Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 58

Tema: Fabula

  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Cool Fabula

    Qentė

    Qentė po rishkruajnė historinė,
    Se shtrembėrimin qė nis me fjalinė:
    ... thanė qentė njėherė...,
    E paskėsh shkruar njė derr.
    wrong verb

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Dhia

    Shumė ditė prej ditėsh,
    Siē ndodh me ē’mbart gjithėsia,
    U shter e u shterp dhia,
    Patjetėr – tha – fajin ma ka tagjia.
    wrong verb

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kopertoni

    Tė zgjidhnin kujt i dėgjohej fjala
    Nė njė vend me rrangalla,
    U mblodhėn nga gjithė mėhalla
    Dhjetra raqe tė rralla.

    S’ka dyshim qė mua mė dėgjoni, -
    I pari nis tė flasė kopertoni, -
    Kėtė nuk keni pse e diskutoni,
    Nė daēi provoni e mė shponi.
    wrong verb

  4. #4
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    D D, shpresoj te postoni me shume fabula te tjera.
    Nuk 'ngopem' se lexuari.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 29-08-2004 mė 11:59 Arsyeja: Shkruani shqip
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #5
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    tė promise...
    wrong verb

  6. #6
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kapak Kandilshojtėsi dhe Gishti i Madh

    Vite e vite mė parė nė njė qytet tė vjetėr sa s’mbahej mend e qė askush nuk dinte ta tregonte nė hartė, banorėt vendosėn tė ndriēonin rrugėt e pėrbashkėta me kandilierė.
    Hekurin e kasave tė kandilierėve e rrahėn farkėtarėt, xhamat i solli paria prej Venetikut, ullirin pėr vajin e mblodhi vegjėlia, ndėrsa gratė torėn fillin e bėnė fitilin. Gurgdhendėsit i fiksuan kandelierėt nė qoshe tė ēdo rruge, nė parmakėt e urave, nė hyrje, nė qendėr e nė tė dalė tė qytetit.
    Tė gjithė ndjeheshin tė gėzuar e tė ndriēuar edhe kur nata e tyre ishte pa hėnė e yje. Ata kishin kandilat qė digjeshin heshtur nė kandeliera. Tė dilje rrugėve tė kalldrėmta ishte njė kėnaqsi. Fėmijėt zgjatnin orėt e lojės, tė dashuruarit orėt e kėngėve, puntorėt nxitonin tė mos linin punė pėr tė nesėrmen, amvisat tė gjenin pak prehje.
    Por mė i gėzuari nga tė gjithė ishte Nacuku. Oh, Nacuku gėzohej si tė gjithė pėr dritėn, por gėzohej dhe sepse bashkėqytetarėt e tij i kishin gjetur punė. Ai duhet tė ndizte kandilat me tė rėnė muzgu dhe ti shuante sipas kohės dhe motit natėn vonė. Pėr Nacukun qė kurrė nuk kishte lexuar njė libėr deri nė fund, qė prej Abetares, kjo ishte e vetmja punė qė mund tė bėnte. Tė ndizte kandilet kur i theshin e ti shuante po ashtu.
    Kishin kaluar ditė qė kur Nacuku ndizte dhe shuante kandilat nėpėr rrugėt e qytetit qė nuk e tregonte dot njeri nė hartė. Gjithēka rreth tij e ndjente gazmendin e plakut nė ndezjen e ēdo kandili tė ri, gazmend aq i madh sikur tė ndizte vetė yjet e qiellit me dorė, e gėzohej pėr atė...
    Por, Kapaku i vogėl me tė cilin Nacuku shuante kandilat nxinte prej mėrisė dhe inatit. Ai ndjente dorėn e plakut tė dridhej kur shuante kandilat, e nuk mund ta duronte dot poshtėrimin kur Nacuku e hidhte nė torbė si send pa vlerė, apo e ngucte nė xhep me ata gishtat kokėtrashė. “Sa tė erret, sa tė erret, pa ja u tregoj unė kandila tė mallkuar. Kam pėr t’ja u shtypur kokėn, kam pėr t’ja u shkulur flokėt e flaktė, do tė mė shihni. Natė kam pėr ta bėrė gjithė qytetin.”
    Dhe Kapak Kandilshojtėsi nxihej sa nga brenda prej hakmarrjes dhe nga jashtė prej dufit qė shfrynte. Sa herė qė Kapaku turfullonte e numuronte flakėzat e shuara Gishti i Madh i dorės sė Nacukut, psherėtinte, “eh, eh...” ose lėshonte “ah!” plot dhimbje.
    “Po ti ē’ke qė rėnkon kėshtu” i thotė Kapaku, ty s’po tė ngacmon kush, “bile, ti duhet tė mė ndihmosh sa ti zhdukim nga faqja e dheut flakėzat e kandilave, kandilat me gjithė kandiliera.”
    “Po tė tregoj historinė time” i foli Gishti i Madh Kapak Kandilshojtėsit. “Ka ndodhur kur Nacuku ishte fėmijė e prindėrit e dėrguan nė shkollė. Unė isha me i ri se sot por pėrsėri isha Gishti i Madh. Kur binte muzgu, atje pranė dritares ku prindėrit e vinin tė mėsonte Nacukun, ndiznin njė qiri pėr dritė. Sytė e Nacukut lėvrinin mbi shkronja, mendja e tij rrihte aty, sytė pėrpinin, goja pėrsėriste, veshėt tė ngrehur dhe gjithė gishtat e tjerė tė zėnė kush duke mbajtur librin e kush duke shfletuar. Vetėm unė nuk bėja asgjė. Unė isha i madhi, kisha lindur vetėm pėr tė trashėguar e numuruar pasuri. E pse tė mos e them, mė mungonin dhe gjithė ato lojrat e kalamajve, kokė a pil, me kopaca e plot tė tjera qė luhen me gishtin e madh. Qė kur Nacuku nisi mėsimet nuk kishte mė lojra. Dhe unė atėherė, si ti sonte, shuaja gjithė mllef flakėn e qiririt e thosha po fjalėt qė thua ti.”
    “E ē’e keqe tė ka gjetur ty nga kjo?” nuk e la mė tė moralizonte Kapaku.
    “Tė dogji, ndaj mė ndėrpreve” ja ktheu qetė Gishti.
    “Ti e di qė mua nuk mė djeg ,” nuk lėshoi pe Kapaku.
    “Atėhere dėgjomė mua si mė ka djegur,” kėrkoi Gishti.
    “Po dhe fėmija e di se njė flakė qiriri nuk e djeg dot gishtin, pėr mė tepėr ty tė madhin” dhe Kapaku e zgjati a-nė plot ironi.
    “Vėrtet nuk mė digjte kur e shuaja,” pranoi Gishti, “por mė dogji mė pas, dhe ja si.
    Shuaj e shuaj tė vetmen dritė qė ndriste Nacukun, dhe ai mbeti i pashkollė, i paditur, aq sa ja, mė nė fund njerzit i gjetėn njė punė, tė ndezė e shuajė kandilat.”
    “Po kjo ėshtė punė e ndershme” kėrceu Kapaku sa gjeti rastin, "ē’ka pėr turp kėtu."
    “Eh,” rėnkoi Gishti, e mbas njė heshtjeje vijoi, “sot kur po i jepnin pagėn Nacukut i thanė tė firmoste, por ai as emrin e tij nuk shkruante dot. Mė lyen mua me bojė e mė vunė nė vend tė firmės. Mė nxinė faqen, nuk jam ndjerė kurrė nė jetėn time mė keq. M’i vari supet faji. E kur tė shoh tė hakėrrohesh e tė shuash dritėzat, ndjej tė mė sėmbojė pėr to, dhe pėr ty qė nuk e kupton ē’bėn”.

    Dhi ende
    wrong verb

  7. #7
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    "Kapak Kandilshojtesi"
    Me shkrin, D D.

    Me pelqeu shume kjo. Me kujton pak "Perrallat e Rruges Broka," (nje titull i tille, me nje bretkose ne kapak).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 29-08-2004 mė 12:00 Arsyeja: Gjuhe e huaj
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #8
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Shqiponja e malit dhe Koqja e kafese

    "Kot je ti Shqiponja e malit,
    simboli i vjeter i shqiptarit;
    ai mua ne goje me ka prej mengjesit"
    foli Koqja e kafes si shpina e buburrecit.

    Bile, sa per te ta kujtuar
    me ngjyren time te kane emertuar;
    ti je vecse nje shqiponje boje kafe,
    mua me duan me shume, s'ka llafe.

    Flet Shqiponja e malit e menduar:
    "Te falur jane e ne pacin gabuar,
    por bojrat ne kete jete vijne e shkojne,
    kohrat jane ato qe perjetrrojne,

    ne to une jam simboli i flamurit,
    prijsi dhe mbulesa e djalit dhe e burrit,
    ti mbetesh vetem shtampa e thesit
    dhe ngjyre shqiponje nuk mund ti themi vesit!
    wrong verb

  9. #9
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Cinxrat dhe milingonat

    Ne nje koopertive shembullore
    cinxrat ishin zyrtare, milingonat fshatare.
    Ishte kohe korrjesh, dite pervelimi,
    shihni se c'ndodhi gjate nje raportimi.

    Cinxrat urdheruan raportoni qe me pare
    ju milingona e dini sa grure ka ne are!?
    Milingonat u gjegjen se ishte me mire,
    kur te magazinonin c'kishin shire.

    Atje lart sihariqin priste buzeziu,
    dridheshin cinxrat "u vonuam na griu";
    Ndaj nxorren nga sirtari nje shifer te thate
    ja derguan shefit te nesermen me nate.

    Nderkohe, hem... natyra ashtu deshi,
    ne ara t'ja befte shiu, rrebeshi,
    e qane milingonat hajde bir o biro,
    i gjithe prodhimi mbeti kashte, shkoi firo.

    Por me kaq rrefenja nuk eshte e tera,
    se dolen cinxrat mashtrues nga vera,
    dhe thane: milingonat dembele na turperuan,
    pllanin e grurit nuk e realizuan.
    wrong verb

  10. #10
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pėllumbi dhe Mielli

    Filloi Pėllumbi me degėzat e ullirit
    Tė ndėrtojė folenė nė pullazet e mullirit.
    T’u falsha – mėrmėriti mullixhiu, - mė kėnaqe;
    Dėgjoi Mielli dhe ju drodh buza nėn mustaqe,

    “Ke ardhur - i tha Pėllumbit - tė mė rrėmbesh lavdinė
    Se duket, ja, mė ke marrė dhe bardhėsinė,
    S’di ē’ju duhen njerėzve glasat e tua,
    Kur jeta e tyre varet krejt nga mua."

    Ja kthen Pėllumbi mes degėzave me fletė:
    "Nė s’e di kėtė s’di gjė nga kjo jetė,
    Nė ditė tė liga unė ju sjell njerėzve paqe,
    Ti pėrngahera ju rėndon paēe e barqe."
    wrong verb

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fabula dhe gazmore
    Nga Xhexho nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 18-01-2010, 10:49
  2. Henri MICHAUX ( Fabula origjinash)
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 19:44
  3. Ezopi (Aesop)
    Nga Zana e malit nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 12:59
  4. Astrit Cerma - poema & fabula
    Nga Leila nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 14:37
  5. Disa fabula me spec! - Denku
    Nga shigjeta nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 02:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •