Se zoti ja la ne dore
Gjithe njeriut te gjore
Po i dha ment qe te njohe
E te drejtene ta shohe
Nuke ishte ngdhire mire
Armiket u ngrin' e thirre!
Ishine mije tridhjete
Neme pacine perjete
Edhe drite Perendise
Nder' i gjithe njerezise!
Zot yne shum' i mire
Ishte ngriture pa gdhire
me gjithe shoket' e tjere
Burrat' e urt' e te ndjere
Ju fal Zotit te vertete
Me zemereze te qete.
Po pastaj vate me nate
Dhe pa foshnjezate e garte!
Do ta lij kete te shkrete
E nisej per ate jete
Do te ndahej nga femija
E nga gjithe njerezija!
Gra e burra gjithe qane
Nje zot' i di si u ndane!
Ndahet njeriu perjete
Me te keqe s'munt te kete.
Kaqe fuqi zemres sene
Zot' i math nuk' i ka dhene!
Kete s'e duron as guri
As pem' , as lisi , as druri
Duron njeriu i gjore!
C'te benje , s'e ka ne dore
Po kjo eshte fjal'e vertete
Njeri s'ka hequr ne jete
Aqe sa hoqn' e sa pane
Zoterinjt' e mire tane
Po hoqne per njerezine
Per te nderuar njerine
Shtatedhjet' e dy shpirt qene
Bashke me imam Hysene
me shtatedhjet e dy vete
Armikete mije tridhjete
Pa uj' u gdhine ate nate
Zot' i math , sa breng' e gjate!
Me pare po pake pinin
Keshtu fare n'etje s'rrinin
Imami me shoke doli
E femija e percolli
Dergoj e thirri Ymere
Bashke me shoket' e tjere
U tha : " Juve me ne c'kini?
Besene perse e lini?
Ju gjithe me patte shkruar
Ne Qofe me kishit ftuar
Kjo nuk' eshte dora juaj?
Sot perse m'u bete te huaj?
Vete ju m'i kini shkruar
Karterat qe kam nder duar
Pse e late Perendine
Edhe Muhamet-Aline?
Pse zute Jeziterine
Ligesin' e djallezite?
Per te vdekur kam une
Po s'shuhet kurre kjo pune
Se bota nuk' e harrojne
Kete gjak do t'a kerkojne
Pse merrni neme per jete
Nga makuteri e shkrete?
Lemeni te ze Meqene
Jemene a Medinene
A ne Sham gjithe te vemi
Pa atje kemi te themi
A t'ua le Arabine
Dhe Egjypten e Sirine
Te mos marr as nje gjilpere
T'ua le vendet' e gjere
Edhe Jemen' e Persine
E te tere mbreterine
Te dal jashte vendit te huaj!
Se une gjakera nuke dua
Dhe lufta s'me pelqen mua
S'arc une per te leftuar
Po ju me kishit ftuar."
Kshu tha imam' i vertete
I qofshim fale perjete!
Ata tjater fjale s'thane
Po "Urdhere kshu na dhane!
A e njeh mbret Jezitne?"
I thane dhe shpejt u ngritne.
Imami tha :" S'e njoh kurre,
Do te vdes ketu si burre!"
******
Krijoni Kontakt