gratė
    E vunė nė shtrat tė flinte;
    Po s'e linte mallėngjimi,
    Pa rrinte nė shtresė zgjuar,
    Zėmrėn' e saj hidhėrimi
    Ia kishte fare helmuar;
    Nukė flij e zeza mėmė,
    Syt' e zes me lot ju mbushnė,
    Edhe gjithė atė mbrėmė
    Nė zėmrėt tė saj kish prushnė
    Mendja nė djemthit' i vinte,
    Derdhte lot shum' e rėnkonte.
    Perėndija e dėgjojti,
    Tė vėllan' e vdekjes thirri,
    Me tė matht tė saj e ēojti
    E i vate ndaj tė gdhiri.
    Gjum'i qet' u afėrua,
    Edhe i qėndroj mbi krye,
    Mbretėresha u qetua,
    Kur n'ėndrrė ju rrėfye
    Njė rrip' e njė shkretėtirė,
    Dhe pas njė shpelle qėndruar
    Njė kuēedrė, nj'egėrsirė
    Me ca sy tė sgurdulluar!
    Nė mest tė gjakut po rrinte.
    Rreth e rrotullė vėshtronte,
    Shumė frynt'e shkrefėtinte,
    Dhe tym e flakė lėshonte!
    Tre nga djemt' e saj kish zėnė
    E si ujku po i ēante,
    Si shqerra posht' i kish vėnė
    Edhe mushkėrit u hante!
    M'i vogėlėthi po vinte
    Si ėngjėll pshjellė me dritė,
    Si lėmsh' i diellit ndrinte,
    Nat' e errėt' u bė ditė.
    Kuēedrėsė ju lėshua,
    I ra me kordhėt dh'e vrau!
    Mbretėresha shpejt u zgjua,
    "Un' e zeza" tha dhe qau!
    U ngrit, u vesh duke qarė,
    Ndenj si e varfrė nė vatrė,
    Me fytyrėzė tė vrarė,
    Qė s'e kishte herė tjatrė.
    Ra zija, mbuloj shtėpinė,
    E u hap dalėngadalė,
    Zuri gjithė Shqipėrinė,
    Errėsoj fusha e male!
    Mbretėresha mė s'kuxonte
    Tė hyj nė dhomėt tė tyre,
    Se djemt' e gjora kujtonte,
    S'ja dil dot asaj mynxyre;
    Posi nje fatzi i mjerė,
    Qė kthehet zėmėrėdjegur,
    Vjen mė shtėpi, hyn mė derė,
    Po gjen t'ėmėnė tė vdekur,
    I qaset, po s'kuxon kurrė
    T'i ngrerė cipėn' e shkretė,
    Ndonėse 'shtė trim e burrė,
    S'e sheh dot shuar pėrjetė.

  8. #168
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    HISTORI E SKĖNDERBEUT
    (1898)

    KREU III


    E zeza Adrinopojė!
    Q'u bėre burim i zisė,
    Vure botėn nė nevojė,
    Nė helmit tė ligėsisė!
    Djemthitė ndaj teje erdhė,
    O qytet i mallėkuar!
    Sa lot tė varfėrit derdhė
    Me zėmrė tė dėshėruar!
    Ishte mbushurė qyteti
    Me njerėzit tė Azisė,
    Ardhurė gjithė rrėmeti,
    Posi tuf' e bagėtisė,
    Zėmrėtrumbull e shpirterrėt,
    Tė egėr' e tė tmerruar,
    Tė gjithė pėr nė skėterrėt,
    Tė tresh' e tė shėmėtuar; { tė trash' }
    Tė tėr' ishin kokėpshjellė,
    S'kishinė gjė tė pėlqyer,
    S'dijnė tė korr' e tė mbjellė,
    Po tė marr' e tė rrėmbyer;
    Ishinė tė sgurdulluar,
    Tė veshurė ndėr lėvere,
    Turi-e buzėlėshuar,
    E ndė tė rreme pėrherė
    Me tumane gjithė veshur,
    Dhe me hekura ngarkuar,
    Tė vrenjtur' e tė paqeshur,
    Tė keq e tė zėmėruar.
    M'i madh'i tyre, Murati,
    S'kish ndėr mėnt kurrė tė mirė,
    Posi e gjet nga i ati,
    Mė tė ligat kish dėshirė
    Nė jetė njeri s'peshonte,
    Dhen' e zij gjithė tė tinė,
    Kostandinopojėn donte
    Dhe Romėn' e Italinė
    Doj tė hynj nė gjith' Evropė,
    E gjithė kombet qė qenė
    Rrih t'i bėnte mijė copė
    Ta shkretonte gjithė dhenė.
    Urdhėr i tij': "Vraje! Vare!"
    Kėto dy fjalė dij mbreti,
    Hell edhe grep e lavare
    Ishte mbushurė qyteti!
    Prensėrit' e Shqipėrisė
    Rrininė tė papėrzjerė,
    Nukė dilnin pej shtėpisė,
    S'trazoheshin me tė tjerė.
    Ajy m'i vogėl'i tyre,
    Qė vij nga gjithė m'i ēquar,
    Pej fytyr' e pej mėnyre,
    Zoti e kish lartėsuar,
    Tė mirat gjith' i kish dhėnė,
    Tė ligat ja kish mėrguar,
    Gjė tė metė s'i kish lėnė,
    Sė gjithash e kish mbaruar.
    Kish shpirt e zėmėr' e ndjenjė,
    Edhe mėnt e njoh' e hije,
    Shtat edhe sjell' e rrėfenjė,
    Dhe fuqi pej Perėndije.
    Nė krah tė djathtė, kur lindi,
    Kishte njė shenjė si shpatė,
    Gjithė botėnė e bindi,
    Edhe miq e mėm' e atė,
    Qė do tė bėhėj trim burrė,
    Mėmėdhenė ta nderonte,
    Nukė do tė mundej kurrė
    Sa tė ish e sa tė rronte;
    Ėndėrr' e ėma kish parė,
    Sikur polli njė dragua,
    Kur ishte mė tė me barrė,
    Pa andaj shum' u gėzua.
    Mėsoj gjithė dituritė,
    U bė njeri i mėsuar;
    Shpirtit i dha dhe mė dritė,
    Ndritoj zėmrėn' e qėruar;
    Kishte gjithė urtėsitė,
    Ish mėndje me shumė dritė,
    Kish me vet'he Perėndinė.
    Kordhėn' aqė mir' e msojti,
    Sa kushdo q'e shih, ēuditej,
    Njeri t'i dilte s'kuxojti,
    Se e dij qė do tė shtritej;
    Aqė keq shtij me shigjetė,
    E me ushtė kur shėnonte,
    Trimi burr' e i vėrtetė
    Kurrė dėm nukė qėllonte.
    Kohėn' e shkoj duke msuar,
    Mbushi vjet tetėmbėdhjetė,
    Ishte ėngjėll i uruar,
    Pa u bė, si deshi vetė
    Aqė shum' i shėndosh' ishte
    Sa njėqint burra ta zinin,
    Ajy brengė nukė kishte
    Se poshtė dot nuk' e vinin.
    Njė ditė qė kishte dalė
    Me tė tijtė, tė dėfrente
    Jashtė, hipurė nė kalė,
    Dhe posi hėna ēkėlqente,
    Dukej q'ishte bir pej mbreti,
    Gjithė duallė dh'e shihnin;
    U ēudit gjithė qyteti,
    Qė s'e dinin' e s'e njihnin;
    Sa qe i vogėl' e djalė,
    Rrij brėnda, msont'e s'delte,
    Herė tjatėrė s'kish dalė,
    Jashtė derės nukė shkelte.
    Dielli qė del nga qarku
    Mos pandeh q'e pjellėn retė,
    Edhe ky s'lindi nga barku,
    E dėrgoj Zot'i vėrtetė.
    Sulltani e pa tek vinte,
    Edhe tha: "Ē'ėsht' ajy burrė?",
    Se gjer ahere s'e dinte,
    Nuk' e kishte parė kurrė.
    "Pa e ktheni e ma bini,
    Tha, se qenka trim' i mirė,
    Cili vall' ėsht', a e dini?
    Ndrin si ylli mė tė ngdhirė."
    Mbreti ish me parėsinė,
    Prensi zbriti edhe hyri,
    Tė gjithė kryetė ngrinė,
    Shumė ua zuri syri;
    Pastaj si e kupėtuan,
    Gjithė mė kėmbė ju ngrinė,
    Me fjalė shum' e lėvduan,
    E me nder tė math e prinė,
    Gjith' ishinė kokėpshjellė,
    Dhe fytyrėshėmėtuar,
    Kok' e tyre ish si shpellė,
    Rrininė buzėlėshuar.
    Tė gjithė shum' e pėlqenin
    Tė parėt' e mbretėrisė,
    Njė emrė donin t'i gjenin,
    Pas mėnyrės' sė Turqisė,
    Nj'ėngjėll nga qiell'i lartė
    Perėndija me vrap nxori,
    Zbriti me njė re tė zjarrtė,
    Fytyrė dervishi mori;
    Dervishi i lar', i ndrruar,
    U dha si dritė mė derė,
    Sa ishinė rrotull shtruar,
    Gjith' u ngrinė menjėherė,
    "O i mirė!" i tha mbreti,
    "Nga na vjen e nga tė kemi?
    S'mė ngjan tė jesh nga qyteti,
    Se s'tė njeh ndonjė nga ē'jemi."
    "Jo, tha, unė jam i huaj,
    Qė rendin me udhėtarė,
    S'rri as me jav' as me muaj,
    Po sa munt ikėnj mė parė."
    Mbreti i tha: "Ti i mirė,
    Qė shėnditke gjithėmonė,
    E shum' ujėra ke pirė,
    E di kėtė trim ē'e thonė?"
    Dervishi fjalėn ja preu;
    Tha: "Un' atė sot s'e pashė,
    Ky zot ėshtė Skėnderbeu;
    Me t'an' aty lasht' u ndashė.
    Ja pruri ėngjėlli vetė,
    Kėtė emėr' edhe nderė,
    Q'e kish pasurė nė jetė
    Aleksandr'i math njėherė! { Skėnder = Aleksandėr }
    Se dhe shpirt'ish i atija, { Skėnder bej = zoti Aleksandėr }
    Nė mėmėdhet tė tij prapė
    Dėrguar nga Perėndija,
    Frik' armikėvet t'u apė,
    Si dhe njė herė qėmoti,
    Q'ishte trim, burr' i vėrtetė
    U tregua aq' i zoti
    Sa la emėrė pėrjetė."
    Po turqitė nuk' e dinin
    Shqipėtar' e math tė shkuar,
    Pa at' emėrė s'ja vinin,
    Q'e kishte pėr tė nderuar.
    Nė shumė tė madhe punė
    E qeshi mėndja sulltanė,
    E gjeti si firaunė, { firaunė = faraonin }
    Qė rrit' mė shtėpi Mosanė! { Mosa = Moisi }
    Pas ca kohė Skėnderbeu
    Njeri i math u tregua,
    Trimėrinė e rrėfeu,
    Nga gjithė burrat' u ēqua.
    E lartėsoj trimėrija,
    Trimn' e vėrtetė me pallė,
    Aqė sa e vu Turqija
    Nė shumė tė lartė shkallė.
    Fat'i bardh' i mirėsisė
    Nė mijėra ushtėtarė
    Zgjodhi trimn' e Shqipėrisė,
    E vu mbi gjithė tė parė.
    Skėnderbeu kudo lėftonte,
    Njeri pėrpara s'i rrinte,
    Burrė s'u gjent t'i qėndronte,
    Po i muntte ngado vinte.
    Na erdhi n'Adrinopojė
    Njė tatar i math ng'Asija,
    Qė nuk i flitej me gojė,
    I rėndė nga trimėrija;
    Ishte i math sa dy buaj,
    I egėr e i tmerruar,
    Kish fuqi sa katrė kuaj,
    Ish si lum' i trumbulluar.
    Tatari njė trim kėrkonte,
    Me sqimė tė madhe delte,
    Po njeri nukė kuxonte
    Nė gjurmėt e tij tė shkelte;
    Po mburrohej me njė fjalė
    Dhe i trėmbte gjithė ē'qenė:
    "Kush ėsht' i zoti tė dalė,
    Thosh, tė njohė vetėhenė!"
    Njė njeriu, qė tek shkelte,
    Tronditej i tėrė dheu,
    Kush mundte tjatrė t'i delte,
    Veē trim'i math Skėnderbeu?
    Duallė tė dy kaluar,
    Nė hekur tė rėndė veshur,
    Mburojat marrė nėr duar
    E kordhat' e prehta ngjeshur;
    Mėnjan' ish fytyrėqari,
    Qė si nat' e zezė nxinte,
    M'anėt tjatrė shqipėtari
    Si dielli vetėtinte.
    Bota qė e panė djalė
    Prensinė, kundrejt tatarit,
    Hipur si ėngjėll mė kalė,
    Gjithė ja dhanė tė qarit;
    Me shumė re po shikonin, { me shumė re = me shumė vėmėndje }
    Luteshin pėr Skėnderbenė,
    Se si perėndin' e donin,
    Gjithė njerėzit qė qenė,
    E dinin q'ish trim tatari,
    S'pandehninė qė tė mundej,
    Ish i math si qipi bari, { qipi = mullar }
    Pa nga vėndi nukė tundej.
    Skėnderbe, o jetėgjatė!
    I tha: "Ti mik, mase thua
    Me mburrje shum' e lėvdatė,
    "Nukė ma del njeri mua";
    Edhe me shpresė gėnjehesh,
    Nė mėmėdhet tėnt tė thuash,
    Nonjėherė kur tė kthehesh,
    "Unė kurrė s'u rrėzuash!"
    Po shpesit q'i ėshtė shkruar,
    Tė mos shohė mė folenė,
    Futetė si i verbuar,
    E heth nė rrezik vet'henė."
    Kėto tha dhe ju lėshua,
    Prens' i bukurė si ylli,
    U derth posi njė dragua
    Qė po suletė nga pylli.
    Tė dy kordhėtė i hoqnė,
    Njėri-tjatėrin tė priste,
    Me fuqi shum' u pėrpoqnė,
    Shoku-shoknė s'munt ta vriste,
    Se ishin veshur nė hekur,
    Dhe dininė tė lėftonin,
    Ishin fort mirė tė pjekur,
    Pa vet'henė e mburronin;
    Po trimi, q'i lij pas shokėt,
    Hoqi fort mirė njė shpatė,
    Tatarit i ra nė kokėt,
    Ra i ziu si lopatė.
    Gjithė ē'qen' atj'edh'e panė,
    Thirr' e thanė shumė fjalė,
    Pastaj i erdh' atje pranė
    Skėnderbegut e ju falė
    Pleqt' u ēudinė nga fati
    Dhe i dhanė shum' urata,
    Me dorėt tė tij Murati
    I fali disa dhurata.
    Pas kėtij shumė tė tjerė,
    Qė kuxuan' e lėftuan,
    U ndenė mbi dhet tė mjerė,
    Nga vdekja nuk' u mėrguan.
    Dy persė trima tė msuar
    Kėtė punė e dėgjojnė,
    Edhe duke ashpėruar
    Erdhė nė Brus' e kėrkojnė
    Nga mbret'i gjithė Turqisė
    Njė burrė qė tė lėftojnė,
    E nė mest tė njerėzisė
    Trimėrinė ta tregojnė:
    "Zgjith nė gjithė ushtėtarė
    E nga gjithė qė ke pranė,
    Tė dėgjuar' e tė parė,
    Njė trim tė lėftojm", i thanė.
    Murati trimat i psholli,
    Qė kish nė mest t'ushtėrisė,
    Po asnjė nga gjithė s'dolli
    Drejt trimavet tė Persisė.
    Skėnderbe'u ashpėrua,
    U ngrit e hekurat veshi,
    Pastaj dolli si dragua,
    U vėrsul posi rrebeshi.
    Persėtė vėllezėr' ishin,
    Dhe m'i madhi Jahja thuhej,
    Trimėri te madhe kishin,
    M'i vogli Mustafa quhej.
    Jahjaj sė pari qėllojti,
    Po shigjeta prap' u kthye,
    Mburronjėnė nuk' e shpojti,
    Maj' e hekurtė ju thye;
    Pastaj Skėnderbeu qėllojti
    E me rrėmbim shumė shturi,
    Shigjeta mi kok' i shkojti
    Persit, e nė shtat s'e zuri;
    Ahere posi petriti
    Mi Jahjanė u lėshua,
    Dhe shpatėn' e lar' e qiti,
    Pers'i varfėr' u tmerrua.
    Ndihmė s'gjeti veē me vrapi,
    Se e pa qė s'mundej kurrė,
    Mori dhenė posi capi,
    Nukė qėndroj dot si burrė.
    Mustafaj q'ishte mėnjanė,
    Dhe luftėn' e tyr'e shihte,
    E pa q'u munt tė vėllanė,
    U derth fshehtazi t'i ndihte.
    Trimi shpejt e kupėtojti,
    Qė po vinte me tė qetė,
    Me bisht tė syrit shikojti,
    Hoqi me vrap njė shigjetė,
    Gjithė fuqinė e mblodhi,
    Dhe Mustafan' e shėnojti,
    Si rrufe me vrap e hodhi,
    Tejpėrtej tė zin' e shpojti;
    I ēpoj hekur e mburrojė,
    Edhe shtatn' e tij shigjeta,
    U kėput, pa, si sgėrbonjė,
    Vdekja e mbuloj e shkreta;
    Jahjaj mori shumė frikė
    Dhe s'e priti Skėnderbejnė.
    Skėnderbeu tha: "Mos ikė,
    Se trimat shpinė s'rrėfejnė."
    U derth me kordhė nė dorė,
    Si dragoj i ashpėruar,
    E kohė persit tė gjorė
    Nuk' i la pėr tė mėrguar.
    Me shumė tmerr e pa shpresė,
    Skėnderbeut ju kėthye,
    Hoqi kordhėnė ta presė,
    Jahja trimi u gėnjye!
    Posi dragonjtė u zunė,
    Me kordhatė tė kėqija,
    Njėri mė tjatėrin shtunė,
    Po s'i vrau Perėndija!
    Luanin shpatat e prehta,
    Ndrininė e vetėtinin
    Nd'erė si pėndė tė lehta,
    Njėra-tjatrėnė godinin,
    Pa kur e panė Jahjanė
    Gjithė bota, q'ishin mbledhur,
    Tė shtriturė posi kanė,
    Mbyturė nė gjak e verdhur,
    Kokėn' e trupin' i kish ēarė
    Me njė shpatė q'i kish hequr,
    Dhe mė dy e kishte ndarė,
    E pa ndjerė kishte vdekur!
    I kish rėn' e shkreta shpatė,
    Pėrnjėherė si rrufeja,
    Ja bėri ditėnė natė,
    Gjaku i vij si rrėkeja;
    I venitur' ishte nderė,
    Ishte pa frym' e i qetė,
    Me tė vdekurit pėrzjerė
    Ish i mjeri n'atė jetė.
    Gjithė bota u ēudinė
    Me fuqit tė Skėnderbeut;
    S'ja kish njeri trimėrinė,
    S'kish shok mbi faqet tė dheut;
    Nderi edhe dashurija
    Nga gjithė bota i shtohej,
    Papo gjithė njerėzia
    Pėr atė trim pėrgjėrohej;
    Dhe vetė sulltan Murati
    E donte keq Skėndrbenė,
    Mė shumė dhe nga i ati
    E mė teprė se Mehmenė
    Skėnder' e math prap' e ngjalli
    Zot'i math e i vėrtetė,
    Muratnė shpresa e talli
    Pandaj e lartėsoj vetė
    Ngaha vėnt' i Perėndisė
    Skėnder' i math prapė dolli
    E i dha nder Shqipėrisė,
    Se ajo sėrish e polli.
    Skėnderbe'u bė i parė
    Mi ushtėrit tė Turqisė,
    Mi mijėra ushtėtarė
    Kryeprens' i Shqipėrisė.
    U hoth tė parėnė herė
    Nd'Azi ng'Adrinopoja,
    Se ishte vend i pėrzjerė,
    Pa atje e doj nevoja;
    Si u hodhė pėrtej denė,
    Skėnderbegu me tė dalė,
    Mbloth ushtėtarėt, qė qenė
    Rreth, e u tha kėto fjalė:
    "O vėllezrė ushtėtarė,
    Q'u nistė bashkė me mua,
    Unė punė tė pambarė,
    E tė papėlqyer s'dua!
    Duhet tė jini tė mirė
    E tė kini trimėrinė,
    Tė mos bėhi egėrsirė,
    Po tė mbani njerėzinė
    Jo tė merrni, tė rrėmbeni,
    Tė shani e tė godini,
    Tė rripni e tė gėnjeni,
    Po faqebardhė tė jini;
    Grat' e foshnjat t'i mburroni,
    Dhe pleqet t'u bėni nderė,
    Tė falurit t'i lėshoni,
    Mos i pėrdorni si berrė
    Trimi e ēėmon njerinė,
    E sheh si vet'hen' e tija,
    S'do tė likn' e ligėsinė.
    Punėnė mir' e mejtoni,
    E ndonjė tė mos gėnjehet,
    Se pastaj mė turpėroni,
    Po kush do, qė sot tė kthehet;
    Njeri s'duhetė tė qahet
    Nga shokėt e mij ndė jetė
    Dhe asnjė mėnt tė mos mbahet
    Pėr tė keq e pėr tė metė
    Dua tė kini dėshirė
    Pėr tė drejt' e tė vėrtetė,
    Pėr tė mbar' e pėr tė mirė,
    Gjithėnjė nė kėtė jetė
    Luftėtarėt t'i lėftoni,
    Nė luftė do t'i godini,
    Po pastaj mirė vėshtroni,
    Njerės tė urtė tė jini;
    Unė dua trimėrinė,
    Dhe i falem burrėrisė,
    Po dua dhe njerėzinė,
    Qė ėsht' udh' e Perėndisė
    U kam vėllezėr' e shokė
    E miq me gjithė dėshirė,
    Edhe mbi sy e mbi kokė,
    Kur t'u shoh n'udhėt tė mirė
    N'u pafsha nė prapėsirėt,
    Nė dėm e nė tė kėqija,
    Nė tė lig' e tė pėshtirėt,
    S'shpėtoni duarvet t'mija."
    Unjnė kokėn' ushtėtarėt
    E Skėnderbegut ju falė,
    Vegjėlija dhe tė parėt
    I dhanė besė dhe fjalė
    E shtroi kaq mirė Azinė,
    Sa gjėsendi s'pėpėrinte,
    Ngriti dėmn' e kusėrinė,
    Qėngji me ujkunė flinte;
    U bė mbret'i gjith' Azisė,
    Ēdo pun' e vuri ndė udhė,
    Doj udhėn' e Perėndisė
    Njeri s'mir asnjė kėrpudhė,
    S'bėri njė gjė tė pėrhirė,
    Njė punė tė papėlqyer,
    Botėn' e linte tė lirė,
    Kurrė zėmrė s'kishte thyer;
    Kish udhėn' e njerėzisė,
    Pa njerėzit gjith' e donin,
    E tėrė bot' e Azisė
    Atė me gisht e tregonin.
    Mėnt shum' e urtėsi kishte
    Dhe tė ēquara vetija,
    Ėngjėll' i qiellit ishte
    Dėrguar nga Perėndija;
    Nė zėmrė kish mirėsitė
    E ndė mėndje diturinė,
    Nė shpirt kish tė madhe dritė,
    Kish tė bėn' me Perėndinė
    Ishte sė gjithash i zoti,
    Si shqipėtarėt' e parė,
    Si Pirroja q'ish qėmoti
    E tė tjerė kordhėtarė
    Dinte mirė tė lėftonte,
    Edhe kishte fuqi shumė,
    Dhe zėmėra i punonte,
    Trimėrija s'i kish gjumė.
    Kur mirrte kordhėn nė dorė,
    Edhe delte tė lėftonte,
    Ish si dashi me kurorė,
    Njeri kundrejt s'i qėndronte.
    Kishte nė mėnt urtėsinė,
    Qė ēdo pun' e ēquan mirė,
    Mirėsin' e ligėsinė
    S'i pėrzjen t'i bėnjė kllirė,
    Ish burr' i gjall' e i gjatė,
    E nė shpatullat i gjerė,
    S'ish i ligur' e i thatė,
    Po ish si lulja nė verė.
    Ish i bardh' e faqezjarrtė,
    S'kish gjėsendi tė pėshtirė,
    Ish i florinjt' e i artė,
    Edhe i leht' e shtatmirė.
    Ishte mbret i bukurisė,
    Si dielli epte dritė,
    Kish hijen' e Perėndisė,
    Natėnė e bėnte ditė.
    Fytyrėn' e kish tė mirė,
    Zėnė t'ėmbėlė si mjaltė,
    Zėmėrnė plot mėshirė,
    Vetėdijėnė tė naltė.
    Kish tė gjitha mirėsitė
    Dhe tė tėrė urtėsinė,
    Njerėzin' e dituritė
    Dhe fuqin' e trimėrinė.
    Armėtė e ati zoti
    Burra tė fortė t'i zinin,
    Katrė a pesė qėmoti,
    Nga vėndi dot nuk' e ngrinin!
    Lufta posa zij tė ndizej,
    Ajy s'duronte aspakė,
    I hipėn kalit e hidhej
    Pėrmbi armikėt si flakė
    Edhe nuk mirrte tė tjerė,
    Tė shumėt nė vėnt i linte,
    Vetėm dyzet jeniēerė,
    Edhe si rrufeja binte.
    Kali mė fort hingėllinte
    Dhe hidhej si vetėtima,
    Asgjėsendi s'doj tė dinte,
    Si rrufeja bij mi trima;
    Posi shqipja fluturonte
    Edhe ngrihej drejt pėrpjetė,
    Nga goja shkumbė lėshonte,
    Thoshnje do tė pijė retė.
    Skėnderbegu kordhėzhveshur,
    Lėshohej posi fajkua,
    Me fytyrėzė tė qeshur,
    I bukurė si pallua;
    Ish nė luftė shum' i pjekur,
    Nukė frikėsohej kurrė,
    Ishte i veshur ndė hekur
    Edhe trim i fort' e burrė.
    S'u munt kurrė Skėnderbeu,
    Qė lėftonte nat' e ditė
    Njeri udhėnė s'ja preu
    As me luftė, as me mitė.
    Turqisė i ndihu fati,
    Skėnderbegu e xgjeronte,
    Dhe nė front prehej Murati,
    Burri trim pėr tė lėftonte.
    Mundi Europ' e Azinė,
    Si Skėnder' i Math njėherė,
    E madhoj shumė Turqinė,
    Bėri Mbretėri tė gjerė.
    Trimėri e Shqipėrisė,
    Skėnderbe' burr'i vėrtetė,
    I hodhi themel Turqisė,
    Fat i zi, o fat i shkretė!
    Gjithė bota Skėnderbenė
    E dėgjoj edh'e zij ngoje,
    Emėr'i tij mori dhenė,
    E gjithė dridheshin soje.
    Edhe nė Adrinopojė
    Sulltan e tė tjerė ē'qenė,
    Mė s'kishin tjatrė nė gojė,
    Po gjithėnjė Skėnderbenė.

  9. #169
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    HISTORI E SKĖNDERBEUT
    (1898)

    KREU IV



    Gjoni dėrgoj shumė herė
    Njerės nė Adrinopojė,
    Kėrkoj djemtė mbret' i mjerė,
    Se kishte mall e nevojė
    Po sulltani i pėrgjigjej
    Sot e nesrė, pas zakonit,
    Nat' e ditė po i digjej
    Zemėr' e varfėrė Gjonit.
    Nė Evropė kish dėrguar
    Njerės e ndihm' u kėrkonte,
    Po s'e kishinė dėgjuar,
    Se njeri s'doj tė lėftonte.
    U tha: "Tė bėhemi shokė
    E ta pėrzėmė Turqinė,
    Kemi armiknė mi kokė,
    Po tė bėjmė miqėsinė."
    Evrop' e shkret' atėherė
    Ishte pėr djall' e pėr lumė,
    Priste Ruson' e Volterė,
    Ta zgjuanin ng'ajy gjumė:
    Kokėn nė trastė ta vėnė
    Disa njerės tė vėrtetė,
    Pa ta bėjnė si e bėnė,
    Tė lulėzuar pėr jetė.
    E kish mbuluar fe-zija,
    Njeriu s'e doj njerinė,
    Mbretėronte e padija,
    Nukė ishte si taninė.
    Shqipėtarėtė punojnė,
    Gjith' ata kombet' e shuar
    Pėrpiqenė qė t'i zgjojnė
    Ng'ajy gjum' i mallėkuar.
    Gjon'i gjorė u mundua,
    Po ndihmė s'gjet dot gjėkundi,
    Sa u plak, u dobėtua,
    Pa ra e vdiq mė sė fundi!
    Murati posa dėgjojti,
    Qė mbet pa mbret Shqipėrija,
    Gjithė ē'kish thėn' i harrojti
    Dhe dolli nga njerėzija;
    Fjalėn s'e mbajti Murati,
    Me tė pabesė punojti,
    Dorėnė me vrap e zgjati,
    Shqipėrinė e shkretojti!
    Vėllezrėt e Skėnderbeut,
    Q'ishin nė Adrinopojė,
    Lark shtėpis' e mėmėdheut,
    S'i lanė tė hapnin gojė,
    Po tė tėr' me vrap i zunė,
    Me njė tmerr tė keq i mblodhė,
    Pa nė burg tė thell' i vunė,
    Edhe hekurat' u hodhė!
    Pastaj dėrgoj Xhybelinė,
    Q'e kish tė math e tė parė,
    Pėr tė marrė Shqipėrinė,
    Me njėzet mij' ushtėtarė.
    Shqipėtarėt pisk e panė,
    Se kish djemthitė Murati,
    Ng'ajo frikė nuk' u ranė,
    Mos i vriste dorėgjati.
    Hyri armiku nė Krujė
    Edhe zuri Shqipėrinė,
    Vendi gjith' u bė rrėmujė,
    Njeriu harroj njerinė!
    Ish thėnė vallė nga Zoti
    Kėjo pun' e mallėkuar?
    Mot' i zi, mot' i verbuar!
    Opopo, Zot i vėrtetė,
    Qė ke ligė mirėsinė,
    Qysh munde ta shohē nė jetė
    Ndė robėri Shqipėrinė?!
    Mbretėresha qė pa fatnė,
    E gjith' ato hidhėrime,
    U hoq, vate zuri Matnė
    Me lot e me mallėngjime!
    Ėshtė keq njerith' i mjerė
    Kur ka qėnė si desh vetė,
    Pastaj bije menjėherė
    E s'i mbetet gjė nė jetė!
    Po shumė trima me besė
    Pas mbretėreshės' i ranė,
    Pa ngushėllim e pa shpresė
    Edhe vetėm nuk' e lanė.
    Katrė nga vashat' e tija
    Mbreti vet' i kish martuar,
    Pa nxjerrė nga Shqipėrija,
    Dhe m'e vogėla ish vluar.
    Mbretėresh' e gjorė rrojti
    Sa arriti dhe atėzė,
    Me njė trim burr' e martojti,
    Q'ish e bukur si thėllėzė.
    Rroj', se vėrtet s'e harrojnė
    Helmin' e zi kurrė gratė,
    Po bashkė mė atė rrojnė
    Tė pandarė dit' e natė.
    Helmin nė zemėr' e pshehin
    Edhe me tė pėrdėllehen,
    Armiknė mik e pandehin,
    O, tė gjoratė ē'gėnjehen!
    E burratė nuk' e qasin,
    E njohėn mė mir' armiknė,
    Papo duanė ta vrasin,
    Andaj e gjejnė rreziknė.
    Mbretėresha ish drobitur,
    Ra nė sėmundj'e nė lėngime,
    Posi dritėz' e venitur.
    Nat' e dit' ish nė mejtime,
    Se la plėnkn' e la shtėpinė
    Edhe gjithė ē'kish nė jetė,
    Humbi djemt' e mbretėrinė,
    Mbet e varfėra e shkretė!
    Pa u tret e u kullua
    Dhe zėmrėn' e pėrxhėlliti,
    U doq e u pėrvėlua,
    Syn' e bukur e veniti.
    Qė kur u nda, mė s'qe thėnė
    T'i shihte me sy nė jetė,
    Mė nuk' ua dėgjoi zėnė,
    Po mbet kėrcurez' e shkretė!
    Dit' e bardhė iu bė natė,
    Nat' e tmerruar' e sterrė,
    U bė njė plakėz' e thatė,
    E jeta iu bė skėterrė.
    Mejtonte djemt' edhe qante,
    I dridhej buza sė mjerės,
    Lott' e saj s'muntte t'i mbante,
    Ishin si breshėr' i verės.
    Ah! o jet' e shkreta jetė!
    Qė s'qėndron mė njė, po ndrohesh,
    Je e rreme, s'j'e vėrtetė,
    Vet'e vete, pa ndryshohesh!
    E mėson njerin' e mjerė
    Tė heqnjė e tė duronjė,
    Tė ngrihetė e tė bjerė
    Dhe tė parat t'i harronjė.

    Dimėri kish shėmėtuar
    Faqen' e dheut q'ish tharė,
    Moti, q'ishte egėrsuar,
    Kish fishkur lulet' e barė.
    Shpestė ishinė tė qetė,
    As lėvrinin, as kėndonin,
    Kishinė zėnė foletė,
    Dridheshin edhe rėnkonin,
    E retė sterrė tė zeza
    Dhen' e kishinė mbuluar,
    Q'ish i bardhė posi veza,
    Nė mest tė tyre qėndruar.
    Gjė e gjallė s'pėpėrinte,
    Jeta gjithė ishte shuar,
    Ish thėllim e frynt' e binte,
    Bota ishte e shkretuar!
    E bukura ishte kthyer
    E kishte zėnė verinė
    Edhe prap' e kish gėnjyer
    Tė bukurin, ditėzinė
    Dhe Afėrdita nė verė
    Hipėn sipėr' e zė malė
    Edh'e dėrgon Shtun' e mjerė
    Nėpėr veri me njė fjalė
    Nė dimėr' e nė dėborė
    Vetė vet'e zė verinė,
    Ahere Shtunit tė gjorė
    I ep mal' e arratinė.
    Ajy e kėrkon ta gjenjė,
    Pa shėndin e shpreh ta pjeknjė,
    E ajo rreh ta gėnjenjė,
    Zėmrėnė vėshtron t'i djeknjė,
    Andaj kurrė s'e ka pjekur,
    Si ajy qė kėrkon fatnė,
    E ndjek, po nuk' e ka gjetur
    Kėmbėdjall' e sylugatnė.
    Afėrdita zu verinė,
    Dimėri e pushtoi dhenė,
    Shtuni mori malėsinė,
    Dhe qielli lėshoi renė
    Syri mė s'tė shihte qiell,
    Yll a hėnė nukė shihej,
    As ditė, as drit', as diell,
    Ishte nat' e dita s'ngdhihej.
    Kur munt errėsira dritėn,
    Dhe nata si qen' i qetė
    E kafshon edh'e ha ditėn,
    Ē'tė mira tė shohē nė jetė?
    Udh' e dyer ishin zėnė,
    E drurėtė kishin ngrirė,
    Njė zi e keqe kish rėnė,
    Gjithė botėn' e kish mpirė
    Jeta ishte nė pushime
    Edhe dukej e tmerruar,
    Kulloninė hidhėrime,
    Vdekja gjith' i kish mbuluar!
    Qielli me Perėndinė,
    Hedhurė cipėn' e zisė,
    Po qante pėr Shqipėrinė
    Qė humbi vahn' e lirisė.
    Njė natė tė tėmerruar,
    Qė ia kish thurur dėbora,
    Mbretėresh' e dėshėruar
    Ishte keq pėr vdekj'e gjora!
    Kish kėnduar gjel'i parė,
    Po kėndonte gjel'i dytė,
    Buz' e shkretė i ish tharė,
    Po kur hapi tė dy sytė!
    "Djemtė!" tha dhe psherėtiti
    Dhe rreth e rrotull shikojti,
    Sytė pėrpjetė i ngriti,
    Pa e la jetėn' e shojti!
    E! po pėrse Perėndia
    Mbretėreshės' i dha vallė
    Kaqė shumė tė kėqija?
    E pati shkruar nė ballė?
    Mėngjezi e gjeti vdekur
    Posi njė thėngjill tė shuar,
    Ftohur' e bėrė si hekur
    Edhe tretur' e kulluar.
    Dukej brenga qė kish hequr,
    Nė buzėt tė pėrzhėlitur,
    Dhėmbj' e zėmrės i kish mbetur
    Mbi syt, q'ishte i venitur!
    Jeta kėrkon ta mundonjė,
    Po vdekja s'e lė njerinė,
    Papo i vjen ta shpėtonjė,
    Dhe s'ia dinė mirėsinė!
    Mė nestrėt hapnė dėborėn
    Edhe mihnė dhen' e shkretė,
    E vunė nė varrt tė gjorėn,
    E mbaroi tė zezėn jetė!
    Vashatė mbenė pa mėmė
    Dhe pa vėlla e pa atė,
    U erth' gjėmė pėrmi gjėmė,
    Dit' e tyre u bė natė!
    O Adrinopoj' e shkretė!
    Q'ishe fron' i ligėsisė,
    Njė emrė tė keq pėrjetė
    Ke marrė ndaj njerėzisė
    Se ty se pari tė zunė
    Njerėzit' e mallėkuar,
    Gjithė tė ligat' i prunė,
    T'i hodhė nė krahėruar!
    Si mjer' ata, qė i zinin!
    Kurrė s'kishinė shpėtime,
    Ndėr thonjt tė tyre i vinin,
    E mė s'lininė kursime!
    Skėterr' e jetės' ish burgu,
    Se kishte shumė mundime,
    Dhe ajy qė hynte, murgu,
    Bij nė helm' e nd'idhėrime!
    Ish nė t'errėt nat' e ditė,
    Gjė s'shihte e gjė s'dėgjonte,
    Nukė shihte kurrė dritė,
    Jetėn nė tė zez' e shkonte!
    Ishin ca tė mallėkuar,
    Vinin rrotull n'errėsirė,
    T'egėr' e tė tėmerruar,
    Mundonjės e tė pėshtirė!
    Kėmbėzbathur, kėrsinjthatė
    E shumė tė shėmėtuar,
    Lakuriq e mjekrėgjatė,
    Pa zėmrė nė krahėruar;
    Gjithė gėrxhe kok' e tyre
    Nga rreckat' e nga lėveret,
    Me fytyrė prej mynxyre,
    U vininė rreth tė mjerėt!
    Kishin nėpėr breza thika
    Dhe ndėr supa kordhe vartur,
    T'i shihnje tė merrte frika,
    Ndjenje nė zemrė tė mardhur!
    N'emėrit tė Perėndisė
    N'atė vėnt tė mallėkuar
    I faleshin djallėzisė
    Duke larė kėmb' e duar!
    Muret' e burgut tė errėt,
    Gjak edhe helmė kullonin,
    Mjerė kush hyn nė skėterrėt,
    Egėrsirat' e mundonin!
    Atje brėnda gjente djallė
    Dhe mundime tė kėqija
    Mė nukė delte i gjallė,
    Atje mbretėronte zija!
    Ca pėr jetė i mundonin,
    I vrisninė ca tė tjerė,
    I mbytnin' e i helmonin,
    A i therrninė si berrė
    Prensėrit e Shqipėrise,
    Vėllezėrit e Skėnderbeut,
    Q'ishinė penk ndaj Turqisė,
    Edhe shpres' e mėmėdheut,
    Ata mė shum' i munduan
    Nė burgut, q'i kishin vėnė,
    Se fron' e t'et e kėrkuan
    Pas fjalėsė qė qe dhėnė.
    Njė natė tė tre i zunė,
    Njė e mbyn' e njė e helmuan;
    Mė tė madhė posht' e vunė,
    E pren' edh'e copėtuan!
    Me tė pabesė e pati,
    E gjettė me Perėndinė!
    Ku kish bes' e fe Murati,
    Qė shtu nė lakt Shqipėrinė!
    E pėrmbysi Shqipėrinė
    Dhe shtėpin' e mbretėrisė,
    Edhe pruri ligėsinė
    E djallėzin' e Azisė.
    Tė parėt s'i lij nakari,
    Qė kishin mė Skėnderbenė,
    Thoshin': "Erdhi shqipėtari,
    E na vu nė dorė mbrenė
    Tė gjithė na la pas soje,
    E dolli vetė nė ballė,
    Neve njeri s'na zė ngoje,
    Sa tė jet' ajy i gjallė."
    Zunė ta bintninė mbrenė,
    Sicilido tjatrė fjalė
    I thoshte pėr Skėnderbenė
    Edhe kėlliste njė halė.
    Me fuqit tė dhelpėrisė
    Donin ta humbnin pėrjetė,
    Pas mėnyrės' sė Turqisė,
    Qė tė ha si qėn' i qetė.
    I thoshinė: "Skėnderbeu
    Ėshtė njeri i pabesė,
    Zotn' e math tėn' e gėnjeu,
    Dh'e shtu me lajka nė shpresė
    Mos pandeh kurr' e mos thuaj,
    Se pėr ne nukė pėrpiqet
    Njė njeri, qė ėsht' i huaj;
    Ėsht' armik, po si mik hiqet;
    Edhe sot e kėtė ditė
    S'i pėlqen njerėzit tanė
    E mban gjithnjė tė titė,
    Shqipėtarėtė ka pranė
    Mban rrobėn' e Shqipėrisė,
    Ėshtė shqipėtar i tėrė,
    S'ėshtė miku i Turqisė,
    Kėmbėn' e t'et rreh tė zėrė.
    Nuk' e do kombinė tėnė,
    Punėt tona s'i pėlqejnė,
    Njė tjatėr' udhė ka zėnė,
    Si na thon' e na rrėfėjnė.
    Sa ka trima e tė parė,
    Qė i ka me nder e shokė,
    Janė gjithė shqipėtarė,
    Q'i mban pėr vdekj'e pėr kokė.
    E mori gjithė Sirinė,
    Dhe bota sindėkur thonė,
    Kėrkon ta bėnjė tė tinė,
    Edhe ta ngrehnj' atje fronė,
    Pandaj pėrpiqet e vuan,
    Ka synė te mbretėrija,
    Ushtėtarėt shum' e duan,
    S'dalinė nga fjal' e tija.
    Froni yt nuk' ėshtė mirė,
    Sa tė jet' ajy i gjallė,
    Po ki pėr neve mėshirė,
    Se pastaj mė t'i kesh mallė."
    Kėto fjalė vėnt i bėnė
    Muratit, dhe po mentohej,
    Ethetė nisnė ta zėnė,
    Fytyra zu t'i ndryshohej.
    Thosh: "Mos marrė Arabinė,
    A mos vinj' e marrė fronė,
    A tė zėrė Shqipėrinė,
    E ma bėn sindėkur thonė!"
    Doj ta vriste po s'kuxonte,
    Se ushtėtarėt' e donin,
    Kish frikė mos e pėsonte,
    Ngriheshin' e ja kėrkonin.
    Pastaj tha me mėnt tė tija:
    "Tani pėr pakė ta lemė,
    Po sė shpejti nga Sirija
    Me njė mėnyrė ta ngremė.
    T'i shkruanj: "Shum' u mundove,
    Mė paē uratė, matanė,
    Asinė tani e shtrove,
    Dua tė jesh kėtu pranė
    Tė vinē, se munt tė na ngjanjė
    Nonjė luftė mė kėt' anė,
    Vendin' aty le ta mbanjė,
    Njė nga tė parėt qė janė"
    Ta sjell kėtu e tė mbesė
    Ca kohė n'Adrinopojė,
    Ta mbanj me fjal' e me shpresė
    Edhe ta lė ndė nevojė
    Sa tė humbasė fuqinė,
    Ushtėtarėtė tė ftohen,
    Ta harrojnė dashurinė,
    Pėr tė mė tė mos mejtohen.
    Pastaj moti do ta shtjerė
    Dhe atė ndėr duart' tona.
    Si shturi shumė tė tjerė,
    Se sot dita ėshtė jona.
    Skėnderbeu do e vuan,
    Sa tė jetė gjall' Murati!
    Tė tjerėtė ē'gjė fituan,
    Ē'mundi tė bėnte i ati?
    Nė mos ndihtė Perėndija,
    Kėtu janė dhelpėritė,
    Rroft' e qoftė pabesija,
    Dhe djalli e djallėzitė!"
    Kshu tha dhe karta u shkrua,
    Kartėshpėnėsin' e nxori,
    Dhe ajy mė s'u mėnua,
    Udhėn' e Sirisė mori.
    Dielli posa kish dalė,
    Edhe drit' e tij kish rėnė,
    Kishte ndriturė malė,
    Hijeja rrėzat kish zėnė
    E kish zbukuruar vera
    Vendinė me lule t'arta,
    Fushat' e ndera, tė gjera
    Ishinė bėrė tė zjarrta.
    Trim'i madh dolli nga tėnda,
    Thėllėzatė po dėgjonte,
    Zėn' e tyre ja kish ėnda,
    Dhe mėngjezė shum' e donte,
    Po vinte rreth duke shkelur
    Pėrmbi luletė me vesė,
    Qė posa ishin ēelur,
    Si zėmėra kur ka shpresė
    Ushtėtarėt kishin dalė,
    Nėpėr sheshe po shėnditnin,
    Shikonin fushėn' e malė,
    Syt' e zėmratė zbavitnin;
    Bujqitė gjithė lėronin
    E tėrė bota lėvrinte,
    Njerėzitė po punonin,
    Asnjeri pa punė s'rrinte;
    Lumenjtė me vrap nxitonin
    E dheu po lulėzonte,
    Shpesėtė gjithė kėndonin,
    Trimi po shiht'e dėgjonte.
    Pasi shkoj njė copė ditė,
    Mblodhi gjithė parėsinė,
    Pa gjyqet e gjithėsitė
    Qė duheshin pėr Sirinė.
    Dita kishte marrė vrapnė,
    Gjėkundi nukė qėndronte,
    Se nata kish hapur ēapnė
    E pas soje po nxitonte;
    U ngrys e po errėsohej,
    Bilbili zu e kėndonte,
    Skėnderbeu po mejtohej
    Edhe bilbilė dėgjonte;
    Shumė herė psherėtiti
    Nga ajo zemėr' e gjerė,
    Breshėrimė lotsh i xbriti,
    Po kur heth sytė mė derė,
    Pa, tek po vinte, Hasanė,
    Njė plak me bes' e i vjetrė,
    Q'e mbante gjithėnjė pranė,
    Dh'e doj nga gjithė mė teprė.
    "Jak', i tha, Hasan, pa jakė,
    Se kam rėnė nė mejtime,
    Shko, rri, tė tė tregonj pakė
    Nga ē'mė thotė mėndja ime.
    Mė nuk' e duronj dot mallė
    Qė kam pėr mėm' e pėr atė,
    Dhe s'di a janė tė gjallė,
    I kam ndėr sy dit' e natė.
    Kam fort mall pėr Shqipėrinė,
    Pėr miq e pėr tė njohur
    E pėr gjithė njerėzinė,
    I kam lottė tė pashtrohur;
    Shumė kohė kėtė herė
    Shkoj pa marrė ndonjė kartė,
    Zėmėrn' e ndjenj fort tė mjerė
    Edhe nga malli tė zjartė.
    Zėmrėnė dhėmbja ma mbushi
    Me helm e me hidhėrime,
    Pa mė digjetė si prushi,
    E kam plot me mallėngjime
    Pėr motėrat' e pėr farėt,
    Pėr vėllezėr' e tė tjerė
    Dhe pėr gjithė shqipėtarėt
    E pėr mėmėdhen' e mjerė.
    Aqė kam njė mall tė shumė
    Pėr Shqipėrit nat' e ditė,
    Sa s'kam as prėhje as gjumė,
    Mė gjeti si ēilimitė!
    Unė vuanj pėr Tyrqinė,
    Po nukė mė mbeti shpresė,
    Mė vjen keq pėr Shqipėrinė,
    Tyrqit' i shoh tė pabesė.
    Ti e di si kam lėftuar
    Gjithėnjė pėr mbretėrinė
    E ē'punėra kam punuar,
    Po tė mirėnė s'e dinė.
    Si desha unė Tyrqinė,
    Ashtu dua dhe Murati
    Tė mė dojė Shqipėrinė
    E t'i bėnjė nder tim ati."
    Tek tha dhe njė psherėtimė
    E zjart' i del Skėnderbeut,
    Q'ish nj'e madhe dėshmimė
    Pėr dhėmbjet tė mėmėdheut.
    Hasanit, q'e dij ē'ish bėrė,
    Ē'kish pėsuar Shqipėria,
    Kėto fjalė si gjilpėrė
    I shkuan nė shpirt tė tija:
    Dy-tri herė psherėtiti
    Edhe erth' u mallėngjye,
    Mė pasdaj dorėnė ngriti
    Edhe drejtpėrdrejt iu kthye,
    Pa i tha: "T'u ngjattė jeta!
    I ke tė tėra nė dorė,
    Nė tė ndritoft' e vėrteta.
    Kurrė s'mbetemi tė gjorė."
    Kėto pakė fjalė thanė
    Burri trim e i uruar
    Bashkė me ēelė Hasanė,
    Qė e kishte tė besuar;
    Pastaj dolli Skėnderbeu,
    Po vij rrotull si dragua,
    Fjalėnė atje e preu,
    Parėsija ju afrua.
    I pėrshėndoshi me rradhė,
    Buzėnė mė gas e vuri,
    Tė vogėlin' e tė madhė,
    Gjithė pėr dore i zuri.
    Tė mugėtitė po vinte,
    Sė qetazi nata delte,
    Hapėsirėnė e nxinte,
    Ndė erėt lehtazi shkelte.
    Mishratė ndė hell u vunė,
    Parėsija po dėfrenin,
    Trimatė vallen' e zunė,
    Nėpėr sheshe po kėrcenin.
    Ndėnjnė dhe hangėr' e pinė,
    Duke thėnė fjalė shumė,
    Njė copė her' u zbavinė,
    Po pastaj ranė nė gjumė.
    Nė zi ishte Shqipėrija
    E nė tė kėqija shumė,
    E kish shkelur ligėsija,
    Ish nė robėri pėr lumė!
    Kėtė radhė erdhi vera,
    Po zėmrat' i gjet tė ftohta,
    Nukė si herėt e tjera,
    Q'ishin me gas e tė ngrohta!
    Mė s'ish zonjė Shqipėrija,
    Shqipėtari s'ish i zoti,
    E kish zėnė dobėtija,
    Q'i kish prur' i shkreti moti.

  10. #170
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    HISTORI E SKĖNDERBEUT
    (1898)

    KREU V



    U ngrit fat' i Shqipėrisė
    Si i vdekuri nga varri,
    Mori udhėn' e Asisė,
    Duke ikur si i marri,
    Me njė rrobėzė tė ēqyer,
    Me fytyrė tė tmerruar
    Dhe me gjak lyer e ngjyer
    E me sy tė zgurdulluar;
    Posi hije mori dhenė,
    Duke ecur me vrap shumė,
    Papo u hodh pėrtej denė
    Si ajy q'ikėn nė gjumė.
    U shėmbėllye me Gjonė,
    Mori fytyrėn e tija,
    Shtanė dhe zėn' e zakonė
    Edhe u derth nga Syria.
    Plaku me shkop duke shkuar,
    Posi nata mori dhenė,
    Pa vėndethit e uruar
    Dh'erth e gjeti Skėnderbenė
    Pa iu qas edh'e fėrkojti
    Me mall shum' i mjeri atė,
    Nė mest tė tendės qėndrojti,
    I zi sterrė posi natė!
    I ligur, i dobėtuar,
    I grisur, i ēkatėrryer,
    I shkretė, i varfėruar,
    I qar' e i mallėngjyer!
    Ish i venitur, i vdekur,
    I rrithte si lumė gjaku,
    Ishte pėrgjynjur' e tretur
    Dhe dridhej i tėrė plaku!
    Si ajy lipės' i gjorė
    Qė ka mbeturė pa bukė,
    Rri ndė shi e nė dėborė,
    Ngjeshur i mjeri me zhukė!
    Ahere kur fryn e bije,
    Jeta ėshtė gjith' e qetė,
    Reja dėborėnė shtije
    Mbi dhet tė ftoht' e tė shkretė!
    Ajo plakėz' e sėmurė,
    Kur i vjen e zeza natė,
    Pandeh qė s'gdhihetė kurrė,
    Aq i duketė e gjatė!
    Po kur kthehet sėrish vera,
    Qė vjen me lul'e me fletė,
    Dhe me tė mira tė tjera,
    Bėnetė tjatėrė jetė,
    Dita sa vjen madhėsohet,
    E vė posht ahere natėn,
    Pa tretet e dobėtohet,
    Ngjan me plakė brengėgjatėn.
    Bujku zė e lėron arėn,
    Duke parė mirė motnė,
    Heth mir' e bukurė farėn,
    Pa shpresėn' e ka mė Zotnė
    S'i mallėkon kurrė qetė,
    Se ėsht' e madhe mėkatė,
    Nuk' e do Zot'i vėrtetė,
    Pa i quan mėm' e atė.
    Kėthehetė prapė moti,
    Po ēdo kohė ka njė shijė,
    Ashtu e ka bėrė Zoti,
    Q'i vu tė gjitha mė vijė.
    Vinė, venė, sėrish vinė
    Tė gjitha ē'janė nė jetė,
    Pa vėre re njerėzinė,
    Ta njohē fjalėn' e vėrtetė.
    Qysh bije nė vjeshtė shiu,
    Lumi qysh i vete detit,
    Ashtu tė thotė njeriu
    I derdheshin lotėt mbretit!
    Posi rrėkeja i vinin
    Dhe i mirrin krahėrorė,
    Nga mjekėr' e bardh' i binin,
    Qė e kishte si dėborė!
    "Fle? i tha, o jetėgjatė!
    Nuk' e di se ē'ėshtė bėrė,
    Ē'e gjet tė zinė tėt atė
    E Shqipėrinė tė tėrė?
    T'u shua fare shtėpia
    Nga turqit' e mallėkuar,
    Hyri ndė kurt Shqipėria,
    Ėshtė shuar' e shkretuar!
    Tyrqitė si egėrsira,
    Armikėt' e njerėzisė,
    Me mėnyra tė pėshtira,
    Me dhelpėrit tė Azisė.
    E muarrė Shqipėrinė
    Dhe shkoj e vate lirija!
    Prunė dėmn' e babėzinė!
    Po mbretėron ligėsija.
    Vėndet' e shumė i zunė,
    I prishnė duke shkretuar,
    Nė zgjedhė tė keq'e vunė
    Shqipėtar' e varfėruar.
    Ē'hoqi Shqipėriz' e gjorė,
    Vashatė gjith' u pėrmblodhė,
    Pėr tė mos rėnė nė dorė,
    Nga shkėmbi pėrposh u hodhė.
    Tėt vėllezėrė tė tėrė
    Egėrsiratė i vranė,
    S'tregonetė ē'kanė bėrė,
    Gjė tė gjallė nukė lanė!
    Fle ti, shpres' e Shqipėrisė?
    Mėmėdheu tė ka shpresė,
    T'i pėrzėsh mbren' e Tyrqisė,
    Qė ia ka me tė pabesė.
    Ti pėrpiqesh si i marrė!
    Jakė nė mėnt e mos vuaj,
    Murati po tė bėn varrė,
    Armiknė tėnt mos e duaj!
    Ati qė tė shoi shtėpinė
    Dhe bėri rop shqipėtarė
    E tė shkretoi Shqipėrinė,
    Duke ndar' e duke vrarė,
    Armikut tė Shqipėrisė
    I bėn tė mirė nė jetė?
    Errėsirės' sė Asisė
    Qė tė la kėrcu tė shkretė!
    Apo rreh tė marē Asinė,
    Si Skėnder' i Math njėherė,
    Tė ngrehsh kėtu mbretėrinė,
    Pa ta lėsh nėpėr tė tjerė?
    Ish i math me tė vėrtetė,
    Mbi tė gjithė mbretėrojti,
    Po pastaj fron' e la shkretė,
    Mėmėdheu gjė s'fitojti.
    Pirroja lėftoi Greqinė,
    Edhe Romėn' e tė tjera,
    N'Afrikė Evgjitėrinė,
    Sindėkur ja pruri hera,
    I dhan' emrė Shqipėrisė,
    Po veē emėrin i lanė,
    T'ish urdhėr i Perėndisė,
    Ishin ndryshe vėndet tanė.
    Burratė, qė pinin retė,
    Botėnė nė dor' e vinin,
    Muntnin njė themel pėrjetė
    Vėndit tė tyre t'i shtinin.
    Ty ta la rradhėnė moti,
    Qė ta nderonē Shqipėrinė,
    Fuqi mė tė dhėntė Zoti,
    E bėfsh gjithė mbarėsinė!
    Tė gjithė humburė venė,
    Veē njė munt emrė tė lerė,
    Qė lėfton pėr mėmėdhenė,
    S'mundohetė pėr tė tjerė,
    Mėmėdheu tė ka shpresė
    Qė ta nxjerē pej robėrie,
    Nėnė xgjedhė tė mos mbesė,
    T'i apē dritė si ka hije.
    Qysh munt tė lėsh Shqipėrinė
    Nė kurt e nė tė kėqija
    E tė vuanē pėr Tyrqinė?
    Ē'tė mirė pe nga Tyrqia?
    S'tė vjen keq pėr shqipėtarėt
    E pėr Shqipėrin' e mjerė
    E s'tė merr, biro, tė qarėt,
    Qė humbi lirin' e nderė?
    Robėrin' e Shqipėrisė
    Edhe gjėmėn' e tyt eti
    Dhe mynxyrėn' e shtėpisė
    Qysh munt ta shohē, qė tė gjeti?
    Gjakn' e gjithė Shqipėrisė
    Tani ti je nėnė barrė
    T'ia nxjerrē nga hundėt Tyrqisė,
    Veē teje s'ka kush ta marrė.
    Do tė lėsh nė kėtė jetė
    Nj'emrė shumė tė uruar
    E njė dritė tė vėrtetė,
    Q'ajo kurrė s'ka tė shuar.
    A mė sheh ti mua plaknė?
    Tė qenkėsha si ti djalė,
    Muratit i pinja gjaknė,
    Sot s'gėnjehesha me fjalė,
    Tė shoh vėllezėrit vrarė,
    Shtėpinė time tė shuar,
    Shqipėrin' e shqipėtarė
    Tė lidhurė kėmb' e duar!"
    Kėshtu tha, dhe posi era
    Iku duke qar' i gjori
    E dolli me vrap nga dera,
    Ajy qėnėke Mėnttori!
    Skėnderbeu u tmerrua,
    Dhe zėmėra q'e kish trime,
    Ju doq e ju pėrvėlua,
    Ju bė cop' edhe thėrrime.
    Me tmerr e me breng' u xgjua,
    Burr' i math e trim i mirė,
    Dhe ndėnj pak' e u mejtua,
    Kur sheh qė posa ish ngdhirė
    Qiellin' e kishin zėnė
    E gjithė qarkunė retė,
    Dukej sikur kishte rėnė
    Njė zi e madhe ndė jetė.
    Derėn' e tėndės' e hapnė,
    Njė kalorės po thėrriste,
    Kali kishte marrė vrapnė,
    Ajy, sa mundte, bėrtiste.
    Vinte nga kryeqyteti,
    Nga Adrinopoj' e shkretė,
    Sillte kartėnė nga mbreti,
    Qė s'kish fjalė tė vėrtetė.
    Skėnderbeu e kėndojti,
    E mori vesh pabesinė
    Dhe njė shėrbėtor dėrgojti
    E thirri vetė njerinė
    I tha: "Kartė pse s'mė prure
    Nga im at', apo s'tė dhanė?"
    At'i ra tė zi pej ure
    Posa i zu ngoje t'anė,
    Po e mblodhi, s'u rrėfye,
    Tha "Vetėm kėtė mė dhanė"
    Edhe fytyra ju kthye,
    Djersė tė ftohta i ranė.
    I tha: "Po nga Shqipėrija
    Nonjė fjalė s'ke dėgjuar?"
    Ajy mbloth supat e tija,
    Dhe vu dorėn nė krahėruar.
    Skėnderbeu tha: "Ē'mė thua?
    Tim vėllezrė s'i ke parė
    Dhe s'tė thanė gjė pėr mua?
    Kėjo punė s'ėsht' e mbarė."
    Ajy me gjuhėt tė trashė
    Tha: "S'i njoh, t'u ngjattė jeta!
    E s'tė them dot se i pashė,
    Se s'pshihetė e vėrteta."
    Trimi mė tej nuk' e shpuri,
    Po qėndroj e u mejtua,
    Ėngjėlli ndėr mėnt ja pruri
    Dhe lott' i vanė si krua.
    Mė s'ndenj, po qė atė ditė
    Mblodhi pleqt' e parėsinė
    Urdhėroj, bėnė gatitė,
    Tė parė la njė tė tinė.
    E dėgjuan ushtėtarėt
    Qė ikėnte Skėnderbeu,
    Pa gjith' i mori tė qarėt,
    Thanė "Tė na pikė dheu!"
    Mė nesėret gjith' u ngrinė,
    Edhe pleqt' e parėsija
    Skėnderbeut po i vinė
    Brėnda nė tėndėt tė tija.
    Ajy ish ngritur pa ngdhirė,
    Kishte zėn' e po mejtohej,
    Punėtė s'i gjeti mirė,
    Pa zėmėra i pėrvėlohej.
    Kur ata nė der' u dhanė
    Tė vrėnjtur e tė helmuar,
    Tė gjithė afėr i vanė
    Me fytyrė tė tmerruar!
    Popo, ish bėrė zapati!
    Mynxyr' e madhe kish ngjarė,
    S'kish mbetur njeri nga ē'pati,
    Ē'gjė t'i thoshinė mė parė!
    Pėr vėllezėr' a pėr mėmė,
    Pėr t'an' a pėr Shqipėrinė,
    Nuk' ishte njė e dy gjėmė,
    I kishin mbyllur shtėpinė!
    Desh t'i thosh atė Sandushi
    Nga gjithė ē'qenė mė parė,
    Po sytė me lot i mbushi
    Edhe u mbyt duke qarė.
    Skėnderbeu: "Pse s'mė thoni?"
    U tha, "Shokė! Ē'ėshtė bėrė?
    Tė gjitha tė m'i tregoni!
    Mos bėhi si gra tė tėrė!"
    Pastaj tė tėra ja thanė
    Me vaj e me mallėngjime,
    Mijėra rrufe i ranė
    Nė atė zėmėrėn trime!
    Tė gjithė shokėtė qanin
    E mė shumė shqipėtarėt,
    Ngashėrimėnė s'e mbanin,
    Nuk' e prisnin dot tė qarėt.
    Skėnderbeu ish mahnitur,
    I dridhej buza dhe qante,
    Rrufet' e kishin goditur,
    Lottė mė s'mundte t'i mbante.
    Ajo zėmėr' aqė trime,
    Qė s'doj tė dij nga shigjeta,
    Nga tė tilla hidhėrime
    U munt far'e ju nxi jeta.
    Kish shpresė tė vij njė herė,
    E t'i gjen si i kish lėnė.
    Popo, njeriu i mjerė!
    S'kemi gjė nė dorėt tėnė!
    Skėnderbeu s'pėrdėllehej,
    Ra nė sėmundj'e nė lėngime,
    Shėndeti mė nuk' i kthehej,
    Ish ndė eth'e ndė rrėnkime.
    Ndėnji tre a katrė muaj
    I sėmur' e nė shtrat rėnė,
    Nė vėnt tė larg' e tė huaj
    Shkoj me brengė disa hėnė.
    Si mori mirė shėndenė,
    Zgjodhi nga gjith' ushtėrija
    Sa shqipėtarė qė qenė
    E tė pakė nga Azija,
    Papo u hoth nė Evropė,
    Erdhi nė Adrinopojė
    Me zėmrė mijėra copė,
    Qė s'tregonetė me gojė.
    Gjithė bota nga qyteti,
    Sa e njihnin e s'e njihnin,
    Si mizėrija, rrėmeti,
    Duallė jashtė ta shihnin.
    Njė t'atillė trim' e burrė,
    Gjithė njerėzit' e donin,
    Se shok s'kish pasurė kurrė,
    Papo me gisht e tregonin.
    Ishte trim posi dragua,
    Kish mėndjen' e urtėsinė,
    Ish i bukur si pallua,
    Kish me vehte Perėndinė.
    Kur u poqnė me sulltanė,
    E priti mirė si djalė,
    E vuri dhe ndenji pranė,
    Pa i tha t'ėmbėla fjalė,
    Po tė gjitha ato fjalė
    Tė rrem'e pėr faqe qenė,
    Rrodhė tė tėra si valė
    S'e gėnjeu Skėnderbenė.
    Tha: "Je shtyll' e mbretėrisė,
    Me ty mbahetė Turqija,
    Je fuqi e Perėndisė,
    E di vetė Perėndija.
    Nga mynxyratė qė ngjanė,
    M'erdhi mė shumė keq mua,
    Qė i pata kėtu pranė,
    Zėmėra, m'u pėrvėlua!
    Po njė punė q'ėsht' e thėnė
    E vjen nga Zot'i vėrtetė,
    Nuk' ėshtė nė dorėt tėnė,
    S'i gjėndetė bar nė jetė.
    Tani mos del nga qyteti,
    Se s'kemi nevojė kaqė,
    Armik pothua s'na mbeti,
    Me tė gjithė kemi paqė
    Edhe vetėm mos mė lerė,
    Kur tė kesh volinė, jakė
    E mė piq ngandonjėherė,
    Tė rrim' e tė flasim pakė
    S'dua tė mėrgohesh meje,
    Se unė tek ti kam shpresė,
    Njeriu tjatrė veē teje,
    Nė jetė nuk' i sjell besė
    Mė pastaj nė dashtė Zoti,
    Nė u bėftė si them unė,
    Si tė mbarohetė moti,
    Kam mejtuarė njė punė,
    Tė tė bėnj mbret e tė parė,
    Si i kam thėnė tyt eti,
    Pėrmi gjithė shqipėtarė,
    Se froni sot ty tė mbeti."
    Kshu tha, po ja kupėtonte
    Skėnderbeu djallėzitė,
    Bėhej sikur i besonte
    Dashurin' e miqėsitė.
    Kohė nė qytet qėndrojti,
    S'delte fare nga shtėpija,
    Murati ē'kish bėr' i msojti
    Tė gjitha nga miqt' e tija.
    Tė vėllezėrit' i vinin
    Nė ėndėrrė, edhe plaku,
    Kundrejt si hije i rrinin,
    Si krua u rrithte gjaku!
    Skėnderbeu kohė priste,
    Edhe volinė kėrkonte
    Sulltan Muratnė ta vriste
    Edhe fronė ta rrėzonte,
    Tė hiqte kordhėn' e gjatė,
    E t'i bij sa kish fuqinė,
    T'ja bėj krahėrorė govatė
    E t'i nxirrte mushkėrinė,
    Apo ta shtinte nėr duar
    E posi berrė ta therte,
    A ta shkelte nė krahėruar
    Edhe shpirtinė t'i merrte,
    Posi ujku qen' e plakur,
    Qė s'i kanė mbetur dhėmbė,
    E zė dh'e ngorth pa pėrgjakur,
    Duk'e xhvaturė me kėmbė!
    M'anėt tjatėrė Murati
    Kishte soje frikė shumė,
    Synė hapėt si lugati
    E mbante edhe nė gjumė!
    Papo nėnė dhet punonte
    Me djallėzi nat' e ditė,
    Varrė Trimit i rrėmonte,
    Po s'i shkonin djallėzitė.
    Ndėr kėto gjėndej Murati,
    Po s'ja kishte ėnda vrapnė,
    E mė s'i dha kohė gati,
    Luftatė sėrish u hapnė.
    Hynjadhi, mbret i Vllahisė,
    Qė kish dhe Transillvaninė,
    Vlladislla i Polonisė,
    Q'ish bashkė me Ungarinė,
    Ju lėshuanė Turqisė
    Tė dy bashkė menjėherė,
    Nė rrėmet tė ushtėrisė
    U pėrzjenė dhe tė tjerė.
    Murati mbloth ushtėritė
    Me mijė si mizėrija,
    Edhe bėri ēpejt gatitė,
    Sindėkur e kish Turqija.
    Pa nukė bėri tė parė
    Skėnderbe burrėn' e trimnė
    Mbi tė gjithė luftėtarė,
    Q'e kish gjithėnjė fitimnė
    Po Muharrem benė nisi,
    Q'ish njė turk i tėmerruar,
    Dhe i trashė posi lisi,
    E dėrgoj pėr tė lėftuar,
    Pastaj ndėnj e u mejtua,
    Rreziknė e kupėtojti,
    Vet'hesė ju zėmėrua
    Pėr tė parin qė dėrgojti;
    Thirri tė birė, Mehmenė,
    I tha: "Si ja shtie unė,
    Tė dėrgojmė Skėnderbenė,
    Muharremi s'bėn dot punė
    Po tė mos ta bėnj tė parė,
    Vetėm ndihmės le t'i jetė,
    Qė tė vejė puna mbarė,
    Shum' urdhėrė tė mos ketė.
    Armikėtė Skėnderbeu
    Do t'i muntnj' a vritet vetė,
    Kėjo punė mė pėlqeu,
    Se del mbroth, sido tė jetė."
    Kėto tha dhe ēoj Mehmenė,
    Me fjalė tė rreme shumė
    Ta gėnjente Skėnderbenė,
    E pandehte q'ish nė gjumė.
    Me tė mbaruar Mehmeti,
    Skėnderbeu u mejtua,
    Pa tha "Kur urdhėron mbreti,
    Mos mė pyet fare mua."
    Kshu tha dhe nė pakė ditė
    Burri trim e zot' i mirė
    I mbaroj gjithė gatitė,
    U nis me shumė dėshirė
    Sa shqipėtarė qė qenė,
    Nėpėr ushtėrit i zgjodhi,
    Dhe tė nipnė Hamza benė,
    E tė tjerėt gjith' i mblodhi;
    Mori dhe turq' e tė tjerė
    Ngaha kombet e Azisė,
    Sindėkur e bėn' ngaherė
    Pėr sulmėt tė ushtėrisė.
    I hipi burri trim kalit
    E mori nė dorė frenė,
    Si dielli majė malit,
    Kur del e xbukuron dhenė
    E la pėr jetė qytetnė,
    Ndjeu thelbin' e gėzimit,
    Lėshoj kalėn, mori dhenė,
    Shokėt' i ranė pas trimit.
    Pa njė ditė ndaj mėngjesi
    Dolli mė njė vent tė lartė,
    Zoti zėmrėnė ja ndezi,
    Erth e ju bė fjesht e zjarrtė!
    Pa malet e Shqipėrisė,
    Qė ndė vogėl'i kish parė,
    Nė kohėzėt tė lirisė,
    Pa ndjeu nė zėmrėt zjarrė,
    Njė gas qė nuk' e kish ndjerė
    Qė kur lindi, gjer ahere,
    Kurrė ndonjė tjatrė herė,
    I erdhi me shumė ndere,
    Ishte plot me ėmbėlsirė,
    E kish njė tė naltė ndjenjė,
    T'uruarė e tė mirė,
    Tė vyer' e pa rrėfenjė.
    Shtu syt' e pa mėmėdhenė,
    Lott' i vanė si burimi,
    Sa shqipėtarė qė qenė
    Qanė gjithė nga gėzimi.
    Kur n'atė koh' i vjen Mari,
    Marrė fytyrė njeriu,
    Edhe gjuhė shqipėtari,
    Veshur si bari syziu.
    Mbante krrabėnė nė dorė,
    Syn' e zi e kishte pishė,
    Fytyrėnė si dėborė,
    Sterrė kėsul' e kėmishė!
    Ishte posi djalė mbreti,
    I kish dirsurė mustaqja,
    Gush' e tij si shkumbė deti,
    Posi trėndafili faqja.
    Tha: "Zotėrinj shqipėtarė!
    Luftėnė q'u bė e patė?
    Hynjadhit i vate mbarė,
    Turqet u dha shumė datė!
    Nuk' e patnė Skėnderbenė,
    T'i nderonte kėtė radhė,
    Tė shumėt kafshuan dhenė,
    S'e hangrė dot me Hynjadhė
    Nėpėr fushat kanė rarė
    Ca mė bark e ca mi krahė,
    Tė plagosur' e tė vrarė,
    Bėrė tė varfėrit rrahė!
    Tė pakėtė qė shpėtuan,
    U kthyen' e zunė vrapnė,
    Tani posa kapėtuan,
    Posi zoqtė u pėrhapnė,
    Tė tėrė muarrė dhenė,
    Njėri tjatėrin s'e panė,
    E shihni Muharrem benė?
    Krye tė par' atė kanė,
    Pėrtej nė rrėzėt po shkojnė,
    Sindėkur i kanė thyer,
    Ikin me nxit e s'vėshtrojnė,
    E kanė pėr tė rrėfyer!"
    Skėnderbeu duke parė
    Turqit' e Muharrem benė
    Tė prishurė e tė vrarė,
    Dhe gjaknė qė mbyti dhenė,
    Sa s'ishinė shqipėtarė
    I hoqi gjithė mėnjanė,
    U tha: "Hiqi ju mė parė,
    Nga tė tėrė shokėt tanė,
    Tė piqni Muharrem benė
    E gjėkundi mos e lini,
    Gjersa tė zėrė qytenė,
    Ikėni e mė mos rrini."
    Tha kshu, dhe ata u ndanė,
    Duallė nga ushtėrija,
    Kuajtė me vrap i nganė,
    U ra pas dhe kėmbėsija.
    Ahmeti tha: "Skėnderbeu
    Pse i ndau shqipėtarėt
    E neve vetėm na ktheu,
    Po nxitojmė si tė marrėt?!"
    Kshu tha, pastaj u mėrguan,
    Shqipėtarėt vetėm mbenė,
    Qėllimet i kupėtuan.
    Po shikonin Skėnderbenė.
    Skėnderbeu u gėzua,
    Shqipėtarėtė i mblodhi,
    I vėshtroi posi dragua,
    Trimėri nė shpirt u hodhi,
    Duke u thėnė:"Shqipėtarė!
    Vdiqmė a jemi tė gjallė?
    S'jemi ne q'ishim mė parė?
    Kjo prapėsi ē'ėshtė vallė?
    Tė lėftojmė pėr Tyrqinė
    E tė lėmė mėmėdhenė,
    Tė harrojmė Shqipėrin
    Tė vrasim vetė vethenė!
    Tė vuajmė pėr Tyrqinė!
    S'shihni tyrqit ē'na punuan,
    Gjaknė duan tė na pinė!
    Shpirtin tė na marrėn duan!
    Turp i math e turp pėrjetė
    Tė bjerė kshu Shqipėria!
    Tė mbesė pa zot, e shkretė!
    Tė urdhėronjė Tyrqia!
    Ta prishnj' e ta varfėronjė,
    Nė rrezik tė math ta hedhė,
    Ta ndynj' e ta dobėtonjė,
    Ta mundonjė nėnė xgjedhė!
    Si foshnjatė na gėnjeu
    E me djallėzi na shturi,
    Gjithė ē'kishim i rrėmbeu,
    Nė dorė, si desh, na vuri!
    Mė dobėtoi Shqipėrinė,
    Mė vu nė kurt shqipėtarė,
    Ma mbylli fare shtėpinė,
    Nukė mė la fis e farė!
    Tani duhetė ta themi:
    U ndothmė fare nė gjumė,
    Si tė vegjėlit i rremi
    Na qeshi, na qeshi shumė!
    Po paskėtaj tė mė shohė,
    Se arriti dit' e mbarė,
    Pėr sė ēpejti do ta njohė,
    Do ta njohė shqipėtarė!
    Nė millt shpatėn s'e vė kurrė,
    Pa dėbuarė Tyrqinė!
    Tė vinjė kush ėshtė burrė
    Tė shpėtojmė Shqipėrinė!
    Ē'e dua unė vet'henė
    Me turpit tė Shqipėrisė,
    Nuk e shoh dot mėmėdhenė
    Nėnė xgjedhėt tė Tyrqisė!"
    Kush ėshtė bir shqipėtari,
    E ka pjesė trimėrije
    Sot njė flakėzė pej zjarri,
    Nė zėmėr' i zbret Perėndije."
    Kėshtu tha me zė tė zjarrtė
    Trim i bukur Skėnderbeu,
    Zėmrat' i dogji si kartė
    Tė tėrė i mallėngjeu.
    Kėto fjalė shqipėtarėt
    I bėnė mė shumė trima,
    Gjithė s'mbanin dot tė qarėt
    Q'u vinte si vetėtima;
    Posi deshtė me kurorė
    E rrethuan Skėnderbenė
    Me rradhė muarrė dorė,
    Lidhė bes' e bėnė benė.
    Me fuqit tė Perėndisė
    Mari ngul krabėn e tija,
    Hap fjamurn' e Shqipėrisė,
    Thotė: "Rroftė Shqipėrija!"
    Fjamurit gjithė ju falė
    Me shumė gas e me shpresė,
    Duke thėnė disa fjalė
    Tė urta me besa-besė.
    Burri trim u fal me Zonė
    Me zėmėrė tė ndrituar
    E mė nukė mbeti vonė,
    Po kur e panė kaluar,
    Kur hingėllinte Bardhushi,
    Q'ishte i math e i lartė,
    Me flakė gazi ja mbushi
    Zėmrėnė, q'e kish tė zjarrtė!
    Fluturoj posi fajkua,
    S'shkelte mbi dhe, po ndė erė,
    E rrėfenin si pallua
    Leshratė dhe bisht'i gjerė!
    Dėgjoj q'erdhi Skėnderbeu,
    Rrodhi gjithė Shqipėrija,
    Ngriti krye mėmėdheu,
    Pru lirinė Perėndija!
    Zokn' e mjerė kur e vėnė
    Nė kuvli, qysh varfėrohet,
    As ha as pi, as nxjerr zėnė,
    Po unj kokėn' e mejtohet,
    Si ajy q'e kanė vėnė
    Nė burk e nė tė kėqija,
    Ndė hekura duke shtėnė,
    Pa i digjet mushkėrija,
    E kur shpėton nga kuvlija,
    Qysh fluturon me gas shumė,
    I bėhetė zėmėr' e tija,
    Q'e ka tė butė si brumė,
    Ashtu edhe Shqipėrija
    Anembanė u gėzua,
    Dhe djalli e djallėzija
    U pėrmbys e u mėrgua.
    Erdhi si vera lirija
    Edh'e nderoj Shqipėrinė,
    Dha urdhėrė Perėndija,
    Pa e shpėtoj njerėzinė.
    Si shqerratė kur kėrkojnė
    Mėmatė me blegėrimė,
    Rreth e rrotullė vėshtrojnė,
    Me njė sy si vetėtimė,
    Ashtu edhe Shqipėrija
    Po e kėrkonte lirinė,
    Pa ja fali Perėndija,
    I dha gjithė mirėsinė.

Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Naim Frashėri, aspostulli i shqiptarizmės
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-05-2025, 11:52
  2. Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar
    Nga shendelli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 11:39
  3. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  4. Ambasadori egjiptian nė Tiranė, pinjoll i vėllerėzve Frashėri
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 19:13
  5. Kur dashuronte Mit'hat Frasheri
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •