Zofingen/Zvicër 15 dhjetor - Në xhaminë e Bardhë në Zofingen të Zvicrës, mbi 40 besimtarë myslimanë dhuruan gjak për të ndihmuar për nevojat e spitalit shtetëror të Argaus-it, si rezultat i iniciativës së mirë dhe ndjenjës së solidaritetit islam, ku ishte në vazhdën e aktiviteteve të Kurban Bajramit.
Autoritetet zvicerane kanë mbetur pa koment nga ky aksion human e pikërisht e bërë nga shqiptarët mysliman të Maqedonisë, të cilët jetojnë në diasporë. Ideja për organizimin e këtij aktiviteti për dhurimin e gjakut ishte e hoxhës Nehat Ismaili nga Kumanova, i cili ushtron detyrën e imamit në Xhaminë e Bardhë në Zofingen. Kësaj iniciative iu përgjigjen pozitivisht bashkatdhetarët dhe xhemati i xhamisë.
"Ishte një iniciativë e suksesshme, ne jemi shumë të lumtur që kemi bërë një vepër humane, kemi dhuruar gjak për nevojat e secilit pavarësisht kombësisë apo religjionit, mbi të gjitha jemi krijesa njerëzore të krijuara nga Zoti. Ky aksion ka qenë befasues edhe për vet përfaqësuesit zviceran, të cilët kanë mbetur pa koment që një gjë e tillë kishte mundur të ndodhte, pasi në mënyrë të organizuar si kjo në Zvicër kanë dhuruar gjak vetëm përfaqësues të ushtrisë.
Diaspora shqiptare këtu që jetojmë kemi çfarë të dëshmojë si shqiptarë", thotë imami i Xhamisë së Bardhë, Nehat Ismaili. Ai ka thënë se drejtuesit e spitalit kanë premtuar që vitin tjetër do të drejtohen në Xhaminë e Bardhë. (N.K)
/Gazeta Koha Mk/
Krijoni Kontakt