Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    BDSH propozon emrin “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore”

    BDSH propozon emrin “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore”


    10/12/2008 15:59:33


    Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH), vlereson se emri “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore” duhet të mbështetet si propozim nga forcat politike shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA.


    “Në Komunikatën e 5 dhjetorit Bashkimi Demokratik Shqiptar vuri theks në faktet se siguria e Maqedonisë nuk rrezikohet nga jashtë por destabilizimi i vendit vjen, në mënyrë të pashmangshme nga politika e diskriminimit permanent të shqiptarëve në këtë shtet”, deklaroi kreu i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti.

    Mahmuti sërsish porositi autoritetet e Maqedonisë që të ndalojnë diskriminim ndaj shqiptarëve për të ecur sigurt drejt integrimeve euroatlantike.

    “Duke u nisur nga fakti se mbështetja e Maqedonisë në integrimet euro-atlantike pa hequr diskriminimin që ky shtet aplikon ndaj shqiptarëve është politikë shkurtëpamëse dhe nuk i shërben as paqes dhe as sigurisë afatgjate të kësaj pjese të Ballkanit ne kërkuam nga të gjitha aktorët e interesuar që kjo pjesë e Ballkanit të jetojë në paqe dhe siguri që të ushtrojnë ndikimin e tyre që Maqedonia të heq të gjitha format e dhunës dhe diskriminimit racial dhe të sillet në përputhje me orientimet e Aleancës për liri, siguri, demokraci dhe vlera të përbashkëta”, deklaroi Mahmuti.

    Ai tha se Bashkimi Demokratik Shqiptar me keqardhje konstaton se strategjia e përqendrimit të vëmendjes jashtë kontekstit të brendshëm të Maqedonisë ka sjellë rezultatet e dëshiruara për Shkupin.

    “Në vend që të kërkohet me ngulm heqja e diskriminimit dhe respektimi i të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, kërkesa e vetme që dëgjohet për anëtarësim në NATO lidhet me angazhimet diplomatike për të gjetur konsensus me Greqinë për emrin e këtij shteti.

    Duke mos lënë anash asnjë nga kërkesat që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve dhe plotësimin e të gjitha kushteve paraprake për anëtarësim në strukturat euro-atlantike Bashkimi Demokratik Shqiptar insiston në faktin që shqiptarët duhet të integrohen edhe në bisedimet lidhur me emrin e ri të Maqedonisë”, theksoi kreu i BDSH-së.


    Për këtë arsye ai rikujtoi këto fakte:


    - Shpërbërja e Perandorisë Otomane që u shoqërua me krijimin e shteteve të reja në Ballkan u hapi rrugë apetiteve ekspansioniste të fqinjëve të shqiptarëve në kurriz të territoreve të banuara me shumicë dërmuese shqiptare;

    - Një pjesë e madhe e Shqipërisë Veriore dhe Shqipërisë Lindore iu aneksua Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene;

    - Krahas copëtimit të territoreve, shtetet e reja të krijuara edhe mbi territoret shqiptare aplikuan politikën ekspulsioniste (dëbuese) në funksion të ndryshimit të strukturës demografike të territoreve shqiptare;

    - Politika ekspulsioniste ka qenë karakteristika dominonte e të gjitha regjimeve në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor: Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, Jugosllavia e Vjetër, Jugosllavia e Titos, shteti serb dhe Maqedonia e pas shpërbërjes së Federatës jugosllave kanë aplikuar të gjitha format e presioneve dhe të diskriminimit me qëllim të realizimit të spastrimit etnike;

    - Sot, kur sytë e popujve të kësaj pjese të Evropës Juglindore janë kthyer në drejtim të strukturave euro-atlantike autoritetet e Shkupit, me arrogancë tentojnë të imponojnë vështrimin e tyre historik si interpretim i vetëm i të kaluarës. Ata këmbëngulin në përvetësimin e të kaluarës së huaj si pjesë të identitetit të vet.

    Lideri i BDSH theksoi se në pengesat që Greqia nxjerr lidhur me emrin e shtetit të Maqedonisë dhe divergjencat toponimike imponuan bisedime me ndërmjetësues të Kombeve të Bashkuara.

    “Në këto bisedime nuk u përfillën aspak shqiptarët e Shqipërisë Lindore, territoret e të cilëve ju aneksuan fillimisht Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, e që sot bëjnë pjesë në shtetin e Maqedonisë.

    Edhe pse përbëjnë më shumë se 1/3 e popullsisë së këtij shteti dhe fakti se emri i shtetit ekzistues nuk përmban asgjë që lidhet me identitetin e shqiptarëve propozimet që vijnë për të gjetur “kompromis me Greqinë” injoron tërësisht domosdoshmërinë e komponentëve të identitetit shqiptar në emrin e ri të këtij shteti”,theksoi Mahmuti.

    Sipas tij propozimet lidhur me ndryshimin e emrit, dhe sidomos propozimi i fundit i ndërmjetësuesit të Kombeve të Bashkuara, z. Metju Nimic , i cili na prezantohet si propozim i mbështetur edhe nga Parlamentit Evropian, për emrin “Maqedonia e Veriut” është i njëanshëm dhe antihistorik për shqiptarët e Shqipërisë Lindore.

    “Çdo tendencë që të na imponohet emri që nuk ka lidhje edhe me identitetin tonë kombëtar fsheh qëllimin për të përjetësuar diskriminimin e shqiptarëve në këtë shtet.

    Bashkimi Demokratik Shqiptar del me propozim që emri i ri i shtetit të jetë “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore””, vlerësoi Mahmuti.


    Arsyetimi i BDSH-së


    - Emërtimi “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore” do të mbulonte toponiminë reale të kësaj hapësire gjeografike;

    - Emërtimi “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore” do të integronte komponente të dy etnive që përbëjnë shumicën e popullsisë se këtij shtetit;

    - Emërtimi “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore” . si emërtim që mbulon disa hapësira territoriale, nuk do të paraqiste asnjë precedencë në marrëdhëniet ndërkombëtare nga fakti se një numër i madh i shteteve anëtare të OKB-së kanë emra të kësaj natyre (shembuj: Bosnja dhe Hercegovina, Vincent dhe Grenadine, Sao Tome dhe Principe, Antigua dhe Barbuda, Papuazia dhe Guineja e Re e shumë shtete tjera që janë anëtarësuar në OKB para Maqedonisë)

    - Figurimi i toponimit “Shqipëri” në emërtimin “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore” nuk do të paraqiste asnjë precedencë në marrëdhëniet ndërkombëtare nga fakti se kemi numër shtetesh, anëtare të OKB-së, që kanë në emrin e tyre toponimin e njëjtë ( Guineja, Guineja Bisau, Guineja Ekuatoriale, Guineja e Re )


    Bashkimi Demokratik Shqiptar u bën apel të gjitha medieve që të hapin një debat publik rreth këtyre çështjeve ku intelektualët, organizatat joqeveritare dhe qytetarët do të mund të jepnin mendimet dhe kontributet e tyre për të gjetur një konsensus minimal rreth këtyre çështjeve.


    Bashkimi Demokratik Shqiptar u bën apel të gjitha forcave politike shqiptare që të organizohet një tryezë për harmonizimin e pikëpamjeve dhe që të dalim me një qëndrim që emri i ri i shtetit të marrë parasysh komponentë edhe të identitetit të shqiptarëve të Shqipërisë Lindore.


    Bashkimi Demokratik Shqiptar konsideron si të domosdoshme harmonizimin e qëndrimeve dhe me një zë unik t’u drejtohemi negociatorëve ndërkombëtare dhe institucioneve euro-atlantike për heqjen e diskriminimit që nga emërtimi i shtetit e deri te të gjitha institucionet shtetërore e publike në këtë shtet.

    Bashkimi Demokratik Shqiptar mendon se shqiptarët nuk duhet të ngelin rob të realitetit të hidhur historik të komunitetit maqedonas dhe të fundosen në anijen e përbashkët me ato. Një emër i cili do përmbante komponentët e shqiptarëve të Shqipërisë Lindore do ishte hap i duhur drejt integrimit të maqedonisë në strukturat e NATO-s dhe BE-së. (INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    reklamim parazgjedhor i stergjatur
    Ndryshuar për herë të fundit nga faruk_01 : 10-12-2008 më 19:36
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga faruk_01 Lexo Postimin
    reklamim parazgjedhor i stergjatur
    ...se paku ta kishe lexuar dhe te thoje dicka per permbajtjen!

    Forma u ben pershtypje shumices - dhe shumica zakonisht perbejne turmen - dhe turma "ec symbyllur" dhe perplaset vazhdimisht per murin e njejte te cilin ia ka ngritur kryedashi i kopese partiake...

    ...ta kishe lexuar se paku!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    BDSH nuk reklamon asgjë, por është e vetme parti politike e cila rregullisht reagon atëherë kur shqiptarëve u bëhet e pa drejta në IRJM, është e vetmja parti politike e cila nuk e ka zënë gjumi por punon 24 orë.

    BDSH-ja ka treguar gjithmonë interesim që t'i përfaqëson shqiptarët e IRJM në institucionet e shtetit dhe në mënyrë institucionale të mund sllavët, ngase vetëm mënyrën institucionale e pranon bota që të zgjedhësh problemet. Por! Çka bën shqiptarët? Ia dhanë votën tjetër kujt, dhe ja ku jemi sot, ska nevoj të flas.

    Nuk e përkrah me këtë rast BDSH-n, jo, por jam real, ngase vërtetë BDSH ka qenë gjithmonë e zgjuar, atëherë kur të tjerët flenin, më vejn mirë që në mesin e partive e cila e ka pranuar PROJEKT DRAFTIN E UNITETIT nga diaspora është e para BDSH.

    Edhe emri aktual i IRJM është i qëllaur si propozim nga BDSH, personalisht e përkrah 100%.
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    kjo eshte fantashkence
    Eshte njesoj sikur serbet te pranojne te na japin nishin

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Citim Postuar më parë nga akodra Lexo Postimin
    kjo eshte fantashkence
    Eshte njesoj sikur serbet te pranojne te na japin nishin
    Kjo eshte politike aktive, perpiqesh qe edhe zeri yt te ket autoritet dhe jehone ne instanca me te larta.
    E jo te mbreteroj heshjte varri, dhe automatik te themi AMIN cfardo qe te ndodhe.

  7. #7
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Gazeta LAJM ka hapur nje sondazh lidhur me ceshtjen ne fjale
    Mund te votoni ne www.lajmpress.com
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    BDK-BDSH: Shqiptarët me qëndrim të unifikuar për emrin

    13/12/2008


    Bashkimi Demokratik Kombëtar, si subjekt politik, përkrahë idenë e lideri të Bashkimit Demokratik Shqiptar (BDSH), Bardhyl Mahmuti për organizimin e një tryeze për harmonizimin e qëndrimeve të të gjitha subjekteve shqiptare në Maqedoië, rreth çështjes së emrit.

    “Apeli i BDSH-së, për organizimin e një tryeze për harmonizimin e qëndrimeve të të gjitha subjekteve politike shqiptare në Maqedoni, rreth emrit të shtetit, jo vetëm që është i pranueshëm, por paraqet edhe një nevoj të domosdoshme, kur kemi parasyshë pozitën diskriminuese të shqiptarëve në Maqedoni, jo vetëm kur është në pyetje emri i shtetit, por edhe statusi juridiko kushtetues, i shqiptarëve në këtë shtet”, theksoi lideri i BDSH Hysni Shaqiri.

    Ne e mbështesim këtë nismë, tha Shaqiri duke pasur për bazë pikërisht përcaktimet e BDK-së, për ndryshimin e rregullimit të brendëshëm të shtetit, si një shtet binacional, shqiptaro-maqedonas, bazuar në iden e federalizimit.

    “Njëherit, këtë apel të BDSH-së, për tu ulur në një tryezë të përbashkët, të gjith subjektet politike shqiptare, duhet shfritëzuar për ndërtimin e një strategjie të përbashkët kombëtare, e cila do të mbështetej në një platformë politike, që do të obligonte të gjitha partit shqiptare dhe shoqërin civile, që të sillen me përgjegjshmëri, kur janë në pyetje interesat madhore kombëtare”, theksoi Shaqiri. (INA)
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Citim Postuar më parë nga Modesti Lexo Postimin
    BDK-BDSH: Shqiptarët me qëndrim të unifikuar për emrin

    13/12/2008


    Bashkimi Demokratik Kombëtar, si subjekt politik, përkrahë idenë e lideri të Bashkimit Demokratik Shqiptar (BDSH), Bardhyl Mahmuti për organizimin e një tryeze për harmonizimin e qëndrimeve të të gjitha subjekteve shqiptare në Maqedoië, rreth çështjes së emrit.

    “Apeli i BDSH-së, për organizimin e një tryeze për harmonizimin e qëndrimeve të të gjitha subjekteve politike shqiptare në Maqedoni, rreth emrit të shtetit, jo vetëm që është i pranueshëm, por paraqet edhe një nevoj të domosdoshme, kur kemi parasyshë pozitën diskriminuese të shqiptarëve në Maqedoni, jo vetëm kur është në pyetje emri i shtetit, por edhe statusi juridiko kushtetues, i shqiptarëve në këtë shtet”, theksoi lideri i BDSH Hysni Shaqiri.

    Ne e mbështesim këtë nismë, tha Shaqiri duke pasur për bazë pikërisht përcaktimet e BDK-së, për ndryshimin e rregullimit të brendëshëm të shtetit, si një shtet binacional, shqiptaro-maqedonas, bazuar në iden e federalizimit.

    “Njëherit, këtë apel të BDSH-së, për tu ulur në një tryezë të përbashkët, të gjith subjektet politike shqiptare, duhet shfritëzuar për ndërtimin e një strategjie të përbashkët kombëtare, e cila do të mbështetej në një platformë politike, që do të obligonte të gjitha partit shqiptare dhe shoqërin civile, që të sillen me përgjegjshmëri, kur janë në pyetje interesat madhore kombëtare”, theksoi Shaqiri. (INA)
    Përkrahje e fuqishme BDSH-s dhe liderit të saj z. Bardhyl Mahmuti nga diaspora e shqiptarëve të Maqedonisë

    13.12.2008
    Evropë/SHBA


    Diaspora shqiptare përkrah dhe mbështet fuqishëm nismën e BDSH- s dhe z. Bardhyl Mahumit në apelin që drejton medieve, partive tjera politike, si dhe intelektualëve të pavarur për unifikimin e qëndrimeve rreth emrit të shtetit të Maqedonisë si dhe të gjitha organizimeve tjera të mundshme në atë shtet.

    Diaspora shqiptare konsideron se llafet janë shterur, tani kërkohet punë konkrete. Nuk mund të tolerohen edhe më tutje diskriminimi që bën pala sllavo folëse karshi shqiptarëve, Ato gjithnjë e më tepër janë duke e treguar fobinë e tyre kundrejt shqiptarëve duke përdorur mekanizmin e votimit si metodë "demokratike" për të sjellë ligje të cilat kanë të bëjnë ekskluzivisht në favor të tyre, siç ishte ligji për gratë maqedonase dhe stimulimin për të lindur te këto gra, siç ishte ligji për rregulloren e parlamentit, ligji për gjuhët, siç ishte ndarja e bursave për nxënësit dhe studentët, si dhe një sërë aktivitetesh tjera ku shqiptarët nuk përfillen fare! Nuk mund të tolerohen aksionet spektakulare që ndërmerr policia dhe njësiti i saj ALFA në vendbanimet shqiptare duke tmerruar fëmijë e gra dhe duke burgosur ish ushtarët e UÇK-s me pretekste të çuditshme! Partia shqiptare në pushtet BDI duhet të këndellet dhe rishikon qëndrimin e saj të mëtutjeshëm në këtë qeveri.

    Në këtë drejtim, BDSH dhe lideri i saj z. Bardhyl Mahmuti ishin syçelë dhe gjithmonë kanë qenë të parët që kanë reaguar kur këto padrejtësi ju bëheshin shqiptarëve, kur këto padrejtësi punoheshin prapa shpinës së shqiptarëve. BDSH dhe lideri i saj z. Bardhyl Mahmuti ka njoftuar organizmat ndërkombëtare se kështu nuk mund të vazhdohet duke argumentuar me fakte reagimet e saja, prandaj diaspora ka përkrahur dhe përkrah fuqishëm nismën e BDSH-s dhe liderit të saj z. Bardhyl Mahmuti lidhur me emrin dhe gjithashtu apelon te të gjithë që të kyçen në tryezën e mundshme që të harmonizojnë qëndrimet.

    Njëkohësisht përshëndesim përkrahjen e BDK-s dhe liderit të saj z. Hysni Shaqiri që bën kundrejt BDSH-s lidhur me emrin si dhe kërkesën që të gjitha subjektet tjera të ulen rreth një tryeze të rrumbullakët për harmonizimin e qëndrimeve.

    Në emër të diasporës shqiptare nga Maqedonia
    Zëdhënësi: Alisetar Ramadani
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •