Rreshta pėr Lee

(per F.)


E dashur Lee, po tė shkruaj shqip, nė gjuhė tė huaj,
se ti nuk para i do fjalėt, prandaj ndoshta dhe tė dua,
Por vala, kur lė gjurmė, vjen tjetra dhe e fshin prapė,
S`janė fjalė, po shkumė, trumcakė blu, hiri pagjumė,
qė vatrės, nė kllapi kollen varr, cicėrojnė ngjirur gjak,
Gjak vellokuq nusesh, kuq si djall viēi, ushtar plumbi
i rėndė plagėsh, dehur lindur dhe vdekur esėll, tamėl
papirė nga gjiu i pasqyrės ciklope, shushunjės qorre,
qė t`sheh, thith, t`harron ndėrkaq, ku shihemi aq pak

U bė ca e s`di mė sa, qė s`kemi folur dhe s`jemi parė,
Nuk di mė nė je gjallė akoma, nė kėtė jetė apo pėrtej,
“Asgjė s`dimė”,- do tė thoje ti,- “ėndrra jemi, tė Tao-s”,
e do treteshe si pėrherė, andej nga erdhe, nėpėr ēart,
heshtur, vagullt, brishtaz aq sa nuk di, nė je afsh, mug
apo agth; se gagaē isha edhe unė, si zi qė kalėron ylli,
plug jelesh harbuar mbi brazdė, bletė qė pi pjalm varri,
Seē mė thosh, por s`dėgjoja dot, se isha vetė shurdhi
dhe goja, kur dehet nga gjuha dhe mpin si mjalti hojet

1.

Yjeshuarit, dritėhumburit mė gjejnė zgjuar, mė marrin
atje ku burojmė, pusin djep ninullash shkume qė thith
gjiun e kuq, cung. Ku ti fsheh krahėt e duart? Gungat?
Ėmbėl musht i heshtjes ngjit butė buzėt fryrė tė gjumit,
ngecin aty fjalėt, lehtė si luspa engjėjsh, si thinjė, mug,
Akoma s`kam humbur besėn, ( Fjala s` pėrkthehet dot,
mė mirė kur nuk e di, ma beso), akoma pėrthith n`Zot
heshtjen binjake, pasqyrėn qė harron se asgjėja s`vlen
tė thuhet fare, kot ėshtė koha vetė, qė Tao nuk ka gojė...

Ēfarė di s`ėshtė veēse kujtim, ēfarė je njė ėndėrr larve,
me sy prej trėndafili, hulli gjaku, dregėza pėrrenjsh, kuq,
kur tymi shter dritėn e u hedh tė hanė brengave, hijeve,
bosh ndoshta, bosh kokėposhtė, bosh i pafund honesh
sė prapthi, ku ndjen se ti je fara qė brof mbi dhe flatrat,
e bie si shi aty ku thith pika fundin, rrudhat ag tė trajtės
qė veshin vagun, lulen, mishin, tharmin, T`marr erė, mė
merr, m`shpie tej, mė zhdjerr, shter, kur frymė ylli ndrin
vellokuq terret, gjiun memec tė pusit, me thithkat varre

Sytė kėrkojnė tė tė shohin, tė shohin vetėm kur i mbyll,
mbuluar me ēarēaf borėbardhė, si e vdekur, pa frymė,
S`tė bėj zė, se e di qė mė trembesh, po i mbyll mė fort,
shtrydhet kokrra e rrushit, rrjedh qumėshti gjak qė deh,
si frymė kuajsh harbuar trok tok, kur ethen gishtat jele,
qė ngėrthejnė kalorėsin dritėshkumė, po s`e kapin dot...
E ke frikė dritėn, kur zbardh fshihesh shpejt, s`di se ku,
Muzgu tė sjell prapė, si vala kufomėn, bregut ku ēapis
vetėm, me frikė se mos jam dėnuar nga forcė e verbėr,

qė lėviz ujėt, erėn, dhe bėn natėn ditė. Kėrkoj atėhere
njė krahėror tė butė ku tė ve kokėn, mbyll sytė, dėgjoj
rrahjen e njė zemre tjetėr, qė njėlloj si imja tundet, pi,
qė u epsh n`degė derisa skuqi lėngun qė thithi kokrra,
idenė a shpirtin, kur u deh buza me gjak herėn e parė,
E pimė atė dolli me fund, etėm dashje pa shter, pimė
kur boshi na ngėrtheu ligsht gjuhėn. Nuk e di se pse;
fjala ndoshta, afshi i shuar i kohės qė ngrin gurė llave
mė mbiu lule. Po kujt t`ia dhuroj atė? Se ti je lule vetė

2.

Tė kishin qenė retė mish, gjallesat tym, zjarret femra,
qė digjen eth vetėm; tė ishim peshq, heshtur, sybosh,
mbytur, pa kuptim, t`ish bota pa dhe, pa eshtra, koha
lojė gjumi qė s`mbaron, tė mos ecja fare, t`mos flisja,
Tė isha zog flakėsh, yll, zhytur n`errėsirė verbėr, unj,
etur, do pija dhe helmin e gjiut plagėkuq, qorrit, plakut,
ngopur nga zija, bloza e djerrinave, honeve pėrmallur,
pa motrėn e syut qė thith nga sisat e pashoq tė Zotit
xixat mė tė bardha tė qumėshtit, maskėn e pasqyrės

Ndizet sėrishmi si zjarr pashuar shpresa, xixa e fundit,
Rrufetė s`kanė zot, as xixėllonjat, shkėndijat, ortekėt,
Flaka qė jam, qė digjet s`ka hije, as pse ndrin, as dek,
Se gjaku, flaka, s`ėshtė veē, n`zjarr pi rrėnjė e saj gji,
Flakė unė e flakė ti, qė preken, shkrihen e epen, eth,
se mos s`shohin dot atė ēka ndrijnė, sytė qė s`shohin
ēka mund tė shohė veē tjetri. Sa mė e vagullt ėndrra,
aq mė e bukur. Kur tymi tretet dhe mbetet vetėm blu,
apo natėn yjet dhe hėna, sytė e territ, ēdo gjė hesht

paemėr ėshtė gjithēka, e thjeshtė si lule, bletė kur fle
a vdes dhe mbetet ē`ėshtė, burim hiri, hėne, yjėsish
shkume, kuturuje. Vjen era shpresė, freski, vese, ag
e buzėsh jeshile myshku qė thithin plakur shkėmbinj
tė rrudhur, mpakur, vyshkur. Shushurin rrjedha nė gji,
mbytem nė tė dhe tretem, korijeve me pallonj e drerė,
ku pi e mė pinė tė tjerėt pėr t`u etur, tharė hi pėrsėri,
Vezė lumenjsh zjarri, damarėsh errėsire n`folenė gji
tė dheut, qė kris e derdh jashtė trumcakė binjakė gri..

3.

Kėputa dhe unė lotė e mbolla lumė, ėmbėlhidhur,
pėr ata qė janė si unė. Piva vetė nga ai ujė, herė
tė sertė, herė tė dashur; etja u shtua ose u shua,
Buzėjerm pastaj u enda, derisa e gjeta kėtė krua,
ujėlehtė, ėndėrr thuaj. Mbeta atje dhe shushurova
lutje resh :” Bėmė akull, shi, qė tė ngjall tė tharėn
gjuhė tė shkretėtirės, qė eth, pėrēart i foli botės!”
Patjetėr do shihemi, asgjėsė nuk i duhet besuar,
S`dimė kush do shkojė mė parė, po qeshė unė,
do tė pres. Lule nuk do kėpus, as nuk do tė puth,
veē do tė pres nė prag si derė. Do tė marr doraz,
do tė shohim dritėn qė na bėn tė shohim, Zotin,
Nė qofsh ti, pritmė atje me durim are krahėhapur
kur duron korbat, zinė, dordolecin, shirat e farėn,
besėn e dashtit, pėrrallės ndoshta, jermit, qė dua
tė jem, ndryshe do ta kisha vrarė veten me kohė,
Nė s`e bėj ėshtė shpresa, se je ti, se s`jemi kot
se dikush na pret. Ca vjet do bėjmė si do bėjmė,
kur heshtemi, mekemi, ditėt qė nuk kemi tjetrin...

4.



Vjen koha kur njeh mė shumė tė vdekur se tė gjallė,
Ėndrrat vijnė e bėhen gjithnjė mė tė pakuptueshme,
Kujt t`ia tregosh? Pleqtė, qė i lėēisnin dikur, shkuan,
Do doja dhe unė, po nuk jam fantazėm, s`tretem dot,
apo jam, nuk e kam ditur, dhe tė ma thotė s`ka kush?
Vjen njė kohė kur ke jetuar mė shumė seē tė mbetet,
Babai yt ka vdekur, yt bir ėshtė baba, e njėjta ėndėrr
shikohet nga tė gjithė, me fluturime, qiej e humnera,
Rrėnjėt e zjarreve na mbajnė lidhur burimit prej hiri,
Tym bardhėezi gjithēka, qė dliret papushim nga era...

Bota jemi ne, por nuk lėvizim veten. Orbitash pėrjetimi
humb pėrsėritja kujtesėn, lėshohet n`atė rrymė. S`ka gjė,
mė mirė do bėhet, derisa ku lind tė derdhet. Thyhet thelbi,
bėrthama e bardhė njom, ngjyen paqe retinėn e dritėsyrit,
horizonti tkurret, mbetet veē ajo, stėrkalė kohe e ngrirė,
qė thur rruaza fati, djersėn ballit, perlėn, lotin, vesėn

Tė gjithė u shkruajnė vargje tė dashurave, unė jo,s`jam absurd,
po Lee nuk di shqip, ėshtė e verbėr, s`jeton kėtu, por atėbotė,
Gishtat e saj mė shohin gjallė, puthin, pėrkėdhelin, rrėzohen
pendėve si borė. Flasim zogjsh: “Ēfarė qiejsh do rrokim sot?,
Mbulomė si re e mos mė ler, humbur malleve, fjalėve nė eter
t`mos shurdhem, tė tjerė mė bėnė, kall e mė kallin tė tjerė"...

5.



Dje mbusha 500 vjeē, askush s`erdh tė mė urojė,
askujt nuk i erdhi keq. Tė marrėt dehen me kohė,
e pinė atė pus dhe shteren, presin qė tė bjerė shi,
qė tė pinė prapė e tė dehen. Kur gjejnė njė tjetėr
si vetja pastaj, shihen nė tė, i pėrqeshen, binjakė
me maska pasqyrė. Gjallojnė, nuk dinė pėr ēfarė,
derisa i fusin nė arka, fshehin nėn tokė kufomėn,
i gėnjejnė dhe atje me fjalime, sa e besojnė vetė
ēka thonė, tek rrufisin dollinė e mbrame tė dozės

Po rreshkemi e dashur, thahemi, pemė Krishtlindjesh,
vezė Pashkėsh, ėndėrruar mėnjanė. Esėll na bėn koha,
inēesti ynė i fshehtė me motrėn, vėllanė, nėnėn lehonė,
atin qė mbars fantazma, qė jemi vetė. Tė kam thėnė qė
derdhem poshtė nga lart, lindur dehur burimeve, pus shi
esėll, humnerave, kanalit, ujvarės, lotit? Qė s` jam?
As unė, as ti. Ku fillon pika? Moti, koha ėshtė lumi,
qė dikur m`pat prurė, po s`qeshė lėng, as degė e thyer,
as kufomė tė mbyturi. Herė mė ēon atyre brigjeve ku
shkumė e fjalės zbardh baltėn, i njom dertin, hallet

Edhe ca e do tė hyjė marsi, qysh prej nėntorit s`ka dritė,
a thua se nė qiell po djegin kufomėn e Zotit tė Nietzsche-s,
Hiri i tij mbulon kėtė vend, rrugėt, kokat e njerėzve, sytė
e zbėrdhylėt teutonė s`kanė det po shi; gri tulaten pėllumbat
e bebėzave atje, duke pritur pranverėn, qė s`dihet nė do vijė,
Ekranėve engjėjt premtojnė botėn tjetėr, pėrtej mureve ndarės,
me mobilje mode, para, makina, femėr dhėmbėbardhė bjonde,
e tė thonė: "Merr atė qė jepet, mos pyet, shko nė parajsė edhe ti!"

Skėterra ėshtė po aty. Betoni, xhami, zhurma, fantazmat
qė nxitojnė mbyllur makinave rrėfejnė hije, ogure tė liga,
S`do zgjasė mė, kjo botė do prishet, si kullė lartėsuar keq,
me tavanin shpuar nga oxhaqet, avionėt, bombat, antenat,
qė pėrzunė lejlekėt, qė kur i shohim i marrim pėr alienė,
Jam nė gjumė e shoh makthe tė frikshme, po jo, jo,thotė
spikerja e qesh nė ekran pėshtirė. Dielli s`del mė, retė vrer,
me gjak tė mjerėsh po shkruhen lajmet, luftėrat, fjala e Zotit,
Fry o erė e merrmė tutje, atje ku s`dėgjoj, s`shoh dot! Ejani,
kalorės, Mesi, alienė a shpėtimtarė!. Bini bori, ziej o det!
Njeriu qenka pėrbindėshi qė do dalė nga toka, djalli vetė...

Zymtė, me luspa hijesh tė vrenjtura, qė janė pupla resh,
ofshamash, ankthit tonė, tymit qė ngjitet lart kur digjemi
nė brengė tė vezės, vetes. Krrokama, cicėrima, a troku,
tik taku, shkrepėtima a thjesht asgjė, thyejnė enėn bosh,
Guacka kris, nga brenda klith drita e na derdhet sipėr,
grerėzat e arta qė na thithin palcė e sėmbojnė shpirtin,
me thumba shprese, hareje, mbjellin nektar tė ri aty,
njomin flatra e petale, gjuhė, qepalla, prarojnė ajrin,
ujėt, pinė helmin tonė e zhyten lugjeve tė padukshme

Shtrirė do tė jemi, vetėm, atė ēast kur na ha gjarpėri
e gjaku hidhėrohet. Prag jeta, s`ka si tė jetė tjetėr
as vdekja. Hapet e mbyllet si derė, fryn e shfryn si erė,
Jeta ėshtė ndoshta vdekur dhe vdekja jetė. S`tė kujtohet,
po s`ka ku shkon, aty ėshtė, po dhe nė mos qoftė njėlloj,
s`ke nga ta dish, ndaj beson. Tendosesh nė fllad si teshė,
kėmishė tė pushkatuari qė ia lidhin sytė, pyesin dėshirėn
e fundit, kujtesa ėshtė shurdhe. Ashtu kėputesh nė gjunjė,
si pemė, pa zhurmė. Njeriu ėshte arė, mbjellur me gjumė,
Ėndėrr hijeje, hije ėndėrre. Ēarė trungut dysh, sy binjak
qė shohin njėsh, djepin herė si varr, herė kufomėn foshnje

Marr frymė ndaj jam, kur retė shkojnė e vinė, mos jam era?,
Jo, mė thotė qielli, je arė. Krokodili dalė nga llumi qenka
nimfė, zanė, sirenė, ėngjėll; pėrbindėshi dhe dielli binjakė,
Veē ti e di ēfarė, kush jam, nė jam gjarpėr apo pasqyrė haku,
nė jam pėllumb apo maskė. Gishtat e tu prej hiri e dinė kėtė,
si shkrumbin ku syve ndrijnė njė ēast thėngjijtė blu tė lotėve,
pastaj shuhen. Nėn mokėr shtypemi si ullinj, grurė, vaj brenge,
malli pėr dritėn na mek tek rrekemi nė rrymė ku majmet i ligu,
Mbushen varret me dyll, tė patreturit ēohen, trembin errėsirėn,
ngėrdheshen, kėrcėllijnė dhėmbėt, kanė frikė dhe e dinė mirė,
se shpresė e tė mjerit ėshtė dritė e drejtė, qė vonon tė vijė...

6.

S`dihet kush e gjeti kufomėn, nuk dihet se ku,
s`dihet nga vdiq, sa vjeē ishte, asgjė s`dihet

7.

Qerosi pa vetulla, me sytė rrumbull pa dritė nė bebėz,
pret tė erret, vesh cohėn e bardhė pa xhepa tė hėnės
e mė shfaqet papritur nė ėndėrr. Shtangem, dua tė klith,
po nuk mundem. Hesht e kam frikė se mos jam ai,
Mė shkelin putra, kėmbė tė zbathura, mbytem nė vesė,
djersė, nuk marr dot frymė e sapo vdes, rilind sėrish

Diku, nė njė botė rrugė, ku ēdo hap tė sjell mė pranė,
rrugė e pafund qė nga ēdo hap zbukurohet mė shumė,
rrugė tek ajo dritė qė lindi sytė pėr tė, pėr t`u parė,
n`tjetrin shohim vdekjen, veten, tė parėn, t`fundit fjalė,
tjetri je ti, ti e di kush jam, veē ti mė do vėrtet, ndaj
s`mė lė tė prek nė s`di , nė jam zgjuar a nė gjumė

8.


Natėn Lee, kur zvogėlohemi, rregjemi nė shtrat,
para se lėshohem e mbytem nė lumin e zi pėrbri,
tė mendoj, besoj qė je, mė bėhet se e di se pse
u bėmė, pse yjet ndrijnė, pse jetojmė. Atėhere
afrohet njė qengj, mė rri pranė, mė kullot lehtė
barin tym tė mendjes, bėhet kalė, vajzė, fėmijė,
derisa kotem e shkoj, hipur n`atė shpinė tė butė
prej varke, prej dore mjegulle qė shkund pendė
ėndėrrash pa fjalė. Kafazi hapet e del pastaj ti,
mė rri mėnjanė e ndėrron plagėn e ditės qė zbardh...

Gjumin qė s`mė merr, krahėt qė mungojnė,
pėrqafimet bosh, ndjesinė e tė qenit atėbotė,
Lind njė foshnje qumėshti, me sytė si arra,
lėkurė tė butė, djersa kundėrmon trėndafil,
pagėzuar me nektar flladi tek veson akoma
kur njomet rrėnja. Njė jetė do piqemi bukė,
kallinj gruri, gurė, me kokėn tek tjetri,
E do mbulohemi me ura, rrasa larė nga lumi,
bardhė, si pėllumba qė flenė me kokėn futur
thellė nė krahun prej ėndėrre tė engjėllit

Tringėllijnė mijėra kėmborė rrezesh,
zbardhin bulėzat e para tė vesėdritės,
derisa tė piqet e verdhė, tharm tjetri
pranė kur piqet misri, syhapur, ēartur,
Ėndrra jemi ne apo ėndrra shohim? Delet
janė atje prej bore, qumėsht pinė sytė,
dehen bardhėeblu me re. Pika fundzezė,
shqiponja, aq lart sa nuk lėviz dot, kėputet
papritur poshtė si puls tė fikėti, shkrihen
ngjyrat, butė pjell kafeja tė gjelbrėn, thinj
pushin e fėmijės qė bėhet burrė dheu, trumcak
qė zgjohet nė kllapi, kollet e cicėron gjak...

Gusha e diellit hapet, peshqit e dritės
bien, kur shkumė mbushen valėt, tė vdekurit
me jetė, kur ēukis pjalmė e klith turbull marri,
Askush nuk mė kupton, tjetrit i rrimė sot larg,
ndaj fola me vete, me valėn, me dritėn. Bėzama
shpoi flluska e re, pikat si fara mbi tokė mbinė,
Do gurgulloja mė mirė, sikur tė kisha qenė burim,
po jam veē zog, i gjorė dhe i lirė, qė kėndon kot

Tė kesh dikė, duash, dėshminė se s`je fare kot,
dikė ku tė lėshohesh pėrgjithmonė, veē tė jesh
pendė krahėve tė tij fluturimesh tė panjohura,
Bashkė nė parajsė dhe ferr, tė tjerė na lindin,
pa ta s`do ishim dot, tė tjerė na duan, kallin,
Frymėn tėnde tė nxehtė nė qafė tė ndjesh, kur
fryn erėrat e tua me anije, stuhi dhe xhinde,
Tė bėhesh si dikur, harrosh kohėn e lakmosh
mishkuq dhe bebėzat e gjakut, thithka, bark,
duar tė paturp, buzė qė s`dinė mė ē`tė bėjnė,
si dashja qė vijon kur mbetesh zbrazur, dallgė
qė pushton bregun, e mund dhe i largohet prapė

9.

Ēarēafėt janė rrudhur, lagur,
Nga lotėt, sperma, gjaku
Brenda rrjedh prej 40 vjetėsh si lumė,
Mė tė shumtėn vetėm; nganjėherė
rrėke, pėrrenj, lumenj tė tjerė a shira
mė mbushin, gufojnė, pėrmbys bregun,
derdhem nė fushė e njom farėn e dheun

Lulja, pema, bisha tė pinė pastaj aty,
ēelen, harlisen, njomin gjuhėt e thara,
Bota mė thith si shushunjė, zbehem
si dritė muzgu qė rėndon qepallat,
Mendja, si burri qė kthehet nga ara,
kėputet mėnjanė zjarrit tė natės, yllit,
pėrgjumet, mbytet ėmbėl dhe tretet,
Mes djepit dhe varrit rrjedh, shushuroj
fjalė, rrėfenja, trisht e lumt, shkoj e shkoj

Mė pe si pija sisė, duart hutuar diku,
kokėunjur mbi pellgun e qumėshtit,
si qen gjuha lėpinte syve vėshtrimin,
lagur, lėshuar rrjedhės qė pėrvėlon
shpresėn, dheut qė pjek era...

Dielli ėshtė vezė Lee, zogu i artė qė fle,
zhytur nė dritė pret tė dalė tej, tė ēajė
lėvozhgėn, tė kėlthasė jetė, jetė tė re,
tė vdekurit tė zgjohen, tė kėlthasė qė
asgjė s`qe kot, ēdo hap mbolli kohė,
gjurmė rrugės, veē kur u shkel sėrish...

Pushi i verdhė prej engjėlli me grerėza drite,
qė thithin tė bardhė, qumėsht tė gjallė, shndrin
buzėqeshje flake, buzėqeshje fushash gruri,
qė ia ēel buzėt era, ia tund djepin bukės,
Kallinj flokėsh lumenjsh, qė ia zgjidh, lidh,
nyjet era, buzėt e brigjeve epen tek puthin
njėri tjetrin pėrmbys nė ujė, tharmi i borės
i deh me kohė tė bardhė retine, ēarēafėsh,
qumėshti, fare. Era ėshtė rrudhė e dashur,
brazdė ēasti e hapit, binjakut, qė e bėn rrugė
duke e shkelur pėrsėdyti, mbjell pika tė gjalla
Shkon e shkon asaj rruge si anije me pendė

bore gjinjve tė tu, zhytur n`atė qumėsht detari,
embrioni pi dhe dehet, humbet kujtesėn, thyen
koracėn me sqep, kėlthet dhe s`di mė ē`ėshtė,
por ndjek verbėr erėn si krah, nė atė humbur,
vezė perėndie, kuq ndoshta si nuse, me zogj
zjarri qė flenė brenda, zhytur nė lėng terresh,
Apo tė kaltra, qielltym, mjegull pulėbardhash,
dehur nga shkuma, qė kėlthasin turbull kumte,
pėrmbytjesh, ringjalljesh e tė fshehta valėsh

Me vezė lulesh, ku zhytur nė pjalm fle vesa,
perla e bardhė e qiellit, loti i ri, pjella e dritės,
vezė njeriu, me guackė lėkure, dhe tė ēara
nga vigjėlon syu, kur e ngjyen fllad shpresa
qė shkon, hap tė reja rrugė detrave tė qiejve,
qė jetojnė shkurt, si vetėtima, gjurmė krahėsh
kapėrthyer barkmalit, me gėrxhe lėvozhgash,
qė tėrmeti i ēan, i thyen, kėlyshin nxjerr jashtė,
qė do tė lozė, lėpihet , njeriun e vogėl symadh

Perėndia nė ėshtė, ėshtė fėmijė, Lee,
qė s`ka pse tė rritet, fėmijė prej atij zjarri,
prej atij syu, qė sheh gjithēka, edhe ne tani
tek i falemi tjetrit. Nė engjėjt janė fėmijė,
jemi dhe ne tė tillė; jemi ne e djall nuk ka,
veē tė mjerė qė s`patėn fat tė duhen nga
a tė duan Zotin, se Zoti ėshtė dasht,
thotė Gjoni, mbretėria e tij mes nesh,
"天哪 请 无事生非 “

10.

Zgjohem, jashtė, asnjė (e) re,
Pėrballė, nėn ēati, ca zogj qė flenė,
Mė ngjeth mėdyshja nė jam zgjuar a jo
vėrtet, vėrtet...