Anila DISHA
Me propozim të Këshillit shëndetësor, Ministri i Shëndetësisë Imer Slmani emëroi drejtorët e rinj (mjek dhe ekonomist) në pesë klinika dhe në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup. Në mesin e dymbëdhjetë emrave gjendet edhe emri i një shqiptari i cili është emëruar si drejtor ekonomist, por jo në klinikat e Shkupit, por në Shtëpinë e Shëndetit. Enver Ajdini është emëruar si drejtor ekonomist, ndërsa si drejtor mjek i Shtëpisë së Shëndetit është emëruar Bojço Janaçkov.
Në Klinikën për Kardiologji, Sasho Kedev është riemëruar si drejtor mjek, ndërsa si drejtor ekonomist Verica Stojkoviq. Me Klinikën për Nefrologji do të udhëheqin Aleksandër Shikole, si drejtor mjek dhe Mitro Mitrevski, si drejtor ekonomist. Drejtor mjek në Klinikën për Kirurgji Digestive është emëruar Nikolla Jankullovski, ndërsa si drejtor menaxher Natalija Pejçincka-Cvetanovska. Në Klinikën për Endokrienologji Çedo Dimitrov do të udhëheqë pjesën mjekësore, ndërsa ana ekonomike i është besuar Radosllav Markovskit. Ndërsa në Klinikën për Gastroenterohepatologji, si drejtor mjek është emëruar Nenad Joksimoviq dhe Dimitar Tuntevski si drejtor ekonomist.
Krijoni Kontakt