Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Beqiri: Postet e shumëfisha e dëmtojnë LDK-në

    Le te diskutojme per gjendjen ne LDK..

    ja cthot beqiri ne g 55


    OPINION

    Beqiri: Postet e shumëfisha e dëmtojnë LDK-në

    30-10-2008 / Gazeta 55

    "Në LDK ka shumë zyrtarë që mbajnë poste të shumëfishta dhe nuk është vetëm presidenti ai, i cili mban dy poste", thotë Ismet Beqiri, anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Zoti Beqiri, cili është fati i reformave në Lidhjen Demokratike të Kosovës pas dorëheqjes së kryeshefit ekzekutiv të kësaj partie, Blerim Kuçi?
    Sigurisht që procesi i reformave në Lidhjen Demokratike të Kosovës, i filluar kohë më parë dhe i përkrahur, po e them që në fillim, nga vetë presidenti i Kosovës dhe kryetari i LDK-së, është një proces, i cili pashmangshëm duhet të vazhdojë. Fakti që i kemi humbur zgjedhjet, na bën të obligueshme edhe më shumë nevojën e reformimit dhe të gjetjes së kaheve të reja të zhvillimit të partisë. Sa më shpejt që e kuptojmë se i kemi humbur zgjedhjet, ne mund t’i kemi punët më mirë. Pavarësisht që zoti Kuçi ka ofruar dorëheqje të parevokueshme, se si do të zhvillohen çështjet më tutje, sigurisht se duhet të bisedohet në Kryesinë qendrore të partisë. Por, procesi i reformave nuk bën dhe nuk guxon të ndalet. Reformimi sigurisht se është i dhimbshëm dhe kërkon sakrifica. Duhet marrë si normale se gjatë reformimit mund të ketë edhe zhvillime të tilla që ndoshta edhe për individë janë të pakëndshme. Kur them për individë, po filloj prej Kryesisë, cilitdo prej nesh që jemi në Kryesi. Ne nuk duhet të jemi pengesë e zhvillimit të reformave. Duhet të jemi të përgjegjshëm që nëse reforma kërkon prej nesh që të lëshojmë rrugë, ne duhet të lëshojmë rrugë, duhet të jemi të sinqertë ndaj anëtarësisë. Dhe, përgjegjësisë nuk mund t’i ikim asnjëri, prej zotit Kryeziu, nënkryetarit të parë të partisë, e deri te Ismet Beqiri që po e lë anëtarin e fundit të Kryesisë – që të gjithë kemi përgjegjësi për zgjedhjet që i kemi humbur, por duhet gjetur rrugën. Mendoj që kemi forcë dhe këtë do ta bëjmë.

    Një nga anëtarët e Kryesisë së LDK-së ka kërkuar dorëheqjen e presidentit Sejdiu nga njëri post. A është diskutuar kjo ndonjëherë në LDK dhe cili është mendimi juaj, sa e dëmton interferimi i presidentit vetë LDK-në?
    Kjo nuk është shtruar asnjëherë. Edhe unë po them, siç e thotë shumica dërrmuese e anëtarësisë, se megjithatë zoti Sejdiu është kryetar legjitim i LDK-së. Këtë nuk e kontestojmë asnjëri, apo shumica nuk e kontestojmë. Këtë nuk e konteston as zoti Haraqija, nuk mund ta kontestojë se është legjitim. Ajo që i ka bërë thirrje ai, është diçka tjetër, është prononcim i anëtarit të Kryesisë, por nuk është kontestim i legjitimitetit të kryetarit të LDK-së dhe presidentit të Kosovës. Është çështje tjetër dhe nuk e kemi parë të arsyeshme të shtrohet në Kryesi çështja e kryetarit tonë. Ne duhet ta kuptojmë një gjë; pavarësisht asaj, unë e di që shkruan në Kushtetutë, krejt në rregull që shkruan, por, megjithatë, kryetari i Kosovës është i zgjedhur, gjegjësisht i deleguar dhe postin që e ka i takon LDK-së dhe nuk mund të ketë ndonjë shkëputje siç mendohet. Dhe, nuk është vetëm kryetari Sejdiu; ka edhe të tjerë aty që i kanë postet e shumëfishta. Ne kemi marrë qëndrim që një ndër pikat tona të ardhme të jenë që të mos shumëfishohen postet, sepse pamundësojnë punën efikase në parti. Secili e di se cilët janë ata që kanë poste të shumëfishta; kur je gjithkund, nganjëherë je askund. Unë po them që procesi i reformave, kur të përgatitet mirë, kompetent është kryetari që të thërrasë këshillin e përgjithshëm; këshilli i përgjithshëm është ai që merr vendime të caktuara. Ky këshill i përgjithshëm mund t’i shkarkojë të gjithë anëtarët e Kryesisë, mund t’i fusë në votëbesim, që për mua do të ishte normale, sepse i kemi humbur zgjedhjet, është pjesë e përgjegjësisë; mund të marrë vendim edhe për zgjedhje të reja në parti.

    Procesi i reformave, sipas analizave të ndryshme, mund të pasojë edhe me thyerje të reja në LDK. A konsideroni ju se LDK-ja është në prag të një rreziku të ri për thyerje, për ndarje të reja?
    Unë mendoj që secili prej nesh e ka obligimin dhe përgjegjësinë e madhe që me asnjë veprim të tij personal të mos e dërgojë LDK-në në drejtim të tillë. Është obligim i yni që mbi të gjitha të shohim interesin e partisë. Interesin e shtetit e kemi materializuar në kuptimin e jetësimit të shtetësisë, e kemi dhënë kontributin si parti, edhe hyrja në koalicion ka qenë pjesë e kësaj përgjegjësie, sepse nuk mund të themi që ne jemi të kënaqur edhe me zhvillimet, edhe me proceset se si po shkojnë - gjithmonë ka mundësi të punohet më shumë. Po flas tash edhe për koalicion, gjithmonë ka mundësi të gjenden zgjidhje më të mira. Por, megjithatë, kjo ka qenë diçka që kemi paguar me vetëdije për hir të jetësimit të shtetësisë së Kosovës. Partnerit të koalicionit mund të mos i pëlqejë, është shumë normale të mos i pëlqejë, sepse pjesa dërrmuese, e gjithë anëtarësia e LDK-së dëshiron të jetë numër një. Jemi të gjithë të vetëdijshëm që nuk do të lejojmë që LDK-ja të ketë, përkundër pakënaqësive që janë prezente, edhe ndonjë thyerje tjetër. Ne kemi pasur mjaft thyerje - vdekja e presidentit Rugova ka qenë goditje e rëndë për ne, sikurse edhe Kuvendi i Gjashtë, pastaj zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar. Nuk do të na falë askush po qe se lejojmë të ndodhin qoftë edhe fërkime të reja.

    E përmendët koalicionin qeverisës - sa mund të ndikojnë këto reforma në LDK në koalicionin aktual ndërmjet PDK-së dhe LDK-së?
    E gjithë skena politike e Kosovës, të mos them është në një lloj lëvizjeje. Secila parti, mund të thonë se kemi një stabilitet të brendshëm dhe t’i bëjnë qejf vetes, kushtimisht thënë. Mendoj se është një lëvizje, se një numër i madh i qytetarëve është i pakënaqur ndoshta edhe me këto parti aktualisht, e ndoshta numri më i madh i të pakënaqurve ka qenë i vetë anëtarësisë së LDK-së. Dhe, vetë pjesëmarrja në zgjedhje tregon se është përqindje shumë e lartë. Prandaj, ajo parti që do të ketë mençuri më të madhe, që besoj se do ta ketë LDK-ja, përkundër çështjeve që i kemi dhe zhvillimeve aktuale, sepse vetë kjo zhurmë që bëhet, tregon se LDK-ja është faktor stabilizues. Jemi faktor i rëndësishëm, kushtimisht thënë, jemi dikush, një parti që mund të krijojë stabilitet dhe duhet të krijojë stabilitet. Thashë se e gjithë skena politike është në një lloj lëvizjeje, prandaj nuk do të thosha se reformat në parti, në LDK, kanë të bëjnë me koalicionin. Këto kanë të bëjnë me nevojat tona të brendshme, që të kthehemi atje ku kemi vendin, ku e kemi pasur për 17 vjet si subjekti numër një. Kjo është nevoja jonë, kjo është domosdoja jonë dhe kështu duhen shikuar gjërat. Do të vijë koha, unë besoj shumë shpejt, që edhe lëshimet që i kemi bërë, t’i përmirësojmë dhe të ecim tutje.
    ...

    55

    ..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vazhdojnë dallimet në qëndrime në Kryesinë e LDK-së
    Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës u zotua sot se do të vazhdojë reformat brenda partiake megjithë dorëheqjen e kryeshefit ekzekutiv Blerim Kuçi. Kryesia konstatoi dorëheqjen e tij, por anëtarët e saj dolën nga mbledhja me qëndrime të ndryshme rreth ecurisë së reformave në të ardhmen.
    Dorëheqja e parevokueshme e Kryeshefit ekzekutiv Blerim Kuçi ishte në fokus të takimit të sotëm të Kryesisë së LDK-së, por pa u diskutuar shkaqet e dorëheqjes. Anëtarët e Kryesisë arsyetuan këtë me faktin se bëhet fjalë për dorëheqje të parevokueshme.

    Njëri nga nënkryetarët Fadil Ferati tha se reformat do të vazhdojnë.
    Eqrem Kryeziu theksoi po ashtu vendosmërinë për vazhdimin e reformave, dhe madje falënderoi mediat për siç tha serialin që kanë krijuar gjatë mbulimit të zhvillimeve të fundit në LDK.
    Por, jo të gjithë anëtarët e Kryesisë së LDK-së mendojnë njëjtë.
    Ali Lajçi tha se në LDK ka krizë dhe sipas tij duhet mbledhur Këshillin e Përgjithshëm të partisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme në parti.
    Lajçi tha se sot në mbledhje nuk ka pasur asnjë dokument të shkruar për diskutim, qoftë dorëheqja e Kuçit, qoftë arsyetimet e Sejdiut. Pjesëtari tjetër i Kryesisë, Astrit Haraçia pas deklarimeve të ditëve të fundit në media, tha se qëndron pas deklarimeve të tija për postet e dyfishta. Haraçia tha se pozicioni i Kryetarit të Kosovës në dorëheqjen e Kuçit nuk është diskutuar në mbledhjen e sotme. Sipas tij, pesë nënkryetarët do të udhëheqin procesin e reformave deri në zgjedhjen e një kryeshefi të ri, duke shtuar se reformat janë të vështira dhe se për funksionarët është problem që t’i lëshojnë lehtë karriget.
    RTK 30 tetor 2008 - 15:43:31

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Analiza

    LDK-ja po shndërrohet në PDK dhe po zhduket si “specie” biologjike (RKL)

    Lufta mes klaneve politike përbrenda LDK-së ka filluar të acarohet sidomos tani, pas lidhjes së koalicionit qeveritar të kësaj partie me PDK-në e Hashim Thaçit. Më të pakënaqurit, janë ish ministrat e kësaj partie, të cilët mbeten pa postet e tyre në Qeverinë e Kosovës nga ku kanë vjelë përfitime marramendëse për veten dhe klanet e tyre gjatë disa mandateve qeveritare.
    Në mesin e të pakënaqurve janë edhe disa deputetë, kësaj radhe në krye me Melihate Tërmkollin, e cila nuk kishte votuar koalicionin PDK-LDK, për më tepër ajo ishte shprehur për mediet se ka votuar kundër koalicionit me PDK-në, për arsye që ajo i quan si shumë parimore. “Në këtë drejtim, kujtoj që veprimi, që e kam bërë, është në harmoni të plotë me këtë filozofi politike, e natyrisht edhe me bindjen që LDK-ja duhet ta ketë gjithmonë këmbënguljen e vet të plotë në këto parime, e cila fatkeqësisht ka munguar me këtë lidership aktual. Mënyra e lidhjes së këtij koalicioni, sikur nënkupton fillimin e shkrirjes së LDK-së në PDK”, ka deklaruar Tërmkolli.
    Krahu tjetër i LDK-së, të cilin e përfaqëson, Eqrem Kryeziu, duke komentuar vlimet përbrenda pjesës së mbetur nga partia e dikurshme e Rugovës, ka paralajmëruar madje edhe mundësinë e zhdukjes biologjike të LDK-së.
    Edhe Kryeziu, jo vetëm njëherë ishte shprehur kundër koalicionit me PDK-në, por kur kreu i partisë e “mëshiroi” lidhur me deklaratën e tij se do të jepte dorëheqje nëse LDK-ja nuk do të fitonte 40 për qind të elektoratit të zgjedhjet e 17 nëntorit, ai e zbuti qëndrimin. Për më tepër fitoi edhe postin e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit.
    Koha, edhe kësaj radhe, nxori në sipërfaqe vlimet e moçme dhe të reja përbrenda kësaj partie. Ata që gjatë kohës së qeverisjes autoritare të Ibrahim Rugovës nuk kishin ngritur krye, pas vdekjes së tij dolën në sipërfaqe me grupime të shumta mbi baza të interesit dhe pretendimeve për ta ruajtur dominimin.
    Afrimi i dy partive dikur kundërshtare është e vërtetë se do të degradojë përbrenda elektoratit të dyja këtyre partive, sepse nga të dyja anët kanë mbetur shumë të pakënaqur.
    Nuk besojmë të jetë gjendja më e mirë edhe në radhët e PDK-së. Vlimet përbrenda kësaj partie, të cilat aktualisht po mbahen sekret, do të dalin në sipërfaqe pas definimit të statusit të Kosovës, meqë elektorati i kësaj partie është më shumë i motivuar për pavarësinë dhe aktualisht po ndikon me zgjuarsi dhe përkushtim në ruajtjen e “status-quosë”.
    “Amalgamimi” i këtyre dy partive ka qenë dhe do të mbetet i panatyrshëm në aspektin e orientimit ideologjik, edhe pse dihet se radhët e PDK-së kanë dalë nga LDK-ja. Ndarja e madhe ka ndodhur në një periudhë kritike kohore, qysh me fillimin e luftës së UÇK-së në Drenicë, në pranverë të vitit 1998, kur Rugova përjashtoi nga partia krahun e quajtur ekstremist, që kryesisht përbëhej nga ish-të përndjekurit dhe të burgosurit e regjimit okupator jugosllav.
    Është fare e mundshme që lideri i PDK-së, të jetë ofruar me LDK-në, veç tjerash për të shkaktuar edhe tërmet brenda kësaj partie, ashtu sikur shkaktoi Rugova kur zgjodhi AAK-në për bashkëqeverisje, e cila kishte fituar vetëm 4 për qind të elektoratit, e jo PDK-n e cila kishte fituar 27 për qind në zgjedhjet e vitit 2004.
    “Hakmarrja” e Thaçit tashmë po reflektohet me pasoja përbrenda LDK-së, por është më se e sigurt se edhe në radhët e PDK-së do të reflektohet kjo lojë e panatyrshme e lidhjes së këtij koalicioni, i cili nuk është bërë për të fituar Kosova, as baza e gjerë e këtyre dy partive, por koalicioni është lidhur me qëllim për të përfituar dy klanet aktualisht më të forta të qeverisjes në vend.
    Përzierja e këtyre dy partive ndodh edhe për faktin se asnjëra nga këto parti nuk është e orientuar ideologjikisht. Ende nuk kemi të bëjmë me parti të mirëfillta të majta, apo të djathta. LDK-ja pretendon të jetë parti e djathtë, me lidershipin ish-komunist titist në krye, ndërsa PDK-ja cilësohet si e majtë, edhe pse ajo frikësohet nga majtizmi dhe kurrë nuk do të pranonte një rreshtim të tillë, meqë edhe nuk ka ideolog të tillë.
    Pikërisht heterogjeniteti ideologjik i këtyre partive ka çuar deri te amalgamimi, i cili do të bëhet shkak për ndarje e përçarje të tjera përbrenda LDK-së dhe PDK-së. Këto përçarje do të dalin në sipërfaqe pas definimit të statusit.
    Sa i përket zhdukjes biologjike të LDK-së, të cilën e ka parandier pak me vonesë, z. Kryeziu i kësaj partie, ajo në realitet ka ndodhur me ndarjen në dysh të partisë pas vdekjes së Rugovës. Ndarja e fraksioneve të tjera përbrenda kësaj pjese tashme të ndarë të partisë është rezultat i mungesës së guximit për demokratizim të vërtetë të raporteve brenda partiake. Po ashtu LDK-ja është degraduar edhe me qëndrimin zyrtar kundër luftës së UÇK-së dhe kundër krahut politik, që doli nga lufta jonë çlirimtare dhe fitimtare. Ajo është e degraduar edhe me faktin se ende ka në radhët e veta shumë kuadro dikur besnike të regjimeve okupatore jugosllave.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Po shkatërrohemi

    Astrit Haraqija akuzon Fatmir Sejdiun dhe
    Eqrem Kryeziun se po shkatërrojnë çdo gjë që
    ka lënë Rugova. Ai thotë se partia po shkon
    drejt humnerës. Kërkon komision për të hetuar
    pasuritë e zyrtarëve të LDK’së. Eqrem Kryeziu
    thotë se Haraqija nuk di çfarë kërkon.


    Fatkeqësia është se një grup
    njerëzish e ka izoluar LDK'në dhe
    ata mendojnë se partia është një pronë
    private. Këtu e kam fjalën për Fatmir
    Sejdiun dhe Eqrem Kryeziun, pra
    Kryesia e Kryesisë. ”

    gazetaexpress

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    ketu i kini edhe themeluesit e LDK-se edhe deputetet e tanishem teLDK-se edhe antaret e kryesis se tanisheme te LDK-se

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Reformat në LDK thellojnë përçarjet


    Arton Konushevci

    Reformimi në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka përçarë edhe më shumë anëtarët më të lartë të kësaj partie. Disa nga ta deklarojnë se reformimi ka nisur kohë më parë, kurse të tjerët konsiderojnë se një gjë e tillë përmendët vetëm sa për të ulur tensionet.
    Çështja e reformimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se ka ndarë mëdysh disa nga figurat më të larta të kësaj partie. Një pjesë e tyre thonë se reformimi tashmë ka filluar, pjesa tjetër e mohon.

    Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Melihate Tërmkolli, konsideron se udhëheqja aktuale po e dëmton rëndë partinë.

    "Në fakt, esenca është që këta njerëz, kjo udhëheqje, në njëfarë mënyre, ia ka humbur identitetin LDK-së, duke e sjellë atë në një gjendje të tillë, në një pozitë aktualisht të dytën, por me ato pasoja që shkaktuan rënie edhe më të mëdha. Në veçanti, çështja e identitetit të saj dhe lidhja e kësaj udhëheqjeje në koalicionin aktual e kanë sjellë atë pasojën vendimtare të gjendjes çfarë është sot LDK-ja", tha Tërmkolli.

    Por, për nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziun, mosmarrëveshjet për të cilat thuhet se janë në këtë parti i përkasin vetëm nivelit të debateve.

    "Shikoni, nuk do të thosha se është një lumturi e madhe, sepse vetëm njerëzit e vdekur, ose në parajsë, ose në botën tjetër, janë krejt të qetë. Natyrisht që shqetësime ka për rrugën që praktikisht lidershipi e ka zgjedhur - a është kjo rruga më e mirë, a do të ishte ajo më e mirë, por është në nivelin e debateve. Por, lidershipi ka një përgjegjësi dhe në bazë të përgjegjësive e ka bërë atë që ka bërë", tha Kryeziu.

    Nga ana tjetër, zonja Tërmkolli pohon se vazhdimi i gjendjes aktuale në Lidhjen Demokratike të Kosovës do të shkaktojë pasoja edhe më të mëdha. Ajo thotë se reformimi në parti nuk ka nisur.

    "Thjesht është folur edhe po përflitet për do reforma, etj. E kam thënë dhe do ta përsëris prapë, me Fatmir Sejdiun dhe Eqrem Kryeziun nuk ka reformë në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Këto janë vetëm disa përpjekje për ta zgjatur 'status quo-n', për të mbajtur pak a shumë një gjendje të këtillë në LDK, për të mos lejuar ndoshta shpërthime të reja", tha Tërmkolli.

    Zoti Kryeziu vlerëson se në LDK janë të dukshme reformat dhe, sipas tij, vetëm ata njerëz të cilët nuk janë në rrjedha, mund të flasin për tensione brenda kësaj partie.

    "Nëse dikush është në rrjedha të LDK-së dhe thotë se nuk ka reforma, ai ose bën shaka, ose nuk është i kthjelltë sa duhet deri në fund. Reforma në LDK është krejt e ditur për opinionin; ajo kanë filluar shumë herët", tha Kryeziu.

    Në fakt, Lidhja Demokratike e Kosovës tash e sa kohë vuan nga ndarjet e brendshme, që pasuan vdekjen e presidentit disavjeçar të kësaj partie, Ibrahim Rugova. Tejkalimi i kësaj gjendjeje, për njërën pjesë të partisë shihet tek mbajtja e zgjedhjeve të brendshme, për pjesën tjetër ndërkaq problemet janë të izoluara.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Përgatitjet për grushtime të reja!

    http://www.youtube.com/watch?v=bxAZidJZWf8

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Le te diskutojme per gjendjen ne LDK..
    Si jane punet ne LDK..
    Super
    sipas nji zontazhi te fundit

    PDK-ja eshte ne rritje LDK-ja ne ramje e siper

    PDK 50 %
    LDK 18 %
    AAK 15 %
    ARK 5 %
    LDD 2 %
    ORA 2 %

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Lajçi: Zgjedhjet në LDK duhet të mbahen shumë shpejt

    Prishtinë, 30 tetor 2008 (Kosovapress) Koha 16:40

    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Ali Lajçi ka akuzuar pesë nënkryetarët e LDK-së për, siç tha, shkatërrimin e partisë, përfshi këtu edhe vetë presidentin Fatmir Sejdiu, i cili prej zgjedhjes së tij në këtë funksion, e ka ngrirë postin e kryetarit të partisë.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    si gurisht lidhja komuniste e kosoves alias ,LDK dote shperbehet edhe me tutje
    dhe nuk me vjen keq as pak
    aty jan mbledh te gjitha mberurinat e kosoves dikush me vet die e dikush pa te
    paramendoni njerz qe ne vitet e80.ta akuzonin shqiptaret me lloj lloj fjalesh sot jan ne krye te LDK-S
    PO kjo esht nje tragjedi o njerz
    e sa per ket kti klyshit astrit haraqis ky ka pretendime per fotele dhe me gjas ky dote largohet i pari
    ky far striti esht met vertet njeri mendje madh njeri qe ende mban voth ne vesh po kjo esht turp nga ata qe ngajn pas ti
    pra me nje fjal LDK - KURRRRRRR MA nuk dote jet ajo qe ishte titistet po vdesin e shfrytezuan popullin per 17 vite me genjeshtra dhe me fantazma te tyre
    komuniste

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Masakra e regjistrimit komunist në ushtrinë shqiptare
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  3. Baba Rexheb Beqiri (1901-1995)
    Nga Mexhid Yvejsi në forumin Komuniteti bektashi
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-06-2009, 03:55
  4. A po e dëmtojnë?
    Nga BULi-x në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 10:47
  5. AKSH hedh ne ere Gjykaten e Qytetit te Struges
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2003, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •