Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13

Tema: Mos qaj poet

  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Tregim Pa Lidhje dhe Pa Fund

    Tregim pa lidhje dhe pa fund

    Aty perballe po kundermonte aroma e kafese se pjekur dhe qe bluhej e fresket njerezit ne shperqendrimin e tyre dhe te zhytur ne mendime si ishin sapo qimet e hundes se tyre kapnin aromen e kafese kethenin koken, syte, veshet hapnin gojen dhe e perthithenin kete arome te kendeshme qe dilte nga ajo dere druri qe me ngjyre boje qielli te zbardhur por qe tashme ishte bere me vija si te rrobave te spitaleve psikiatrike. Te disa prej tyre se tani te gjithe ato kishin borde dhe drejtoheshin nga njerez te ndryshm edhe cdo gje pra keshtu edhe rrobat e te luajturve nga fiqiri ishte ne dore te disa njerezve qe fiqirin e kishin ne rregull por fiqiri I tyre duhejt te merrej me pafiqiret e tjere dhe me rrobat, ushqimin,mirmbajtjen dhe po ashtu dhe me jashteqitjen e tyre ndonjehere kur ata hidhnin mbeturina neper kanalet e banjave dhe ato bllokoheshin ai, drejtori me fiqir I te pafiqireve duhet te merrej me drejtimin e procedurave se si te zgjidhej zhbllokimi I bllokimit te kanaleve te urines dhe jashteqitjeve. Ajo jashteqitje qe duhej nxjerr perjashta jo nga zorret e te pafiqireve por nga zorret e kanalizimeve te krijuara nga njerezit e atij vendi qe ne fund pas shume shekujsh kishin menduar te rregullonin jashteqitjet e tyre me kanale dhe me sinjale per cdo te papriture, dhe me qellim qe ta conin sa me lerg qe te mos kundermonte era por sido qe te ishte ata nuk mund ta conin me large se kufiri I vendit te tyre keshtu qe nga do qe te rrotulloheshin ata, diku do te gjendej nje dikush, askush apo kerrkush qe te bisedonte me ndonje kendkush qe jashtqitja te vente te shumekush por jo tek ky dikush dhe keshtu jashtqitja dridhej dhe perdridhej neper te gjithe dikushet deri sa vente tek te gjithe shumekushet dhe aty shumekushet pane se cpane dhe vendosen te te mblidhen dhe te vendosin ne nje kuvend se si do ta zgjidhin dhe zgjidhja me e mire qe gjeten eshte ta lene pazgjidhur fare kurse zgjidhja ideale ishte ta grumbullonin tek kuvendi dhe aty te benin nje plate per tu shplodh dhe per te sodite natyren e vendit te tyre te bukur domosdo jashteqitja do te ishte pasuri a pa mohueshme e ketij vendi. dhe gjithkushet bashke me shumekushet si idealiste qe ishin dhe per nevoja patriotike sic dhe gjithmone e vepronin gjate gjithe histories te tyre vendosen per zgjidhjen ideale. aty doli nje I ditur nga te gjithe keta shumekushet tha qe per jashteqitjen te bejne jashqito-hidrocentrale dhe te prodhonin rryme jashtqito-elektrike dhe keshtu nuk do te quhej me jashteqitja jashteqitje por meqe neper shtepit e tyre kjo lloje rryme do te hynte tani do te quhej brendaqitje dhe keshtu nuk do te kishte me jashteqitje . Ata ne fakt te gjithe ishin te ditur dhe te cakerritur nga fiqiri se ata ishin me te diturit e kesaj bote por ndonjehere Linin ndonje te behej si me I ditur jo per gje por ashtu do tu jepej mundesia te fillonin krahasime dhe debate se kush do te ishte me I ditur akoma dhe keshtu perfundonin ne zgjidhjen ideale qe te gjithe ishin te ditur tani tek tuk ndonje I paditur qe nuk kishte dijeni I shkreti thonte qe jam I paditur dhe keshtu nuk kishte per ate vend ne ate vend por kishte vend ne vende te tjera. dhe vendet e tjera duke pare qe ky vend kishte dijeni me bollek filloi blinte dijeni dhe keta brenda eksportonin dijeni me tonelata dhe bashke me dijeni dhe te paditurit qe nuk kishini dijeni qe po eksportonin dijenin e tepert, po si behej qe nje I padijeni te eksportonte dijeni po ja sepse ata qe nuk kishin dijeni kishin vend bosh per te transportuar dijeni por kjo dijeni ishte e paketuar dhe ata nuk mund ta dinin cfare kishte brenda. paketimi behej ne fabrika, ne uzina, ne shtepia, ne fusha, ne ara ne pallatet e atij vendi ashtu ngadale por I vazhdueshem dhe tani I ndihmonte jashqito-elektriku me brendaqitje




    Cila Je Ti?
    who are u?
    --------------------------------------------------------------------------------

    who are u?
    fol me veshin tend degjo ate psheretim, renkim apo puhize dhe pergjigju who are u? to yourself and to me or to the question,
    shut the cinema down dhe leri te gjithe te shkojne tatepjete perpjete dhe kur te ken ike dhe ata dhe ajri qe kane marre ulu dhe shikje filmin vete.
    aty ne mes te salles mos merr fryme dhe shiko ne cdo hollesi.
    cila je ti? pastaj klith klith me sa ke ne koke ne kraharor hidhu ne ajer si shampanje apo bomb, shperndahu lodro njhe cdo gje ne ate salle ne ate sall bosh eshte e jotja ajo salle puthe ne cdo cm2 perqafoje dhe urreje dashuroje dhe perdhunoje, sallen tende te dashur, dhe shiko filmin mos harro sa fytyr sa emra sa fjale jane regjistruar ne ate film te gjitha ata qe ti i nxorre dhe i ndoqe pak me pare.
    ji e lumtur qetesohu, mbarsu dhe cmbarsu, lind vehten tende dhe vazhdo te shikoni filmin perseri nga e para perseri.
    cila je ti?
    pyete miken qe tani ke prane me te lehte e ke ndofta do ta kesh
    sa mire.
    CILA ESHTE AJO?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gijon gijon : 02-01-2009 mė 20:26

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Nata e djeshme

    Nata e Djeshme

    Naten e djeshme isha merzit shume
    nje gote alkool mora te pi
    alkoli mi coi lotet lume
    e me fundosi ne kete pamundesi

    e me dallget e lumit luftova
    te mos mbytem perseri
    e kur ne mengjes u zgjova
    alkoli me priste dhe lumi aty

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Soulless

    SOULLESS

    Parajsa a nuk eshte vendi I shpirterave te mire? A nuk na kane thene dhe sterthene kete gje si ata qe besojne ne shpirtera dhe ate qe nuk besojne ne shpirtera. Si ata qe besojne ne zot dhe ata qe nuk besojne ne nje te tille, megjithese si ata qe besojne nuk besojne ne te vertete dhe ata qe betohen se nuk besojne besojne ne te vertete tek ai.
    Atehere te gjithe jemi genjeshtare apo cfare dhe nese te gjithe jemi genjeshtare a nuk duhet te jemi ne shpirtera te keqinje. Po nese nje shpirt eshte krijese e zotit atehere si mund te behet I keq ai?

    Po do thone qe e ka bere djalli te keq po djallin kush e beri atehere? Po mire qe e beri po te keq kush e beri djallin. Mos e beme ne djallin te keq, po nese e kemi bere ne ateher si mund te na beje ai te keqinje?
    Meqenese ne jemi bere shpirtera te keqinje atehere ne nuk mund te vemi ne parajse dhe te gjithe duhet te shkojme ne ferr?
    Po ne parajse kush eshte mos eshte bosh valle?
    Eshte parajsa SOULLESS, nje vend bosh ndofta apo vetem me jezu krishtin te kryqezuar.

    A ka male atje meqenese fusha dhe lendina na kane thene qe ka. Po shi a bie, debore dhe ngrica a ka, po peme qe thahen dhe fruta qe piqen, po fruta qe kalben dhe vijne ere.
    Po dashuri a behet atje, po seks a behet a kane hormone shpirterat te cilat duan ti nxjerrin apo jane hormonetredhur su mjaftuan qe ishin tredhacuk nje jete ne toke shpirterat e mire, a ngelen shtatezane shpirterat atej dhe nese ngelen cilet shpirtera ngelen ata femerore apo ata mashkullore.


    Se keshtu jemi bere lemesh se jep ne toke e merr ne parajse, e jep ne toke se merr ne parajse.

    Mos valle atje do te jene te lire ti shijojne te gjithe ato qe nuk shijuan ketu shpirterat e mire … atehere parajsa qenka nje bordello e pafundeme e pambarim, zoti qe e krijoi qenka kryetrafikanti apo cfare mund ta quajme ne kete rast.
    Nese Shpirterave te mire ju jep cfare ka premtuar ne librat e derguar kur ka godit ndonje njeri me liber ne koke neper shkretetirat e kesaj toke atehere kur do ti japi per kaq gjate ato qe ndalon ne toke pse nuk I jep ato dhe ne toke dhe te biem ne qetesi. Keshtu nuk do te kishte as te mire as te keq as parajse dhe as ferr. Po zot do kishte atehere?
    Po sikur ta kete vrare djalli zotin? Dhe te kete veshur rrobat e tij, ose ose po sikur zoti te kete vrare djallin dhe I ka mbajtur rrobat e tij por ka filluar te shijoj jeten e djallit…. Si ta dime ne valle?

    Po perse ka cuar rregulla te tilla qe te gjithe te dalim mekatare dhe te perfundojme ne ferr. Tek tuk dergon ndonje dhe shpall amnisti per te cuar njerezit nga parajsa por ata shkojne atje dhe s gjejn njeri dhe c te bejne atje.
    Vetem jezu krishti I kryqezuar eshte atje. I vetem fillikat dhe nuk ja ka hequr gozhdet akoma. Mos eshte peng qe na e ka marre per te na mbajtu peng neve te gjithe. Apo peng qe ja dhame ne vet kur ishim te pafuqishem dhe te trembur dhe keshtu e donte te na e linte atje qe te gjenim dike….. po pse e kryqezoi valle? Mos vall per te mos I ikur dhe ai?

    Jezu krishti vajton dhe eshte I vetem eshte nje nga ne le te shkojme ta lirojme nga kryqi ku e kryqezuam dhe te lirojme vehtveten keshtu ai vend qe eshte soulless do te ngelet krejt bosh pa asnje shpirt…. Me te vertete soulless… dhe te vrapojme atje ku kemi te gjithe shoket dhe shoqet tona te pijme flaken e ferrit, te digjemi dhe shijojme ate vend te mbushur plot me shpirtera. Me shpirtin tim dhe tendin. Shkojme.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •