Varferia shton prostitucionin
17/12/2008 20:20
Mungesa e nje vendi pune, por edhe e nje strehe ka bere qe gjate ketij viti numri i punonjeseve te seksit ne kryeqytet te rritet.
Ne kembim te 500 deri ne 1 mije lekeve, ato prostituojne edhe ne vende publike, si prane stacionit te trenit, tek parku kombetar, por edhe pas ish-Pallatit te Kultures.
Jane femra me femije te ndara nga burri, ose qe i kane burat neper burgje dhe detyrohen te dalin, shprehet nje prostitute qe ka zgjedhur te mbaje anonimatin.
Nderkohe, fakti vertetohet edhe nga autoritetet sociale. Numri i prostitutave eshte rritur ne Shqiperi por edhe ne vendet e tjera te Evropes. Ato trajtohen ne menyre barbare, thote doktori Kahreman Harxhi.
Nje pjese e ketyre femrave te cilat jane ndare nga bashkeshortet dhe kane femije, prostituojne edhe ne prani te femijeve. Dalin me femije dhe femijet qajne. Edhe kur e bejne me klientet ne makine, femijet i lene tek sedilja e pasme, shton prostituta.
Doktori i shkencave Kahreman Harxhi pohon se numri i punonjeseve te seksit eshte rritur. Sipas te dhenave te qendres Aksion Plus, nje pjese e madhe e punonjeseve te seksit, qe rrine ne keto zona vijne kryesisht nga qytete si Shkodra dhe Elbasani.
Krijoni Kontakt