Close
Faqja 13 prej 19 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 190
  1. #121
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Ish nje burre trim me flete
    Qe nuke kish shok ne jete
    Zejd-Ebtahu , ay dolli
    E thena atje e solli
    Imamit me shpat' i shturi
    Sa mundi , po nuk' e zuri
    Dor' e shkret', o dor' e thate,
    E kujt i shtije me shpate !
    Imami nje her' i shturi
    Dhe ate ne dhet' e vuri
    Armikete u mahnitne
    Edhe te ter' u cuditne
    Kur e pan' ate mynxyre
    Gjak s'u mbeti ne ftyre
    U tmerruane nga frika
    Te gjitheve u ra pika
    Njeri me nuke guxonte
    T'i dil kundrejt te leftonte!
    Than' Aliu u ngjall prape
    Erdhi derrme te na jape!
    Te gjithe u frikesuan
    Edhe ca u turperuan
    Se fajne qe ben' e njohne
    Dhe me zemer' u pendohne!
    Ymer i shtrengoj te paret
    Edhe gjithe luftetaret
    U dha shpres' e frik' e fjale
    Po njeri s'deshi te dale
    Asnje s'deshi te genjehej
    Se e dij qe nuke kthehej
    S'vij ner shoket tjater here
    Nisej drejt per ne sketerre;
    Nuke pat duk as nje fjale
    Pa njeri s'guxoj te dale!
    Imam Hysejni po rrinte
    Njeri kundrejt nuk' i vinte
    Ymeri shoket i mblodhi
    E me te parete zgjodhi
    Thirri Shimre-Dhil- Xhevshene
    Dhe te tjeret sa qene
    Te liq e te mallekuar
    Pa bese ne kraheruar
    U mblodhne djajte te tere
    Edhe fjale duke bere
    Thane : "Esht' Aliu vete
    Eshte trim, burr' i vertet
    Sot e tere trimerija
    Eshte mbi vehtet te tija
    Nga gjithe ay fis' i cquar
    Permbi kete ka qendruar
    Eshte trim me te vertete
    S'ja del dot njeri ne jete
    Te mos ish tani pa uje
    Neve na bente rremuje
    Te mos kishte edhe zjarre
    Q'i lane sa kane ngjare
    Ay neve s'na peshonte
    Po te gjithe na shkurtonte;
    udhen' e lumit ta zeme
    Me vrap, pa uje ta leme
    Se ne pift'uj', o te mjere,
    Nje ngjall nuke do te lere
    Njeri vetem te mos te dale
    As me kembe, as me kale
    Duhet e tere t'i bjere
    Ushterija menjehere!
    Keto fjal' armiket thane
    Dhe ushterin' e perndane
    Nje fuqi te madhe shpune
    Anen' e lumit zune!
    Pa imami u leshua
    Permbi ata si fajkua
    Te keqen, o kordh' e lare!
    C'e nderove kordhetare!



    *****
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  2. #122
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Kali duke hingellitur
    Dhe mi ta duke vervitur
    Gjithe perpara i vuri
    Kordha s'e la gjalle ke zuri!
    U be gjaku si kente
    Si shiu qe rrjedh nga rete!
    Te shumet' atje u vrane
    Te tjeret u perndane;
    Pa ju aferu lumit
    Vrapmadhit e fjaleshumit
    Ay vinte gjithe vale
    Duke thene shume fjale
    Ah! o Frat*, o Frat i shkrete!
    Te kishe shterur perjete!
    Lumi vij me shume buje
    Po s'ish e thene te pij' uje!
    Nje djall! mos i qofte thene!
    Thirri: "Tendet plack' i bene!"
    Imami u kthye prape
    Me etj' e me shume vape!
    Ajo s'ish fjale e vertete
    Po e cpiku djalli vete
    E thena do te mbarohej
    As shtohej as pakesohej
    Me zgjarr te madh duke kthyer
    Ne gjak i tere i ngjyer
    Vrau dhe shume te tjere
    Zot' i math zemergjere
    Po erdhi posi shkendija
    Me mall e priti femija!




    Frat*------ lumi Eufrat
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  3. #123
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    #17


    Zot' i math e i vertete
    C'qe kjo kaq' e keq' e shkrete!
    Zemera me mallengjehet
    Kjo here nuke rrefehet!
    S'ngjan dhe me heret e tjera!
    Popo, c'pane grat' e mjera!
    Vec ti , Zot , u dhe durime
    Zemrat i bere trime
    Kjo s'ish pune qe durohej
    Zemra soje pervelohej!
    E pritne me shume shprese!
    Dh' e rrethuan posi shpese
    Me lot' te hidhur duke qare
    Kush ta qafonj me pare
    Nje shprese si vetetima
    Kur duhet ner kercellima
    Nga Zot i vertet u zbriti
    E nder zemra u ndriti
    Edhe nje gas patne ndjere
    M'e pare gjall dhe nje here
    Jet, o e shkreta jete
    Je e rreme, s'j'e vertete!
    Gazi dhe helmi qe vine
    Shkojne prape e nuke rrine
    Kthehen nder na duke shkuar
    Po t'i presim pa renduar
    Gjithe c'pjell e shkreta jete
    I ha prape ajo vete
    Kshu dhe njerezit' e mjere
    I h shtriga, s'do t'i lere
    I ha, po vet i pjell prape
    Ate qe merr, do ta ape;
    Hena hahet e me s'shihet
    Pa ze prap' e perseritet
    Dhe imami kete here
    Nga ajo zemer e gjere
    Nxori ah e psheretime
    Mallengjim e ngasherime
    E lotte si shi i derdhi
    Se po shume keq i erdhi
    Shum' armiket e munduan
    Zemeren ja lenduan
    Pacin nem e mallekime
    Dhe mundim e hidherime
    Engjelli i miresise
    Qe vjen ng'an e Perendise
    Zbriti e durim i pruri
    Pa fjalene prape zuri
    Ngushellehu grarerine
    Edhe Zenel Abidine
    Nga zemr' e tij q'ishte trime
    U dha durim ner mundime
    U tha c'u kish per te thene
    U mesoj c'udhe te zene
    Pa u ngrit, u nis te dale
    Duke thene shume fjale
    Grate nder kembe i rane
    E te gjitha pas i vane
    Edhe Zenel Abidini
    Immai u tha : " Ku vini?"
    Thane , "me ty , te vdesim
    Nuke duam me te mbesim ."
    Po imami u tha : "Rrini,
    Ju ne lufte s'ben te vini
    Shehre- Banuja tha:" Mua
    Kete fjale mos ma thua,
    Do te vinj , bashke te vdesim
    Neve me s'mundim te presim
    Te mbes une bije mbreti
    Ne mest te ketij rremeti!
    Nuke jam nga kombi juaj
    Pa me kane per te huaj."
    Imami u tha :"Ju rrini
    Te tilla nder ment mos vini
    Mbi ju njeri s've dore
    Kini zotn' e math kembore
    Tek po thoshin keto fjale
    E derdhnin lotte si vale
    Kur u dha me vrap nje burre
    E nje Hexhin duke prure
    Q'iken si rrufe nde rere
    Edhe plimbi s'munt ta zere
    Imami tha : " Pa hipe
    Edhe ik', o buk' e kripe,
    Leri grate i sjell une
    Po hiq vet' mbaro pune."
    Imami i dha urate
    Pa i tha :" Ki kujdes grate
    Edhe Zejnel Abidine
    E mos i ler vetem te vine
    Un' arce per te mos kthyer
    Zot' i math s'me ka genjyer."



    ******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  4. #124
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Me nuke tha tjater fjale
    Po me vrap hipi ne kale
    Hyri ne mes' t'ushterise
    Si dragonj i Perendise
    Posi zjarr' i math kur bije
    Ne pyllt e lisat i shtije
    Me te madhe kesellime
    E me shume oshetime
    Nuke le as bar, as flete
    ashtu dhe trim i vertete
    I shkurtoj te tere
    Qerbelaja det ish bere
    E po kerkonte Ymere
    Edhe te paret' e tjere!
    Do t'i kish te gjithe shuar
    po per uj' ish perveluar!
    Te lumi u aferua
    Pa ndenj pakez u mjetua
    Shokete ner mend i erdhne
    Lotte si lumi ju derdhne
    Atje tek rrij e mejtohej
    E zemera i pervelohej
    Hasir' , i bir' i Teminit
    Nje shigjet' i shtije trimit!
    Ne buzet e zu shigjeta
    Dhembet i shturi e shkreta!
    Opop! Zot' i vertete!
    S'e permbysje dhen' e shkrete!
    Armiket e mallekuar
    E pasholl' imamn' e uruar
    Gjithe c'ishte urtesija
    Kalori e kembesija
    Posi galat u leshuan
    Papo ne mest e rrethuan
    Shtune ushte e shigjete
    Kundrejt Zotit te vertet!
    Nje shigjet e shkret' e mori
    Ne balle, pa kur e nxori
    Gjaku rroshi posi krua!
    Papo , me gjak u mbulua!
    Mos me keq! s'e s'merr me shume
    Djall- o pune! fat o lume!
    Pas asaj posi dragua
    Mbi armiket u leshua
    Me kordhet te lare shturi
    Dhe ke zu, ne dhet e vuri
    Fluturonte si fajkua
    leshohej posi dragua
    Armiket te gjithe i binin
    Shigjetat ne trupt' e zinin
    Plage kishte shtatedhjete
    Edhe ky trim' i vertete!
    Ne gjak ish mbytur tere
    O armike, c'kini bere
    Mallekim paci per jete
    Nga Zot' i math i vertete!
    I ra tere rremeti
    Pa fuqi me nuk' i mbeti
    Armiket e rrethuan
    Me tepere e shtrenguan
    Imami prape u leshua
    Ushterija u tmerrua
    U perhapne e parap' u mblodhne
    Te gjithe shigjet' i hodhe
    Shume shigjeta i shtune
    Edhe te shumta e zune
    Kali kishte plage shume
    Gjaku i rridhte si lume
    pa renkoj e psheretihu
    Imami Hysejni i zbriti
    Armiket' me kemb' e pane
    te tere pas i rane
    Ymeri ju aferua
    E pa dhe u turperua
    Shimr' i lik i mallekuar
    U derth si qen' i terbuar
    Po imami posi dragua
    Me kordhe drejt ju leshua
    Posa pa Imam Hysene
    Iku me vrap, mori dhene
    pastaj mbloth Shimri te tije
    Edhe te tjere Jezite
    Se largu ter' i shtijen
    Shigjetat si bresher i bijen
    kali rreth te zot'vinte
    Dhe sa munt hingellinte
    Armiket gjith' u permblodhne
    Pa shigjeta shume hodhe
    Gjithe se largu i shtinin
    Po afere nuk' i vinin
    Imam' i zoti i jetes
    Q'ish burim i se vertetes
    Kish marre plage me mije
    Gjaku i vij posi vije
    Po prap' ay poshte s'binte
    Me kordhe ne dore rrinte;
    Shigjetate qe i shtinin
    Si gjemba ne trup i rrinin
    Zot' i math, ti qysh e prure
    Ne mest djajet e shture?
    Me gjith' ato te keqija
    I dha fuqi Perendija
    Armikete parape i ndoqi
    Dhe ke preku kordh' i hoqi
    Armikete u perndane
    Po prap' u mblodh' e i rane
    Pa Shimr i mallekuar
    Ay djall' i temerruar
    me shoket' e tij therriste
    posi qente angulliste
    U thoshte : "Pse nuk' i bini
    Edhe me te gjall' e lini?"





    ******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  5. #125
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Ata gjithe e rrethuan
    Po prape s'ju aferuan
    U zune gjithe nga harku
    E goditne per selargu
    Dhume djaj te mallekuar
    U nisne per t'aferuar
    Ju qasn' e u turperuan
    Papo prape u merguan
    Kishin te gjithe shprese
    Nga bir' i Mavijese
    Qe t'u ipte pun' e mite
    Kshu i mesonin djaleezite!
    Imam Hysejni po rrinte
    Gjaku posi lume i vinte!
    Donte edhe me te qendronte
    E plagete t'i duronte!
    Po fuqija ju mbarua
    Dhe zemera ju pervelua!
    Ay zot c'plage kish marre
    Zemera qysh i ish thare!
    Mushkerite i ishin djegur
    Ate dite c'kishte hequr
    Sa te keqija kish pare
    C'mynxyra i kishin ngjare
    Opopo! Zot' i vertete
    C'ishte kjo e then' e shkrete
    Ng'ay komp' i Mavijese
    Dira shtrigu i pabese
    Me nje shigjet' e goditi
    Krahn' e djathte ja dropiti
    Sinan Enesi se prapi
    Duke nahitur si capi
    Sa mundi shtu qen' i qete
    Pa ajo shigjet e shkrete
    Nene kraht' te djatht' e mori
    Dhe i del nga kraharori;
    Pa ra shtyll e njerezise
    E drejtez e Perendise
    U tunt fush' e Qerbelase.
    Qielli zu te kercase
    Termet ra nde gjithe jete
    Kur ra imam' i vertete
    U tunt gjithesi e tere
    Kjo pune me s'ishte bere
    Havli bashke me te bire
    U leshuan me deshire
    Ju qasne, por kur e pane
    U trembn' e shkuan dh'e lane;
    Nje tjater ju aferua
    Imami i tha : " Me mua
    Cke ti , o njeri i mjere
    Pse nise per ne sketerre?
    Kur ati nga Perendija
    I erth gjithe miresija
    Tha : " C'bet' , o te mallekuar
    Vrate njeriun e uruar!
    Paci nem', o te pabese
    Ky esht' i bir i Fatimese
    Dhe nip i Muhametit!"
    Kshu tha dhe ju derth rremetit
    Shturi me shpatet te gjate
    La ne vent nja gjashte a shtate
    Pa gjithe siper i rane
    E vran' e gjall nuk' e lane
    Pastaj tere sa qene
    E psholle imam Hysene
    Sicili t'i qasej donte
    Po prape nuke guxonte
    Vec Shimr' i lik, i tmerruar
    Dhe Sinan' i mallekuar
    Qent' e sketerres se shkrete
    Ju qasne te dy te qete
    Shimri, djall' i mallekuar
    E shkeli ne kraheruar.
    Mos me keq' , zzot' i vertete
    Gjer ketu kjo pune e shkrete
    Engjell i Perendise
    Zbriti me rrobet e zise
    Shimrin' e nemur' e shtyti
    Pa s'e shkeli per se dyti
    Popo, Shimr' i mallekuar
    Ishte shume i shemetuar,
    Dhembet prej derr' i kishte
    Ay djall , njeri s'ishte
    Kishte dale prej sketerre
    Si derri kur del prej ferre
    Kish fytyrene mynxyre
    Dhe menyrene te ndyre.



    *******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  6. #126
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Kordhene e nxori qeni
    Hapi syt' imam Hyseni
    Pa i tha :" Ne kete hene
    Njerezija lufte s'zene
    Esht' e premte kejo dite
    Qe i lene djallezite
    I falene Perendise
    Pas udhes se njerezise;
    Edhe tim gjysh e levdojne
    E ndihme soje kerkojne
    Edhe femijes se tija
    Urat' u ep njerzija
    Ju guxuat' e na vrate
    Po kete te madhe plage
    Zoti nuk' e le pa shpage!"
    Kshu tha dhe nga zemr' e gjere.
    Psheretiti fort nje here!
    Pa zu ngoje Perendine
    Dhe mblodhi gjithe fuqine
    Unji koken, ju fal Zotit
    Fuqimath meshireplotit.
    Shimr i ra , paste neme!
    Opopo, e madhe gjeme!
    E pa Zoti koke-prere
    Qiejte i beri sterre
    Armikete edhe t'ane
    Kshu ne falj' e sipr' e vrane
    Koka qe ish prere
    Duke folur, the nje here
    Me nje ze shume te qete:
    "Zot' i math esht' i vertete".



    *****
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  7. #127
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    #18



    Dielli'ish duke permbysur
    Dita ish en te ngrysur
    Qiell' i ter' ish nxire
    Jeta ish ber' erresire
    E verteta ish drobitur
    Genjeshtra ishte rritur
    Keshtu dukej ne te pare
    Dhe nga puna qe kish ngjare
    Mbreteronte Mavijeja
    S'kish te bente Fatimeja
    Imam Hyseni ish vrare
    Jeziti i vinte mbare
    Kish mundure Syfjani
    Edhe Shimri e Mervani
    Kishin mundur Perendine
    Edhe Muhamet Aline.
    Po kjo nuk ish e vertete
    Ishte nj' e rreme nde jete
    Imam Hysen' ish nderuar
    Jeziti nemen e shkrete
    Hysejni kish Perendine
    E Jeziti djalleine;
    Per Hysejne pergjerohen
    Ne dashurit aferohen
    Edhe sonte njerezija
    Qajne per ngjarjet e tija
    Jeziti me gjithe shoke
    Nemene kane mbi koke
    Dhe ketu dhe nd' ate jete
    Dhe ndja Zotit te vertete
    Kush do Muhamet-Aline
    Edhe beson Perendine
    Do Hasan e Fatimene
    Dhe qan per imam Hysejne
    Nuke ben Jeziterine
    Djallezin e ligesine
    Se ata jane vrare
    E rane deshmimtare
    Rane per nje te vertete
    Q'ajo na nderon ne jete
    Armiket' e mallekuar
    S'e kishine kupetuar
    Q'ata zoterinj q'u vrane
    E nderuan Qerbelane.
    Atje tek ra zoti yne
    Edhe gjithe gjak' e mbytne
    Vete dhe sot njerezija
    Falet per kembet e tija.
    O lule! moj e vertete!
    Te qofshim fale per jete!
    Zoterinj, ju kini vuar
    Neve na kini nderuar
    O vellezer shqipetare
    Pa qasuni duke qare
    Dhe mbani zi kete dite
    T'u zbrese nga zoti drite!
    Pa kujtoni Qerbelane
    Gjithe Zoterinte tane!
    Me te lene kete jete
    Imami , Zot' i vertete
    Shpirt' i math vate te ZZoti
    Tek kish qene dhe qemoti
    Gjeti atje Perendine
    Edhe Muhamet-Aline
    Edhe Fatimen' e Hasane
    E te mirete anembane!
    Te liqte s'ishin perzjere
    Ishin gjithe ne sketerre
    Ne shum' ishine mundime
    Secili kish nje mynxyre
    e nje fytyre te ndyre
    Njer' ish gomar i zgjebosur
    tjateri qen' i kromosur
    Se njerezi s'u kish mbetur
    vete posht' e kishin hedhur!
    Kshu ish n'ate te vertete
    Po ketu , ne kete jete
    Armiket' ishin gezuar
    Punen e kishin mbaruar
    Kishin nga Jeziti shprese
    Ndaj u bene te pabese!
    Oh! mendja sa i genjente!
    Imamit kali s'i ndahej
    Hingellinte sa ment cahej
    Aqe shume hingellinte
    Sa Qerbelane e tronditte
    Armiket gjith' i rane
    E goditn' e dot' s'e vrane
    pa iku me ngulcim shume
    i plagosur e per lume
    Erdhi e qendroi me dere
    hingelliti dhe nje here
    Grat ' e varfera e pane
    Edhe te qarit ja dhane
    Ndenj i qareth e i qete
    I rridhte gjak tatepjete!
    Femija gjith' u tmerrua
    Dhe drejt kalit u leshua
    Me te math ,mallengjim qane
    Edhe kalit kshu i thane :
    "Ore kal', i kal' i shkrete!
    C'e bere trimn' e vertete!
    Ku esht' nder i njerezise!
    Shtyll' e gjithe miresise!
    Mjere neve se si mbeme
    Edhe ketu c'do te leme!
    Qysh erth kjo e zese dite
    Q'u harruan miresite!
    Koh' e shkrete si u nderrua
    E mira gjith' u mergua!
    Ah! o mit', e zeza mite
    I bere gjithe Jezite!
    Njeri mik sot per sot s'mbeti!
    U harrua Muhameti
    Aliu me Fatimene
    E Hasani me Hysene!
    C'ka beri makuteria
    Dhe' e nemura djallezija!
    Qysh e paskmei te thene!
    C'qe kjo per derezet tene!
    Kaqe burra ketu lame!
    Mjere neve me sy c'pame!
    Kete mall si ta durojme!
    C'na duhete me te rrojme!
    Zot' i math Zot' i mire
    Falna durim e mshire!"
    Kshu qane me ngasherima
    Me lot e me psheretima.
    Kali degjonj keto fjale
    Dhe iku e mori male
    Njeri s'e pa tjater here
    Ate kalethin' e mjere!



    ******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  8. #128
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Grat' ishine temerruar
    As ne gjum'ishin , as zgjuar
    Pa thirre : "Neve ku jemi!
    Pasketaj te gjalle s'vemi!"
    Dhe j'u derdhe ushterise
    Si rrebesh i Perendise!
    I huaji grat i zuri
    Brenda ne tendet i shpuri
    U tha :" Hyni brenda , rrini
    Ju edhe Zenel Abidini
    Ay vete ndenj ne dere
    Njeri atje te mos lere.
    Grate donin te leftonin
    Zemrene dot s'e pushonin!
    Armikete gjith' u dhane
    Bene placke gjithe c'pane
    S'lane gje , po gjith' i mblodhe
    I rropne djajt' e i vodhne
    Shimri me shok te tjere
    U leshuan menjehere
    Te huajne shum' e shane
    Dhe ate ngadish e vrane!
    Po ay vdekjen s'e dinte
    Dor' e vdekjese s'e zinte
    "Zejnel Abidini ku eshte?"
    Than, "apo s'del , se e pa ngushte?"
    Nuk' e kishin per te lene
    Po Zoti s'e kishte thene
    Pa ata q'ishin penduar
    Fajn' e madh e kishin njohur
    Thane :" Mjaft keto qe beme
    Keta qe mbene , le ti leme
    Ne mos , po do te qendrojme
    Ne mest tene te leftojme".
    Armiket u trembne atehere
    Se mos beheshin levere.
    Kshu i mesoj Perendija
    Pa shpetoj syresh femija
    Pastaj u ngrit ushterija
    Pas atyre dhe femija
    Dh'ay njeriu me bese
    Muarr udhen e Qofese
    Femija fort shume qane
    Kur e lane qerbelane
    C'la atje femij' e mjere!
    Burra m'emer e te ndjere!
    La shpresen e njerezise!
    Gjith' miqt' e Perendise
    Gjalljene nuke e donin!
    Ata vdekjene kerkoknin!
    Zejnel Abidini qante
    Me grat' bashke zi mbante
    Mallengjimne s'e duronte
    Doj te vdis e te mos shkonte
    Po ay qe pru Hezhine
    E zu Zejnel Abidine;
    "Ti prure , tha Zotit bese
    Kushdo linde, do te vdese".
    Kshu tha dhe gjithe kaluar
    Muarr udhe duke shkuar
    Me zemre cop' e therrime
    Me helm' e me mallengjime
    Ky Zot femijen e shihte
    Po ate njeri se njihte!
    Isherbente gjithe vete
    Si sherbetor i vertete
    Ne kohet te ligesise
    Kish njeri te Perendise!
    Femija s'e njeh njerine
    Valle engjellit' e zbritne!
    A e kish derguar vete
    Zot' i math e i vertete!
    Se zogut , qe mbetet shkrete
    Dhe i varfere ne jete
    Ja ben veteze folezen
    Miresit' e tij s'e lene
    U tha Zejnel Abidini
    Armikevet:" Ku na shpini?"
    "Ne Qofe e ne Sham , thane"
    Dhe i muar' e s'i lane
    Unjet nga mali nde rreze
    E vjen ne fushet thelleza
    Imamit ju aferua
    Pa qau e u helmua
    Qepne me gjak duke ngjyer
    E kembete duke lyer
    Iku me vrap, mori dhene
    Duke qar'imam Hysene
    I ra pas edhe pellumbi
    Duke ikure si plumbi
    Me vaj e me ulerime
    Me te madhe psheretime
    Me te gjith' anete vane
    Gjemene miqet u dhane
    Pellumb' i bukur me bese
    Ndenj mbi varrt te fatimese
    Papo qante e nemeronte
    Nat' e dit' e me s'pushonte!
    Me shume shok' erdh Ymeri
    Po me pak u kthye derri
    Se te shumete ju vrane
    P'andaj shume shoke lane
    Te vinin nde dhet te vraret
    Q'ishin ndere si traret
    Djajt' e tyre i mbyluan
    Te miret i lan' e shkuan!
    Po pshatarete degjuan
    U ngrine gjith' e s'menuan
    Burra, gra e foshnja vane
    I mblodhe tok e i qane
    Pa me te math nder i vune
    Opopo! nde dhet se c'shtune!
    Armikete e mallekuar
    Kishine marre duke shkuar
    Kryethite e imamit
    Ja shpinin derrit te Shamit!
    Edhe shokevet te tjere
    Kryet ua kishin prepe
    Pa dhe ato bashk' i shpune
    Opopo! e madhe pune!





    *******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  9. #129
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Ymeri naten e pare
    Atje tek kishine rare
    pa n'enderre Muhamene
    Hadixhene e fatimene
    Aline edhe Musane
    Merjemene e Isane
    Imam Hasan e Abasne
    Dhe t'ane , Sadi Vekase!
    Erdhe gjithe te helmuar
    Koket i ngrine nder duar
    pa i puthne e i ferkuan
    Shume qan' e mallekuan
    U dha dhe nj'e madhe drite
    E nata u be si dite
    Muhameti duke qare
    E kokete duke pare
    Gjith' armiket i qertonte
    U ip men' e mallekonte
    Te mirete gjithe c'jane
    I rrinine atje prane!
    Dhe nje kordhetar i pare
    Shpage kerkonte te marre!
    Vij nje ze nga Perendija
    Edhe thoshte si vetedija:
    "Zoti eshte me te miren
    Nuk' eshte me egersiren
    Do te drejten , te verteten
    Se me ato e mban jeten
    Te ligene kush ta benje
    Me se fundi do ta gjenje
    Te drejtene kush ta lere
    N'erresire do ta bjere!
    Udhen e drejte e pate
    Pse s'e mbajtte po e late?
    Ay qe ben ligesite
    Bije ne te madhe shkite
    Djallezi e ligesija
    Eshte lark nga perendija
    Edhe gjithe djallezite
    S'dalene kurre ne drite
    Zoti u tha te gjykoni
    Me te drejte te punoni
    U tha te kini meshire
    Te beni ngahere mire
    Te drejtene mos e lini
    Ne arrati te mos bini
    Te mos lini njerezine
    Te mos e ngisni njerezine
    Mizen , u tha , te mos e ngisni
    E ju njerezine vrisni!
    S'degjuate Perendine
    Po bete zot djallezine!
    Late me nj'ane uraten
    Muarrte demn' e mekaten!
    Lat' udhen e Perendise
    i rate pas djallezise
    I vajtte pas mavijese
    Nemene muarrte pjese
    Me djallezi e me mite
    U bete gjithe jezite
    Late Musane e Harune
    E u bete Firaune
    te ter' u bete Nemrute
    Ne zgjarrt' Ibarahimn' e shtute.
    Isufne per pak e shitte
    Edhe syte tuaj qitte.
    Ay qe shet te vellane
    Dhe vret t'emen e t'ane
    S'ka pjese prej njerezije
    Edhe ndjese Perendije
    Late Muhamet-Aline
    Pa bete Jeziterine
    Harruate memedhene
    U bete me Mavijene
    Te mirene posht' e hodhte
    Te ligene zut' e zgjothte
    Po mendja mos u genjeje
    Zot' i math do ta c'perblenje".
    Kshu pa enderr ate nate
    Pa u ngrit me shume date
    Dhe fjala i ndenj si thike
    Ne zemer' e i dha frike.



    ********
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  10. #130
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Ushteri e mallekuar
    U ngrit edhe duke shkuar
    Vate ne Qofet te shkrete
    Qe do te shuhej perjete
    Bij perpara ushterija
    Pas asaj vinte femija
    Ybejdi , qen i sketerres
    Kishte dale jashte deres
    Jashte deres se qytettit
    Mare menyren e mbretit
    Bashke me qen e pabese
    Ish njerezi e Qofese
    Ca armiq e te gezuar
    Dha ca miq' e te helmuar
    Me te madhe kercellime
    Me poh' e me shume sqime
    Hyn ne Qofe ushterija
    Pastaj hyri dhe femija
    Ne qytet te mallekuar
    Qe ishte per te rrezuar.
    E pa Zejnel Abidine
    Ybejdi, qe ngjan me Aline
    Pa shume u zemerua
    Tha :" popo, fara s'u shua!"
    Vat' e ndenj ne vent te tija
    Djalli vet' e djallezija
    Dhe tha : Zejnel Abidine
    Thirrmani ketu tanine!"
    Imami yn' ate donte
    Se po vdekjene kerkonte
    Vate dhe pas, sherbetori
    Nuk' e la vetem i gjori
    Zejnepa u nis te vdese!
    Me s'i mbeti mbeti fare shprese!
    Te Ybejd' i nemur vane
    Dhe ndenjn' e fjale s'i thane
    Ybejdi i tha : " Ti grua
    C'deshe ketu pa me thua?"
    Zejnepa , q'ish grua trime
    J'u pergjigj me mallengjime
    " O ti qen , i bir' i qenit!
    Jam motr' e imam Hysenit
    Paske dhe fjal' e me thua
    Me nemeron mua grua!
    Nuk' u pi dheu te tere
    Me c'pune qe kini bere!
    Edhe me nuke pendohi
    S'kini turp te turperoheni
    Djalli ju ka verbuar
    Mendjen ju ka trubulluar
    Pa beni kshu te keqija
    A u shofte Perendija!"
    Kshu the ! Zonj'e gjithe grave
    Sat em' e tyt' et' i ngjave
    Ishin mbledhur njerezija
    Bere posi mizerija
    Ybejdi u zemerua
    Pa shume u zgurdullua
    Dhe i tha imamit tere:
    "Po ti , djale ku ke qene?"
    ne Qerbela pse s'te vrane?
    Gjall' ne jete pse te lane?"
    Djali pakez u mejtua
    I tha :" Pse me pyet mua?
    Une vdekjene kerkonja
    Nuke donja me te rronja
    Desh te me vrit ushterija
    Po me shpetoj Perendija
    Esht' dor e Perendise
    Mi duart e njerezize!
    Po pse te behej kjo pune?
    Valle c'faj kisha ber' une?
    Njeriu te jet' i mire
    Pa kur te jet' egersire
    Si ju e si mbret juaj
    Miresin' e ka te huaj!
    Mua zemera s'me trembet
    Dhe shpirti aqe s'me dhembet
    Gjyshn' e tim' ati e pate
    Dhe gjyshne tim e tim ate!
    Une, bir' i Atyre
    Rri kundrejt kesaj mynxyre!
    Kini goje te me flisni!
    Ketu jam , perse s'me vrisni!
    S'qene mjaft ata qe rane
    Pa ke keq se pse me lane?"
    Kshu tha djali me te qete
    Zot' i math e i vertete!
    Bene cudi njerezija
    Nga mendj' e nga fjal' e tija.



    *****
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

Faqja 13 prej 19 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Naim Frashėri, aspostulli i shqiptarizmės
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-05-2025, 11:52
  2. Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar
    Nga shendelli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 11:39
  3. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  4. Ambasadori egjiptian nė Tiranė, pinjoll i vėllerėzve Frashėri
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 19:13
  5. Kur dashuronte Mit'hat Frasheri
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •