Armikete shum' u mburre
Po e liga s'del tej kurre
Trimate, qe u perndane
Sicili mori menjane
Armiket i dermuan
Dhe me cdo lufte fituan
Te shumet syresh i prene
E bene det edhe dhene
Te pakete qe shpetuan
Lane vendete dhe shkuane
Trimat' e Eba Myslimit
Shoket' e mire te trimit
Duke perhapur si drita
Mbuluane dhene si dita
menjane zune Qofene
M'anet tjatre Medinene
Punetoret e Mervanit
I tere komb' i syfjanit
Ikenin te turperuar
Njerezit e mallekuar!
Ata te pakete qe mbene
Muarre fshetazi dhene
N'ate Shamt te shkrete vane
Te piqeshin me Mervane!
Genjeshtra mbe dhet po binte
E verteta zu te ndrinte
Dimri ish ne te mbaruar
Po vinte ver' e uruar
Nata ishte duke gdhire
Po linte nje dit' e mire
Trimat' u dhane me dere
Edh' e ngrin' imam Xhafere
Ishin te tere me shpata
Edhe me ushta te gjata
Duke falure i vane
Te gjithe nder kemb' i rane
I thane: " Na dergoj trimi
Miku yt Eba Myslimi
Qe te te veme te pare
E puna te veje mbare
Se neve vec deres suaj
S'veme tjater e te huaj
Po erthme te marrim dore
Po mos na lere te gjore."
Keto keto fjal' i thane
Po kur dhe te tjer' u dhane
erdhi gjithe paresija
Dh' e rrethoj shtepin' e tija
Fjalesor' i Perendise
Shtyll' e gjithe njerezise
Me nder te math shum' i priti
Me dashuri i gostiti
Ata ne krahnor ju futne
Gjithe me nje ze ju lutne
Donin ta benin te pare
E ta vinin nene barre
Si e pa qe nuk' e lonin
Me pahir donin t'a vinin.
U tha:" Mua mos me ngini
Ne kete pune s'me kini
Po ju mua ne me doni
Fjalene te ma degjoni
Nje tjatre t'u gjej une
E te mbarohet kjo pune
Dhe une t'u ap urate."
Kshu tha zoti jetegjate
Si e bindi njerezine
U vuri te kusherine
Ay ishte Abdullahu
Ishte Abdullah Sefahu
Abaz' ish stergjysh i tija
Pa e donte njerezija
Muhamet me Aline
Abaz ungj' e kishine
Ketu u be Abdullahu
Pa gjithekush e perkrahu
Ne Qofe pastaj e shpune
Atje te pare e vune
Sylejman Ebu-Selmeja
Vu fjale, q'u tunt Qofeja
Me pare plaku i gjore
Nga te gjithe mori dore
Numeroj c'kishine bere
Syfjanasit gjat' e gjere
Njerezija vuri veshne
Ate te pare e deshne
Po punen' e beri trimi
Zot' i math Ebu-Myslimi
Te mos ish kordh' e atija
Nuke ngrihej roberija
Ay rrezoj mbreterine
Edhe nderoj njerezine
Shoj faren' e mavijese
Q'ish' e lig edh' e pabese
S'i harronte Perendija
Aqe shume te keqija
pa kush e ben, do ta gjenje
Zotn' e math s'munt ta genjenje;
S'genjen dot dhe njerezine
Q'e e njohen ligesine
Genjeshtra dhe ligesite
S'dalene kurre ne drite
pa te lene n'erresire
e verteta esht' e pavdire
Kurdohere miresite
I mundine djallezite
E drejta edh' e verteta
S'mbetene kurre te shkreta;
Tek mbreteronte urtesija
Atje eshte Perendija.
******
Krijoni Kontakt