Gjaku vinte posi krua
Rrith udhevet si perrua!
Erth' mengjezi, u be dita
E dhene e mbuloj drita,
Armiket ne dhet' i vune!
Qytetne ne dor' e shtune
Kshu dhe qytetet' e tjere
I muarre menjehere.
Ndenj ju fal Zotit se pari
Pa tha me zemere Myhtari;
"Zot i math , o Zot i mire
Mua pasketaj meshire
Ne zemere mos me lere
Urdheri yt te ma ngrere!
Dua te marr mire shpage
Per kete te madhe plage!
Do te benj ato qe bene
Armiket per Zotne tene!
Ate qe bene ta gjenje
Brez pas brezi ta rrefenje
Qysh i cperblen Perendija
Gjithe c'bejne njerezija!"
Kshu tha dhe kerkoj urate
Pa shturi doren mi shpate,
Dhe tha : "Shoke, me c'menojme,
Tani shpage te kerkojme
Nga te gjithe ata, qe vane
Ne Qerbela , e gjall'jane;
Se pari dua Ymere,
Q'ish i pare mbi te tjere
Edhe shimre Dylxhevshene.
Pa dhe te tjere sa qene!
Mori urdherin' e tija
Dhe u perhap njerezija.
Ymere ne dor' e vune
Papo lidhure ja prune!
Neper trekt trimat' e shkonin.
Njerezija e veshtronin
"Ku e ke , o djall, i thane
Rijen' e Taberistane?
Se ti nga makuterija
Bere aqe te keqija
Lakemimete te talle
S'dinje se jeta ka shkalle!
Ishnje shum i math nje here
Po sot te shohem te mjere!
S'lenka gje Zot' i vertete
Pa shpage ne kete jete!
Lum'ay qe beka mire
miresija esht' e pavdire!"
Ymerit keto i thane
Gjithe bota kur e pane
Trimat Myhtarit ja prune
Ymere dhe posht' evune;
"E di se c'ke ber' , " i thane
Edh' e there posi kane !
Pas ati Shimrine prune.
Nememadhe posht' e shtune
Pa te ter' e mallekuan
C'kishte bere ja kujtuan
Pastaj date duke thene
Mijera cope e bene!
Pas ati Sinane there
e shtrine mbe dhe si derre
Me s'u lane fis e fare
S'mbet asnje syresh pa vrare!
Pastaj te tjerete zune
Me rradhe ne dhet' i vune.
******
Krijoni Kontakt