Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11

Tema: Liri

  1. #1

    Liri

    Liri

    Mendova pėr lirinė
    dhe mė erdhi keq pėr ne

    Tė tjerėt janė burgu,
    po dhe unė qeli atje,
    Brenda numėroj ditėt
    qė mė ndajnė nga vdekja

    E fundmja shpresė pėr diēka,
    qė s`di vėrtet nė ėshtė

    Liri a lumt; dy fjalė,
    Tė njėjta ndoshta

    Kur shpirti gufon,
    si re e tjerrė nga era,
    Nuk di kurrė ē`ndjenjė
    ėshtė. Mbushur me lėng,
    varur nė degė qiellore,
    pres. E ēfarė? Askush
    s`e thotė dot. Pėrtej
    fjalės, tutje mendjes,
    matanė horizontit ėshtė
    njė vrull, njė forcė e fshehtė,
    Perėndi a thjesht mall pėr tė qenė
    diēka ē`ka kuptim tė jetė

    Ndoshta jeni ju,
    Gardianė tė ndryrė,
    Pasqyra ku pashė veten
    siē jam vėrtet; njė pikė ujė

    Qė nuk di nga vjen, ku shkon,
    po veē lėshohet shi pėrposhtė,
    a kreshtė vale; lumė e mot

    Nėse ėndėrroj njė botė tjetėr,
    nga vjen kjo ėndėrr vallė?
    Mall? Pėr ēfarė? Kush ujit
    rrėnjėn e burimit? Cfarė?

    Ah, gjuha thahet nga fjalė e tepėrt,
    Petali s`mban dot vesėn, e lėshon,
    Ajo bie tutje e zhduket po siē erdhi,
    Njomėzimė e dritės qė mė bėn tė shoh...

    Qumėsht dhe arra

    Gjumi s`mė merr,
    Krahėt mungojnė
    Pėrqafimi bosh,
    Ndjesi e tė qenit
    vetėm, vetėm fare,
    nė kėtė atėbotė

    Nga e zeza lind
    njė foshnjė qumėshti
    me sytė si arra

    Lėkura zbutet,
    Djersa kundėrmon
    trėndafil, e kuqja
    derdhet mbi krye

    Pagėzim me verė,
    Petali veson akoma
    e mė njom rrėnjėn

    Njė jetė do piqemi
    si bukė, kalli gruri,
    Me kokėn rėnduar tek
    tjetri,mure tė rrėnuar

    E do mbulohemi me gurė,
    rrasa larė nga lumi, bardhė
    si pėllumba qė flenė me kokėn
    futur thellė nė krahun e engjėllit

    Gjumi s`mė merr,
    Krahėt mungojnė
    Pėrqafimi bosh,
    Ndjesi e tė qenit
    vetėm, vetėm fare,
    nė kėtė atėbotė...

    Rrudha

    Njė mendim dikur,
    Ide a shpirt,
    mbushi kupėn me gjak

    E pimė deri nė fund
    dhe u mbushėm,
    Pleq e tė rinj,
    Kohė a hapėsirė
    pikėllojnė tjetrėn
    si gjaku jetėn,
    si buza frymėn,
    gjaku buzėn

    Puthmė me frymė tė re,
    tė kuqe gjak

  2. #2
    Nė s`kam

    Nė s`kam rėnė akoma nė gjunjė,
    S`kam ftohur ballin nė dhe,
    S`kam kthyer verėn nė ujė,
    S`u kam dhėnė bukė tė unjėve,
    S`kam parė ėndėrrėn e fundit,
    S`kam jetuar si duhet, s`kam
    mė ē`tė them dhe hesht; nė
    pyes veten pse shkruaj kur
    hedh nė letėr kėtė rrjesht,
    Arsyeja ėshtė e thjeshtė

    Tė qenit ēfarė je. Pus. Qiell, Sy
    i hapur a mbyllur si dorė miku
    a grusht. Pse-ja ėshtė qarku, laku
    i botės qė humb tek pres prej jush
    tė bėheni tė tjerė, pres kaherė tė
    hidhni armėt, turpin, veten,
    tė bėhemi prapė fėmijė

    Pres t`luajmė bashkė
    njė lojė tė re pa vrasje,
    pa gjygjtarė, pa mllef,
    pa para, pa ngasje

    Pres dhe e di,
    se bota ėshtė
    zveshur nė marri,
    si pemė nė vjeshtė

  3. #3
    Shtėpi e rrėnuar

    Benzinė kullonin retė atė ditė marsi pas karnevaleve,
    Rrugėt e pafshira, mbushur me gazeta, shishe dhe
    plehra, tė dehurit qė flinin stolave, disa faqe nė rrjet
    qė lajmėronin zbarkimin e alienėve a fundin e botės,
    mėrzia, vetmia qė shkakton zymtėsia e dimrit, epshi
    a arsye tė tjera qė s`i di mė pas kaq shumė vjetėsh,
    m`bėnė tė shkoj nė bordellin “El Paso”. I rashė ziles,
    Derėn ma hapi Sara, veshur me tyl tė zi transparent,
    poshtė sisat e varura si pula tė rrjepura. Era qė vinte
    brenda, duhma e lėkurės pėrzjerė me djersė e parfum
    mė kujtoi vitet 90-tė, azilantėt, socialen dhe shqiptarėt

    Banonim asokohe nė njė shtėpi tė rrėnuar 30 e ca vetė,
    njė herė nė muaj na jepnin letra, qė i shkembenim me
    ushqime e tesha, po disa patėn filluar nė punė tė “zezė”,
    kėshtu qė kishim ca para; po pinim birra kur dikush tha:
    “Vemi tek kurvat?” e nuk e zgjatėm shumė po shkuam,
    njė dyzinė burra veshur njėlloj me jeans-a tė reja e ēizme,
    nė Tiranė dikur shumica hajna e thikista, tė virgjėr akoma,
    dhe nja dy turq qė pinin hashash; bėnim si tė shpenguar,
    por nuk qemė; Remziu shkoi me njė tė zezė, s`u mor vesh
    nga ishte, Landi njė bjonde, Titi njė kineze, tė tjerėt bėnin
    akoma pazarin me gjeste kur ata dolėn prapė. “Si ishte?”
    “Mos harxhoni paret kot o ēuna!”- thanė tė dy nė njė gojė

    U ndjeva si atėhere tek po zhvishesha, shtrati qe i gjerė,
    njė pasqyrė e madhe po na vėshtronte vėngėr. Pa formė,
    e disi tė enjtur gjinjtė e varur tė Sarės, si pula tė rrjepura
    qė ziejnė, pa kokė; mė erdhi keq pėr tė, botėn dhe veten,
    nuk e zgjata shumė; pastaj bėra dush, pagova e dola nė
    ferr; cepat e mprehtė tė ēative dhe qosheve mė trembėn,
    fėrkova sytė, ngrita nga qielli, mbuluar me shtėllunga resh,
    Asnjė rreze. Veē era qė merrte tutje plehrat. Ca pastrues
    i ndiqnin pas, i kapnin nė thes si kobra e mbushnin me to
    gojėn e hapur tė pėrbindėshit qė i printe e hungėronte tym

    Lodhur, sykuqe zvarritej kuēedra mbi asfalt e shfrynte kob,
    “Jurasic Park” dhe sure Kurani: tutje oxhaqet villnin vrer, zi
    dritaret qorre dhe qentė e hijeve qė lehnin frikė. Pata mall,
    pėr dritė, tė bardhė pelenash e vello nusesh a thinjė plaku,
    pėr kohė tė shkuara, harruar e stisur si shtėpi e rrėnuar, qė
    zvogėlohet pėrditė si kolibe, kuvli, koracė rrudhash, hallesh,
    Pata mall pėr kėngė jugu, qeleshe, kafe turke, pėrqafime nėne,
    pėr ata qė s`janė mė e qė ndoshta nuk e dinė, ullinjtė nė zgrip
    ēarė nė gjoks si unė,fillikat anash shtegut ku shkojnė tek tuk
    tė vetmuarit a ku luajnė fėmijėt, qė tė ēon drejt e nė asgjėkund...

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ku te le ti te lesh duhanin!!!
    po e ndez nje atehere,
    edhe pse me shume se dhjet dite ka
    qe bej sikur nuk e pij.
    Keshille e mjekut per te shpetuar koken
    koken qe me duhet cdo dite e me pak!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #5
    Ciklopi

    Ciklopi me syrin qiell fle,
    Qerpikėt re dridhen nė erė,
    Ē`ėndėrr vallė sheh?

    Bebėza gjigande duket pėr pak,
    hėna zbulon kofshėn e bardhė
    nga ēarēafėt e zinj tė natės

    Mė vjen keq pėr tė. Lodhur,
    shtrirė anės zjarrit nė terr,
    trembet nė gjumė e hov

    Frikė dhe ankth kam dhe unė
    kur mendoj pafundėsinė,
    tė madhen dhe tė voglėn

    Nuk di pse jetoj, pse dua,
    Rrethoj kokėn me duar
    e i falem kot njė tė huaji

    Se asgjė s`bėra, veē qeshė
    dhe jam gėzim a brengė,
    qė s`ka ēfarė bėn tjetėr

    Tė rėndė plumb kur bie,
    Tė lehtė, tė qetė pastaj
    si hije qė prehet nėn kėmbė

    Kur i zoti fle rrėzuar
    e harron kush ėshtė,
    ciklop plak ėndėrruar...

  6. #6
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Bravo yjori.
    S'gjej dot fjalė tjetėr poezinė tuaj.
    Ju uroj muzė pa fund dhe vazhdimėsi.

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Ti me tregon thjeshtesine e te vertetes
    te cilen , gjithe kete jete te larget tonen
    e mbulon me hirin -mish akoma te trupit
    me hirin -mish te heshtjes.
    Te dhemb pse bej sikur nuk e di te verteten
    pse une nuk e pashe te verteten
    te verteten qe e jetova ne enderr
    Edhe enderra fragment i te vertetes eshte!


    Besova ne nje-sojshmerine e te vertetes tone
    qe hiri-mish akoma, i trupit tim nuk e mbulon dot te gjithen
    dhe heshtja ime , e vrare me plumba dembele e prap vrases
    e paditit gjithe te verteten time....
    dhe ti s'u trishtove
    dhe ti s'u gezove
    -U lodhe!
    ...
    Per ty ishte akt i perseritur...
    zhveshja e hirit- mbulues, me fryme
    te ndizej , te digjej thenxhilli
    derisa t'u shuante.
    Nese shuhet ndonjehere e verteta
    e verteta e padobishme!
    ..
    Ne krahet e mije bosh
    po , po bosh si dege te thata peme
    var veten pernate nje enderr e vjeter
    Ndersa une genjej diten me nje deshire
    te merdhitur...
    Ta filloj jeten , jeten tjeter
    edhe nje here nga fillimi
    Nga fillimi deri ne fund me te verteta te besuara.
    ...
    Eshte e vertete qe ti je...
    edhe gezimi edhe brenga
    qe i pashe per here te pare
    qe per here te pare i preka.
    ...
    ja , kjo eshte e verteta...
    e zbuluar si thengjill i harruar
    qe digjet e hi nuk behet!

    Dhashuri te verteta
    jane vetem ato dashuri
    qe nuk ndodhin!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 28-01-2009 mė 09:53
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Gjume:

    Fle ne nje balle te gjere
    pa asnje rrudhe,
    si udhe e pashkelur.
    Asnje nga mendimet pertej ballit
    nuk me zgjon.
    Me dine te vdekur!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mėrmėris...

    Mė mirė kėshtu dua...
    Mėrmėris...
    Veshėt e botės shurdhuar
    T'i bezdis!

    As mė parė s'mė dėgjuat...
    Nė klithmė!!!
    Zėrin humnerash dėbuat
    Mė vdiqtė!

    Unė megjithatė vazhdoj...
    Mėrmėris...
    I gjallė, i vdekur, njėlloj
    T'ju bezdis!
    --------------------------------------------
    Tė krijosh domethėnė...tė krijosh.

  10. #10
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Mėrmėris...

    Mė mirė kėshtu dua...
    Mėrmėris...
    Veshėt e botės shurdhuar
    T'i bezdis!

    As mė parė s'mė dėgjuat...
    Nė klithmė!!!
    Zėrin humnerash dėbuat
    Mė vdiqtė!

    Unė megjithatė vazhdoj...
    Mėrmėris...
    I gjallė, i vdekur, njėlloj
    T'ju bezdis!
    --------------------------------------------
    Tė krijosh domethėnė...tė krijosh.
    Shume e goditur kjo Mondi.Me terhoqi shume.Me kete rast dua te pershendes dhe autorn e temes e pergezoj per krijimtarine dhe i uroj suksese.Me respekt rizai2008

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •