1. Blu U - Ky është emri i ngjyrës së ndërtesës, në të cilën marrin leksione agjentët e rinj, duke mësuar hilet e profesionit.
2. "Great White Case Officer" - kjo është nofka që iu dha Allen
Dulles gjatë kohës që ishte drejtor i CIA-s në vitet 1950.
3. Moby Dick - Ky ishte një program i CIA-s dhe Air Force për të
fluturuar balona të lartësisë së lartë mbi Bashkimin Sovjetik. Në
bord të balonave, të lëshuara nga Gjermania Perëndimore,
kishte kamera.
4. No Nock (Jo trokitje) - Ishte nofka e James Angleton-it, në kohën
kur ishte zëvendësdrejtor i kundërspiunazhit në CIA. Ishte
emërtuar kështu, sepse e kishte zakon të futej në zyrën e drejtorit
pa trokitur.
5. Tastee Freeze - Nofka për auditorin në kampusin e CIA-s në
Lengli.
6.Bluebirds - Autobusët blu që përdorte CIA për të transportuar
njerëzit e kompanisë në pika të ndryshme rreth North Virginia.
ORGANIZIMI
Simboli i vulës së CIA-s përbëhet nga tri pjesë përfaqësuese:koka e shqiponjës, ylli dhe mburoja.Shqiponja është shpendi kombëtar që përfaqëson forcën
dhe kujdesin. Ylli përfaqëson kërkimin mbarëbotëror të CIAs për informacion, i cili më pas
raportohet në qendër për analizë. Kompasi i yllit që qëndron në mburojë është simbol i
mbrojtjes. CIA ka një zyrë ekzekutive, katër drejtori kryesore dhe shumë zyra të specializuara. Drejtori i ri Panetta, 70-vjeç, konsiderohet si një menaxher i mirë, i cili e njeh po ashtu mirë burokracinë e qeverisë. Panetta nuk ka lidhje domethënëse me agjencinë, të cilën Obama e ka kritikuar për përdorimin e metodave të ashpra të marrjes në pyetje. Panetta ka kundërshtuar hapur përdorimin e metodave të tilla, duke shkruar në një ese vitin e kaluar se, SHBA-ja "nuk duhet të torturojë në asnjë lloj rrethane". Obama u përball me vështirësi në emërimin e drejtorit të ri të CIA-s, sepse kandidatët e tjerë u perceptuan si të njollosur, pasi kishin mbështetur aspekte të marrjes në pyetje dhe programeve të inteligjencës gjatë administratës së Bushit. Sidoqoftë, Panetta, i cili ka shërbyer si drejtor i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit gjatë presidencës së Clintonit, nuk ka eksperiencë me sfidat më të mëdha, duke përfshirë dhe mbledhjen e inteligjencës njerëzore jashtë vendit. Një zyrtar pranë procesit të përzgjedhjes u shpreh se Obama synonte një figurë të pavarur për drejtimin e CIA-s, me shpresën e restaurimit të imazhit të saj. Edhe pse ai ka qenë një kongresist demokrat nga California për shumë vite dhe zyrtar i administratës së Clintonit, ndihmësit demokratë kanë theksuar
më së shumti kredencialet e tij të fundit si kryetar i qendrës jopartizane publike "The Leon and
Sylvia Panetta Institute for Public Policy", në Universitetin e Californias. Duke zgjedhur Pa-
Presidenti i ri amerikan, Barack Obama ka ndërruar shefin e CIA-s së bashku me një pjesë
të strategjisë të Agjencisë së Inteligjencës. Një nga këto ndryshime u njoftua së fundi nga presidenti Obama, i cili ka në plan mbylljen e "zonave të errëta", ku CIA dhe shërbimet sekrete evropiane pyesin të dyshuarit për terrorizëm, pjesë e arkitekturës së administratës
Bush për luftën ndaj terrorit, shkruajnë mediat amerikane
Krijoni Kontakt