Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Revista "ANASH - Approaching Science"

    Revista "ANASH – Approaching Science" ėshtė njė revistė e pėrgjithshme dhe gjithėpėrfshirėse, botim i Institutit Alb-Shkenca. Ajo ėshtė menduar t’i shėrbejė njė auditori tė gjerė intelektualėsh e dashamirėsish tė shkencės nė pėrgjithėsi dhe tė shkencės shqiptare nė veēanti. Vitin e kaluar me rastin e pėrgatitjes sė numrit tė parė tė revistės, anėtarėt e Institutit vendosėn ta quanin kėtė revistė me emrin simbolik: ANASH–Approaching Science. Cili ėshtė kuptimi i kėtij titulli? Shpjegimi gjendet nė prologun pėr numrin e parė tė revistės, Qershor 2006 (fq.2):

    “Dikush mund tė pyesė: Cili ėshtė kuptimi i akronimit ANASH? Ai ėshtė akronim i emrit “Analet e Alb-Shkencės” qė ėshtė edhe emri zyrtar i kėsaj reviste. Por fjala shqip “anash” merr njė kuptim simbolik fare tė veēantė kur vendoset pėrpara shprehjes nė anglisht “Approaching Science”.
    Fjala “anash” ka edhe njė kuptim tė dytė simbolik qė reflekton tė vėrtetėn, atė qė diaspora intelektuale e shkencore shqiptare ėshtė lėnė pakėz mėnjanė nga vėmendja e politikėbėrėsve dhe pushtetarėve shqiptarė e ndoshta edhe ėshtė harruar pėr shkak tė largėsisė e kohės nga trojet e atdheut.
    Por e vėrteta ėshtė qė edhe pse ndodhen larg, anash realitetit tė pėrditshėm tė shqiptarėve tė Ballkanit, intelektualėt shqiptarė qė jetojnė dhe punojnė jashtė atdheut shėrbejnė jo vetėm si ambasadorė tė shkėlqyer por vėzhgojnė e ndjekin nga afėr ecuritė nė ēdo fushė tė jetės dhe shoqėrisė shqiptare. Tė organizuar tek Alb-Shkenca ata gjithmonė e mė shumė po kėrkojnė tė marrin pjesė aktivisht dhe tė ndihmojnė pėr njė jetė mė tė mirė tė shqiptarėve kudo qė ndodhen. Botimi i revistės ANASH ėshtė shprehje e qartė e kėtij angazhimi serioz tė diasporės shkencore qė po pėrpiqet pėrditė e mė tepėr tė kontribuojė nė zhvillimet jo vetėm tė shkencės dhe arsimit por edhe tė shoqėrisė shqiptare nė pėrgjithėsi.“

    Kėshilli Botues i revistės ndėrkohė po punon pėr tė pėrgatitur numrin e katėrt tė saj, i cili parashikohet tė dalė nė qarkullim brenda muajit dhjetor 2007. Nė njė numėr tė posaēėm tė revistės nė fillim tė vitit tė ardhshėm do tė publikohen punimet e konferencave tė veēanta shkencore tė shtatė seksioneve shkencore tė Institutit Alb-Shkenca, mbajtur me rastin e takimit tė dytė tė institutit nė datat 15 dhe 16 gusht 2007 nė Prishtinė.
    Sė shpejti revista (pėrfshi numrat e parė qė deri tani janė publikuar vetėm nė internet) do tė publikohet dhe nė letėr.

    Nė tre postimet qė vijojnė do tė sillen lidhjet qė drejtojnė tek tė tre kėta numra tė revistės, e cila ėshtė lirisht e shkarkueshme nė internet pėr tė gjithė tė interesuarit.

    Studiuesit e rinj dhe tė afirmuar qė rastisin tė lexojnė kėtė temė janė tė mirėpritur tė dergojnė punime tė tyre pėr numrat e ardhshėm tė revistės nė adresėn anash@alb-shkenca.org. Artikujt mund tė formulohen nė shqip ose nė anglisht. Nė secilin prej numrave tė revistės paraqitet njė udhėzues mbi llojin e artikujve qė pranohen dhe mėnyrėn e formulimit tė tyre, gjithashtu shpjegohet dhe mėnyra sesi bėhet vlerėsimi i materialeve tė paraqitura.

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    ANASH – Approaching Science, Viti 1, Nr.1. Qershor 2006

    http://www.alb-shkenca.org/component...SH01010606.pdf

    ANASH – Approaching Science, Viti 1, Nr.2, Dhjetor 2006

    http://www.alb-shkenca.org/component...SH01021206.pdf

    ANASH – Approaching Science, Viti 2, Nr.3, Shtator 2007-11-17

    http://www.alb-shkenca.org/component...SH02030907.pdf
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 17-11-2007 mė 17:46

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    331
    Ju pėrgėzoj pėr ketė mundėsim , pėr tu njohur me ketė reviste shkencore , ne te cilėn dy numra i kam kaluar prej kohesh .Me ka pėlqyer shume nga niveli i saj i larte shkencor . Ju jepni dhe linkun per nr 3
    flm. Neolk

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pershendetje NEOLK,

    linkun qe te con direkt tek numri 3 i revistes, e gjen ne postimin tim te dates 17.11.2007. Eshte linku i trete qe jepet aty. Thjesht kliko aty dhe shkarkoje dokumentin. Ne ditet e ardhshme del numri 4 i revistes.

  5. #5
    Edhe une ju pergezoj. Jam shume entuziast per kete ide. Sa here qe te kesh mundesi, te lutem a mund te me dergosh vazhdimisht linket.
    Tani e i hodha nje shikim te shpejte ketyre tre numrave. Tani dua ta lexoj vazhdimisht! Me pelqen. Kam pershtypjen kjo eshte dhe e vetmja reviste shkencore shqiptare?
    ANYTHING IS POSSIBLE

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Agent Android

    Kam pershtypjen kjo eshte dhe e vetmja reviste shkencore shqiptare?
    Ne natyren e vet ANASH eshte unike.
    Publikohen dhe revista te tjera, por qe jane te specializuara ne fusha te ngushta.



    Numri 4 i revistes doli ne qarkullim. Mund te lexohet e shkarkohet falas ne:

    http://www.alb-shkenca.org/component...SH02041207.pdf

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Para pak ditesh eshte publikuar numri 5 i revistes ANASH. Ai mund te lexohet e shkarkohet falas ne lidhjen e meposhtme:

    http://www.alb-shkenca.org/component...0305122008.pdf

Tema tė Ngjashme

  1. Revista per femije “Tinguj malli”
    Nga Tirana nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-07-2014, 07:55
  2. Doli nė treg revista kulturore-shkencore pėr Studime Orientale "URA"
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2009, 20:45
  3. Revista Time shpall personin e vitit 2006
    Nga Cimo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-12-2006, 05:40
  4. Permbledhje Me Poezi Nga Revista "kosovarja"
    Nga deti_bajri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-12-2002, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •