TIRANE - Mësuesi i Kur'anit nëpër shumë qytete të Shqipërisë padit Ministrinë e Brendshme, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitar dhe Emigracionit të Durrësit.
E martë, 18 Nëntor 2008 11:39
Shkak për padinë e pakistanezit Shabeer Ahmed është një urdhër për ta përzënë atë nga Shqipëria si person "non grata", ndërkohë që më parë i ishte refuzuar ripërtëritja e lejes së qëndrimit.
Tashmë padia ka filluar të shqyrtohet, ndërsa objekti saj është: "Anulim i urdhrit të drejtuesit të DRPKE, Durrës për largimin nga territori i Shqipërisë të shtetasi pakistanez Ahmed; detyrimi i të paditurve të rinovojnë lejen e qëndrimit; si dhe pezullimi i aktit deri në përfundim të gjykimit.
Paditësi Ahmed pohon se mban nënshtetësi pakistaneze dhe aktualisht banon në qytetin Kavajës, ku së bashku me bashkëshorten ushtrojnë profesionin e mësimit të Kur'anit. "Që prej mëse 10 vitesh, me hapësirat që më ka dhënë ligji i shtetit shqiptar, të cilit i jam mirënjohës, vazhdoj të banoj në Shqipëri, nëpër qytete të ndryshme, së bashku me familjen time, plotësisht të integruar në shoqërinë e këtij vendi", pohon në padi pakistanezi Ahmed, i cili më tej thotë: "Megjithëse të huaj, e kemi ndjerë veten gjithmonë pjesë e kësaj shoqërie dhe jam munduar me mish e shpirt, siç thoni ju shqiptarët, të kontribuoj në përmirësimin e jetës shoqërore, duke qenë qytetarë model. fa.ma.
Krijoni Kontakt