Besimtarėt orthodhoksė, duke filluar qė nga data 15 nėntor deri mė 24 dhjetor janė pėrfshirė nė njė udhėtim pėrgatitor pėr tė pritur sa mė denjėsisht ardhjen e Birit tė Perėndisė nė tokė. Kjo periudhė pėrgatitore fillon me kreshmėn e Krishtlindjes dhe ėshtė njė nga kreshmėt kryesore tė Kishės sonė. Kjo periudhė karakterizohet me njė theksim tė vazhdueshėm pėrgatitjeje dhe atmosfere festive, si me festimet nė kisha ashtu edhe jashtė tyre.
Nė kishė kjo atmosferė theksohet dhe intesifikohet me festat e shumta paraprirėse dhe pararendėse qė prej Hyrjes nė Tempull tė Tėrėshenjtės Mari, tė shenjtorėve: profetė tė Dhiatės sė Vjetėr Naum, Abakum, Sofonia, Angjeu, Daniel; apostujve Andrea, Qesari, hirarkėve Nikolla, Ambrozi, Spiridhoni, Elefteri, Ignati; shenjtorėve tė tjerė Ekaterina, Mėrkuri, Joan Damaskini, Varvara, Sava, Naumi, Evgjenia etj. etj. pėr nder tė besimtarėve qė mbajnė kėto emra u bėjnė edhe vizita nėpėr shtėpi.
Nė kėto festa pėrfshihen edhe tė dielat parakremtuese tė Krishtlindjeve si edhe vigjiljet. Himnologjia jehon dukshėm dhe shoqėron kėtė atmosferė pėrgatitore me zbritėsore “Ja Krishti lind lavdėrojeni...”, shkurtorja “Virgjėresha sot po vjen nė Betlehem pėr tė lindur...” etj himne tė bukura dhe ngazėlluese.
Ndėrkohė kishat kanė filluar tė zbukurohen me zbukurimet karakteristike dhe ndriēuese duke treguar dhe dhėnė sinjalin optik se festa e madhe e njerėzimit po afron.
Po kėshtu fėmijėt pėrgatiten dhe po bėjnė prova pėr tė vizituar shtėpi mė shtėpi besimtarė tė ndryshėm pėr tu dhėnė lajmin e mirė tė lindjes sė Shpėtimtarit me zėrat dhe kėngėt e tyre tradicionale, kolendrat, “Mirėmėngjes zonja zotėrinj, lutemi na pranoni...” “Kolendra, kolendra...” etj.
Edhe shkollat, kopshtet, grupet e katekizmave, grupet rinore po pėrgatiten me shfaqje, festivale, ekskursione etj. duke u gėzuar e duke shprehur e demonstruar talentet e tyre.
Por kjo atmosferė festive me njė formė tjetėr krijohet edhe pėrtej kishės, ku njerėzit zbukurojnė ambientet e punės, dyqanet, pėrgatiten vizitat dhe dhuratat, gatimet dhe tryezėn festive. Kėshtu e gjithė shoqėria feston.
Kreshma qė ėshtė mjeti festues thekson, ndihmon, orienton e pėrcjell mesazhet e ngjarjes sė madhe tė Krishtlindjes. Tė mbėshtetur nė njė bisedė tė njė prej etėrve tė Kishės do tė ndajmė sė bashku disa mendime pėr kreshmėn nė Kishėn Orthodhokse.
Kur flasim pėr kreshmėn, qėllimi ėshtė pėr tė kapėrcyer rėnien. Pėrmbajtja e saj ėshtė njė ēėshtje reale nė kėtė udhėtim qė kemi filluar. Shpesh, me zakonet tona kreshma merr njė kuptim folklorik dhe kthehet nė njė dok. Ndėrsa Kisha i jep njė rėndėsi tė veēantė dhe e ndan gjithė vitin nė periudha kreshmimi. Gjithė diskutimet e viteve tė fundit kanė pasur si rezultat ditėt e kreshmės dhe pėrmbajtjen e saj. Vetė kreshma e sė mėrkurės dhe tė premtes vjen qė nė shekujt e parė. Kisha tha se nė kėto dy ditė tė javės duhej tė kreshmohej. Por a do tė jetė korrekte qė ne tė kreshmojė dy ditė tė tjera tė javės, pėr arsye se e kemi tė pamundur tė kreshmojmė tė mėrkurėn dhe tė premten?
Nė plan tė parė kjo tingėllon e drejtė, por po tė mundohemi tė hedhim njė vėshtrim nė thellėsi tė gjėrave do tė shohim se jo mė kot Kisha ka caktuar kėto dy ditė. Sipas traditės, tė mėrkurėn u tradhtua Zoti, kurse tė premten u ngjit nė kalvar pėr t’u kryqėzuar. Megjithatė kjo ėshtė vetėm njėra pjesė e pėrgjigjes. Pjesa e dytė konsiston nė diēka mė tė thellė.
Kisha dėshironte qė tė gjithė tė ndodheshim nė momentin e ardhjes sė Krishtit. Pasi pritja e Krishtit ėshtė njė ngjarje qė ka tė bėjė me tė gjithė, kėshtu edhe Kisha do qė tė na mbledhė tė gjithėve bashkė, sepse na ka thirrur pėr tė na ēuar nė tė njėjtėn perspektivė, nė atė tė takimit me Perėndinė.
Kur Kisha na fton tė kreshmojmė tė mėrkurėn dhe tė premten, e bėn kreshmėn njė ngjarje tė pėrgjithshme dhe na thėrret tė gjithėve, qė nė tė njėjtin moment tė bėjmė tė njėjtėn gjė. Kisha do tė donte qė ne tė gjithė tė jetojmė sė bashku, por duke qenė se njė gjė e tillė nuk mund tė ndodhė pėr shkak tė rėnies sonė, prandaj dhe e ndau vitin kishtar nė ditėt qė kreshmojmė dhe nė ditėt qė nuk kreshmojmė. Kėshtu, marrim pjesė nė njė ngjarje tė pėrgjithshme qė ėshtė ngjarje e Kishės.
Ne e pėrballojmė shpėtimin tonė nė mėnyrė personale, ndėrsa problemi i rėnies ėshtė i pėrgjithshėm dhe kjo i takon gjithė gjinisė njerėzore. Prandaj Kisha dėshiron qė nė mėnyrė tė pėrgjithshme tė kalojmė ngjarjen e rėnies. Kėshtu nėse nuk do tė donim tė merrnim pjesė nė kreshmėt e vendosura nga Kisha do tė shprehnim idetė tona tė kundėrta me pėrpjekjen e Kishės pėr tė na ftuar nė mėnyrė tė pėrgjithshme drejt shpėtimit, prandaj do tė ishte e gabuar zgjedhja e ditėve tė tjera.
Brenda kėtij shembulli shprehet pėrpjekja e madhe e Kishės pėr tė caktuar pikėrisht kėto ditė pėr tė kreshmuar tė gjithė tė krishterėt, sepse donte qė tė gjithė tė krishterėt bashkė tė bėnin kėtė pėrpjekje. Si rrjedhim, kreshma lidhet me pėrpjekjen tonė brenda saj dhe kjo ėshtė ngjarje e pėrbashkėt. Nuk ėshtė njė problem personal i vlefshėm vetėm pėr secilin prej nesh, por tė gjithė bashkė pėrpiqemi tė takojmė Perėndinė. Pėrgjithėsisht ėshtė pjesė e jetės sonė nė tėrėsi dhe jo pjesė e disa aspekteve tė caktuara tė saj. Pėrsa i pėrket pėrmbajtjes sė kreshmės, ajo lidhet me dy ngjarje historike. E para i pėrket Dhiatės sė Vjetėr, ndėrsa e dyta lidhet me Dhiatėn e Re. Njėra i pėrket Adamit dhe tjetra Krishtit. Etėrit e Kishės donin tė lidhnin ngjarjen e rėnies, por edhe kalimin e saj me kreshmėn. Adami humbi parajsėn pėr shkak tė ngrėnies. Nga ana tjetėr, Krishti kur ngacmohet nga djalli mohon tė hajė dhe fiton mbi vdekjen. Nė kėtė lidhje reciproke fillon themelimi i kreshmės. Adami nga njė gabim ose moskuptim, hėngri nga pema dhe vdiq, ndėrsa Krishti si erdhi nė botė me synimin pėr tė mundur vdekjen, shkon nė shkretėtirė dhe kreshmon pėr dyzet ditė. Prandaj edhe ne ndjekim tė njėjtėn rrugė. Por duhet vėnė re diēka pėr tė kuptuar saktėsisht thelbin e kreshmės. Perėndia i tha Adamit tė mos hante nga fryti se do tė vdiste. Por shohim se edhe ngacmimi ishte i kundėrt, djalli tha: tė hante se do tė jetonte. Po e njėjta gjė lind shpeshherė edhe brenda nesh, duke menduar: “nėse mbajmė kreshmė lind mendimi se shkatėrrojmė shėndetin dhe si rrjedhojė lind frika se do tė vdesim”, gjė e cila do tė thotė se ngjarja e jetės u lidh me ushqimin. Pra, mendimi, nėse nuk hamė do tė vdesim, kėshtu edhe ngacmimi i djallit ndodh nė kėtė moment, gjė qė do tė thotė se ushqimi ėshtė i lidhur me jetėn, por edhe me marrėdhėnien tonė me Perėndinė. Kur djalli i tha Evės tė hante se do tė jetonte i tha gėnjeshtėr dhe ajo e besoi. Po tė njėjtėn gėnjeshtėr i tha edhe Krishtit nė shkretėtirė, por Krishti nuk e besoi dhe i tha: “njeriu nuk rron vetėm me bukė”, sepse e dinte se nuk ishte ushqimi i pėrditshėm qė do tė na bėnte tė jetonim ose jo, por jeta gjendej diku tjetėr, nė marrėdhėnien e njeriut me Perėndinė. Pėrgjatė kreshmės, Kisha nuk na rekomandon tė bėjmė grevė urie, por na kėshillon se lidhja jonė me jetėn gjendet nė kėrkim tė Perėndisė.
Tek shembulli i njė fėmije qė qan, i cili kėrkon nėnėn dhe babanė e tij, nė atė ēast atij nuk mund t’i hahet, sepse qėllimi i tij i vetėm ėshtė tė gjejė prindėrit e tij. Mund tė kalojnė njė ose dy ditė dhe fėmija tė mos hajė, sepse uria e brendshme ėshtė pėr atin e tij. Nuk do tė pijė, megjithėse ka etje, sepse etja e tij ėshtė pėr atin e tij. Duket qartė se uria dhe etja marrin pėrmbajtje tjetėr, pikėrisht kjo ėshtė edhe pėrmbajtja e kreshmės qė ne mbajmė, e cila na fton qė pa ndėrprerje tė kėrkojmė Perėndinė.
Ajo qė duhet tė jetė kryesorja ėshtė qė tė mos lejojmė pasionet dhe dobėsitė tona tė pėrcaktojnė jetėn dhe rrugėn tonė dhe pasi t’i kapėrcejmė tė ecim drejt takimit me personin qė na mungon, i cili nuk ėshtė askush tjetėr veēse Jisu Krishti.
Siē e thamė edhe mė sipėr, kjo kreshmė na pėrgatit nė mėnyrė tė veēantė pėr pritjen e ardhjes sė Krishtit. Ardhja e Krishtit ishte pritja e gjatė pėr mbėrritjen e Mesias, tė Vajosurit, tė Shpėtimtarit tė botės. E gjithė Dhiata e Vjetėr i referohet kėsaj dite. Tė gjithė profetėt, burrat e drejtė dhe gratė e vjetra pritėn pėr kėtė moment nė histori. Profeti i drejtė Simeon kur pa foshnjėn Jisu qė sapo kishte lindur tha:

“Tani, pėrlėshoje shėrbėtorin tėnd, o Zot sipas fjalės sate,
se sytė e mi panė shpėtimin tėnd tė cilin ti e pėrgatite faqe gjithė popujve,
dritė pėr shpėtimin e paganėve dhe pėr lavdi tė popullit tėnd Izrael”.

Perėndia vjen te ne! Megjithėse njerėzimi shpeshherė e mohon Perėndinė, dhe largohet nga rruga e tij, Perėndia ka mėshirė dhe i vjen keq pėr ne. Meqenėse ne nuk mund tė shkonim tek Ai, sepse mėkati dhe vdekja na bllokuan rrugėn, Ai vendosi qė tė vijė vetė tek ne!
Jisu Krishti lind nė njė shpellė tė vogėl nė Bethlehem dhe ndryshon rrjedhėn e botės. Megjithatė, ne besimtarėt duhet tė kujtojmė se Krishti nuk erdhi nė botė vetėm 2008 vjet mė parė. Ai vjen edhe sot dhe kėrkon sėrish tė lindė nė zemrėn e ēdo personi nė tokė. Me kreshmė, lutje, studim tė Shkrimit tė Shenjtė, pjesėmarrjes nė Misteret e Shenjta, virtyte dhe vepra bamirėsie, le tė pėrgatitim zemrėn tonė pėr pranimin e Shpėtimtarit dhe dhuruesit tė jetės.


Ana Baba