Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1

    Monologu i Berberit te Serviljes.

    Quhem Shyqyri Furom Amaneti.
    Banoj ne qytetin e bukur bregdetar te Serviljes.
    Profesioni: Ish berber, aktualisht ne asistence.

    Kush e lexon kete leter lutet te vere doren ne zemer e te beje dicka per hallet e mia. Se shpejti do katandisem me keq nga c’jam. Kam plot 8 goje per te ushqyer. Pese kalamaqer te cilet i kam pjelle me 2 grate e mia te pandara Driten dhe Shkurten dhe veten. Sa te mire qe i kam mer amani. Kur i therres te dy grate se bashku "Oooo Drit-Shkurta" ato vrapojne si nje trup i vetem e me ndrysin kryqet sa here vij i dalldisur nga puna. S'ka ilac me te mire se Drit-Shkurta ime. Sa here qe nuk ndihem mire, ato ma zhdukin cdo dhembje koke si me magji. E qe thoni ju (qe s'keni thene kurre gje), me Drit-Shkurten time kam pjelle plot 5 kalamaqer. Ca i ushqej vete, ca mi ushqen lagja, por rendesi ka qe ata te tere mbajne mbiemrin tim. Ai i madhi eshte si koshere bletesh, gumezhin nga mengjesi ne darke e mundohet te lidhe gjera pa lidhje. Tjetrin e kam bilbil. Llomotit nga mengjesi ne darke cfare lexon neper gazeta e cfare shikon ne TV. Te treten e kam vajze. Vjen verdalle neper shtepi e na mban shpirtin gjalle me muzike. S’ka album muzikor qe s’di ta kendoje ajo. Te katertin ka muaj qe s’e kam pare. Rri dite nate mbi catine e shtepise. Aty ia con Drit-Shkurta buken, bile prej aty luan edhe me femijet e tjere te lagjes te cilet kane filluar ta therrasin shkurt Ēati i Furomit. I pesti i di permendesh tere poezite e rilindjes, tere historine e Partise si dhe ato te pleqve e pijaneceve te lagjes. Shkurt muhabeti, i kam si yje.



    vijon...

  2. #2
    Sokol

    Je fantastik.
    Kam qeshur me lot .
    Imagjinatė e kėndshme kjo e Berberit tė Serviljes.

    Me respekt Elna.

  3. #3
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    E more Sokol, paska dale ne mode bigamia ne Shqiperi.
    Mire ky i shreti qe ka dy, po ne qe mbetem qyqare.

    Po edhe Shkurt-Drita mire do i vinte besoj, se ska Fierza fuqi...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  4. #4
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    Shpresoj te mos vazhdosh akoma me kete stil... vulgariteti eshte armik i padukshem por i rrezikshem... kocka me shume kalcium te thyhet ne dore...

    Pente hermetike

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132
    Vazhdo Sokol...
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  6. #6
    Qe thoni ju (qe s’thate gje prape), punet shkonin per bukuri. Njerezit hynin me qejf ne berberande. Ca rruheshin ca te tjere s’kishin c’te rruanin, po dyqanin e kam pas plot ama. Me ato pak para mbante frymen nje familje e tere. Punet u ngaterruan qysh kur qoset e Serviljesj filluan t’i lajne syte cdo mengjes duke i levizur duart nga poshte-lart. Me kalimin e kohes hunda filloi te beje perpjete dhe shume shpejt filloi t’u trubulloje vetite pamore. Kur kjo dukuri nisi te marre permasa te gjera, qoset filluan te mos vene re prezencen e pjeses leshtore te popullsise. Sikur te kish mbaruar me kaq, do ish mire, por ata filluan te sillen sikur gjithe qyteti popullohej vetem prej tyre. Ky fenomen ngjalli indinjate ne pjesen derrrmuese te popullsise leshtore. Deri ketu s’e vija ujin ne zjarr une, por kur e gjithe kjo mesele filloi te pasqyrohej ndjeshem ne rendimentin e biznesit tim te ndershem, per here te pare ne jeten time m’u desh te krruaja temthat. Nje nga pasojat me fatale qe pati metoda e larjes se syve te qoseve ishte pakesimi i ndjeshem i klienteve te berberandes time.
    Troc muhabeti or byrazer, njerezve iu pakesua deshira t’e rruhen. Qoset vallai as ma kan dit ku e kam pas deren e berberandes ndonjehere (jo per gje por nuk u hyja ne pune...problem gjeneze mbase). Edhe ata pak qose qe shkelnin per noi dore muhabet me pare, tani mezi shohin se u ka zen hunda syte e nuk ma gjejne dot deren. Puna eshte se edhe ata qe rruheshin me pare s’po me shkelin me ne dere. Amani mer, ca behet keshtu. Hej bela! Mire qoset nuk rruhen per pune geni, po edhe keta qe rruheshin me pare s’po rruhen me per inat te qoseve (duan t’u rrefejne leshte me sa duket). Po c’kusur kam une i mjeri qe tere keto bien ne kurriz tim, Shyqyri Amanetit te Furomit, njeri i ndershem, fukara hesapi.
    Meqenese tani e kam gjithe diten e Perndise te lire e kam nda ne tre pjese te barabarta. 1/3 e kaloj ne kafenene e Serviljes, 1/3 tjeter e kaloj duke lut Zotin te vere njeri doren ne zemer e te rruhet, kurse 1/3 tjeter e kaloj me Drit-Shkurten time qe mi heqin te ligat si me magji duke me masazhuar shpatullave.
    Sidoqofte, qoset vazhdojne te lajne syte ne te njejten menyre e shpejt do vije dita qe s’do gjejne dot as rrugen e shtepise. Leshtoret vazhdojne te mos e rruajne ... mjekren per te perligjur egzistencen e leshit ne sy te syzeneve nga hunda. Ndersa une, Shyqyriu i Furomit qendroj mes tyre ne berberanden time te zbrazur nga klientet e vertete dhe mbushur vec me thashethemexhinj te qytetit qe ma mbushin dyshemene gjithe levore farash luledielli.


  7. #7
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    e forte Sokol!
    pershendetje!!!!!!!!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sokol djali !

    Kjo "berberhanja" e mire ose e keqe eshte shtepia e perbashket ku mblidhen mijra albanezo-shqiptare.
    Ne radhet e ktyre mijra albanezve ka njerez qe kane aq cilesi te mira sa ti nuk i fut dot as tek "qoset" as tek "leshatoret".
    Nuk jam kunder pamfleteve satirike-artistike por mendo se keta mijra qe vijne ketu nuk dine asgje se cfare hallesh ka ajo kryesia e Forumit dhe nuk dine se per cfare ti je merzitur me ata.
    Keshtu qe "kembana jote" i le ata te shokuar duke fantazuar se forumi eshte katandis ne berberhane te fshatit.
    Prandaj para se ti biesh Kembanes (canges tende) jepu njerzve nji ide se cfare konkretisht te shqetson ty e cfare kryesine dhe pastaj hidhu ne satirike e gjuaj aty ku shikon se ja vlen.

    A te shqetson metodat si punojne moderatoret apo se mendon se ka kufizime ne shprehje mendimesh a cfare??



    Ndoshta nuk duhej ketu por une s'di se ku jeni duke e rrahur kte problem dhe me kte rast lexoje komentin tim tek "Letersia" meqense eshte dhe me e lexuara rubrike e Forumit.

    Me qe je Cun me talent vere talentin ne sherbim te permirsimit e jo te c'vleresimit te Forumit per te cilin ti ke dhene ndihmese.

    Keshtu Berati.





    .

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    koli, a nuk te pata folur une ty tek kjo tema e berberit...
    sa e thelle e me spec e e shkruar bukur eshte...
    desha te te pergezoj.... meqe e lexova se dyti.
    shoku_jote!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •