Nje bombe vret 2 e plagos 11 te tjere ne nje zone me dyqane ne bulevardin Klinton.
Nje bombe vret 2 e plagos 11 te tjere ne nje zone me dyqane ne bulevardin Klinton.
2 të vdekur dhe 12 të lënduar nga një shpërthim në Prishtinë
Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK), konfirmoi të hënën për KosovaLive se rreth orës 02:00, dy persona kanë humbur jetën ndërsa dymbëdhjetë të tjerë janë lënduar nga një shpërthim i fuqishëm që ndodhi në Bulevardin “Bill Klinton”, respektivisht në lagjen Dardania në Prishtinë
My silence doesn't mean I am gone!
Kam shume miq, kusherij e shoke ne Kosove dhe keta po me tregonin qe vete UNMIK-u here pas here vente bomba qe zyrtaret e tij te mbanin vendet e punes dhe te rrisnin nivelin e rrezikshmerise pasi paguhen me teper kur niveli i rrezikut rritet. Der kur shqiptaret do te jetojne si ato delet ne vathe qe presin te theren?
Eshte pune tjeter kjo , ska lidhje me Unmikun..
"Ekonomia kryesore ne Kosovë eshte Krimi i organizuar"
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Dy persona janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në një qendër tregtare në Prishtinë.
Shpërthimi ndodhi rreth orës dy të mëngjesit, në lagjen Dardania, në kompleksin e lokaleve përballë sheshit Bill Klinton.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë së Kosovës, Veton Elshani.
Zoti Elshani thotë se nuk dihet me saktësi se cili nga lokalet ka qenë objektivi i sulmuesve.
Nga të plagosurit, pas ndihmës së ofruar, katër vetë janë liruar dhe janë kthyer në shtëpi.
Pesë të tjerë po mbahen akoma në trajtim mjekësor. Prej tyre, njeri është në gjendje të rëndë dhe ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.
Drejtori i Emergjences, Basri Lemjani, i deklaroi BBC-së, se ekipi i tij pothuajse gjithë kohës ka luftuar për të shpëtuar jetën e të plagosurit më rëndë.
Doktor Lemjani tha se njëri nga të plagosurit kishte vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkaq tjetri, 30 minuta pasi kishte arritur në spital.
Sipas informatave të para janë shkaktuar edhe dëme materiale.
Nga shpërthimi është shembur pllaka e betonit e një objekti si dhe janë shkaktuar dëme më të vogla në godinat përreth.
Policia e ka rrethuar zonën dhe po bashkëpunon me forcat paqeruajtëse të drejtuara nga NATO për të kontrolluar për lëndë të tjera shpërthyese në vendngjarje.
Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.
|||Lajme.Net|||
Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!
Naim Murati nga Bresalci i Gjilanit dhe Pleurat Sllamniku nga Prishtina, janë viktimat e shpërthimit të mbrëmshëm në Bulevardin Bill Klinton, në lagjen Dardania në Prishtinë. Zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani ndërkaq nuk e mohon e as nuk e pohon ndërlidhjen e mundshme të këtij rasti me vrasjen e policit Triumf Riza.
RTK
Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!
Shperthimi ne Prishtine, behen te njohur emrat e viktimave
Zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani nuk mohon dhe as nuk pohon ndërlidhjen e mundshme të këtij rasti me vrasjen e ndodhur pak kohe me pare te policit Triumf Riza.
Ora 13:10 Behet i ditur identiteti i viktimave te shperthimit te ndodhur oret e para te mengjesit te sotem ne Bulevardin Bill Klinton, në lagjen Dardania në Prishtinë. Ata jane Naim Murati nga Bresalci i Gjilanit dhe Pleurat Sllamniku nga Prishtina. Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani thotë se njëri nga viktimat ka ardhur i vdekur në spital ndërsa tjetri nuk ka mundur t’i mbijetoje plagëve te marra në kokë. Nderkaq 3 nga personat e plagosur pas nderhyrjes mjekesore janë vendosur në Klinikën e neurologjisë ndërsa 6 të tjerë janë lene te lire per te shkuar ne shtëpi. “Është gjendje e rëndë shëndetësore. Ne e bëjmë kategorizimin e lëndimeve të kokës domethene shkalla e parë është lëndim i lehtë, shkalla e mesme është lëndim mesatarisht i rëndë, ndërsa i lënduari bënë pjesë në grupin e shkallës së rëndë, me glasgom komë, shkalla 4-6 që do te thote se për çdo moment mund t’i rrezikohet jeta”sqaron Lenjani për sa i takon gjendjes së të lënduarit rënd. Nderkaq Zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani thotë se ende nuk dihet se kush ishte objekt i sulmit dhe me çfarë mjeti eksploziv është kryer ai. I pyetur nese kjo ngjarje ka lidhje me vrasjen e policit Triumf Riza, zedhenesi I SHPK nuk jep asnje deklarate. “Hetuesia e policisë është duke punuar në këtë drejtim, me siguri që pas marrjes së deklaratave të para, pa s punës fillestare në terren, ne do të dimë diçka më shumë” tha Elshani. Sipas tij deri tani janë marre ne pyetje disa persona, por ende nuk ka të dhëna te cilat do të mund te orientonin hetimet në ndonjë pistë të caktuar. Shpërthimin e mbrëmshëm e ka dënuar fuqishëm Qeveria e Kosovës e cila e ka cilësuar atë si akt kriminal që dëmton interesat e Kosovës. “Ky sulm ishte vepër kriminale që ndonëse nuk ka lidhje me procesin politik në Kosovë gjithsesi dërgon një mesazh jo të mirë për Kosovën në këtë fazë jashtëzakonisht të rëndësishme për ardhmërinë e saj” thuhet në reagimin e Qeverisë. Me këtë rast, kryeministri Çeku është shprehur se nuk do të lejohet që aktet e tilla të rrezikojnë stabilitetin e Kosovës. “Do të luftojmë krimin deri në fund. Ata që përpiqen të fshihen nga ligji, herët a vonë, do të ballafaqohen me drejtësinë” ka thënë kryeministri Çeku.
Ora 8:10 Nje shperthim ka ndodhur oret e para te mengjesit te sotem ne nje qender tregetare ne Prishtine. Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Veton Elshani. Si pasoje dy persona kane gjetur vdekjen dhe 11 te tjere jane plagosur. Pas shperthimit policia ka rrethuar zonen dhe eshte duke bashkepunuar me forcat paqeruajtëse të NATO -s për të pare për lëndë të tjera shpërthyese në vendngjarje, edhe pse nuk eshte ende e qarte cfare ka shkaktuar shperthimin.
Incidenti ndodh vetem disa ditë para se udhëheqësit shqiptarë dhe nje ekip drejtuesish të lartë serbë të takohen në Nju Jork për të diskutuar statusin e Kosovës. (bbc/balkanweb)
Sui generis
'Mos luani me Popullin '
Naim Murati nga Bresalci i Gjilanit dhe Pleurat Sllamniku nga Prishtina, janë viktimat e shpërthimit të mbrëmshëm në Bulevardin Bill Klinton, në lagjen Dardania në Prishtinë. Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani thotë se njëri nga të lënduarit ende e ka jetën në rrezik, 3 janë ndalur për trajtim të mëtejshëm kurse 6 janë lëshuar në shtëpi. Zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani ndërkaq nuk e mohon e as nuk e pohon ndërlidhjen e mundshme të këtij rasti me vrasjen e policit Triumf Riza.
Ai thotë se policia ende është në fazën fillestare të hetimeve dhe ende nuk di për motivin. Nga 9 të lënduarit, njëri ende e ka jetën në rrezik. Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani thotë se njëri nga viktimat ka ardhur i vdekur në spital ndërsa tjetri nuk ka mundur t’i mbijetoj plagët në kokë. 3 të tjerë pas intervenimit janë vendosur në Klinikën e neurologjisë ndërsa 6 të tjerë janë lëshuar në shtëpi. “Është gjendje e rëndë shëndetësore. Ne e bëjmë kategorizimin e lëndimeve të kokës d.m.th shkalla e parë është lëndim i lehtë, shkalla e mesme është lëndim mesatarisht i rëndë, ndërsa i lënduari bënë pjesë në grupin e shkallës së rëndë, me glasgom komë, shkalla 4-6 që d.m.th se për çdo moment mund t’i rrezikohet jeta”,sqaron Lenjani për sa i takon gjendjes së të lënduarit rënd.Zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani thotë se ende nuk dihet se kush ishte cak i sulmit dhe me çfarë mjeti eksploziv është kryer ai. Shpërthimi ka ndodhur në orën 2 pas mesnate në vendin ku ndodhen disa lokale si ai “Sekiraqa” e “Besa”. Viktimat dhe të lënduarit ndodheshin në lokale thotë Elshani. Se a ka ndërlidhje ky rast me atë të vrasjes së policit Triumf Riza, zëdhënësi Elshani shprehet:“SHPK nuk dëshiron të spekulojë me asnjë rast, mirëpo nuk përjashtohet dhe nuk përjashton asnjë mundësi. Hetuesia e policisë është duke punuar në këtë drejtim, me siguri që pas marrjes së deklaratave të para, pas punës fillestare në terren, ne do të dimë diçka më shumë”.Elshani tha se deri tash janë intervistuar disa persona por ende nuk ka të dhëna që do të orientonin hetimet në ndonjë pistë të caktuar. Shpërthimin e mbrëmshëm e ka dënuar fuqishëm Qeveria e Kosovës, duke e cilësuar atë si akt kriminal që dëmton interesat e Kosovës. Ky sulm ishte vepër kriminale që ndonëse nuk ka lidhje me procesin politik në Kosovë gjithsesi dërgon një mesazh jo të mirë për Kosovën në këtë fazë jashtëzakonisht të rëndësishme për ardhmërinë e saj, thuhet në reagimin e Qeverisë. Me këtë rast, kryeministri Çeku është shprehur se nuk do të lejohet që aktet e tilla të rrezikojnë stabilitetin e Kosovës. Do të luftojmë krimin deri në fund. Ata që përpiqen të fshehën nga ligji, herët a vonë, do të ballafaqohen me drejtësinë, ka thënë kryeministri Çeku.
RTK
![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar2006 : 24-09-2007 më 07:41
Krijoni Kontakt