Armiqte e zemres jane te ndryshem per femrat dhe meshkujt ne Itali.
Gjate kongresit te tyre te mbajtur ne Rome, kardiologet italiane publikuan edhe rezultatet e nje sondazhi, se ajo qe demton me shume zemrat e femrave eshte familje dhe raportet e dashurise, ndersa tek meshkujt, burimi i stresit eshte vendi i punes dhe trafiku.
Stresi i tepruar thone specialistet, eshte armiku kryesor per nje zemer te shendetshme. Kardiologet e intervistur ne sondazh thane se 43,6 perqind e meshkujve stresohen me shume nga puna dhe 22,3 perqind kur gjenden ne mes te trafikut, ndersa tensioni me i madh tek grate lidhet me familjen ne masen 40 perqind dhe raportet sentimentale ne 23,7 perqind.
Sipas mjekeve kardiologe, ne kohen e sotme njerezit vdesin me shume nga infarkti i dyte.
© Top-Channel
Krijoni Kontakt