Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 36 prej 36
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Ato videot e Peshkepise nuk punonin.................?????????????????????????? ????????
    ATO VIEO E DISA TE TJERA DUHET TE JEPEN C'DO DITE QE DISA SUMCA TE QYTETERUAR E PAQESORE TE MOS HARROJNE E DISA BUKSHKALUR TI THERRASIN MENDJES......

  2. #32
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Kodi:
    Ato videot e Peshkepise nuk punonin.................??????????
    Tani duhet te funksionoje:

    http://www.youtube.com/watch?v=_P0me....php?p=2111106

    http://www.youtube.com/watch?v=eM_6w....php?p=2111106
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDLIN : 26-12-2008 më 20:17

  3. #33
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDLIN : 27-12-2008 më 16:08

  4. #34
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Organizatat e vorio-epirit

    "SFEVA-{Sintoniksi Fititiki Enosi Vorioepiritiko Agona - Komiteti Koordinues Studentor i Luftës për Vorio-Epirin-. Është organizata më kryesore, që merret me propagandën antishqiptare, e cila është krijuar në vitin 1982 dhe në librin objekt polemike ka përgatitur pjesën më të madhe të materialeve. Drejtues i organizatës prej shumë vitesh është Grigor Gizelis. Para Gizelis-it drejtues aktiv i kësaj organizate ka qenë peshkopi famëkeq Sebastianos. Elementi i rekrutuar nga kjo organizatë është kamufluar nëpërmjet më shumë se 200 kurseve për gjuhën, historinë dhe etnologjinë greke në Shqipëri. SFEVA është ndër organizatat më të rëndësishme vorio-epirote. Ajo njihet si financuese e ndërtimit të kishave greke në Shqipëri. Mban lidhje të ngushta me kryepeshkopin grek Kristodhulos që njihet si një ndër miqtë më të mëdhenj të Anastasios Janullatos. Gazeta e organizatës është -I Vorio-Epiros poreia autonomia-. Përveç kësaj gazete, organizata njihet edhe si botuese e shumë librave të cilët pretendojnë se japin -historinë e Vorio-Epirit

    ENVI-{Efnikis Neollaias Vorio Ipiras}. Është -Bashkimi i Rinisë Vorio- Epirote-, i cila në thelb të programit të saj ka hapjen e shkollave dhe kurseve në gjuhën greke, financimin e aktivistëve -vorio-epirotë- dhe të -qeverisë në ekzil të Vorio-epirit-. ENVI financon gjithashtu edhe -trupën mbrojtëse vorio-epirote-, e cila sipas tyre vepron në territorin shqiptar. Organizata është aktive sidomos pas vitit 1990 dhe shërbeu si harmonizuese në lidhjet e rinisë greke me atë minoritare në Shqipëri.

    Ka degë shumë të rëndësishmë të saj në qytete të ndryshme. Gazeta e organizatës është -Vorio-Epirus simera-. Drejtues i ENVI-it për shumë kohë ka qenë Harallamb Karathano, i cili këto vitet e fundit ka hyrë e ka dalë në Shqipëri si në shtëpi të vet dhe zëvendës i tij është Spiro Joanidhi. Miq të ngushtë të organizatës janë ish-deputeti Kristo Goci dhe deputeti Ligoraq Karamelo, të cilët shihen në veprimtaritë festive që organizon ENVI me rastin e përkujtimit të vitit 1914 si vit i djegies së Shqipërisë.

    MAVI -, që do të thotë Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit. Sipas librit në fjalë qysh gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ka vepruar organizata terroriste MAVI-{Apeleferetiko Metopo Vorio Ipiro që do të thotë Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit}.

    Ajo është një organizatë terroriste e formuar në vitin 1942 nga gjenerali famëkeq Napolon Zerva. Sipas librit në fjalë, në korrik 1942, Ilias Konsta, Mihal Mano{s}, Jakis Taso{s}, Anastasios Kokaveli{s} etj, kanë themeluar degën e kësaj organizate në Tiranë.

    Është fakt tashmë së elementët grekomanë kanë pasur një lloj organizimi, sado minimal apo sado pak i organizuar të ketë qenë ai.

    MAVI vepronte edhe në kuadër të EDES-it {Lidhja Kombëtare Demokratike Greke}, në krye të së cilës vepronte krimineli i njohur Napoleon Zerva.

    Këto trupa kryen masakra të shumta kundër popullsisë autoktone çame në fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe ndërmorën një spastrim të gjerë etnik kundër kësaj popullsie.

    MAVI njihet gjithashtu në kohën e sotme për sulmin e kryer kundër Postës Kufitare të Peshkëpisë më 10 prill 1994, ku u vranë dy ushtarakët shqiptarë Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini. Ndoshta edhe sulmi i atëhershëm nuk është bërë nga ndonjë organizatë tjetër me qëllimin për të dhënë idenë e vijueshmërisë historike të organizatës.

    POAKA- Është -Organizata Panepirote e Amerikës-, e krijuar më 1942 në Nju-Jork. Më 1981 në këtë organizatë u përfshinë edhe homologia e saj në Kanada dhe më 1983 ajo e Australisë. Që prej vitit 1993 drejtues i saj është Nikolla Gazojani{Gejxh}.Punon pa reshtur kundër Shqipërisë në qarqe diplomatike ndërkombëtare dhe nga ana tjetër ka arritur të ketë në orbitën e saj edhe mjaft politikanë të Shqipërisë, të cilët janë parë shumë herë me Gejxhin.

    QEVA- Është -Komiteti Qendror i Luftës Vorio-Epirote- dhe u drejtua për shumë vite nga peshkopi Serafin Tikas. U krijua në vitin 1918 me udhëzim të qeverisë greke. Komteti Qendror i kësaj organizate përveç kryetarit përbëhet edhe nga dy nën kryetarët, tre këshilltarët , gjashtë anëtarët dhe arkëtari. Kryetari zgjidhet nga qeveria greke në konsultim me shërbimin sekret grek EYP.

    Mendohet që meqë QEVA ka qenë në një nivel më të lartë se MAVI, të ketë qenë e pranishme edhe ajo në Shqipëri në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Për vetë rrethanat e luftës këto mund të kenë vepruar në grupe të vogla.

    Sot nënkryetar i organizatës është ish-sekretari i Janullatosit në Tiranë Ilia Kontas. Anëtarë të Komitetit janë edhe shtetas shqiptarë me kombësi greke. QEVA është kordinadore edhe e sillogjeve -vorio-epirote- si ato të Athinë-Pireut, Selanikut, Korfuzit, Janinës, Patrës, Follorinës, Ekaterinit dhe e -Bashkimit të Delvinjotëve-, -Bashkimit të Himariotëve-, -Bashkimit të Dropullitëve-, -Bashkimit të Korçarëve- etj. QEVA drejton edhe -Këshillin e Ndihmës Ekonomike-, i cili administron fondet kundër Shqipërisë. Në këtë kuadër ai është i gatshëm edhe të bëjë mobilizimin e -vorio-epirotëve- me armët që disponon reparti i këtij këshilli.

    Por për të pasur suksesin e duhur në këtë fushë QEVA ka pasur dhe ka edhe Këshillin Ushtarak, i cili disponon edhe listat e -vullnetarëve vorio-epirotë-. QEVA drejton gjithashtu edhe organizatat e tilla si Komiteti Qendror i Rinisë apo Instituti i Kërkimeve Vorio-Epirote me qendër në Janinë. Ky i fundit drejtohet nga renegati shqiptar nga Korça Ksenofon Konduri. Gazetat kryesore të këtij rrjeti antishqiptar janë: -Ipiriton Mellon-, -Ipiriti Dhrasi- etj. QEVA ka degë të saj edhe në diasporën greke. Përveç financimeve shtetërore ajo financohet edhe nga dispora greke.

    PA-SI-VA-{Paneliniu Sindezmu Vorioepiritiko Agonas}. Është - Konfederata Panhelenike e Luftës Vorio-Epirote- e themeluar nga peshkopi Sebastianos në vitin 1986 dhe që u drejtua prej tij deri në vdekje. Sot në krye të saj është vënë pasardhësi i Sebastianosit dhe organizata njihet me emrin -Fondacioni i Studimeve Vorio-Epirote-

    PEOF-Është -Organizata e studentëve të Selanikut-. Kjo organizatë është një grupim studentor në varësi të universitetit të këtij qyteti dhe përveç specializimeve të posaçme për çështjet -epirote- të studentëve të saj, ndër të cilët edhe -minoritarë-, e ka shtrirë veprimtarinë e vet edhe në Gjirokastër, gjë që dëshmohet edhe në gazetat greke.

    IYAPOE - Është -Instituti i Pritjes dhe Rikthimit të Homogjenëve grekë-. Është një institucion shtetëror në varësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë në lidhje të ngushtë me shërbimin sekret grek EYP-n.

    IYVE-Është -Instituti i Kërkimeve Vorio-Epirote- me qendër në Janinë. Ky institut ka për qëllim pregatitjen e shtetasve shqiptarë të vënë në shërbim të Greqisë, në veprimtari antishqiptare. Koordinatore e tij është natyrisht EYP-i.

    Në vitin 1992 të gjithë organizatat vorio-epirote zhvilluan në Athinë një kongres ku vlerësuan si rrugë të vetmë -çlirimin e Vorio-Epirit nga pushtuesit shqiptarë-."

    Kastriot Dervishi

  5. #35
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Greqia me ka zhgenjyer thellesisht.Eshte nje shtet bananesh si te gjithe te tjeret.Pasi luftoi me "mullinjte me ere" per ceshtjen e emrit te Maqedonise, pasi arriti ti permiresonte marredheniet "vellazerore" me Turqine , pasi luftoi dhemb me dhemb me prodhuesit hollivudiane per ceshtjen e homoseksualitetit te Aleksandrit te Madh, pasi arriti te miqesohej cuditerisht me te djathtet veriore shqiptare, tani arriti nje tjeter sukses diplomatik , ate qe ta shnderroje konceptin e Voiro-Epirit ne nje loje femijesh.

    Nuk eshte cudi qe barkderrat dhe te perkedhelurit e ndihmave evropiane po thyejne me aq zell dyqanet ,si i vetmi rrezik per cilesine e cokollatave te perditshme,qe i kane te nevojshme si qumshi i te porsa-lindureve.

  6. #36
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Greqia me ka zhgenjyer thellesisht.Eshte nje shtet bananesh si te gjithe te tjeret.Pasi luftoi me "mullinjte me ere" per ceshtjen e emrit te Maqedonise, pasi arriti ti permiresonte marredheniet "vellazerore" me Turqine , pasi luftoi dhemb me dhemb me prodhuesit hollivudiane per ceshtjen e homoseksualitetit te Aleksandrit te Madh, pasi arriti te miqesohej cuditerisht me te djathtet veriore shqiptare, tani arriti nje tjeter sukses diplomatik , ate qe ta shnderroje konceptin e Voiro-Epirit ne nje loje femijesh.

    Nuk eshte cudi qe barkderrat dhe te perkedhelurit e ndihmave evropiane po thyejne me aq zell dyqanet ,si i vetmi rrezik per cilesine e cokollatave te perditshme,qe i kane te nevojshme si qumshi i te porsa-lindureve.
    sa me gezon fakti qe ti eidika ndihesh i zhgenjyer nga mama gerqia

    tani vrit veten nga hidherimi dhe zhgenjimi
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Muzeume - Ekspozita
    Nga Eni në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 05-06-2010, 09:17
  3. Grekët tregojnë... Çamët myslymanë të Epirit (1923 – 2000)
    Nga Arrnubi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-04-2010, 10:33
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •