Kjo nuk eshte lajm i mir. Qka asht to ndodh pse kshtu prej 82 000 lindje vjet kemi ra 33 000. Difference prej 2006 dhe 2007 eshte 52000 dhe 33000 respektivisht renje per nje vit eshte 19 000. A thu do tbjen edhe me shum kur popullsia do te zvoglohet edhe me shum.
Kjo zduhet te lejohet.
Me normën më të lartë në Evropë për meshkujt në lindjet nën regjimin komunist, Shqipëria ishte gjithashtu e njohur për një normë të lartë lindjesh dhe vdekshmërie foshnjore. Sot, megjithë një normë vazhdimisht të lartë për lindjet e meshkujve, Shqipëria ka një rënie në lindjet e përgjithëshme, ndonëse krahasuar me disa vende të tjera në rajon ende kryeson listën.
Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave (INSAT), në 2007, vendi regjistroi rreth 33.200 lindje të gjalla, krahasuar me 52,000 në 2006. Që nga 1990 kur ishin 82,000 lindje, norma e lindjeve të vendit është përfundimisht në rënie.
Zyhdi Dervishi, një profesor i sociologjisë thotë se standardet jetësore në Shqipëri kufizojnë numrin e fëmijëve për familje. Ai tregon pasigurinë e punës si arsyen kryesore që më shumë çifte të vendosin të kenë vetëm një fëmijë.
Dervishi ja vesh gjithashtu rënien një ndryshimi në vlerat sociale veçanërisht midis ushtruesve të profesioneve. Mosdëshira për t'u martuar dhe formuar një bashkim ligjor që mund të përfundojë në divorc që shkakton ndarjen e pasurisë, krijon dyshime rreth martesës dhe bërjes së fëmijëve. Gjithashtu, profesionisët e rinj janë të etur të kenë sukses në karierat e tyre, një tjetër arsye që vonon pasjen e fëmijëve, sipas Dervishit.
Burime të ministrisë së shëndetësisë e lidhin rënien në normën e lindjeve me arsye socio-demografike veçanërisht emigrimin e të rinjve dhe abortet.
Gjatë viteve 1990, rreth 25% e popullsisë la Shqipërinë, shumica e tyre duke qenë në moshën e riprodhimit, sipas të dhënave të INSTAT. Ndërsa Shqipëria e ndalonte abortin përpara 1990, tani e lejon atë.
Abortet në Shqipëri janë të lejuara kur barra e një gruaje shkakton probleme psikologjike e sociale. Raporte të burimeve jozyrtare thonë se klinikat private kanë një biznes fitimprurës me kryrjen rregullisht të aborteve të paraportuara.
Abortet vijnë kryesisht nga rrethanat e vështira ekonomike. Mamitë në maternitetin e Tiranës thonë se ndihma ekonomike ndaj çifteve të reja në nevojë, në një farë shkalle, ngre normën e tanishme të lindjeve. Vetëm qyteti i Tiranës ofron një ndihmë të tillë, një shumë simbolike prej 42 euro për fëmijë.
Besimet tradicionale megjithatë mund të shkaktojnë disa aborte. Sipas Dervishit, disa prindër janë të prirur ta ndërpresin një shtazani në se mësojnë se fëmija do të jetë vajzë e cila sipas opinionit të tij spjegon peshën më të madhe në lindjet meshkuj në disa vitet e fundit.
Rënia e përgjithëshme në normën e lindjeve në Shqipëri bashkuar me vdekjet dhe emigracionin e lartë, e rritën moshën mesatare të popullsisë në 31.7 vjeç. Ajo është më lart se në 2004 kur ishte 29 dhe nga 1990 kur ishte 27 vjeç.
Norma e lindjeve e Shqipërisë, duke lënë mënjanë rëniet e fundit, mbetet nga më të lartat në rajon. Krahasuar me vende të tjera të Evropës Juglindore, norma e lindjeve e Shjqipërisë është e dyta pas asaj të Turqisë, pasuar nga Maqedonia e Mali i Zi, sipas të dhënave të 2007 hartuar nga Agjensia Qendrore e Inteligjencës e SHBA, për sajtin e saj të hapur Libri Botëror i të Dhënave.
SETI
Krijoni Kontakt