Atje rane, pa kur pane
Rreth e rrotull Qerbelane
Armiket' e mallekuar
E paskeshine rrethuar.
Me nje vent te lart' u mblodhe
Ndenjne pake e u clodhe,
Pa gjithe punene e zune
C'do gje ne radhe e vune,
Tendete atje i ngrehne;
Armikete gjith' u pshehne
Vent te mire shume zune
E mbaruane ate pune
Grat' e foshnjate me nj'ane
M'anet tjater burrat vane
Nisete me shok Ymeri
Q'ish nderkryere si derri
Erdhi te imam Hyseni
Duke hiruar si qeni
Afere tendese zbriti
Imami u ngrit e priti,
Pa i tha :"Per te leftuar
Ke ardhur, duke harruar
Miqesin' e Perendise
Edhe Muhamet Aline?
Ti vete nuke me shkrove?
Ne Qofe mua s'me ftove?
Se pari ju me kerkuat
Tani besen e harruat,
Nuk' e di , o jetegjate
Sa na doj neve yt' ate?
Ay ty kshu te la fjale
Sa qe gjall' kur ishte djale
Gjyshi im u vuri bese
A i at' i Mavijese?
Ate te parene tene
S'mbani ment c'u ka thene?
E late besen e fene
Edhe zute Mavijene!
Mire bet' e bukur bete,
Se u muarrene gjete!
Po mua pse me genjyete?
Pa tani besen e kthyet!
Me shkruate e me thate
Te vinj me dit' e me nate,
T'u shpetonj nga roberija
E nga gjithe ligesija
Pandeh se dua fitime
A punonj per vehtet time?
Une per ju po perpiqem
Dhe pervelohem e digjem
Nuk' e dini c' kane bere
Syfjanasite te tere?
Jezitit i vute bese!
Qe me te gjalle t'u vdese!
Une kam shume durime
Po eshte me qafet time
Dhe shpetim' i Perendise.
S'e kane fajne te tjere
Po ju , qe jini blere
Se ndere e kini shitur
Te Jeziti i merzitur;
Shpirtine tuaj e shitte
Dhe njerezit' i robitte
S'u ka mbetur as vetije
As zemere , as vetedije!
Boten ju me qaf' e kini
Ndaj Zotit qysh do te vini?
Cdo pune qe ben ne jete
E gjen te Zot ' i vertet
Te liga na bete kaqe,
Prape une dua paqe,
Pa juve
luftene zute
Paqene ne dhet' e vute
Ku eshte vellazerija
Qe na fali Perendija?
Vere ne vesht kete fjale
Se nje here do te dale:
Kete qe me beni mua
E kini per jete hua,
Do ta hiqni ndonjehere
Zoti nuke do ta lere
Mua bemeni c'te doni
Po njerezine mejtoni."
********
Krijoni Kontakt