Close
Faqja 12 prej 19 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 190
  1. #111
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    #14



    Imam Hysejne po rrinte
    Derthte lot' e psherentinte
    Sa me teper mejtohej
    Zemera aq' i lendohej
    Tha:" E shkreta e thene
    Ti njeriu s'ja ke dhene
    Kete qe me dhe sot mua!
    Oh! njerezija m'u shua
    Nje nga nji i nisa vete
    I dergova n'ate jete
    Valle kaqe kush ka hequr
    Nga ata qe kane vdekur
    Njeri s'ka hequr sa une
    Me s'eshte bere kjo pune.
    Zot' i madh pse me harrove?
    Valle teje me mergove?"
    Kshu me zemere te qete
    I tha Zotit te vertete
    Po engjell' i urtesise
    Erdhi ng'an' e Perendise
    I pru nder zemre durime
    Ja beri nga c'ish me trime!
    Pa jetezen e vertete
    E rremja ju duk' e shkrete
    Dheu dhe pun' e tija
    Edh' e tere gjithesija
    I erthe fort te peshtira
    Se ju cfaq ajo m'e mira
    Se po rrojtja gjume quhet
    E vdekja zgjuarje thuhet
    Atje kishte Perendine
    Kishte Muhamet-Aline
    Kish Hasane' e Fatimene
    Se po gjithe atje vene
    Ku ngjan jet' e Perendise
    Me jetet te njerezise!
    Ajo jet' esht' e vertete
    Eshte e rreme kjo e shkrete!
    Parajsa kopsht' i ndrituar
    Per te miret eshte shtruar
    S'ta pret mendja, si te thuash
    Me nonj' emre s'munt ta quash
    Kur te shohc nje vent te gjere
    nje miresi te paprere
    Nje fatbardhesi perjete
    Atje dhe Zotth' i vertete
    Edhe gjith' ata qe vane
    Te dashurit qe na lane
    Dhe ata qe do te leme
    Ne mos qofshine te rreme
    Lum te mirete ku vene
    Sa c'perblim nga Zoti gjene!
    M'anet tjatere sketerra
    Mbushure gjemba e ferra
    Nje rripe , nje shkretetire
    Nja nate qe s'ka te gdhire!
    Mjere te liqt' ate dite
    Djalle gjejn' e ligesite
    Nje te madhe erresire
    per ata po s'ka meshire
    Mundonjesit' i perpshijne
    Edhe ne zgjarrt' i vervijne!
    Nje e drejt' e nj' e vertet
    Na nderon ne ate jete
    Per keto te paka dite
    Pse te bejme ligesite?
    Zotne atje kur ta gjejme
    Nuke mundim ta genjejme;
    Njeriu kur te gjykohet
    Atje shume turperohet
    Ne na gjykon vetedija
    Me pare nga Perendija
    Deshmimetaret qe rane
    Dh' e nderuan Qerbelane
    Gjith' u kthyhen te Zoti
    S'u munduane se koti
    Ata te mjere te tjere
    Vinin gjithe ne sketerre!
    Tani pa shih, kush fitonte
    Edhe cili deshetonte.




    ******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  2. #112
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Imam Hyseni i shihte
    Me sy punet' i njihte
    Ne zemeret te atija
    Ishte vete Perendija
    Nga djemt' e Aliut pese
    Te bukure posi shprese
    Beqiri, Avni, Ymeri,
    Abdullahu zemergjeri
    Dhe Osmani , tok i vane
    Imam Hysenit i thane :
    "Falna leje dhe urate
    Se te kemi mem' e ate
    U nisme per ate jete
    Per te Zotthi i vertete
    Do te derdhemi te pese
    Mi ate komb te pabese
    Qe s'pat frike Perendije
    Edhe turp prej njerezije!
    As po sido ne jete
    Mbarohet kjo jet' e shkrete
    neve pasketaj c'te presim
    Sonte ketu do te vdesim"
    Te vellezerit keshtu i thane
    Dhe ne kraharuar i rane
    imami u mallengjye
    Edhe zemre ju cqye.
    "Ku t'u dergojnj un' i mjeri
    Tha zot' i madh zemergjeri
    Gjithe shokete qe vane
    S'u kthyhene , po u vrane"
    Kshu tha dh' i puthi ne balle
    U ndane qe me te gjalle
    Me nuk' ishin per te pjekur
    Se vinine per te vdekur
    M'e shume nje mije here
    Nga c'mban njeriu i mjere!
    O ti, qe bere njerine
    C'e mundove ditezine
    Pa s'i dhe gje besa bese!
    Vec nje durim e nje shprese
    Nuk' e marr dot vesh si kove
    E te gjorit ja ngarkove!
    T'ja epnje drurit, e hante
    Gur' e drasene e cante!
    Heq njeriu e ka shprese
    Qe kur lint e gjer te vdese
    Te pes' ata dragonjte
    Ecene nde' ere mbi thonjte
    Kemb' e krye ishin hekur
    Po vinine per te vdekur
    Shoke ne jet' ata s'kishin
    Nuk' e di te kujt bij ishin!
    Kur vrenjtet' e nxihet moti
    Dhe ep' shin' e shume Zoti
    Pa gezon bujkun e mjere
    Q'e pret pa durim te bjere
    Nis gjemimi' e vetetime
    Er' e keq' e kercellime
    Dita me nate bashkohet
    papo rrufeja leshohet
    Erdh' e perpin lisin e gjate
    E xhvesh a e ben govate!
    Me fuqi shume i bije
    Me s'e le te benje hije
    Te clodhete udhetari
    A bariu , a pendari.
    Se pshihete i paudhi
    Qetohete si kukuthi
    Ndaj s'i le deg' e gujate
    e shtije mbi dhet te thate!




    ******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  3. #113
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    ashtu edhe ata trima
    U dhane si vetetima
    Posi rrufeja u rane
    Te ter' ushterin' e vrane!
    Se n'at'ushteri te shkrete
    Kish qendruar djalli vete!
    Nen' ate te keqe hije
    Rrinje ti djall! o Mavije!
    Pa ata te pese hyne
    Terene ne gjak' e mbyne!
    Armikete gjith' i thyen
    Ne mijera cop' i cqyen
    vrane syresh aqe shume
    Sa rrodhi gjaku si lume
    U lumte, se c'u perpoqne
    C'kordhe armikut i hoqte!
    U be Qerbela e shkrete
    Tejpertej posi kenete
    Po djalli ishte i gjalle!
    E kush munt ta vvrase djalle!
    Mijete, q'ishin tridhjete
    Mbene vetem shtate a tete
    Gjithe ne sketerret vane
    Ne mundim e ne zgjarr rane!
    Djemte te pes' u perzjene
    Vrane sa muntne e prene
    Pa ne qiej fluturuan
    Te Zot' i vertete shkuan
    Engjell' i vdekjes se shkrete
    Qe vjen posi qen' i qete
    Dhe esht' i ftohte si debore
    Po vij rreth me qef ne dore
    Tek rrotullohej se qeti
    Abas Aline e gjeti!
    E dergoj Zot' i vertete
    P'ay s'munt te vinte vete
    Abas Aliu i ndjere
    U leshua me nje here
    Dh' e qafoj imam Hysejne
    Vellezre te dashur qene
    Te dy ishin mallengjyer
    Zemren' e kishin te thyer
    Te medha mynxyra ngjane
    Pa me ngasherime qane
    Njeri-tjatrin qafuan
    Te dy me fort u pushtuan
    Oh, sa ishine helmuar
    Njeri kaqe s'ka pesuar
    Se ka qen' e do te jete
    Kejo jet' e zez' e shkrete
    Kaqe shume te keqija
    S'ka dhen' e s'ep Perendija!
    P'andaj dhe kaqe keq ndere
    S'e ka dhene me te tjere
    Sa nder ne njerezi kane
    Keta zoterinjte tane!
    Zoti me shum'idherime
    Ua dhe keto fitime
    Abas Aliu shpejt hipi
    Si Ali Ebu-Talipi
    Edhe po rrinte kaluar
    Si dragonj i egersuar
    Grate gjithe me lot qane
    Dh'e ndaluan e s'e lane
    Dhe foshnajte bashke qane
    Ngasherimin dot se mbanin
    Oh . te zezate grate c'pane!
    Te gjith' ate dit' i qane!
    C'helme kish zemer' e tyre
    Q'i duroj kesaj mynxyre!
    Popo, mynxyrat i dehnin
    Pa anderra i pandehnin!
    Fare ishine helmuar
    Dhe djegur' e perveluar!




    ******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  4. #114
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Abasi n'ata rremuje
    pa q'ishin thare pa uje
    Me vrap rremben nje pafille
    Derdhete me shume sill
    Pa u fut ne ushterese
    Ne armiket' e pabese!
    "Zoterinj! tha , pa degjoni
    Me ne burrat leftoni
    Po me femijene c'kini?
    Te pin' uje pse s'i lini?
    Nuk ishin myslimane
    Prindit' e te paret tane
    Po grate kurre s'i ngisnin
    Me goje fare s'u flisnin
    Ne mos kini besen tuaj
    Ne e njihni per te huaj
    Beni s'i prindit qe patte
    Dorene kshu pse e zjatte?
    Kjo femije qe mundoni
    Esht' i ati qe besoni
    Cdo gje per faqe e kini
    Se ju njerez nuku jini
    Muhamettne ta besoni
    Femijene s'ia mundonit
    Juve i fali Syfjanit
    Dhe Jezitit e Mervanit
    Jini njerez te pabese
    Gjithe djajt' e Mavijes
    Kshu u tha atyre trimi
    Me ze te math si gjemimi
    Ata "S apem uj' " i thane
    Dhe me shigjeta i rane
    Ay me nuk' u mejtua
    Po drejt lumit u leshua
    Armikete gjith' e psholle
    Sa s'kish ku te hidhnje molle
    Pa kur erth' u zemerua
    E u be posi dragua
    Kordh' e lare , kur e qiti
    Posi moti vetetiti
    Nje here ay zot shtinte
    Njezet ne vendit i linte
    Nja dy a treqint i shtiri
    N'anet te lumit arriti
    Lumi ikente me vale
    Duke thene shume fjale
    Ish i kulluare shume
    C'vij i bukur' i shkreti lume
    Zajete dukeshin brenda
    Syrit ia kishte shume enda
    Ay vij te mem ' etija
    S'dij se c'bejne njerezija.
    Abas Aliu ne lume
    Hyn me at' etje te shumte
    Desh t'i ip kalit te shkrete
    Uje , te pinte dhe vete
    Miqt' e tij ner ment i rane
    Edhe lotte curk' i vane
    Pafillen mbushi dhe iku
    Udhene ja pret armiku
    Shigjetate qe i hodhe
    Si bresheri sipr' i rrodhe
    Posi qente gjithe lihnin
    Njeri-tjaterit i ndihnin
    E ke te vriste me pare?
    Ishin shum'ushtare
    Vrau e preu sa mundi
    Po u plagos me se fundi
    Pastaj te lodhur e gjene
    Se prapi krahet ja prene
    Pafillen' e merr nder dhembe
    Dhe kalen' nget me kembe
    E beri posi i pari
    I ungji Xhaferr Tajari
    Nje shigjet e mallekuar
    Pafillene duke cpuar
    Uje rodhi pije s;mbeti
    Mire qe s 'shtrohu dhe deti
    Ah! o shtrig', o moj e thene
    Pa nuk' ishte per te qene
    Abas Aliu pa shprese
    Mbet n'armiket te pabese
    Uji si lott' e si gjaku
    Rrodhi, pafillen e flaku
    Mi ate dhe shpirt i tija
    Vate drejt te Perendija
    Posi dielli i vate
    Kur perendon ndajnate
    Rete ngaj deti po ngrihen
    Lumenjte prap' atje shtrihen.
    Tanithi me ment e gjeni
    Si gjendej imam Hyseni
    Per ata sa keq i vinte
    Vec zemere e tij e dinte
    Dhe nje zemer munt t'a dije
    Qe ka ng'ay zgjarr shkendije
    Pa me goje nuke thuhet
    E ne karte s'munt te shkruhet.



    *****
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  5. #115
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Tek po qanin femija
    gravet u bij vallanija*
    Nje foshnj' ishte duke vdekur
    Rrij i prereth e i mekur
    E kisht' e ema me sise
    Engjellin' e Perendise
    imami, q'e kishte djale
    Duke marr' e duke dale
    Ateth e mbajti ner duar
    E vuri mbi kraharuar
    Ner armik' u aferua
    Pa u tha: "Mire me mua
    Po me kete foshnje c'kini?
    Pa uje perse e lini?
    Ky per uje kur te vdese
    Zoti juve ju u fal ndjese?
    Dhe ketu dhe nd'ate jete
    Na gjykon Zot' i vertete".
    Tek u thoshte keto fjale
    Po hiqte i gjori djale
    Nje armik heth nje shigjete
    Kundrejt Zotit te vertete
    E cpoj ne gryk Abdullahne
    Dhe imamit i cpoj krahne
    Imami i hoq shigjeten
    Djalethi e mabroj jeten.
    Te mirete gjith' u vrane
    Imam Hysene e lane
    Me te dy djemthit' e tija
    Qe ja fali Perendija
    Me te math kishte Aline
    Pastaj Zejnel Abidine
    Njer' ish vjesht dhjete me tete
    tjatri ish dymbedhjete;
    Imami perdellen grate
    me fjale t'embel ' e te gjate.
    Zoti qe ep mallengjimne
    Na dergon edhe durimne.




    Vallanija ----- Vilani , te fiket
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  6. #116
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    #15



    Qiej , yj , edhe ti hene
    Ti flamemadhe e thene
    Yll i Marre* luftedhenes
    Gjakderdhes e brengeshtenes
    Qe je i kuq posi gjaku
    Dhe ti, dhe ti vete plaku!
    E ti , qe vjen duke kthyer
    E del me te zbardhellyer
    Aferditeza bardhushe
    Trupbukura sylarushe
    Ti dhe bar r gjetheshume
    Lumemath e punelume
    Qe, sikur t'a kesh ne dore
    e te hapc kraharore,
    Dot' a shoc zemeren tende,
    Qe s'ka tjatre fare lende
    Po vec gjakthin' edhe vrere
    Dh' ahn' e njeriut te mjere
    Munt dhe ti ta mbac ment mire
    Ce ke ngren' e c'ke perpire!
    Dhe ti , njeriu i mjere
    Qe vjen per nje cope here
    Ju fusha , male e drure
    Ti lume qe s'lodhesh kurre
    Rrini, rrini pa pushoni
    Mos levrini , po degjoni
    Se sot u them qysh ka ngjare
    Pa degjoni duke qare:
    Kur bije bresher' i shume
    Dhe rrekete behen lume
    Pa me vertik te math vine
    E rrembejne bagetine
    Bariu sheh me sy vete
    Pa mbetete fare shkrete
    I kujtonete kopeja
    Lott' i vene si rrekeja
    mejton deshte me kembero
    Dhe rri me krrabe ne dore
    Psheretin dhe qan e rrihet
    jeta te gjorit i nxihet
    Me nuk' i mbetete shprese
    pa do te bjer' e te vdese!
    Bariu qan bagetine
    Po Ay Zot njerezine
    Q'i dergoj nje nga nje vete
    Ne ate luftet te shkrete
    Imam Hysejni mejtohej
    Rrij me kemb' e nuke shtrohej
    Ish psheture mbi nje ushte
    Q'isht' e shendoshe dh' e bushte.
    Aliu pa ashtu t'ane
    Edhe e la te vellane
    Dolli djali si fajkua
    Q'ishte trim posi dragua
    U nis ne lufte te veje
    Pa u derth te mirrte leje
    imami e puthi djalen
    Dhe i mbajti vete kalen
    E nisi per n'ate jete
    Per te Zoti i vertete,
    Grate gjithe me lot qane
    Vdekjene me sy e pane
    Ay , ah, pse s'u bere reze
    Re e madh' e shum' e zeze
    Dhe lotte shi pse s'u bene
    Permbi dhet te kishte rene
    Nje pikez' uje te pinin
    Buzepjekur te mos rrinin.
    Aliu ngjante me Aline
    Kishte gjithe trimerine
    Ishte vete urtesija
    Edhe vete bukurija
    Kur dolli ne shesht kaluar
    ishte si pellumb i shkruar
    Sa ishte e madhe gjeme
    Per ate te zeze meme
    Armikete kur e pane
    mbene me vent e s'i rane
    Aliu tha :" Luftetare
    dergomeni nje te pare".
    Po njeri s'guxoj te dale
    S'ju pergjigjne as me fjale.
    Pa ja mbushi frene kalit
    U derth si dragoj i malit.
    U fut ne mes t'ushterise
    S'armikut te Perendise
    U ra posi shqipja mbi krye
    Nj'ushteri e ter' u thye!
    Djali ish trim i vertete
    Ishte si Aliu vete.
    Po hekuri qe kish veshur
    Dhe armete qe kish ngjeshur
    Vapa edhe etj' e shkrete
    E lodhe trimn' e vertete!
    Papo me nuke e zjati
    Prap' u kthye tek i ati,
    I pa me sy dhe nje here
    Aten e memen e mjere
    Edhe prape u leshua
    Djale i bukur si fajkua
    Perpara i del Tariku
    Po e pa keq dhe iku
    Pa Aliu e arriti
    Mbi dhet me nje her' e shtiti;
    Dolli i bir , Ymeri
    ra dhe ai posi derri
    Pas ati u ngrit e hipi
    E dolli Mezra-Galipi
    Dh'at' e shturi menjehere
    E shtiti sa gjate gjere.
    U tremb gjithe ushterija
    Nga trimeri e atija,
    Me s'delte njeri nga frika
    Te gjitheve u ra pika.
    Me dy mije luftetare
    Ymeri dergonj te pare
    Myhqemne , qe te leftonje
    Kundrejt saje te qendronje.
    Te dy mijet e rrethuan
    Po u ra e me s'qendruan
    Shume vrau , preu , theri,
    U shtritne ne shesht si berri,
    Dhe prap ndaj t'et u kthye
    Se u loth e u zberthye!
    "Si t'ja benj, tha un' i mjeri
    Vapa dhe etja me theri,"
    I ati e puthi djlen
    Ay prap' e leshoj kalen
    Se me s'munt te rronj nde jete
    u nis per Zotn' e vertete
    Se rrojtja ishte mundime
    Edhe helm' e hidherime
    Vdekj' e shkret' ishte shpetimi
    Pa u derth persei trimi
    Grate dhe nje here e pane
    Pastaj per jete u ndane,
    Per vdekje djali po vinte
    Vdekjene nde duar e shpinte
    Pa thirri :" Zot' i vertete
    Mos me mundo me ne jete
    Se u doqc, ' u perveluash"
    Po teje nuk' u merguash".
    Kshu tha dhe nd'ushterit hyri
    Pa u trembure fare syri!
    Me buze te perveluare
    Si zok duke fluturuar
    Armikete gjith' i ndau
    Edhe i cqeu, i cau!
    Mori plage mije shume
    Gjaku i vate lume
    Pa e la jeten' e shkrete
    Vate te Zot' i vertete
    Popo, o mynxyre' e shkrete
    Te shofte Zot' i vertete
    Dhe ti, e shkret' o e thene
    Njeri pa brenge s'ke lene!
    Ne kohet e djalerise
    Bukurosh' i Perendise
    Me zemere te perveluare
    E me shpirt te deshperuar
    La jeten e njerezine!




    Yll' i Marre ------ Marsi
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  7. #117
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Qani , qani , shok', Aline!
    Ju vajtte te Perendija
    Po e varfera femija
    Qe pane gjeme mbi gjeme
    Nga armiket, pacin neme
    Pacim neme e mallekime
    Dhe mundim' e hidherime,
    Qe ben'aqe te keqija
    S'patne turp nga Perendija;
    Te miret tan' u munduan
    Ne nga zgjarri na shpetuan
    Ata s'vdiqne, ner ne mbene
    Edhe sot jane si qene;
    Bota ata s'i harron
    Ner shpirtera mbreterojne
    Me s'duruane dot grate
    Se diten e pane nate
    Zejnel Abidin' ish shtrirur
    Ishte verdhur' e venitur
    Ish semur' e i prere
    Nd'eth' e ne lengim' i ndere
    Pa u ngrit dhe duke qare
    E armete duke marre
    Dolli si trim e si burre
    Me nuk' ishte i semure
    Derdhi lot per te vellane
    Pastaj vat' e gjeti t'ane
    Pa i puthi kemb' e dore
    E ju lut djaleth i gjore
    Po i ati s'i dha leje
    E mbajti , s'e la te veje
    Pa i tha :" Falm' edhe mua
    Leje , se jete me s;dua
    S'dua te mbes mbas atyre
    Te rronj pas kesaj mynxyre
    Do te vdes, s'rronj dot as pake
    Se kam ne zemere nje flake;
    Si t'ja benj i mjeri une
    Ne jete me s'me mbet pune
    Shokete gjithe u vrane
    E mua vetem me lane!"
    Imam Hyseni i tha : "Trimi
    Nuke mundet nga mundimi
    Ata vane n'ate jete
    Te Zot' i math , i vertete
    U poqne me Perendine
    Dhe me Muhamet-Aline
    Edhe meme Fatimene
    Dhe hasan' atje e gjene
    Dielli s'duket pa gdhire
    Natene , ne erresire;
    Kejo jete gjume quhet
    Shpirti pas vdekjes zgjuhet
    Njeriu q'esht' i vertete
    S'vdes kurre ne kete jete
    Me sa humbet trendafili
    Er' tij edhe bilbili
    Aqe edhe njerezija
    Ashtu edhe gjithesija.
    Po per ty sot s'eshte shkruar
    Nga Zot i math i lavderuar
    Pas nesh vjen edhe ti vete
    Dhe na gjen ne ate jete
    Po sot vdekja s't'eshte thene
    Per tjater koh' eshte lene.
    Nuke shuhet dera jone
    Kemi ndihmes vete Zone,
    Tani te le urtesine
    Dhe durim' e trimerine
    Udhezen' e Perendise
    Dhe shpetimn' e njerezise
    Pa te rrish ne kembet time
    Me zemere plot mundime
    Besene dhe Perendine
    E tere njerezine
    Mi qafet tende t'i lashe
    Qe t'i shikosh si i pashe".
    Kshu tha dhe i dha urate
    Djalit t'urte e jetegjate
    I tha c;kishin thene,
    E i la c'i patne lene:
    E puthi me mallengjime
    Me zemere plot hidherime!
    Djalene kshu e mesojti
    Edhe grat' i perqafojti.
    Pa u tha : " Te mos therrisni
    Kuje kurre te mos nisni,
    Se esht' e madhe mekate
    Edhe turp te qajne grate
    Esht' e mira te duroni
    "keshtu desh Zoti" te thoni
    Po me lot pakez qani
    Hidherimne mos e mbani
    Ne Zot' i math i vertete
    Na fali lotte ne jete
    Qe te qajm' ete defrejme
    Zemerene ta genjejme
    Se nga gjithe c'na ka dhene
    Asnje pa ndihme s'ka lene
    Mos pandehni q'u le shkrete
    Se u lle zotn' e vertete
    U le vete Perendine
    Edhe Zejnel Abidine.




    ********
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  8. #118
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Shtyll' e gjithe njerezise
    Dhe miku i Perendise
    E i Muhamet-Aliut
    Shpetim' e shpres' e njeriut
    Ky pasketaj do te mbese
    Ky eshte imam me bese.
    Nuke shuhet dera jone
    Qe ka pushtuare Zone
    Nga neve Zot' i vertete
    S'e le shkrete kete jete
    Brez pas brezi do te vine
    Te shpetojme njerezine!
    Dhe ju pas do te vini
    Se per jete ketu s'jini
    Po sa gjall, me nder te rroni
    udhene mos e harroni
    Me ne kushdo te luftonje
    Zot' i math do t'a mundonje;
    Njeriu s'munt ta genjenje
    Gjithe sa ben do t'i gjenje
    Po ju njerezit t'i ndjeni
    Dhe miresite t'u rrefeni
    C'do te hiqni, te mos pshoni
    Zemerene ta zgjeroni
    Te parete kshu me zemre te qete
    Zoti trim, burr' i vertete
    Dhe u ngrit me vrap' e dolli
    Femija gjith' e percolli!
    E percolli duke qare
    Popo! perjete te ndare!
    Qysh te ndahen me te gjalle
    E si ta mundine malle!
    Opopo! kulm i shtepise!
    Mbret i gjithe njerezise!
    Po ay zot s'doj te dinte
    Thoshnje se me dasme vinte!
    Kur i hipi kalit trimi
    Grat' i mbyti mallengjimi
    Kal' i math posi hastriti
    kembet e para i ngriti
    Pa erth' e u ashpersua
    posi dragoj u harbua
    Nga goja flake po nxirrte
    Frene nder dhembe e mirrte
    Shkrefetint' e hingellinte
    Dhen' e qiejt' i trendinte!



    *******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  9. #119
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Ay imam' i vertete
    Burri trim pa gje te mete
    Ishte veshure si pylli
    edhe ndritte posi ylli
    Armete i vetetinin
    Armikevet frik' u shtinin;
    Mburonjen' e hamzajt mori
    Dhe kordhen e t'et perdori
    Qendronj kundrejt ushterise
    S'armikut te Perendise
    Andej ish Jeziterija
    Ketej ish vete Perendija
    Qendroj kundrejt ushterise
    Nder' i gjithe njerezise
    Pa u tha: " O ju te pare!
    Dhe ju gjithe ushtetare!
    Qe me shkruat e m eprute
    Pastaj luftene me zute
    Gjithe punet ju i prishte
    Ketu mua ju me grishte
    Tani me rat' e me vrate
    Njeri gjalle nuk me late!
    U thashe qe te me lini
    Me qafe mos me bini
    Pa te dal dhe te marr dhene
    Edhe ju te kini mbrene!
    Te ikenj nga Arabija
    Nga vendi e nga shtepija
    Dhe kete nuke ma dhate
    Po me pshuallt' e s'me late
    C'faj u pac e c'u kam bere
    Q'u bet' armike te tere!
    S'kini turp te turperoheni
    Edhe tani po s'pendohi?
    S'me din' i kujt bir jam une
    C'eshte kjo pun' e perdhune?
    E harruate Aline
    E late pas Perendine
    Me s'doni Muhamene
    Te bijene Fatimene?
    Nuk' esht' ajo mema ime?
    Pse s'pate turp as therrime?
    Gjyshi im vall' u vu bese
    A i at' i Mavijese?
    Turperuate dhe fene
    Dhe kombin e memedhene
    edhe besene e late
    N'arrati te madhe rate
    Late edhe Perendine
    Edhe Muhamet-Aline
    Bete bese djallezine
    Edhe gjithe ligesite
    u ndate nga njerezija
    E nga gjithe miresija!
    Harruate Perendine
    Bete zot Jeziterine!
    Lat' Alin' e Muhametne
    Edhe zute Mavijene
    Dhe t'an' e tija Syfjene
    Edhe Jezitn' e Mervane
    Mos s'na shat' a mos s'na vrate
    Gje pa bere nuk late.
    S'me vjen keq per deret tene
    Se nga Zoti kshu qe thene
    Po me vjen keq per njerezine
    Qe i dhate arratine
    Une kurre nuk donja
    Me njerez te leftonja
    As mize s'donja te ngisnja
    Jo njerezine te vrisnja
    Vete ju ketu me prute
    N'idherim te keq me shtute
    Po edhe juve s'e dini
    C'gje beni e ke godini
    Se Zoti u ka verbuar
    Veshet' ua ka shurdhuar
    Ju as shihni, as degjoni
    As e dini c'gje punoni
    Zemren e kini te vdire
    S'u ka mbetur gje e mire
    Me vjen keq per ju te mjere
    Qe po vini ne sketerre
    Pandehni qe Muhameti
    T'i ndihnje keti rremeti
    Q'i vret femijen e tija
    Dhe me kaqe te keqija
    Kur te vini' n'ate jete
    Tek ay Zot i vertete?
    Kjo pune kurre s'harrohet
    Gjithnje do te kujtohet
    sa te jete kejo jete
    Bota nder ment do t'a kete
    kjo te liqte do t'i ndanje
    Te mirete do t'i mbanje
    Do te mbese nj' e vertete
    Te jete drite per jete
    kete dite neve leme
    Nje nder per jete e nje neme
    Nje drite e nje erresire
    Nje te lig' e nje te mire
    Zoti e dha kete drite
    Per njerine kete dite
    Per jet' udhe t'i rrefenje
    Me ate udhe te gjenje
    Zoti gjetke s'e ka dhene
    Gjer sot kete ndere tene
    Vdesin per nje te vertete
    me c'na duhete ne jete
    Vritemi per njerezine
    Per te shpetuar njerine
    Per te munduare ligesine
    Per te nxjerre ju ne drite
    Qe jini ne erresire
    Po vini ne shkretetire!
    pandehni ju se fitoni
    E thoni ta trashegoni!
    Mos e kini ate shprese
    Kjo pa shpage s'munt te mbese!
    Per se shpejti do ta shihni
    Te drejtene do ta njihni
    Kete s'e le Perendija
    Nuk'ua la njerezija
    Ju shume do te pendohi
    fare do te turperohi
    Mbajeni ment kete fjale
    Se se shpejti do te dale
    Ky zgjarr qe ndese ju, s'shuhet
    Do te jet' e do te thuhet
    Juve shtrenjt do t'u qendronje
    Se Zoti do t'u mundonje
    S'me ngjan qe t'a trashegoni
    Po fjalen mos e harroni
    tani pa shtini , pa shtini
    Ju mua gjall mos me lini
    Se une me s'rronj ne jete
    Hithni , pa hithni shigjete!
    Shokete qe mi vrate
    Mua te vetem me late
    Pa shok' une nuke kthehem
    Do te vdes ketu , te ndehem
    Po bini , se une s'bije
    E me pare nga ju s'shtije."
    Kshu the , me te lumte goja
    Armiket' i zu nevoja.



    ******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  10. #120
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Kur e pane imam Hysene
    U mahnite gjithe c'qene
    Shuem syresh u pendohne
    Se te verteten njohne
    Ishte ne shesht e verteta
    Genjeshtra njihej e shkreta!
    Ushtetaret u perzjene
    Kur e pan' imam Hysene
    I degjuan ato fjale
    Lott' u vane posi vale
    Shimr' i lik me Bahterine
    Edhe me gjithe faqezine
    E me shume djaj te tjere
    Q'ishin armike perhere
    Ushtetaret i qeruan
    Edhe per luft' i shtrenguan
    Urdher ushterise i dhane
    "Bini te gjithe" , u thane
    Ajo ushteri e shkrete
    E ter' i hodhe shigjete
    Zot' i madh , shume durove!
    Armikete pse s'i shove!
    Shigjetaret posi rete
    Rane mbi trimin' e vertete
    Diellin ato e zune
    Pa hije siper i shtune
    Po as ng' ato s'e zuri
    Perendija dore vuri!
    Kur ne ate erresire
    Po na vjen nje trim i mire
    Kaluar ju aferua:
    "Imam Hysejn , s'me njeh mua"
    Tha ay trim i vertete
    Qe s'ka shok ne kete jete
    Imam Hyseni e shihte
    Edh' e njihet edhe s'e njihte!
    Vall' ish trim prej njerezije?
    A engjell prej Perendije?
    Ay s'ndenj po ju leshua
    Mbi armiket si fajkua
    Dhe u tha : " O te pabese
    Te bire e Fatimese
    Juve doni ta goditni
    Dhe shigjeta i vervitni?
    S'pate turp nga njerezija
    A u shofte Perendija!
    Pritmeni o te pabese
    Trimi sot ketu te vdese".
    Tha, dhe i hyn ushterise
    Si rrebesh' i Perendise
    Armikete u shperndane
    Zoti e di sa u vrane
    Si mbaroj ay , qe zbriti
    Dhe armiket i sfiliti
    U hap ajo erresire
    Mbeti vetem Zot' i mire
    Imam I Perendise
    Shpres' e gjithe njerezise
    Thirri : "Delni, luftetare
    Papo dolli nje i pare
    Ishte Temin nga Kahtabeja
    Nga Shami , jo nga Qofeja
    Ju qas i paudh' i Shamit
    Duke thene keshtu imamit:
    "Kejo kurre s'eshte bere
    Me nje ushteri te tere
    Nje i vetem te leftonje
    Te dal' e t'i turperojne!
    Keta gjith' armike jane
    Se Siffin' e Nehrivane
    Nuk' e kane dhe harruar
    Se shume kohe s'ka shkuar
    Te gjithe armikesite
    I perseriti kjo dite
    Pa veshtro se c'jane vrare
    Sot kaqe mije ushtare
    Njeri humbi te vellane
    Tjatri te bir' a t'ane
    Njeri mikn' a kushurine
    Sicili humbi te tine"
    Keto fjale tha Temini
    Pa ji kthye i tha trimi:
    " O bir ' i Kahtabese
    Pse u bete te pabese
    Dhe te liq e dore gjate
    Pa na shuat e na vrate!
    Vellazerine kerkonja
    Ju vete ketu me prute
    Edhe ju luften e zute
    Dhe im' ate lufte s'donte
    Miqesine u kerkoknte
    Juve punete i prishte
    Te keqiat i grishte
    I rate pas Mavijese
    E duallet te pabese
    Jezitne per zot' e zute
    Neve shigjete na shtute
    Dhe tim vella e tima ate
    Juve po desht' e i vrate
    Ata juve gje s'u bene
    Shpirtin per ju kane dhene
    Me te pabese i vrate
    Per miresi u perpoqne
    Nga e mira dore s'hoqne
    Pandeh ti te me tremc mua
    Me keto fjale qe thua?
    A e di , nje her' im ate
    Q'u dha uj' e ju s'i dhate
    Pyet ahere c'ka thene
    C'fjale per sot u ka lene?
    Dritene me sy e pate
    Pastaj iket edh' e late
    U futte ne erresire
    Fort bukur bet' e mire!
    Pse me ze ngoje Siffine!
    Valle bota nuk e dine
    Ahere kush e kish fajne?
    Edhe sot ner ment e mbajne
    Ne Nehrivan ju na rate
    Faj nuk'ishte im ate
    Ju shokt' e Mavijese
    Qe s'kini as turp , as bese
    Juve vete e kini bere
    Kete mynxyre te tere
    Djemt' a atij q'e besoni
    I vrisni e i helmoni
    Juve sot jini ne gjume
    Po nuke shkon kohe shume
    Kur te zjohi , do ta shihni
    Fajene tuaj do ta njihni
    Ahere e kupetoni
    C'eshte puna qe punoni
    Se kjo pune do t'u shpjere
    Ne mundim te math t'u shtjere
    Kete e ndan Perendija
    Edhe pas nesh njerezija
    Po tani s'arce per fjale;
    Ketu per vdekje kam dale."
    Kshu tha dhe kordhene e qiti
    Pa u hodh posi hastriti
    Preu Temim Kahtabene
    Gjaku i tij mori dhene
    Gjith' armiket u tmerruan
    Te tere u turperuan.




    ******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

Faqja 12 prej 19 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Naim Frashėri, aspostulli i shqiptarizmės
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-05-2025, 11:52
  2. Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar
    Nga shendelli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 11:39
  3. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  4. Ambasadori egjiptian nė Tiranė, pinjoll i vėllerėzve Frashėri
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 19:13
  5. Kur dashuronte Mit'hat Frasheri
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •