Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862

    Luigi Pirandello

    Luigi Pirandello u lind me 1867 ne Agrixhento ne ishullin e Sicilise. I ati i Pirandellos qe nje tregtar i sukseshem i squfurit dhe kishte ndermend te nxiste te birin ndaj te njejtit zanat, por djaloshi shfaqi prirje akademike dhe vazhdoi si perfundim ne rrugen e dijes. Ai hyri ne Universitetin e Romes ne 1887 dhe u transferua ne Bonn me vone per te kompletuar doktoraturen mbi dialektin e prejardhjes se tij Sicilise.

    Poezia ishte interesi fillestar i Pirandellos (ai ka perkthyer ne fakt nga Gete) interes ky qe u devijua nen prozen krijuese me anen e ndikimit te mikut dhe keshilltarit te tij te mire novelistit Capuana.

    Ndjenja e zhgenjimit , qe eshte tipar dallues i krijimtarise Pirandeliane, eshte ushqyer nga vete jeta e autorit te madh. Pirandelo u detyrua te martohet me nje vajze per te cilen nuk ndjente asgje, kundra deshires se vete, ne nje moshe relativisht te re. Gruaja e re, Antonieta ishte e rezervuar per shkak te rritjes nen hyqmin e nje babai fanatik por cifti i ri dukej i lumtur te pakten ne fillim. Pas lindjes se femijes se pare, e gjithe pasuria familjare humbi per shkak te nje permbytjeje dhe pervec pasojave financiare, kjo tragjedi solli edhe pasoja me te renda : cmendurine e Antonietes. Antonieta kishte here pas here sjellje jashte mase te dhunshme qe ndikuan jeten familjare te Pirandelos dhe per pasoje edhe ate krijuese. Pirnadelo rrinte vazhdimisht me te shoqen dhe u mundua te zbulonte me shume per cmendurine, iluzionet dhe izolimin. Nje tjeter teme qe shfaqet vazhdimisht ne veprat e Pirandelos eshte vdekja. Sipas vete autorit, fiksimi i temes se vdekjes ka lindur si pasoje e nje episodi qe ka ndodhur heret ne moshen e tij. Pirandelo i vogel ka qene deshmitar i nje skene te tmerrshme ku nje cift eshte gjetur i perqafuar (ne akt e siper dashuror) dhe i karbonizuar nga nje zjarr qe kishte rene ne kasollen e tyre.

    Pirandelo njihet me shume si dramaturg, por ai nuk menoi te shprehte veten edhe nje gjinine e romanit. "I ndjeri Matia Paskal' eshte nje veper qe autori e shkroi ne fillimet e veta dhe megjithese u la nen hije per disa kohe nga kritiket, ky roman vazhdon te jete nje perfaqesues i denje i romaneve te fillim shekullit. Pirandelo pati mundesine ti dedikohet pothuajse vecanerisht teatrit pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore. Disa nga dramat me te famshe te tij jane: Henri i IV, Gjashte personazhe ne kerkim te nje autori, Nje, njeqind dhe njeqindmije etj.
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  2. #2

    Luigi Pirandello

    (1867-1936)

    Pėrktheu Amik Kasoruho


    KECI I ZI


    Pa dyshim qė zoti Ēarls Trokli ka tė drejtė. Madje, jam gati ta pranoj se zoti Ēarls Trokli nuk mund ta ketė kurrė gabim, sepse ai dhe arsyeja janė njė gjė e vetme. Ēdo lėvizje, ēdo vėshtrim, ēdo fjalė e zotit Ēarls Trokli janė aq tė prera dhe aq tė pėrpikta saqė cilido, pa njė pa dy, duhet ta pranojė se s'ėshtė e mundur tė gabojė zoti Trokli, sido tė jetė puna, cilido qoftė problemi qė paraqitet e ēfarėdo sendi tė bėjė vaki.
    Ja, pėr shembull, ai dhe unė kemi lindur nė tė njėjtin vit, nė tė njėjtin muaj dhe zėre se nė tė njėjtėn ditė: ai nė Angli, unė nė Sicili. Sot, mė pesėmbėdhjetė qershor, ai mbush dyzet e tetė vjeē; po aq sa do tė mbush edhe unė mė njėzet e tetė tė kėtij muaji. Bukur: sa vjeē do tė mbushim ai mė pesėmbėdhjetė dhe unė mė njėzet e tetė qershor tė vitit tė ardhshėm? Zoti Trokli s'e humbet toruan, nuk ngurron aspak: i sigurt dhe prerazi thotė se mė pesėmbėdhjetė dhe mė njėzet e tetė qershor tė vitit tė ardhshėm, ai dhe unė do tė jemi njė vit mė tė mėdhenj, domethėnė dyzet e nėntė.
    Kush mund tė thotė se zoti Trokli gabohet?
    Koha nuk kalon njėlloj pėr tė gjithė. Njė ditė e vetme, njė orė e vetme mua mund tė mė sjellė mė shumė dėme se sa atij dhjetė vjet tė kaluara mes disiplinės sė ngurtė tė jetės sė tij, mes mirėqenies, Gjatė kėtij viti, pėr shkak tė shpirtit tim tė kredhur nė njė rrėmujė qė duhet qortuar, unė do tė mund tė jetoja mė shumė se njė jetė. Trupi im, mė i dobėt dhe shumė mė pak i mbajtur nga trupi i tij, gjatė kėtyre dyzet e tetė vjetėve ėshtė lodhur aq sa s'ka pėr t'u lodhur trupi i zotit Trokli nė shtatėdhjetė vjet jetė. Aq ėshtė e vėrtetė sa ai, edhe pse i ka flokėt krejt tė bardha, nuk ka as edhe njė rrudhė nė fytyrėn e tij spec tė kuqe dhe mund tė bėjė skermė pėrditė me shkathtėsi, si njė djalė i ri.
    E pastaj? Ē'rėndėsi ka kjo? Gjithė kėto arsyetime tė stėrholluara apo praktike, pėr zotin Ēarls Trokli janė tė kota e shumė larg logjikės. Logjika i sugjeron zotit Trokli se, fundi i hesapit unė dhe ai me pesėmbėdhjetė dhe me njėzet e tetė qershor tė vitit tė ardhshėm do tė jemi njė vit mė tė mėdhenj, domethėnė dyzetenėntė.
    Tani qė e shkoqitėm kėtė, mbani vesh ē'i ka ndodhur kohėt e fundit zotit Ēarls Trokli dhe, nė mundshit, provojeni qė nuk ka tė drejtė.
    Nė prillin e kaluar, duke ndjekur itinerarin e njė doracakut turistik Bedeker pėr njė udhėtim nė Itali, mis Etel Hallouej, vajza fort e re dhe mjaft e gjallė e Sėr U. H. Hallouejit, e njė lordi anglez shumė tė pasur dhe me shumė autoritet, shkoi nė Sicili, nė Xhirxhenti, pėr tė vizituar rrėnojat e famshme tė qytetit tė lashtė dorik. Meqė e bėri pėr vete bukuria e ranishtes magjepsėse, qė atė vit ishte mbushur plot e pėrplot me lulet e bardha tė bajameve, tė cilat kishin ēelur nga afshi i ngrohtė i detit afrikan, mendoi tė qėndronte mė shumė se njė ditė nė bujtinėn Hotel dė Tamplė, qė ngrihet jashtė qytezės se sotme tė rrėpirė e tė mjerė, nė fushė tė hapur, nė njė vend fort tė hijshėm.
    Prej njėzet e dy vjetėsh zoti Ēarls Trokli ėshtė nėnkonsull i Anglisė nė Xhirxhenti dhe prej njėzet e dy vjetėsh, ēdo ditė, nė tė perėnduar tė diellit, me atė hapin e tij tė matur dhe elastik, shkon me kėmbė nga qyteti lart nė kodėr deri nė rrėnojat e tempujve Akragantinė, plot ajėr dhe madhėshtorė, pėrmbi buzinėn e ashpėr, e cila pengon shkarjen e kodrės ngjat, tė kodrės akree, mbi tė cilėn dikur lartohej fund e krye mermer qyteti i lashtė, qė Pindari e pati lavdėruar si mė tė hirtin mes gjithė nekropoleve.
    Tė parėt tregonin se akragantinėt ēdo ditė hanin sikur do tė vdisnin tė nesėrmen dhe shtėpitė i ndėrtonin sikur nuk kishin pėr tė vdekur kurrė. Sot hanė pak, sepse nė qytet e nėpėr fshatra mjerimi ėshtė mjaft i madh dhe nga shtėpitė e qytetit tė lashtė. mbas kaq luftėrash, shtatė djegiesh e po aq plaēkitjesh s' ka mbetur mė asnjė gjurmė.
    Nė vend tė tyre sot lartohet njė pyll bajamesh e ullinjsh saraēenė, prandaj edhe e quajnė pylli i Ēivitas. Dhe vargu i ullinjve tė pėrhimtė arrin deri rrėzė shtyllave tė tempujve madhėshtorė dhe tė duket sikur pemėt lusin paqe pėr ato rrėnoja tė braktisura. Atėherė, kur mundet, rrėzė greminės rrjedh lumi Akragas, luginėn e tė cilit Pindari e pati lėvduar pėr grigjat e shumta, Ndonjė tufėza dhish i bie kryq e tėrthor edhe sot e kėsaj dite shtratit plot gurė tė lumit; kacavjerret mbi rrėpirėn shkėmbore dhe vjen e shtrihet e bren kullotėn e varfėr nėn hijen madhėshtore tė tempullit tė lashtė tė Harmonisė, i cili ka mbetur i padėmtuar deri sot. Dhiari, njeri i pagdhendur dhe si i pėrgjumur, ashtu si arabėt, shtrihet edhe ai mbi shkallinat e ngrėna tė pronaos1) dhe nxjerr ca tinguj vajcukė me atė fyellin e tij prej kallami.
    Kjo dyndje dhish nė tempull zotit Ēarls i ėshtė dukur pėrherė njė pėrdhunim i llahtarshėm. Dhe kushedi sa herė ua ka denoncuar kėtė gjė kujdestarėve tė monumenteve, simbas tė gjitha rregullave. Por ata i kanė dhėnė kurrfarė pėrgjigjeje. I kanė buzėqeshur me njė mirėdashje filozofike dhe kanė ngritur supet. Duke u dridhur nga indinjata, zoti Ēarls Trokli nganjėherė mė ėshtė qarė, kur mė ka qėlluar ta shoqėroj nė atė shėtitjen e tij tė pėrditshme. Qėllon shpesh qė zoti Ēarls Trokli ndeshet me grupe bashkatdhetarėsh tė vet, tė cilėt vijnė pėr tė vizituar rrėnojat, qoftė tė Tempullit tė Harmonisė, qoftė edhe ato tė Herės Lacinia apo dhe ato tė atij qė populli e quan Tempulli i Gjigandėve e qė ndodhet pak mė lart, Dhe me njė zemėratė qė s'e ka zbutur a dobėsuar hiē fare koha, ai u flet atyre pėr pėrdhosjen e dhive qė shtrihen e kullosin nė hije tė kolonave. Por, ē'ėshtė e vėrteta, zemėratėn e zotit Trokli nuk e ndiejnė tė gjithė vizitorėt anglezė. Madje, shumicės sė tyre i duken diēka poetike ato dhitė qė pushojnė aty nėpėr tempujt qė, edhe sot e kėsaj dite, kanė mbetur tė vetmuar mes fushės sė pamatė tė braktisur dhe tė harruar. Pėrkundrazi, shumėkush kėnaqet e mrekullohet nga ajo pamje, gjė qė e skandalizon zotin Trokli.
    Nė muajin prill, mė e kėnaqur dhe mė e mrekulluar nga tė gjithė u tregua Mis Etel Hallouej, njė ēupė shumė e re dhe shumė e hedhur. Madje ndėrsa nėnkonsulli, i indinjuar, po i shpjegonte disa hollėsi arkitekturore qė si pėrmend as Bedekeri dhe as ndonjė doracak tjetėr turistik, mis Etel Hallouej u soll pa prekė, aty pėr aty i ktheu shpinėn dhe vrapoi mbas njė keci tė lezetshėm tė zi, qė kishte lindur para pak ditėsh dhe qė, mes dhive tė shtrira, kėrcente hop kėtu e hop aty, sikur rreth e rreth tij nėpėr ajėr, tė ishin duke hedhur valle njė mori mizash tė ndritshme dhe pastaj dukej se habitej nga vetė ato kėrcime tė tij tė guximshme e lozonjare, sa ēdo zhurmė tjetėr sado e lehtė, ēdo flladitje ere, ēdo hije e vogėl e atyre pamjeve jete ende tė panjohura pėr tė e bėnin tė rrėqethej e tė dridhej i druajtur.
    Atė ditė unė isha bashkė me zotin Trokli dhe aq sa mė kėnaqi gėzimi i asaj zonjushės sė vogėl, qė u dashurua aq shpejt mbas kecit tė zi saqė deshi ta blinte me ēdo kusht, po aq ndjeva keqardhje pėr zotin Trokli, i cili ishte duke vuajtur.
    - Tė blejmė dhinė?
    - Po, po, ta blejmė, tani, tani!
    E dridhej fund e krye edhe vetė Mis Eteli. ashtu si ajo kafshėza e zezė e lezetshme dhe mbase nuk i shkonte ndėr mend se nuk kishte si t'i punonte rreng mė tė madh zotit Trokli, i cili kishte shumė kohė qė i urrente sa s'thuhej ato kafshė.
    Zoti Trokli u pėrpoq mė kot t'ia kthente mendjen, t'i jepte tė kuptonte sa telashe do t'i nxirrte ajo blerje: mė nė fund, pa ē'pa, u dorėzua dhe meqė e respektonte shumė tė atin e saj, iu avit dhiarit qė tė bėnte pazar pėr kecin.
    Mbasi pagoi tė hollat, Mis Etel Hallouej i tha zotit Trokli se do t'ia besonte kecin drejtorit tė Hotel dė Tamplė, dhe pastaj me t'u kthyer nė Londėr, do tė telegrafonte qė, mbasi tė shlyheshin tė gjitha shpenzimet, t'ia nisnin menjėherė; dhe u kthye me karrocė nė hotel, duke e mbajtur hopa kecin qė blegėrinte e pėrhidhej.
    Pėrballė diellit qė po perėndonte mes njė copėzimi tė hatashėm resh pėrrallore tė ndezura flakė, pėrmbi detin qė fekstinte poshtė si njė pasqyrė e pamatė ari, unė pashė brenda karrocės sė zezė atė vashėzė flokėverdhė, tė brishtė e tėrė zjarr tek po largohej e kredhur nė njė re drite verbuese: e mė ngjau si njė ėndėrr. Pastaj e kuptova se ē'kishte ndier aty pėr aty kishte qenė njė dėshirė e gjallė, njė dhimbsuri e thellė pėr njė kec tė vogėl tė zi edhe pse ndodhej aq larg vendit tė vet, larg pamjeve dhe afekteve tė jetės sė saj tė pėrditshme, prandaj nuk duhej tė kishte as edhe njė thėrrime nga ajo arsyeja e shėndoshė qė qeveriste veprimet, mendimet, hapat dhe fjalėt e zotit Ēarls Trokli.
    Po ē'kishte atėherė nė vend tė arsyes e vogla Mis Etel Hallouej? Asgjė tjetėr veē tuafllėkut, thotė zoti Ēarls Trokli duke mbajtur me zor mėrinė, aq sa tė dhimbset, kur ve re se kėto fjalė i thotė njė njeri si ai, i cili, zakonisht, ėshtė shumė i pėrmbajtur.
    Nė ngjarjet qė rrodhėn mbas blerjes sė atij kecit tė zi mbretėroi inati.

    Mis Etel Hallouej u nis tė nesėrmen nga Xhirxhenti. Prej Sicilisė do tė shkonte nė Greqi, nga Greqia nė Egjipt, nga Egjipti nė Hindi.
    Duhet pranuar se qe njė mrekulli qė nuk e harroi kecin e zi qė kishte blerė njė ditė tė largėt mes Tempujve Akragantinė nė Sicili, me tė mbėrritur shėndoshė e mirė nė Londėr nga fundi i nėntorit, mbas gati tetė muajsh e mbas gjithfarėlloj aventurash, qė me siguri do t'i kishin bėrė vaki nė atė udhėtim aq tė gjatė.
    Me tė arritur, siē kishin lėnė fjalėn, i shkruajti zotit Ēarls Trokli qė t'ia niste.
    Hotel dė Tamplė mbyllet ēdo vit nė mes tė qershorit dhe hapet ditėt e para tė nėntorit. Drejtori, tė cilit Mis Eteli i kishte besuar kecin kur qe larguar nga hoteli nga mesi i qershorit, ia kishte lėnė amanet kujdestarit tė hotelit, por pa ndonjė porosi tė veēantė, madje, pak si i mėrzitur nga bezdia qė i kishte dhėnė e qė vijonte t'i jepte ajo kafshė. Kujdestari priti qė nga dita nė ditė tė vinte nėnkonsulli, siē i kishte thėnė drejtori, ta merrte kecin pėr ta nisur nė Angli dhe kur pa se nuk po vinte njeri ta merrte, mendoi ta hiqte qafe dhe ia dha pėr ta ruajtur po atij dhiari qė ia kishte shitur Mis Etelit, duke i premtuar se do t'ia falte, po qe se ajo, siē dukeshin bathėt, nuk do ta ēante kryet ta merrte pėrsėri apo, nė tė kundėrt, do ta shpėrblente pėr kujdesin dhe pėr kullotėn, po tė vinte nėnkonsulli pėr tė kėrkuar kecin.
    Kur mbas tetė muajsh mbėrriti nga Londra letra e Mis Etel Halluejt, si drejtori i Hotel dė Tamplė, si kujdestari i hotelit, ashtu edhe dhiari u hardallosėn. I pari, ngaqė ia kishte besuar kecin kujdestarit, i dyti, sepse ia kishte besuar dhiarit dhe i treti, meqė ia kishte dorėzuar njė dhiari tjetėr, duke i premtuar po ato gjėra qė i kishte premtuar vetė atij kujdestari i hotelit. Ky dhiari i dytė na kishte lėnė hijen pa nam e pa nishan. E kėrkuan mė shumė se njė muaj. Mė nė fund, njė ditė prej ditėsh, zotit Ēarls Trokli i sollėn nė selinė e nėnkonsullit nė Xhirxhenti njė alamet kafshe me brirė, ibret tė shėmtuar, tė ndotur, qimekuqe, rrjepacake, tėrė bajga e copa balte tė pėrthara, e cila, duke nxjerrė ca blegėrima tė ngjirura, tė thella e tė dredhura, duke mbajtur kokėn tė ulur, dukej sikur pyeste ē'donin prej saj nė njė vend aq tė habitshėm pėr zakonet e veta, tani qė ishte katandisur nė atė gjendje nga halli.
    Zoti Ēarls Trokli, siē e kishte zakon, nuk u hutua aspak nga ajo pamje e s'pati asnjė ēast mėdyshjeje: bėri hesap sa kohė kishte kaluar qė nga fillimi i prillit deri nė fund tė dhjetorit dhe, me plot tė drejtė, i dha karar se keci i zi lozonjar i asaj kohe, fort bukur mund tė ishte ajo kafsha e stėrmadhe dhe e ndotur qė kishin tani pėrpara syve. Dhe pa asnjė lloj ngurrimi iu pėrgjigj mis Hallouejit se do t'ia niste pa humbur kohė nga Porto Empedokle me tė parėn anije tregtare angleze qė do tė kthehej nė Angli. I vari nė qafė asaj kafshe njė copė kartuē me emrin e Mis Etel Hallouejit e dha urdhėr ta ēonin nė mol. Aty, vetė ai, duke vėnė nė rrezik dinjitetin e tij, e tėrhoqi nga mbrapa me litar kafshėn kokėfortė pėrgjatė molos, i ndjekur nga njė trumė rrugaēėsh; e hipi nė anijen qė ishte duke u nisur dhe u kthye nė Xhirxhenti me mendjen top se e kishte kryer deri nė fund detyrimin qė kishte marrė, jo aq pėr shkak tė mendjelehtėsisė sė qortueshme tė Mis Hallouejit, sa pėr respektin qė kishte pėr babanė e saj.

    Dje zoti Ēarls Trokli mė erdhi nė shtėpi nė njė gjendje tė atillė shpirtėrore dhe trupore, saqė unė, fort i habitur, u sula me rrėmbim ta mbaja, ta ulja e t'i sillja njė gotė ujė.
    - Pash hatrin e Zotit, ē'tė ka ndodhur, zoti Trokli?
    Meqė nuk ishte ende nė gjendje tė fliste, zoti Trokli nxori nga xhepi njė letėr dhe ma zgjati.
    E dėrgonte Sėr U. H. Halloueji, Lord i Anglisė dhe pėrmbante njė varg tė sharash venēe pėr zotin Trokli, pėr shkak tė fyerjes qė ky kishte guxuar t'i bėnte sė bijės, Mis Etelit, meqė i kishte dėrguar atė kafshė tė ndyrė e tė frikshme.
    Kėshtu i shkruante pėr ta falėnderuar pėr tė gjitha telashet qė kishte patur i shkreti zoti Ēarls Trokli.
    Po ē'priste tjetėr ajo teveqelja Mis Etel Hallouej? Mos priste qė njėmbėdhjetė muaj mbas blerjes t'i mbėrrinte nė Londėr po ai kec i zi qė pėrhidhej mes shtyllave tė tempullit tė lashtė grek nė Sicili, i vockėl e qimepastėr, gjithė duke frėngėllirė? Ka si bėhet? Zoti Ēarls Trokli nuk gjen dot derman. Kur e pashė nė atė gjendje, nisa ta ngushėlloja sa munda, duke e pranuar, bashkė me tė, se, me gjithė mend, ajo Mis Etel Halloueji duhej tė ishte njė ēupė jo vetėm tekamadhe, por edhe jashtė mase e paarsyeshme.
    - Teveqele! Teveqele! Teveqele!
    - Mė mirė ta quajmė tė paarsyeshme, miku im i dashur Trokli. E di si ėshtė puna?- mora guxim e shtova me druajtje... Ajo, kur iku nė prill mbajti nė sy e nė shpirt shėmbėlltyrėn e hijshme tė atij keci tė zi dhe, tė jemi tė drejtė, nuk mund ta pranonte, sado e paarsyeshme qoftė, atė arsyetimin qė ju i vutė pėrballė me atė dru tė shėmtuar, zoti Trokli.
    - Po atėherė?- mė pyeti zoti Trokli duke u ngritur mė kėmbė dhe duke mė shikuar sikur tė mė kishte hasėm.- Ē' duhej tė kisha bėrė sipas jush?
    Iu pėrgjigja pak si nė hall:
    - Nuk dua t'ju dukem edhe unė i paarsyeshėm si zonjushėza nga vendi juaj i largėt, po a e dini zoti Trokli ē' do tė kisha bėrė unė nė vendin tuaj? Ose do t'i isha pėrgjigjur Mis Halluejit se keci i zi lozonjar kishte ngordhur nga malli qė kishte pėr tė puthurat e ledhatimet e saj, ose do tė kisha blerė njė kec tjetėr tė zi tė vockėl e qimendritur, krejt tė njėllojtė me atė qė pati blerė nė prill dhe do t'ia kisha nisur, me mendjen top se Mis Hallouejit s' do t'i shkonte kurrė ndėr mend se keci i saj, pėr njėmbėdhjetė muaj, s'kishte si tė mos ndryshonte. Dhe me kėtė dua tė them, siē e shikoni, se Mis Halloueji ėshtė krijesa mė e paarsyeshme e kėsaj bote dhe se logjika ėshtė plotėsisht nga ana juaj, si gjithmonė, i dashur zoti Trokli, o miku im.

    -------------------------------------------------
    1)Kėshtu quhet nė arkeologji hapėsira midis tempullit dhe shtyllave nė ballė tė tij.

  3. #3

    PIRANDELO - tregim

    Pėrktheu Amik Kasoruho

    PER MERITA QYTETARE


    Kur i quante njerėzit tigra, hiena, ujqėr, gjarpėrinj, majmunė apo lepuj Bruno Ēelézia mendonte se i fyente pa tė drejtė kafshė, sepse secila syresh i pėrshtatet dhe i bindet natyrės sė vet; ndėrsa njeriu, nuk ka mė kallp nga njeriu! Prandaj njeriun pėshtyje nė fytyrė dhe, po munde, kėputja me shkelm nė njė vend tjetėr.
    - Unė e di se ē'kam kėtu brenda! - thoshte i ngrysur, duke vėnė njė dorė mbi bark.
    - Njė fėmijė?
    - Ferrin kam, maskara!
    Dhe, pėr fjalė tė nderit, grykė vullkani donte ta kishte gojėn! Si krateri i Etnės, qė tė villte mbi njerėzimin tėrė zjarr qė i digjej pėrbrenda.
    Megjithatė, duke u ndodhur atė ditė nė Sheshin e Bashki pėr tė parė shpėrndarjen solemne tė dekoratave pėr me qytetare. Bruno Ēelézia, nuk mund tė mos e pranonte se ishte njė festė e bukur dhe e nderuar.
    Ai kryetari i bashkisė ishte njė rrenacak i patentuar, por ama ishte orator i lindur. Dhe shumė herė, gjatė fjalimit hatashėm, qė ngrinte nė qiell virtytet e lindura tė sicilianėve duke kujtuar aktet heroike tė kryera prej tyre. Dhe kushedi sa herė, gjatė atij fjalimi tė madhėrishėm, qė ngrinte nė qiell virtytet e lindura tė gjindes siciliane, duke kujtuar aktet heroike tė kryera prej saj, Bruno Ēelézia kishte ndier mornica nė shpinė; ndėrkohė qė me gishtat qė i dridheshin rraste nė gojė dhe kafshonte qimet e mustaqeve tė mėdha apo majėn e mjekrės sė ashpėr. Pastaj, kohė mbas kohe, kalonte me tė shpejtė dorėn tjetėr mbi jakėn e xhupit tė shkėlqyer tė gjelbėrt. Pse? Po sepse njerėzimi ėshtė i poshtėr, ja pse! Prej disa ditėsh qe bėrė modė qė, me njė gjilpėrkė, t'i ngjitje tjetrit nė shpinė njė copė letėr me fjalė tė ndyra apo me ndonjė vizatim faqezi. Dy herė ia kishin punuar atij, njė ditė njė kokė dreri dhe njė herė tjetėr njė dorė qė bėnte shenjėn e brirėve.
    - Derra! Tė lumtė!
    Thirrja e dytė i drejtohej kryetarit tė bashkisė, i cili nė atė ēast po kujtonte se ē'kishte bėrė populli i Palermos nė ato ditėt historike plot lavdi tė ēlirimit.
    Mbasi mbaroi fjalimi i kryetarit tė bashkisė mes duartrokitjeve shurdhuese, me tė cilat edhe Ēelézia nuk kishte mundur tė mos bashkohej, filloi shpėrndarja e medaljeve.
    Nė ballkonin e gjerė tė mermertė tė pallatit bashkiak, ku bashkė me kryetarin e bashkisė ujė nė djersė, po rrinin krejt tė qetė, me erashka nė dorė, kėshilltarėt bashkiakė dhe zonjat e tyre, si dhe paria e qytetit, nė fillim u paraqit njė djalė i ri i zeshkėt, i fuqishėm, sy-shkreptimė, fort i pashėm, i cili ishte ulur dy herė rresht nė njė shtėpi mes flakėsh pėr tė shpėtuar njė plakė dhe njė fėmijė.
    Turma e priti me brohoritje tė zjarrta.
    - Rroftė Zgembri! Rroftė Karluēo Zgembri!
    Dikush ia kėputi se ata zotėrinjtė e bashkisė do tė bėnin mė mirė sikur tė formonin njė grup zjarrfikėsash, i cili i mungonte qytetit edhe sot e kėsaj dite dhe ta bėnin zjarrfikės Karluēon, i cili e kishte merituar, nė vend qė t'i jepnin atė medalje pėr merita qytetare, qė nė fund tė fundit nuk kishte ē'ta bėnte ai qyqar hamall porti, i cili pėrthyente kurrizin ēdo ditė duke shkarkuar apo duke ngarkuar anijet me thasė qymyri dhe blloqe squfuri.
    “I bukur je,” mėrmėriste me vete Bruno Ēelézia, duke e soditur, “po rritu edhe ca, i dashur dhe ke pėr tė parė ē'kokėrr maskarai ke pėr t'u bėrė edhe ti! Rroftė! Rroftė!”.
    Ndėrkohė, duartrokiste bashkė me tė tjerėt dhe fėrkonte jakėn e xhupit.
    Mes brohoritjeve tė turmės u paraqitėn njė nga njė pėr tė marrė medaljen e tyre edhe katėr heronjtė e tjerė tė ditės.
    - Vetėm pėr njė ēast - komentonte me vete, mes turmės, kishin edhe tre fėmijė, aq tė lezetshėm... qyqarėt e pafaj: ishin kopila! Atij ajo grua e pėrdalė nuk kishte ditur t'i falte qoftė edhe njė tė vetėm, njė bir tė ligjshėm... Nuk do tė ndihej kaq i vetmuar tani... nuk do t'ia kishte lakmi askujt... Por, ku ta di mbase ishte mė mirė kėshtu. Asgjė s'i kishte shkuar mbarė nė jetė, kurrė: e ndoshta edhe tė bijtė, po t'i kishte pasur, kushedi ē'hidhėrime e kushedi sa dhimbje do t’i kishin shkaktuar.
    Fati, posi jo: fati. A mund tė mos i besoje? Ē'kishte bėrė qė tė bėhej shėnjestėr e tėrė shigjetave si bir, si bashkėshort, qytetar; qė ta shihnin shtrembėr dhe t'i shmangeshin tė gjithė sepse kishte namin e ndjellakeqit dhe t'a vinin nė lojė, madje edhe t'a mėshironin pėr fatkeqėsitė familjare?
    Nuk ishte kredhur kurrė nė punė me rrezik: e, pra, e kish pėsuar edhe nga ato pak punė tė sigurta, tė cilave u qe futur, ishte djegur dhe e kishin tallur. Shumėkush ishte pasuruar duke marrė pėrsipėr mirėmbajtjen e murit mbrojtės tė portit: i qe futur edhe ai dhe ja qė furia e detit kishte marrė me vete gjysmėn e gurėve tė murit, qė sapo kishte pėrfunduar. Gurėt e hedhur nga sipėrmarrėsit e tjerė deti i kishte pranuar urtė e butė, si tė qenė copa buke.
    - Nga Bruno Ēelézia jo, nuk i dua!
    A mund tė pėrlesheshe me atė det pėrbindėsh? Dhe kish mbetur pa njė dysh, Kishte gjetur njė vend si shkrues nė njė bankė pėr gjynah tė Zotit: por qė t'i bėnte ballė asaj pune duhej durim i madh. Sepse eprorit tė tij nuk i pėlqente shkrimi i Ēelézias: dhe atij i vinte nė majė tė gjuhės t'i pėrgjigjej se punė e poshtėr me tė vėrtetė ishte t'i bėje ca gjėra dhe jo t'i shkruaje ia shkruante ai nė regjistėr.
    E duke menduar kėshtu pėr hallet e dertet e tij, Bruno Ēelézia mbėrriti nė shtėpi.
    Banonte nė skaj tė qytetit, andej nga lindja, ku ranishtja kthente poshtė njė rrafshnalte dhe formonte njė hark tjetėr Ato pak shtėpi qė vinin njėra pas tjetrės aty, rrėzė rrafshnaltės nė buzė tė detit, nuk dukeshin nga qyteti, i cili shtrihej nė trajtė gjysmėrrethi, nė gjirin tjetėr tė ranishtes. Dhe aty mbretėronte paqja, njė paqe e thellė, thuajse e habitur nga pamja e pakufi e detit.
    Iu desh t'i bėnte me nxitim hapat e fundit, sepse po errėsohej.
    -Horruca keni qenė, horruca do tė bėheni... I gjithė njerėzimi... Tfu! Ndyrėsirė... Rroftė! Rroftė!
    Kur mbaroi shpėrndarja e dekoratave, turma filloi tė shpėrndahej “Bruno Ēelézia u end edhe njė copė herė, duke vėshtruar majtas e djathtas plot pėrēmim, mes atij rrėmeti njerėzish. Po sodiste llambat ngjyra-ngjyra qė ishin pėrgatitur pėr ndriēimin e mbrėmjes dhe kohė mbas kohė shtrembėronte gojėn.”
    - Po sikur t'ia nisė era e jugės!
    Dhe ngrinte sytė pėr tė parė qiellin e zymtuar, i cili dora-dorės po ngrysej edhe mė shumė.
    “Mė mirė kthehemi nė shtėpi,” tha me vete nė njė farė kohe, me mendjen top,
    “sepse pėrndryshe ky kodosh vendi mund tė besojė dhe tė shpallė me tė madhe qė festa ka pėr t'u prishur nga shiu, vetėm e vetėm sepse dola unė sot nė shesh.”
    Dalloi sė largu babanė e tij tė moshuar, atė farė malli qė i kishte shkaktuar aq shumė hidhėrime dhe qė ndoshta pėr tė tretėn herė aty, nėpėr xhepat e tjetėrkujt, po kėrkonte rrugėn pėr t'u kthyer nė hapsane, nga ku s'kishte veēse pak muaj qė kishte dalė: ktheu shpinėn me pėrēmim dhe u nis me tė shpejtė pėr t'u ndryrė nė shtėpi.
    Duke ecur mendonte: “Thonė se bretkosat e kalojnė dimrin nė batakun e gropave. Im atė edhe mė keq: nė batakun e jetės, nė tė katra stinėt...”
    Herėn e parė ishte futur nė borxh deri nė fyt pėr ta shpėtuar. Tani nuk donte ta shihte mė as edhe nga larg. Ai emėr i pėrdhosur qė kishte trashėguar prej tij i digjte ballin sikur tė qe njė damkė zjarri.
    - Po pse, se mos vetėm unė e kam turpėruar emrin tėnd tė bukur?- kishte guxuar njė herė i ati t'ia pėrplaste fytyrės.- Mė mirė mendo pėr gruan tėnde, qė po e pėrdhos haptazi prej kaq vjetėsh.
    Dhe Bruno Ēelézia e kishte kafshuar dorėn gjak qė tė mos i pėrgjigjej. Sepse e shoqja...
    Por haptazi jo ama: vetėm me njė njeri.
    Nuk e kishte vrarė, sepse ishte mė se i sigurt qė dashnori kishte pėr tė qenė edhe mė keq se vdekja: herėt apo vonė do ta braktiste, do ta flakte nė mes tė rrugės, si njė thes me plehra. Dreq o punė! Ata tė dy jetonin tė lumtur prej shumė vitesh, si burrė e grua, tė respektuar e tė nderuar nga mbarė qyteti. Dhe dendėsohej shiu qė kishte filluar tė binte. Deti ishte i trazuar, turbullt dhe i harbuar tejendanė nėn atė qiell tė ngarkuar nga gjithė ato re tė zeza. Shkulmet e dallgėve, duke u fryrė, kishin zėnė tė pėrplaseshin njėri me tjetrin dhe ende nuk kishin filluar tė pėrthyheshin nė breg. Vetėm njė shkumė inatēore jetėpake sikur vlonte shirita-shirita majė dallgėve tė tėrbuara aty-kėtu.
    - Si duket do t'ia plasė si duhet!- psherėtiu Ēelézia, duk vėshtruar qė nga mbrapa xhamave tė ballkonit tė vogėl.
    Dhe, me tė vėrtetė, pak mė vonė qielli u nxi dhe pėr disa ēaste mbretėroi njė zymti e frikshme qė dukej sikur nuk dinte ē'tė bėnte. Kohė mbas kohe nė breg pėrplasej ndonjė valė ere qė ngrinte shtėllunga rėre. Mė nė fund plasi bubullima e parė, e hatashme dhe ajo qe shenja e parė e stuhisė.
    Bruno Ēelézia i mbylli sytė, ndezi llambėn me vajguri dhe shkoi dhe u ul pranė skrivanisė sė vjetėr pėr t'ia nisur leximit tė njė libri tė trashė, siē e kishte zakon, ku bėhej fjalė pėr zbulimin e Amerikės. Sa herė qė bubullonte ai mblidhte supet dhe zgjaste qafėn:
    - Jepi, Babazot! Hajde tė bombardojmė.
    Dhe i vinin ndėr mend ato llambushkat e shkreta ngjyra-ngjyra qė ishin pėrgatitur pėr festėn dhe zgėrdhihej.
    Kishte nja njė orė qė po lexonte, kur, mes oshtimės sė pandėrprerė tė detit, iu bė se dėgjoi ulėrima andej nga ranishtja. Bėri nga ballkoni, hapi njėrin kanat tė grilave dhe aty pėr aty e verboi njė shkreptimė! Ē'pamje e llahtarshme! Por... por... ē'kishte ndodhur aty tej? Ishin grumbulluar njerėz, gjithė ata njerėz, tė cilėt mbroheshin si tė mundeshin nga dallgėt qė pėrplaste deti i harbuar. Ja, ja: po ulėrinin! Ē'kishte ndodhur? Mori kapelen dhe doli me vrap jashtė pėr tė parė.
    Nė atė mugėtirė tė frikshme aty-kėtu nė ranishte dridhullonte ndonjė dritėzė e trembur feneri, e mbrojtur nga njė mantel apo nga njė shall: aty qenė grumbulluar njė mori njerėzish, burra e gra, tė cilėt, duke u dredhur dhe nė ankth, pritnin shkreptimėn e papritur tė ndonjė vetėtime qė tė shquanin tej nė det njė barkė, tė cilėn po e mėsynin tallazet inatēore dhe era. Ndėrkohė disa jepnin e merrnin frymėvalė e thonin se nė barkė nuk kishte njeri, se deti e kishte shkulur nga bregu, matanė murit mbrojtės, ku e kishin pasė tėrhequr nė cektinė, ndėrsa tė tjerė betoheshin e stėrbetoheshin se kishin dalluar njė njeri qė shqyhej krahėsh, kėshtu... kėshtu... dhe pėrsėritnin gjestet e tij tė dėshpėruara; disa tė tjerė thonin se atė ditė kishin dalė shumė barka nga porti dhe ishin drejtuar nga banjat e Shėn Leones: ndonjėrėn prej tyre do ta kishte zėnė stuhia, gjatė rrugės sė kthimit.
    - Ja ku ėshtė! Ja ku ėshtė!- nė njė ēast u dėgjuan britma nga tė gjitha anėt, kur larg u shqua njė regėtimė drite e zbehtė.
    Por aty pėr aty gjėmoi pėrsėri shungullima e bubullimės, e cila i mbuloi tėrė britmat e turmės. Mes errėsirės qė sakaq u shtua, stuhia, mes duhisė sė erės dhe tė detit, pėrfshiu shpirtra e sende edhe mė frikshėm se mė parė.
    Kur u shua gjėmimi, ia nisėn pėrsėri komentet e pėrhumbura, si tė largėta:
    - Po, po! Kishte njė njeri nė barkė... kėrkonte ndihmė, ndihmė! - Kėsaj radhe e kishin parė tė gjithė.
    - Kush po shkon?- thirri Bruno Ēelézia.- Ku janė heronjtė e ditės sė sotme?
    Por sa mė shumė qė sikush ndiente nevojėn pėr tė bėrė diēka, aq mė shumė zbehej guximi dhe qė tė gjithė thėrritnin ndihmė, me sa u hante fyti, sikur tė ishte se ndihmėn nuk duhej ta jepnin ata vetė. Mė nė fund, dikush nga mesi i turmės, iu pėrgjigj thirrjes shpotitėse tė Ēelézias:
    - Po shkoj unė! Ma sillni njė barkė!
    Dhe Karluēo Zgembri, duke ēarė rrugė thuajse me inat, doli pėrpara, i vendosur dhe i gatshėm pėr njė sprovė tė re.
    Menjėherė Ēelézia, nė njė shpėrthim adhurimi, i hodhi duart nė qafė dhe e puthi nė ballė, duke qarė e duke thirrur:
    - O rob i Zotit! Jo, jo! Ti jo! Nuk duhet tė shkosh ti! Ma jepni mua barkėn! Do tė shkoj unė!
    Dhe filloi tė zhvishej me rrėmbim, Zgembri nisi ta kundėrshtonte.
    - Do tė shkoj unė, - nguli kėmbė Bruno Ēelézia, duke iu imponuar turmės. - Mos tė guxojė askush tė mė ndalojė... Ti largohu! Medaljen tėnde e meritove! Mė takon mua! Lermėni, ju them! Di not mirė! Do tė shkoj unė! Jeta pėr mua nuk ka mė vlerė! Mė lini tė shkoj!
    Njė detar plak solli me tė shpejtė njė tapė shpėtimi, qė ishte lidhur mbas njė litari tė gjatė: ndėrkohė tė tjerėt kishin shtyrė buzė detit njė barkėzė tė vogėl. Bruno Ēelézia kėrceu brenda saj krejt i zhveshur. Deti, me njė shkulm dallge tė tėrbuar rrėmbeu menjėherė barkėn. U dėgjua njė thirrje e llahtarshme. Bruno Ēelézia, i pėrpirė nga errėsira, ishte zhdukur tej nė det.
    - Lėsho! Lėsho!- i thirrėn detarit qė mbante litarin e tapės shpėtimit.
    Tani, tė ngėrthyer nga njė padurim edhe mė i madh, njerėzit prisnin mes ankthit qė tė shkrepte vetėtima. Por dukej sikur qielli e bėnte qėllimisht: rreth e rreth kishte vetėm errėsirė dhe rrėmet qė tė zinte frymėn! Qė tė gjithė, pėr t'i shpėtuar sadopak atij padurimi qė tė mbyste, donin tė merreshin me atė litar po zhdrivillohej dalėngadalė vetiu, bash aty, sikur tė qe gjė e gjallė, nė dritėn e dredhur tė fenerėve tė mbrojtur me mantele.
    - Hapuni! Hapuni! Lirojeni!
    Njė vetėtimė.
    - Ja ku ėshtė! Ja ku ėshtė!- u dėgjuan pėrsėri tė thirrura dhe aty pėr aty zėrat sikur u pėrthithėn nga errėsira qė zbriti edhe mė e dendur.
    Po, e kishin dalluar, aty, pranė barkės tjetėr. Ankthi u bė padurueshėm.
    - Po e shpėton! Po e shpėton!
    Dhe gratė qanin me ngashėrim dhe burrat, tė shqetėsua duke u dridhur dhe si tė ishin pezull nė ajėr, kėrkonin tė mbahej qetėsi, sikurse ajo punė mund tė sillte ndonjė dobi. Nė njė ēast dukej sikur litari nuk lėvizi mė aty pėrtokė. Detari e mori n dorė; priti njė hop, pastaj thirri, duke qarė nė kulm tė gėzimit:
    - Po e tėrheq! Po e tėrheq fort! Po e tėrheq fort!
    Atėherė tė gjithė u turrėn pėr tė mbėrthyer litarin, tė gėzuar me hare tė papėrmbajtur
    Shkrepi edhe njė vetėtimė tjetėr.
    - Ja ku ėshtė! Jepi! Jepi! Po vjen! Urra! Urra!
    Dhe pak mė vonė barka e Bruno Ēelézias ngeci nė ranishte.
    - Ka shpėtuar! Ka shpėtuar! Kėtu, brenda nė bark. Tėrhiqeni! Po merr frymė akoma!
    Qe njė ngadhėnjim i vėrtetė. Por, kur turma arriti ta njihte anijembyturin...
    Ja. Shpeshherė fatit nuk i mjafton tė pėrndjekė njė qyqar derisa t'ia nxijė jetėn; kėrkon edhe qė nė ēdo pėrndjekje tė ngjeshė vulėn e talljes.
    Bruno Ēelézia kishte shpėtuar jaranin e tė shoqes.

  4. #4

    Luigi Pirandello

    (1867-1936)


    Pėrktheu Amik Kasoruho


    TEVEQELI



    - E ē'punė kishte, nė fund tė fundit, Macarini, deputeti Guido Macarini, me vetėvrasjen e Pulinos? - Pulinos, the? Pse? Ka vrarė veten Pulino? - Lulu Polino, posi, para dy orėsh. E kanė gjetur nė shtėpi, tė varur nė kuzhinė. - Tė varur? - Tė varur, po. Ē'tė shihje! Fytyrėn e nxirė, sytė e zgurdulluar, gjuhėn e varur, gishtat e pėrdredhur. - i shkreti Lulu - Po ē'hyn Macarini nė kėtė mes?
    Nuk dihej asgjė. Nja njėzet tė ekzaltuar po thėrritnin me sa u hante zėri dhe duke lėvizur duart sa lart-poshtė (dikush i hipur edhe pėrmbi karrige) dhe tė gjithė kishin vėnė nė mes Leopoldo Paronin, kryetarin e Klubit Republikan tė Kostanovės, i cili po thėrriste mė shumė se tė gjithė.
    - Teveqel! E kam thėnė dhe do ta them deri nė fund: Teveqel! Teveqel! Ia kisha paguar unė udhėtimin! Unė ia kisha paguar! Kur njeriu nuk di ē'tė bėjė mė me jetėn e vet. Zoti qė ėshtė njė, po s'bėri kėshtu, teveqel ėshtė.
    - Mė falni, ē'ka ndodhur? - pyeti njė i porsaardhur, duke iu afruar grupit, i tėrhequr nga gjithė ato britma dhe pak i habitur. Kėtė pyetje ia bėri njė klienti qė po rrinte pak veēmas nė njė vend tė pandriēuar dhe qė ishte i mbėshtjellė me njė shall leshi hedhur supeve, me njė kasketė udhėtimi nė kokė me strehė tė gjerė, hija e sė cilės i zinte gjysmėn e fytyrės.
    Para se tė pėrgjigjej, ai hoqi nga koka e bastunit njėrėn dorė, kockė e lėkurė, nė tė cilėn kishte bėrė shuk njė shami dhe e ēoi te goja, poshtė mustaqeve si tė shpėlara qė i vareshin poshtė. Kishte fytyrė thatime e verdhacuke si njė njeri i sėmurė dhe aty i kishte mbirė njė mjekėr e rrallė. Pa e hapur gojėn, dha e mori njė copė herė me fytin e tij ku po i shpėrthente njė kollė e thatė gjithė fishkėllimė dhe, nė fund, u pėrgjigj me njė zė tė thellė:
    - Mė bėtė erė kur u afruat. Mė falni, por ju nuk jeni nga Kostanova, jo? (Mbėshtolli dhe fshehu diēka nė shami).
    I huaji, gjithė keqardhje dhe nė siklet nga tė pėshtirėt qė s'e fshehu dot, ia ktheu:
    - Jo, jam kalimtar.
    - Qė tė gjithė jemi kalimtarė, i dashur zotėri.
    Dhe, duke thėnė kėto fjalė, shtrembėroi gojėn nė njė ngėrdheshje tė ngrirė e tė heshtur; rreth syve zhbirues iu formuan njė mori rrudhash tė dendura dhe i doli mė nė pah lėkura e verdhė e fytyrės sė hequr.
    - Guido Macarini, - tha pastaj, dalėngadalė, - ėshtė deputet i Kostanovės. Njeri i madh.
    Dhe fėrkoi gishtin e madh me treguesin e njėrės dorė, pėr tė treguar pse ishte i madh.
    - Kanė kaluar shtatė muaj qysh kur janė bėrė zgjedhjet politike nė Kostanovė, i dashur zot dhe, siē e shikoni zien ende mllefi kundėr tij, sepse megjithėqė kėtu i kishte tė gjithė kundėrshtarė, fitoi me votat e zonave tė tjera elektorale tė krahinės, tė cilat i pagoi me flori. Inatet s'janė shuar ende, sepse Macarini, pėr tė marrė hak ka dėrguar nė bashkinė e Kostanovės... largohuni, largohuni pak: s'ngopem me frymė... ka dėrguar njė komisar mbretėror. Faleminderit. Njė komisar mbretėror... njė njeri me peshė... S’i thonė pak, njė komisar mbretėror...
    Zgjati njė dorė dhe, nė sy tė tė huajit, qė po e vėshtronte fort i habitur, e mbylli grusht, duke lėnė tė ngritur vetėm gishtin e vogėl, kiamet tė hollė; fryu bulēitė dhe ndenji njė copė herė duke e soditur fort i pėrqendruar thoin e zbehtė tė atij gishti.
    - Kostanova ėshtė njė qytet i madh, - vijoi mbas pak. - Mbarė bota sorollatet rreth Kostanovės. Yjet lart nė qiell s'kanė punė tjetėr veēse tė shohin Kostanovėn: dikush thotė se qeshin dikush tjetėr se rrinė e psherėtijnė tė dėshiruar qė secili syres s'e ka njė qytet si Kostanova. E dini se nga kush varen fatet e njerėzimit? Nga partia republikane e Kostanovės, e cila s'mund tė bėjė hajėr kurrsesi derisa, nga njėra anė, kemi Macarinin dhe nga ana tjetėr, ish-kryetarin e bashkisė, Kapadonėn, qė hiqet si mbret. Tani Kėshilli Bashkiak ėshtė shpėrndarė dhe pėr pasojė barė bota ėshtė bėrė lesh e li. Ja ku janė, i dėgjoni? Ai qė ēirret mė shumė se tė gjithė ėshtė Paroni, po, ai aty me kravatė tė kuqe; ēirret kėshtu, sepse do qė e gjithė jeta, madje edhe vdekja, tė jenė nė shėrbim tė republikanėve tė Kostanovės. Edhe vdekja, zotėri, Pulino ka vrarė veten... E dini kush ishte Pulino? Njė qyqar i sėmurė si puna ime. Kėtu nė Kostanova bėhemi shumė tė sėmurė kėshtu. Dhe duhet tė vlejmė pėr ndonjė punė. I shkreti Pulino, s'i duroi dot mė vuajtjet dhe sot...
    - Vari veten?
    - Te llamba, nė kuzhinė. Veē nuk mė pėlqen kėshtu. Punė e lodhshme tė varėsh veten. Mė kollaj me revole. Vdekje mė e shpejtė. Bukur, por a e dėgjoni se ēfarė thotė Paroni? Thotė se Pulino ishte teveqel, jo sepse vari veten, por meqė, para se tė varej, nuk shkoi nė Romė pėr tė vrarė Guido Macarinin. Qysh jo! Qė Kostanova dhe, pėr rrjedhim, e tėrė bota tė merrte frymė, kur njeriut nuk ka ē'i duhet mė jeta, po s'bėri kėshtu, po s'vrau njė Macarin e aq para se t'ia heqė vetes, ėshtė teveqel. Ėshtė duke thėnė se ia kishte paguar ai udhėtimin. Me leje tė largohem, zotėri?
    U ēua pėrnjėherėsh: mbėshtolli edhe mė mirė shallin rreth fytyrės deri te streha e kasketės dhe ashtu i mbėshtjellė doli nga kafeneja trupharkuar, duke vėshtruar gjithė inat ata qė bėrtisnin. I huaji, i cili ndodhej aty kalimthi, u habit; e ndoqi me sy deri te porta; pastaj iu drejtua kamerierit plak dhe e pyeti fort i habitur:
    - Kush ėshtė ai?
    Kamerieri plak shkundi kokėn hidhurazi, i ra gjoksit me gisht dhe u pėrgjigj duke psherėtirė:
    - S'e ka tė gjatė edhe ai. Tė gjithė nė familjen e tij. I kanė vdekur dy vėllezėr dhe njė motėr... Ėshtė student. Quhet Facio. Luka Facio. Fajin e ka e ėma: sepse, pėr pare, shkoi e u martua me njė veremli, duke e ditur qė kishte veremin. Tani ajo jeton nė fshat si zonjė e mend pėlcet nga shėndeti, ndėrsa tė bijtė e shkretė, njėri mbas tjetrit... Gjynah! E dini sa i zoti ėshtė ai djalė? Dhe sa ka studiuar! Ėshtė i ditur, e thonė tė gjithė. Ka ardhur nga Roma, ku studion. Gjynah!
    Dhe kamerieri plak nxitoi drejt grumbullit tė atyre qė po thėrrisnin, meqė donin tė paguanin dhe po bėheshin gati tė dilnin nga kafeneja me Leopoldo Paronin nė krye.

    ***
    Ishte njė mbrėmje terse nėntori plot lagėshti. Mjegulla ishte fort e ngjeshur. Gjithė kalldrėmi i sheshit qe bėrė qull dhe rreth ēdo feneri rruge kishte nga njė brerore gjumashe drite.
    Me tė dalė nga porta e kafenesė, qė tė gjithė ngritėn jakat dhe sikush, duke u pėrshėndetur me tė tjerėt, ndahej e shkonte nė punė tė vet.
    Leopoldo Paroni, siē e kishte zakon, ngriti kryet me krenari i ngrysur e plot pėrēmim dhe, me shallin e hollė qė ia merr era, kaloi pėrmes sheshit duke vėrtitur bastunin nė ajėr. U fut nė rrugėn pėrballė kafenesė; pastaj ktheu djathtas nė rrugicėn e parė, nė fund tė sė cilės kishte shtėpinė.
    Dy fenerė tė vegjėl me vaj, tė pėrhumbur mes mjegullės, mezi ia dilnin tė pėrndritnin atė qorrsokak tė ndotur: njė nė krye dhe tjetri nė fund.
    Kur Paroni arriti nė gjysmė tė rrugicės sė errėt dhe nisi t’i gėzohej dritės sė dobėt qė mezi arrinte deri aty nga feneri tjetėr qė ndodhej edhe mė larg, andej nga fundi, bash pėrball shtėpisė sė tij, iu duk se pa dikė qė po rrinte si tė kishte zėnė pritė. I gufoi gjaku dhe ndaloi.

    Kush mund tė ishte aty nė atė kohė? S'kishte dyshim dikush ishte dhe dukej sheshit se ishte duke pritur, bash aty pėrpara portės sė shtėpisė sė tij. Me njė fjalė, po priste atė. Padyshim s'kishte ardhur pėr tė vjedhur, sepse e dinin tė gjithė se ai ishte i varfėr si Cincinati1!... Atėherė, pėr mėri politike... Mos ishte ndonjė i dėrguar i Macarinit? Apo i komisarit mbretėror Tė ishte e mundur? Tė arrinin deri aty?
    Dhe republikani krenar u kthye pėr tė parė mbrapa si mėdyshas: mė mirė i leverdiste tė kthehej mbrapsht nė kafen apo tė vraponte e tė arrinte shokėt prej tė cilėve sapo qe ndarė. Jo pėr gjė, po pėr t'i patur si dėshmitarė tė poshtėrsisė sė kundėrshtarit. Por vuri re se tjetri, i cili, mes heshtjes, padyshim e kishte dėgjuar zhurmėn e hapave tė tij qysh nė hyrje tė rrugicės, po i vinte pėrballė aty ku errėsira ishte mė e dendur.
    Ja, tani dallohej mė mirė: ishte i mbėshtjellė kokė e kėmbė. mezi i pėrmbajti dridhmat dhe dėshirėn pėr t'ia mbathur; u kollit e thirri fort:
    - Kush ėshtė aty?
    - Paroni! - e thirri njė zė si shpellė.
    Me ta njohur atė zė, Paronin e mbėrtheu njė gaz i befasishėm dhe e ndjeu veten tė lehtėsuar.
    Oh, Luka Facio, ti je? Ma mori mendja. Po pse, kėtu qenke ti? Je kthyer nga Roma?
    - U ktheva sot, - iu pėrgjigj Luka Facio, i ngrysur.
    - Po mė prisje, i dashur?
    - Po, isha nė kafene, s'mė pe?
    - Hiē fare. Paske qenė nė kafene? Po si je? Si tė kam, or mik?
    - Keq. Mos mė prek!
    - Doje tė mė thoje gjėsendi?
    - Po. Njė gjė me rėndėsi.
    - Me rėndėsi? Pa ma thuaj.
    - Jo kėtu; brenda nė shtėpi.
    - Mos... mos ka ndodhur gjė? Ē'tė ka bėrė vaki, Luka? Gjithė ē'varet prej meje, o miku im...
    Mbėrritėn nė shtėpi, Paroni nxori ēelėsin nga xhepi; hapi portėn, ndezi njė shkrepėse dhe zuri t'i ngjiste ato pak kėmbė shkallė, i ndjekur nga Luka Facio.
    - Kujdes... Kujdes shkallėt.
    Kaluan pėrmes njė dhome tė vogėl; hynė nė studion qė mbante erė duhan tė fortė llulle. Paroni ndezi njė llambė tė bardhė me vajguri pis tė ndotur mbi skrivaninė plot me libra dhe u kthye tėrė pėrkujdes nga Luka Facio. Por vuri re se sytė i kishin kėrcyer jashtė nga zori dhe se po shtrėngonte shaminė te goja me tė dyja duart. Kutėrbimi i duhanit - ia kishte ngacmuar pėrsėri kollėn, njė kollė tė frikshme.
    - O Zot... qenke me tė vėrtetė keq, Luka...
    Ai nuk iu pėrgjigj dot menjėherė. Tundi disa herė kryet pėr tė pohuar. S'i kishte mbetur gjak nė fytyrė.
    - Mos mė thirr mik dhe largohu, - tha mė nė fund. - J am duke mbaruar... Jo, do tė rri... do tė rri mė kėmbė... ti largohu.
    - Po... po unė nuk kam frikė... - e kundėrshtoi Paroni.
    - Nuk ke frikė? Prit pak... - u skėrmit Luka Facio. - Je duke folur para kohe. Nė Romė, kur e pashė qė po mbaroja, i harxhova tė gjitha paratė: ruajta vetėm disa lira sa pėr tė blerė kėtė revole.
    Futi dorėn nė xhepin e palltos dhe nxori qė andej njė alamet revoleje.
    Kur pa armėn nė dorėn e tjetrit, Leopoldo Paroni ngri duart lart dhe belbėzoi:
    - Mos... mos ėshtė plot! Hej, Luka!
    - Plot ėshtė, - iu pėrgjigj Facio, akull i ftohtė. - Sikur the qė nuk ke frikė...
    - Jo, por po qe se... Zot na ruaj...
    - Hiqmu! Prit!... Nė Romė e kisha mbyllur derėn me ēelės qė t'i jepja fund jetės. Kur, nė ēastin kur po drejtoja tytėn nė tėmth, dikush trokiti nė derė...
    - Tek ti, nė Romė?
    - Nė Romė. Hapa derėn. E di kush ishte? Guido Macarini.
    - Macarini?! Nė shtėpinė tėnde?
    Luka Facio pohoi me krye disa herė rresht. Pastaj vazhdoi:
    - Mė pa me revole nė dorė dhe aty pėr aty e kuptoi ēfarė isha duke bėrė, mbase edhe nga shprehja e fytyrės. M'u vėrsul, mė mbėrtheu pėr krahėsh, mė shkundi e mė bėrtiti: "Pse, mor djalė, kėshtu po e vritke veten? Sa budallė je, o Luka! Shko, mor, tutje.... Po deshe t'ia heqėsh vetes... ta paguaj unė udhėtimin: sulu mė parė nė Kostanova dhe vrama Leopoldo Paronin!
    Paroni, i cili deri nė atė ēast po e ndiqte atė bisedė tė egėr dhe tė ēuditshme me shpirtin peshė, duke u druajtur se mos ndodhte ndonjė hata aty pėrpara syve tė tij, ndjeu t'i priteshin kėmbėt pėrnjėherėsh dhe ndėr buzė iu end njė buzėqeshje e zbehtė dhe e vagėllimtė:
    - Po bėn shaka...
    Luka Facio u zmbraps pak, njėra faqe iu drodh nga njė lėvizje e prerė dhe nervoze aty rrėzė hundės dhe tha me gojė tė shtrembėruar:
    - Nuk jam duke bėrė shaka: Macarini mė pagoi lekėt e rrugės dhe unė erdha. Tani mė pėrpara do tė tė vras ty; pastaj veten.
    Dhe, duke thėnė kėto fjalė, ngriti revolen dhe mori shenjė. Paroni, i lebetitur, me duart para fytyrės, u pėrpoq t'i shmangej shenjimit dhe thirri:
    - U ēmende?... Luka... u ēmende?
    - Mos lėviz!- e kėrcėnoi Luka Facio.- U ēmenda, ė? Tė dukem i ēmendur? Po a s'je ti ai qė u ēorr tri orė rresht nė kafene se Pulino ishte teveqel, meqė, para se tė vriste veten, nuk shkoi nė Romė pėr tė vrarė Macarinin?
    Leopoldo Paroni u pėrpoq tė kundėrshtonte.
    - Po s'ėshtė njėlloj, dreqi e mori! Unė nuk jam Macarini!
    - S'qenka njėlloj?- thirri Facio; pa ia hequr Paronit tytėn e revoles.- Pse ē'ndryshim dashke ti tė ketė midis teje dhe Macarinit, pėr njė njeri si unė apo si Pulino, tė cilit as qė i hyn nė xhep jeta apo palaēollėqet tuaja? Mua aq mė bėn si tė tė vras ty, si tė vras mė tė parin njeri qa kalon rrugės! Ashtu ė? Ne qėnkemi teveqelė pėr ty, nė qoftė se nė ditėt tona tė mbrame nuk u bėkemi vegla tė urrejtjes sate apo tė ndonjė tjetri, tė allishverisheve dhe tė poshtėrsive tuaja? Atėherė dėgjomė: unė s’dua tė jem teveqel si Pulino dhe po tė heq qafe ty!
    - Pash Zotin, Luka, ē'po bėn? Kam qenė gjithmonė miku yt! - nisi t'i lutej Paroni, duke u spėrdredhur pėr t'iu shmangur drejtimit tė reveles qė shėnjonte gojėn e tij.
    Ndėr sytė e Facios fekstinte pėrnjėmend tundimi i ēmendur pėr ta tėrhequr kėmbėzėn e armės.
    Ē't'i bėsh! - u pėrgjigj po me atė ngėrdheshje rrėqethėse nė buzė.- Kur njeriut s'i hyn mė nė punė jeta... Lolo! Mos ki frikė: nuk tė vras. Meqė je republikan, duhet tė jesh njė mendimtar i lirė, kėshtu? Ateist. S'do mend... Ndryshe s'do ta kishe quajtur teveqel Pulinon. Por mos pandeh se unė nuk tė qėroj ngaqė shpresoj tė kem tė mira dhe shpėrblime nė botėn e pėrtejme... E di ēfarė? S'e duroj kurrsesi mendimin se do tė mė duhet tė bart gjithė barrėn e pėrvojės qė kam fituar nė kėta njėzete gjashtė vjet jete. Asgjėje s'i besoj! Por prapėseprapė nuk tė vras. Dhe nuk e quaj veten teveqel meqė s'po tė vras. Tėrė puna ėshtė sė ndiej mėshirė pėr ty, pėr pasuritė e tua! Mė dukesh njė qenie fare e vockėl dhe e mjerė. Por palaēollėkun tėnd dua ta dėshmoj. - Si the?- ia bėri Paroni, duke afruar dorėn te veshi, meqė s'i kishte dėgjuar fjalėt e fundit, aq i hutuar ishte.
    - Ta vėr-te-toj!- ia ktheu Facio.- E kam kėtė tė drejtė tani qė kam arritur nė kėtė cak. Dhe ti s'mund tė mė kundėrshtosh. Ulu aty dhe shkruaj!
    Me tytėn e revoles i tregoi tryezėn e shkrimit, madje zėre se e shtyu me armėn qė ia kishte ngjeshur nė kraharor.
    - Ēfarė... ēfarė do qė tė shkruaj?- belbėzoi Paroni, qė kishte mbaruar krejt.
    - Atė qė do tė tė diktoj unė. Tani ma ke futur bishtin ndėr shalė, por nesėr, kur tė mėsosh se kam vrarė veten, do tė ma ngresh pėrpjetė atė bisht. Tė njoh. Dhe do tė pallėsh nė kafene se edhe unė kam qenė teveqel. Jo? Por s'po e bėj pėr vete kėtė gjė. As qė mė hyn nė xhep se ē'mendon ti. Unė dua tė marr hak pėr Pulinon. Prandaj shkruaj. Aty, aty, mirė fort. Dy fjalė. Njė deklaratė tė vockėl. "Unė i nėnshkruari deklaroj se jam penduar... "Do tė shkruash apo jo, dreqi e mori! Vetėm me kėtė kusht ta fal jetėn. Ose shkruaj, ose tė hoqa qafe!... "Se jam penduar qė e kam quajtur teveqel Pulinon sonte nė kafene, ku isha mes miqve tė mi, me qenė se para se tė vriste veten, nuk shkoi nė Romė pėr tė vrarė Macarinin". Kjo ėshtė e vėrteta e kulluar, s'ka as edhe njė fjalė tė tepėrt. Madje, nuk po e pėrmend se do t'i paguaje udhėtimin. E shkruajte? Tani vazhdo: "Luka Facio, para se tė vriste veten, erdhi tė mė takonte... "Do qė ta vėsh "me revole nė dorė"? Vėre: "me revole nė dorė". Se mos kam pėr tė paguar gjobė pėr armėmbajtje pa leje! Atėherė "Luka Facio erdhi tė mė takonte me revole nė dorė... " E shkruajte? "... e mė tha se pėr rrjedhim edhe ai, qė tė mos quhej teveqel nga Macarini apo nga ndonjė tjetėr, duhej tė mė vriste si qen." E shkruajte "si qen"? Mirė. Kryeradhė. “Mund ta bėnte, por s'e bėri. S'e bėri, se i erdhi neveri dhe ndjeu mėshirė pėr mua dhe pėr frikėn time. U mjaftua me deklaratėn time se teveqeli i vėrtetė jam unė.”
    Nė kėtė pikė Paroni, qė kishte ngrirė, largoi letrėn dhe u shkėput nga tryeza, duke kundėrshtuar:
    - Tani e teprove...
    - “Se teveqeli i vėrtetė jam unė”, - pėrsėriti ftohtas dhe prerazi Luka Facio. - Dinjitetin tėnd, i dashur, e shpėton mė kollaj, duke parė letrėn ku po shkruan sesa kėtė armė qė ke mbi kokė. E shkruajte? Tani nėnshkruaje.
    Ia mori letrėn, e lexoi me vėmendje dhe tha:
    - Nė rregull. Nesėr do tė ma gjejnė nė trup.
    E palosi katėrsh dhe e futi nė xhep.
    - Ngushėllohu o Leopold se unė tani po shkoj tė bėj diēka pakėz mė tė vėshtirė nga ajo qė sapo bėre ti. Natėn e mirė.

    ------------------------------------------------------------------------------
    1. Patric romak dhe diktator, i cili, mbasi i theu kundėrshtarėt e Romės, u tėrhoq nga jeta publike dhe jetoi me thjeshtėsi nė fshat, duke u marrė me bujqėsi. Simbolizon atė qė, edhe pse ka njohur ofiqe tė larta, mbetet shembull i varfėrisė sė ndershme.

  5. #5

    Luigi Pirandello - tregim

    Luigi Pirandello






    Maēoku, kryeartėza dhe yjet






    Pėrktheu: Aida Baro






    Njė gur. Edhe njė gur tjetėr. Njė njeri kalon aty pari dhe i sheh pranė e pranė. Ē’mendon ky gur pėr gurin ngjitur? Po pėr pellgun, ē’dinte uji qė dergjej aty? Njeriu sheh ujin dhe pellgun; ndjen ujin tė gurgullojė e arrin gjer sa tė imagjinojė qė uji, duke kaluar aty, kushedi se ē’tė fshehta i beson pellgut.
    Ah, ē’natė e mbushur plot yje mbi ēatitė e kėtij katundi tė varfėr mes malesh!
    Po ta shihje qiellin nga kėto ēati, bėje be se yjet atė natė nuk shihnin gjė tjetėr veē tij, aq shumė xixėllonin qė nga lart.
    Dhe yjet nuk pėrfillnin as tokėn.
    Po malet? Si ėshtė e mundur tė mos e dinin qė i pėrkisnin kėtij katundi tė vogėl, qė qėndron mes tyre thuajse prej njėmijė vjetėsh?
    Tė gjithė i dinė emrat e tyre. Mali i Bririt, mali i Manit; dhe ata vetė s’e ditkan qė qenkėshin male? Po atėherė edhe shtėpia mė e vjetėr e kėtij katundi nuk do ta pranonte se pat lindur kėtu, nė qoshe tė kėsaj udhe, qė ėshtė mė e lashta e tė gjitha udhėve. A ėshtė e mundur, vallė? Po atėherė?
    Atėherė, besoni, po tė doni, se yjet nuk vėshtrojnė gjė tjetėr, veēse ēatitė e katundit tuaj mes malesh.
    Unė kam njohur dy gjyshėr pleq qė kishin njė kryeartėz. Pyetja sesi mund t’i shihte kryeartėza me ata sytė e saj tė veckėl, tė rrumbullt e plot gjallėri fytyrat e tyre, kafazin, shtėpinė me gjithė orenditė e saj tė vjetra dhe se ēfarė mund tė mendonte nė kokėn e saj pėr gjithė ato pėrkėdhelje dhe dhimbsuri qė i pėrkushtonin, nuk e kishte pėrshkuar kurrė mendjen e dy gjyshėrve pleq, ngase ata ishin tė sigurt se kur kryeartėza shkonte e ulej mbi supin e njėrit apo tė tjetrit dhe zinte t’i ēukiste qafėn plot rrudha ose bulėn e veshit, ajo e dinte fort mirė qė, ajo mbi tė cilėn ishte ulur ishte njė sup dhe ajo qė po ēukiste, njė bulė veshi dhe ato ishin supi dhe bula e veshit tė atij dhe jo tė asaj.
    A ėshtė e mundur, vallė, tė mos i njihte ata tė dy? Qė ai ishte gjyshi dhe ajo, gjyshja? Dhe tė mos e dinte se ata tė dy e donin, ngase ajo kish qenė kryeartėza e mbeskės sė tyre jetėkėputur, qė e pat stėrvitur me dorėn e saj; ajo e kish mėsuar kaq mirė tė ulej mbi sup, tė ēukiste tek veshi, tė fluturonte jashtė kafazit nėpėr shtėpi.
    Nė kafazin e varur mes perdeve nė pezulin e dritares, ajo qėndronte vetėm natėn dhe gjatė ditės shkonte atje vetėm pėr pak ēaste pėr tė ngrėnė melin dhe pėr tė pirė, me shumė naze e ojna, njė pikėz uji.
    Me njė fjalė, pallati i saj mbretėror qe kafazi dhe shtėpia, mbretėria e saj e madhe.
    Shpesh shkonte e ulej mbi abazhurin e dhomės sė ngrėnies ose mbi mbėshtetėsen e karriges sė gjyshit dhe cicėronte pėr orė tė tėra, ndonjėherė lėshonte edhe…-Dihet ē’bėn njė kryeartėz!
    -Pisanjose! – i bėrtiste gjyshja plakė me ta parė ē’bėnte. Dhe vraponte me leckė nė dore, gjithmonė e gatshme pėr tė pastruar, sikur nėpėr shtėpi tė sillej njė fėmijė, prej tė cilit nuk mund tė mwtohej gjykimi pėr t’i bėrė gjėrat ashtu siē duhet dhe sipas rradhės. Dhe ndėrkaq i ndėrmendej ajo, gjyshes plakė, i ndėrmendej mbeska e saj, se ngaherė ajo e kish bėrė atė punė, shpirti i vogėl, pėr mė shumė se njė vit, gjersa njė ditė, si trimėreshė…
    -Tė kujtohet, eh?
    Dhe plaku:
    – Pyet nė mė kujtohet? – Po ai e shihte ende aty nėpėr shtėpi, ēupkėn, vocėrraken e ėmbėl!
    Dhe tundte kokėn gjatė.
    Kishin mbetur fillikat, si dy qyqarė, vetėm me atė jetime tė gjorė nėpėr shtėpi, qė duhej tė kishte qenė gėzimi i pleqėrisė sė tyre. Por nė moshėn 15 vjeē…
    Prej saj kish mbetur gjallė – cicėrima dhe krahė – kujtim, ajo kryeartėz!
    Dhe tė mendosh qė, nė krye, s’e kishin vėnė ujin nė zjarr pėr tė!
    Si mund t’u shkonte mendja, vallė, tek ajo kryeartėz nė humbellėn e dėshpėrimit, ku qenė zhytur pas asaj mėnxyre?
    Po kish qenė vetė ajo, po, po, pikėrisht ajo, kryeartėza, qė kish ardhur dhe qe ulur lehtė – lehtė mbi supet e kėrrusura tė pleqve, qė dridheshin nėn shkulmet e dėnesave, duke lėvizur kokėn e saj tė vogėl e tė bukur sa andej –kėtej, mandej kishte zgjatur qafėn dhe hop, njė tė ēukitur nė vesh, si pėr tė thėnė qė… po, diēka kish mbetur gjallė prej saj. E gjallė, ende e gjallė dhe se kishte nevojė pėr pėrkujdesjet e tyre, pėr tė njėjtėn dashuri qė kishin pasur pėr vajzėn e vogėl.
    Ah, me sa drithmė e pat marrė plaku ndėr duart e tij tė mėdha, pėr t’ia treguar plakės sė vet, duke dėnesur. Eh, sa puthje u derdhėn mbi atė kokėz tė vocėrr e mbi atė sqepth! Por nuk donte tė rrinte aty si e burgosur ajo, mes atyre duarve dhe luftonte me kėmbkat e saj tė vockla, me kokėzėn e saj. Si pėrgjigje ndaj puthjeve ēukiste duart e dy pleqve.
    Gjyshja plakė ishte e sigurt, madje fort e sigurt, se me ato cicėrima ajo thėrriste ende tė zonjėn e saj tė vogėl dhe e kėrkonte andej –kėtej, duke fluturuar nėpėr dhoma, e kėrkonte pa pra, e nuk gjente prehje, teksa s’po e gjente mė; dhe qenė tė gjitha ligjėrime pėr atė ato cicėrima tė vazhdueshme; pyetje, bash pyetje, qė mė mirė se me cicėrima, me fjalė nuk do tė mund tė shpreheshin; pyetje qė pėrsėriteshin tre, katėr herė radhazi, qė prisnin njė pėrgjigje dhe tregonin zemėrimin pėr mosmarrjen e saj.
    Por si ėshtė e mundur vallė, kur ajo ishte e sigurt, tejet e sigurt, qė kryeartėza e kishte mėsuar tashmė kobin? Nė e dinte, kė thėrriste? Nga kush priste pėrgjigje pėr ato pyetje, qė mė mirė se me cicėrima, me fjalė nuk mund tė shpreheshin dot?
    Oh Zot, tek e mbramja, s’ishte veē njė kryeartėz! Kur e thėrriste, kur e vajtonte! A mund tė vihej nė dyshim, vallė qė nė ato ēaste, pėr shembull, tek qėndronte krejt e strukur mbi flugėzėn e kafazit, me kokėzėn mėnjanė dhe sqepthin pėrpjetė e syēkat gjysmė tė mbyllura, mendonte pėr tė vdekurėn?
    Ca cicėrima tė shkurtra, tė mekura, i dilnin herė pas herė nė ato ēaste, ato dėftenin sheshazi se po mendonte pėr tė, dhe po vajtonte, dhe po e qante. Ta kėputnin shpirtin ato cicėrima!
    Gjyshi plak nuk i thoshte kurrė jo plakės sė tij. Edhe ai e kishte mendjen top pėr kėtė!
    Megjithatė, ngjitej mengadalė mbi karrige, si pėr t’i pėshpėritur mė nga afėr ndonjė fjalė dhimbsurie atij shirtthi tė gjorė brengėmadh dhe, ndėrkaq, sikur as ai vetė nuk donte tė shihte ē’po bėnte, ēelte beftazi deriēkėn me shkrehje tė kafazit, qė ishte e mbyllur.
    - Ja, ia mbathi! Ia mbathi, ēamarrokja! – thėrriste plaku teksa rrotullohej mbi karrige pėr ta ndjekur me vėshtrimin e syve tė qeshur, e tė dyja duart i mbante tė hapura pėrpara fytyrės si pėr ta pritur ndėr to.
    Dhe atėherė gjyshi me gjyshen zinin e grindeshin. Grindeshin, ngase ajo i pat thėnė kushedi sa e sa herė qė ta linte tė qetė kryeartėzėn e gjorė, kur e shihte tė trishtuar, tė mos e shkundte prej dhembjes se saj.
    -Ja, e dėgjon tani?
    -Po kėndon, - thoshte plaku.
    -Ē’po kėndon, more! – ia kthente sėrish ajo duke tundur supet. - Kushedi se ē’po tė kėput! Ėshtė fort e zemėruar!
    Dhe rendte pėr ta qetėsuar. Po kė tė qetėsonte, se! Kryeartėza fluturonte vrundull sa andej, sa kėndej, pėrnjėmend qejfprishur. Dhe me tė drejtė, sepse ndoshta duhej t’i dukej sikur asnjė s’e pėrfillte nė ato ēaste.
    Mė e bukura qe se gjyshi jo vetėm hante gjithė ato qortime pa i thėnė gjyshes qė deriēka e kafazit ishte e mbyllur e qė ndoshta andaj kryeartėza ligjėronte aq pėrvajshėm, por zinte e qante tek dėgjonte tė fliste nė atė mėnyrė plakėn, qė rendte pranė zokthit, qante dhe vetmevete e pranonte fajin, duke ulur kokėn mes lotėve:
    -E shkreta, ka tė drejtė…e shkreta, ka tė drejtė…I duket sikur s’e pėrfill njeri dhembjen e saj.
    Fort mirė e dinte gjyshi, me thėnė tė drejtėn, ē’do tė thoshte mos tw tė pėrfillte kush. Qė tė dy pleqtė e varfėr e ndjenin se tė gjithė i kishin lėnė pas dore dhe i kishin vėnė nė rrotė, ngase nuk jetonin pėr gjė tjetėr tashmė, veēse pėr atė kryeartėz dhe ngase e patėn dėnuar veten tė jetonin pėrjetėsisht me tė gjitha dritaret mbyllur; edhe ai, gjyshi plak ishte i dėnuar tė mos bėnte mė kėmbė jashtė, ngase ishte plak njeri, po, dhe qante aty brenda nė shtėpi si nje ēilimi. Por, ah! ai nuk kishte duruar kurre t’i hipte njeri mbi shpinė dhe, nėse dikujt nė rrugė do t’i kishte shkuar ndėr mend t’i luante ndonjė rreng, ai do tė kishte vėnė nė rrezik jetėn ( e ē’vlerė kishte mė jeta pėr t&euml pėr hiēmosgjė, po, po, pėr hiēmosgjė! Si urdhėron, pikėrisht pėr atė kryeartėz aty, nėse dikush do tė kishte patur kėllqe pėr ta ngacmuar. Nė tė ri, tre herė pat shpėtuar nga vdekja pėr qime…po, o jetėn, o lirinė! Ah, pėr hiēmosgjė i erreshin sytė!
    Sa herė qė mendime tė tilla tė rrėmbyera i ndiznin gjakun, gjyshi plak, shpesh dhe me kryeartėzėn mbi sup, ngrihej e shkonte tė shihte me zemėrim dhe vėshtrim kėrcėnues nga xhami i dritares, dritaret e shtėpive pėrballė.
    Qė ato atje pėrballė ishin shtėpi; qė ato ishin dritare me xhama, pezule, saksi me lule e gjithė tė tjerat; qė ato atje lart ishin ēati me oxhakė, tjegulla, ullukė, as qė e vinte nė mėdyshje plaku, qė e dinte madje, edhe se kujt i pėrkisnin, kush jetonte nė to dhe si e shkonte jetėn. Puna ėshtė se gjyshit plak as qė i shkonte ndėr mend pyetja, se ē’ishin pėr kryeartėzėn, qė qėndronte strukur tek supi i tij, shtėpia e tij dhe ato shtėpitė e tjera atje pėrballė; dhe ai maēok i bardhė e i mrekullueshėm, rracė tigri, qė rrinte i mbledhur kutullaē nė pezulin e asaj dritareje pėrballė, me sytė e mbyllur, duke u thekur nė diell. Dritare? Xhama? Ēati? Tjegulla? Shtepia ime? Shtėpia jote? Pėr atė maēok tė bardhė atje, qė po flinte nėn diell, ē’kuptim kishin fjalėt shtėpia ime, shtėpia jote? Pėr tė, po qe se mund tė hynte brenda, tė gjitha tė tijat qenė. Shtėpi? Ē’shtėpi? Vende ku mund tė pėrlaje ndonjė gjėsend; vende ku tė merrje njw dremkė pak a shume rehatshėm; apo dhe tė gjasmoje gjumin!
    Pėrnjėmend pandehnin ata dy gjyshėr pleq, qė duke mbajtur ngaherė mbyllur dyert e dritaret e shtėpisė, njė maēok, po tė donte, nuk mund tė gjente njė shteg tjetėr pėr tė hyrė e pėr tė ngrėnė kryeartėzėn e vogėl?
    Mandej, s’ėshtė ca e tepėrt tė mėtojmė qė maēoku ta dinte se ajo kryeartėz ishte gjithė jeta e atyre dy pleqve tė gjorė, ngase kishte qėnė e mbesės sė tyre jetėkėputur, qė e kishte mėsuar aq mirė tė fluturonte nėpėr shtėpi, jashtė kafazit tė vet? dhe ta dinte, qė gjyshi plak, njėherė qė e kish kapur gafil, pas njėrės prej dritareve, tek pėrgjonte gjithė sy e veshė, pėrmes xhamave tė mbyllur, fluturimin e shkujdesur tė kryeartėzės nėpėr dhomė, kish rendur si i tėrbuar pėr tė paralajmėruar tė zonjėn, qė e mjera ajo, e mjera ajo, po ta kapte edhe njė herė tjetėr aty maēokun e saj? Aty? Kur? Si? E zonja…
    Gjyshėrit…dritarja…kryeartėza…?
    Dhe kėshtu, njė ditė, e hėngri, - po, po, e hėngri atė kryeartėz, qė pėr tė, fare mirė, mund tė kishte qėnė dhe njė tjetėr syresh ēfarėdo, – e hėngri duke hyrė nė shtėpinė e gjyshėrve kushedi sesi e kushedi nga ē’vrimė! Gjyshes, -ishte thuajse mbrėmje, - iu bė sikur dėgjoi aty matanė njė rėnkim, njė lėngim; gjyshi rendi, shqoi pėrmes errėsirės diēka tė bardhė, qė kuturisi drejt kuzhinės dhe pėrtokė, tė shpėrndara disa pupla tė vogla tė gjoksit, ato mė tė butat, tė cilat u londisėn kalehtas atje, mbi dysheme prej ajrit qė lėvizi, me tė hyrė gjyshi.
    Ē’klithmė! Mė kot u pėrpoq plaka ta mbante, ai u armatos dhe rendi si i marrė pėr tek shtėpia e fqinjės. Jo, jo fqinjėn, maēokun, maēokun donte tė vriste plaku, atje, mu para syve tė saj; dhe shtiu nė kthinėn e ngrėnies, me ta parė tė ulur aty, qetė – qetė mbi sergjen, qėlloi njė, dy, tri herė duke thyer tė gjitha enėt, gjersa erdhi, i armatosur edhe ai, djali i fqinjės, qė shtiu mbi plakun.
    Oh ē’kob! Mes klithmave dhe vajtimeve e ēuan gjyshin nė hekė, tė plagosur nė gjoks, nė shtėpi, tek plaka e tij.
    Djali i fqinjės kish marrė arratinė nėpėr male. Gjėma kish pushtuar tė dyja shtėpitė; trazira u pėrhap nė tė gjithė fshatin, pėr njė natė tė tėrė.
    Dhe maēokut se mos i kujtohej, njė ēast mė pas, qė kishte ngrėnė kryeartėzėn, njė kryeartėz ēfarėdo; e se mos kishte kuptuar gjė ai, se plaku kish dashur tė qėllonte mbi tė! Kish bėrė njė goxha kėrcim tė bukur n’ajrģ, ia kish mbathur me vrap dhe tani –ja, - tek qėndronte i qetė, krejt i bardhė mbi ēatinė e zezė duke vėshtruar yjet, qė nga kupola e errėt e natės hėnore, nuk shihnin aspak – vė dorėn nė zjarr - ēatitė e shkreta tė atij katundi mes malesh, por kaq fort vezullonin lart mbi tė, sa mund tė bėje be e rrufe qė yjtė nuk shihnin gjė tjetėr pėrveē tij, atė natė.

Tema tė Ngjashme

  1. Festivali Ndėrkombėtar i Filmit tė Shkurtėr nė Tiranė
    Nga StormAngel nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 07-12-2009, 18:08
  2. Njė vėshtrim i shkurtėr historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  3. Dr. Don Lush Gjergji (biografi me i shquar i Nene Terezes)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 17:02
  4. Takim i shkurtėr i Tadiēit me Thaēin nė Athinė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 18:21
  5. Festivalit i filmit tė shkurtėr "Nine Eleven" - Prishtinė
    Nga Davius nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-09-2005, 08:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •