Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #1
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Turqit zhdukin armet antike

    Turqit zhdukin armet antike
    Aleksander Ndoja
    E Hene, 15 Dhjetor 2008


    Rreshen- Fadromat zbulojne shpellen e rralle pergjate segmentit ne ndertim Rreshen-Kalimash, por brenda disa ditesh vendi hidhet ne ere me tritol duke zhdukur te gjitha gjurmet e ketij vendi historik dhe me vlera per arkeologjine. Skandali eshte bere i ditur nga punetoret shqiptare, qe akuzuan ata turq se shkaterruan kete objekt dhe moren prej andej arme te shumta antike, heshta, shpata dhe afresket e gjetura ne brendesi, duke i larguar ne menyre te fshehte. Autoritetet vendore ne zonen e Fanit bene me dije se kishin degjuar per kete ngjarje te ndodhur ne muajin nentor te ketij viti por te mbajtur sekret dhe se diten e sotme do te kryejne nje inspektim ne kete zone. Punetoret u shprehen per gazeten "KJ" se atyre u eshte thene nga punonjesit turq se po te tregonin do te hiqeshin nga puna dhe menjehere jane zhvendosur per nje sektor tjeter te kantierit.

    Punetori

    Shpella eshte zbuluar gjate punimeve te kryera ne fshatin Konaj, kur fadromat e firmes "Bechtel-Enka" shembnin nje pjese mali. Punetori F. Gjoka, rrefen per gazeten se aty gjendeshin edhe 20 punetore te tjere shqiptare, pervec atyre turq. Por keta te fundit qe po punojne per ndertimin e autostrades Rreshen-Kalimash, kane mbajtur te fshehur gjetjen e nje vlere jashtezakonisht te madhe historike gjate kohes qe punonin per nxjerrjen e inerteve per trasene e rruges. "Pasi zbuluam shpellen, dalluam brenda vizatime te ndryshme dhe sende te tjera. Por ata nuk na lejuan te punojme me ne kete sektor dhe menjehere jemi zevendesuar me punonjes te kombesise turke, me qellim mbajtjen sa me te fshehet te ketij skandali", thote Gjoka.

    Ngjarja

    Ka qene fillimi i muajit nentor, kur nje grup punonjesish te firmes Bechtel-Enka, kryesisht te kombesise turke dhe shqiptare, kishin marre detyre te canin nje pjese te maleve, ne fshatin Konaj te komunes se Fanit ne Mirdite. Banoret e zones dhe vete punetoret shqiptare te treves se Mirdites e dinin se ne lashtesi ka qene e ndertuar "Kalaja e Anderfajt". Madje edhe tani ne kete vend dallohen qarte rrenojat e kesaj kalaje per te cilen flitet ne dokumentet historike dhe ne libra te ndryshem, si "Fani dhe njerezit e tij". "Sapo makinerite tona filluan te germonin ne faqen e malit per te nxjerre prej andej gure te cilet thermohen ne nje gurore dhe me pas hidhen ne rruge, kemi pare se si u hap nje shpelle brenda se ciles dukej nje hapesire e madhe", tregon F. Gjoka per gazeten. Ai shprehet se ka arritur te shohe qe muret ishin te veshura me vizatime te ndryshme murale te cilat ishin te ruajtura mire. "Me tej morem urdher per t'u larguar menjehere prej aty, madje jemi porositur qe te mos flasim asnje fjale, ne te kundert do te largoheshim nga puna. Kemi mesuar se ne ate sektor personeli eshte i kombesise turke", vijon punetori. Dyshohet se ne shpelle jane gjetur nje numer i madh armesh antike, si heshta, shpata apo afreske te ndryshme, qe mund te kene pasur destinacion Turqine, pasi ngjarja u mbajt e fshehte dhe nuk iu raportua autoriteteve vendore sipas procedurave qe ndiqen ne keto raste.

    Zyrtaret nuk u vune ne dijeni, firma duhet te raportonte ngjarjen

    Mbajtja sekret e ngjarjes eshte kthyer ne nje legjende ne zonen e Mirdites. Cdo dite e me shume flitet per kete skandal te punetoreve turq, ndersa ata shqiptare shprehen se disa dite me pas ky vend eshte hedhur ne ere me tritol duke prishur vendngjarjen. Nderkohe qe ne pershkrimin e kontrates me qeverine shqiptare ka nje pike detyruese kur eshte fjala per ruajtjen e vlerave historike. Burime te sigurta konfirmojne se ne ambientet e shpelles jane gjetur dhe nxjerre prej andej nje sasi e konsiderueshme armesh antike. Ato jane future menjehere ne mjetet e firmes dhe nuk ka ndonje percaktim te qarte per destinacionin e tyre, ndonese jane nje pjese e rendesishme e historise se shqiptareve. Mesohet se kjo ngjarje nuk eshte shenuar as ne procesverbale apo regjistrat e firmes dhe prej nje muaji asnje prej zyrtareve nuk eshte informuar per zbulimin e shpelles

    ne zonen e Fanit.

    Konaj, vendi rrethohet me roje

    Prej nje muaji, ne fshatin Konaj, zona e Fanit, vendi eshte i rrethuar me roje dhe askush nuk lejohet qe t'i afrohet shpelles, e cila eshte gjetur ne nje zone historike, kur prej shekujsh ka qene e ndertuar "Kalaja e Anderfajt". Megjithese vendi nuk eshte ne linjen e ndertimit te rruges, por ne nje zone te paracaktuar per te marre gure per inerte, hyrja e shpelles eshte mbuluar serish, per te mbuluar gjurmet e nje vjedhje te mundshme.
    ---------------------

    Burimi
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015

    po dhe cfare nuk po vjedhin

    nuk na lan gje ne shtepi more vella na kan marre gjithcka nga historia dhe kjo sepse ne shqiperi shteti as qe do tia din per trashegimin ton kombtare po te kishte ndodhur ne ndonje shtet tjeter persh te fqinjet tan do ishte bere nami deri me tani do ishte nderkombtarizuar ceshtja.cfar te bejm kemi ngelur ne dore te zotit se qeveria jon eshte vari lesht.

  3. #3
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Shteti duhet te ndermarre masa, dhe opinioni duhet shqetesuar sa me shume qe eshte e mundur ne menyre qe te zinen hajnat dhe te sillen para drejtesise se negociuar me shtetin turk i cili jam i sigurt se ka nje efikasitet shume me te larte se policia jone ne lidhje me gjetjen dhe kapjen e krimineleve dhe se do te ishte shume e gatshme per bashkepunim.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #4
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Paradoksi shqiptar i radhes....
    Qe ne nentor dhe behet publike tani ?
    Personat pergjegjes ne ate sektor duhet ti kalojne autoriteteve per ndjekje penale...
    Turqit dikur nuk lejonin germime ne token shqiptare, sot edhe kur dalin rastesisht, i fshehin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDLIN : 15-12-2008 mė 16:06
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  5. #5
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Mos u merzitni ato qe jane vjedhure do te shfaqen shume shpejte ne shtetin e femijeve te tyre te krishtere dhe do te quhen si te tyre. Pastaj do ta kemi mundesin te shkojme dhe ti shofim.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te shohim cdo thone autoritetet speciale..psh arkeologet.. pastaj gjykojm..

    mos te harrojme se nje batalion ekspertesh edvino isto rucoist enveroist.. te medias gjuajn cdo dite.. me gur shpifje e trillime.. rrugen kombetare..

    pra skan hall armesh antike kta m.uter po hallin pse berisha po ben rrug..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 15-12-2008 mė 16:34

  7. #7
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Nuk do shume pune per tu vertetuar, thjesht te shkojne e te rihapin hyrjen e shpelles. Eshte fatkeqesi kombetare, te hidhet ne ere nje zbulim i tille.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    "vellezrit" tane turq,
    ujku qimen e nderron por zakonin s'e harron.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i ka dal firma taqos se ngrate.. babit te edvinos.. qe bashk me kopuk tjere haxhi lleshoiste spiro kolekoiste envero m.utaviste.. tozo-isto ramizoiste.. kan firmosur porosite e nexho ramizes.. me var ne litar nje poet..si havziu i shkrete..e prandaj jan mobilizuar media mafia me ba tym andej kendej..

    dhe kjo shpella qasi pune eshte..
    i njohim djallezite enveriste..

  10. #10
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Nuk do shume pune per tu vertetuar, thjesht te shkojne e te rihapin hyrjen e shpelles. Eshte fatkeqesi kombetare, te hidhet ne ere nje zbulim i tille.

    Ne fakt eshte fatkeqsi kombtare ne rast se nje genjeshter antikombtare perdoret per te nderprere bashkimin Shqiperi-Kosove fizikisht.

    duke marre parasyshe se ky lajm duk do te duhej te dilte ne gazete para se te shtrohej si lende ne gjykate.
    Kush eshte ky F.Gjokaj kur ka me mija F.Gjokaj ne ate ane. Nga kush ka frike ky? Ose
    Prej nje muaji, ne fshatin Konaj, zona e Fanit, vendi eshte i rrethuar me roje dhe askush nuk lejohet qe t'i afrohet shpelles (...) per te mbuluar gjurmet e nje vjedhje te mundshme.
    Ho mo - ndodhi vjedhja apo nuk ndodhi ore?!! Kush jane "rojet" kush guxon te vej roje ne fshat te huaj dhe ne nje vend te huaj, - me cka e ruajne ate vend? Kush ka drejte te barte arme aty?
    Kjo flet shume...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 15-12-2008 mė 16:50
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Maqedonia e moēme dhe ajo e sotmja
    Nga fehim nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 15:03
  2. Epir + Dardani + Iliri = Shqipėri
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 21:55
  3. Historia E Perhapjes Se Islamit Ne Bote
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 06:58
  4. Tentativa otomane per pushtimin e Vienes
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-09-2003, 17:09
  5. Lezha, kjo antike !
    Nga trinity nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 09:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •