Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 72
  1. #21
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Këtu unë do të sjell një version pak më ndryshe të këngës së famshe Arvanitase
    Do ta pres kocidhetë




    Do ta pres, ajde moj
    Do ta pres kocidhetë*

    Do ta pres kocidhetë
    Të ta vërvit* ga s'gjindetë

    Do ta pres, ajde moj
    Do ta pres kocidhet të gliatë*

    Do ta pres kocidhet të gliatë
    Po çë turpem ga it* atë

    Moj koci, ajde moj
    Moj kocidhe dhragolie*

    Moj kocidhe dhragolie
    Të të kishe në argalie*

    - - - - - - - - - - -


    Kocidhetë = Gërshet
    Vërvit = Flak, hedh tutje, vërvit
    Gliatë = Gjatë
    It = Yt
    Dhragolie = Nepërkë, Gjarpër, Gjarpërushe
    Argalie = Avlëmend
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  2. #22
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Kjo është kënga e çobanëve Arvanitë!

    Çobanaqi





    Çobanaqi

    Ore çobanaqi çeli zjarrë
    Ore për të dredh një stravoradhë (krrabë)
    Çobanaqi mu (im)

    Ore t'akus pulaqi mu
    (A më dëgjon moj zogëza ime)

    Ore stravoradhëza u ça
    Çobanaqi rri e kla (qa)

    Ore eja të të puth një herë
    Ore sonte që kam pirë verë
    Çobanaqi mu

    Ore t'akus pulaqi mu

    Ore çobanaqi rri e kla
    Stravoradhëza u ça

    Eja të të puth një çikë
    Ore le ti hajë ujku dhitë
    Çobanaqi mu

    Ore t'akus pulaqi mu

    Ore stravoradhëza u ça
    Çobanaqi rri e kla
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  3. #23
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Jam betuarë në verë

    Kjo konsiderohet si kënga e pijanecëve Arvanitë, por në të vërtetë është shumë elegante dhe fisnike!






    Verë pini dhe kërceni
    ku të veni e ku të shkoni

    Të gëzoneni të jeni
    mirë edhe të këdoni

    Të gëzoneni të jeni
    mirë edhe të këdoni

    Sa jatro* më kanë parë
    Thanë verënë të presë

    Jam betuarë me verë
    Po të presi njatë vdesë

    Sille butinë me verë
    Për të pimë të di bashkë

    Në të lidhura të pimë
    Të mos kemi njërna* bashkë

    Në të lidhura të pimë
    Të mos kemi njërna bashkë

    Hajde Gëzuar

    Jatro - Doktor
    Njërna - ? nuk e kuptoj këtë por ndoshta mund të jetë një transformim i fjalës qera, ose iqira që përdoret në Toskëri dhe do të thotë ndot, më vjen ndot.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  4. #24
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Flory80, shumica e kengeve jane te Thanassis Moraitis por mua kenget arvanitase qe me pelqejne jane te Alekso Dhimus (Moj e bukura gjitone dhe Gjon) te cilat nuk i ke postuar:


    Moj e bukura gjitone

    http://www.youtube.com/watch?v=iGf3rO5okBE&eurl=

    Gjon
    http://www.youtube.com/watch?v=_Ft8C...eature=related
    Ndryshuar për herë të fundit nga GL_Branch : 02-02-2009 më 04:29

  5. #25
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Edhe 2 kengetar tjere arvanitas qe kendojne arvanitas:

    Domna Samiou


    Ο Γιώργος Παπασιδέρης

  6. #26
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga GL_Branch Lexo Postimin
    Flory80, shumica e kengeve jane te Thanassis Moraitis por mua kenget arvanitase qe me pelqejne jane te Alekso Dhimus (Moj e bukura gjitone dhe Gjon) te cilat nuk i ke postuar:
    Po është e vërtetë që shumica e këngëve janë nga Thanas Moraiti, sepse ai është muzikologu që bëri një studim të mirëfillt mbi këngën Arvanite, së bashku me studiuesin e madh Arvanit Aristidh Kolia.
    Të gjitha këngët popullore Arvanite që publikohen sot janë rezultat i punës së tij disavjeçare duke bredhur tërë katundet Arvanite në Greqi dhe Itali, duke hyrë shtëpi më shtëpi e duke folur me të gjithë pleqtë Arvanit për mbledhjen e këtyre këngëve.
    Mos çudit në qoftë se të them se këngëtarët që këndojnë këngë Arvanite janë të shumët. Prandaj duhet ti mbledhim dhe ti kultivojmë këto këngë, ti bëjmë të njohura kudo ku jetojnë Shqiptarë. Sepse ne dimë shumë pak për këtë degë të shkëputur nga trungu i madh Shqiptar, gjithashtu siç e the dhe ti diku në një temë tjetër ata janë shkrirë në Grekë, dhe në qoftë se nuk do të ketë një kujdes reciprok nga të dyja anët sigurisht që ata do të asimilohen dhe do ti humbim përgjithmonë.
    Por unë ta them me kompetencë se Arvanitët po rizgjohen dhe po i thërrasin ndërgjegjes, ata thonë se janë Grekë, por ata e dinë shumë mirë se çfarë janë.......
    Do tu bëja thirrje të gjithë atyre që e ndjejnë veten Shqiptar të kontribojnë në mbledhejen dhe publikimin e materjaleve për këtë popull Shqiptar të harruar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga flory80 : 02-02-2009 më 11:42
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  7. #27
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Të mos shkonjë kjo Zoija





    Të mos shkonjë kjo zoija!

    Për atë më la Perëdia
    Të mos shkonjë kjo Zoija*

    Të mos shkonjë, të mos shkonjë
    Edhe vitra shumë të rronjë

    Do të rronjë të gledisnjë*
    Edhe paratë le ti prishnjë

    Për jatri* ti mos i japë
    Le ti hanë bukuratë

    Ama nuk i prish paratë
    Si gledis të bukuratë

    Si gledis të bukuratë
    Ama nuk i prish paratë

    Doj të rronjë të gledisnjë
    Edhe paratë le ti prishnjë

    Për jatri ti mos i japë
    Le ti hanë bukuratë

    Ai çë nuku prish paratë
    Nuk i puth të bukuratë

    Nuk i puth të bukuratë
    Ai çë nuku prish paratë

    As paratë nuk i prishe
    Zoinë nuk e gledise

    Zoinë nuk e gledise
    As paratë nuk i prishe

    ...............

    Zoninë = Jetë, Jetën, por gjithashtu është dhe emër vajze
    Gledis = Englendis, Argëtoj, Kënaqem, Shijoj Jetën...
    Jatri = Mjek, Doktor
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #29
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Faleminderit Kreksi!

    Këtu kemi një këngë tjetër Arvanite, por e kam shumë të vështirë për ta shqipëruar sepse ka shumë fjalë Greke dhe unë nuk e zotëroj këtë gjuhë, por do tu lutesha shumë kush di greqisht ta Shqipëroj pjesën në Greqisht!

    Jorgani


    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Faleminderit Kreksi!

    Këtu kemi një këngë tjetër Arvanite, por e kam shumë të vështirë për ta shqipëruar sepse ka shumë fjalë Greke dhe unë nuk e zotëroj këtë gjuhë, por do tu lutesha shumë kush di greqisht ta Shqipëroj pjesën në Greqisht!

    Jorgani


    http://www.youtube.com/watch?v=_Q1PCqyopTc
    Nese nuk del ndonje antar qe do e deshifroje kete kenge, une do e shqiperoj nga frengjishtja qe eshte shume me lehte...posa te kem kohe te lirë...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Arvanitët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 13-03-2018, 05:15
  2. Arvanitët hapin shkollën e parë në gjuhën mëmë!
    Nga flory80 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 16-04-2010, 01:24
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Historia e Himarës Shqiptare
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •