Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 73
  1. #51
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Citim Postuar mė parė nga rapsod Lexo Postimin
    OOOO ti Arber!!!!
    Ate jeten e Ibn Tejmijes e kemi Lexu e sterlexu, por ti je i fresket ne kete forum, por me thuaj se perse u burgos Ibn Tejmije????
    Me thuaj ti pse u burgosen, Imamet dhe dijetaret te tjere, qe kan pasur akiden e paster, psh Imam Ahmed ibn hanbeli, imam ebu hanifja, dhe shume te tjere, pastaj do te tregoj per Ibn Tejmijjen..


    Mos harro, se gjithmon ata qe e kan mbrojt te verteten jan burgosur, por edhe mbytur...

    Ps; shejkhul ibn Tejmijeh ka pasur akiden e njejte me ate te ibn Hanbelit, ky te ngjashem me te ebu hanifes, dhe keshtu me radh deri te akidja e Ehli sunnah wel xhemah.

    Ateher pse akuzon ibn Tejmijen, Allahu e mshiroft
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arber gerguri : 18-12-2008 mė 19:37

  2. #52
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Ri tani mos fol shum se ti je "qafir", besimtar i vertete eshte Bin Bazi, ai eshte musliman.
    Ai na meson shkencen nga e mara.
    Toka paska qene e rumbullaket, u paska rotulluar rreth boshtit te vet, pralla per femije !!!
    Ka pa dikush boshtin e Tokes , une per vete nuk e kam pa, andaj mendon dhe beson se Bin Bazi ka te "drejte" kur thot se Toka eshte e sheshte dhe se nuk rrotullohet.
    Keto shkencetaret e sotem jane "idiota", na mesojne se Toka rotullohet rreth boshtiti te vet me nje shpejtesi afer 30 km ne sekonde.
    Nuk jane ne mendje se cfar thuajne , 30 km ne sekonde dhe neve akoma nuk na merren mend, genjejne ata.
    Rrofte Bin Bazi "dijetari" me i madh i shekullit te kaluar, "poshte" Rapsodi dhe "poshte" GV_USA" pasi qe nuk besojne mesimet e BIN BAZIT sa i perket Tokes dhe formes se saj.

    Me Respekt te vecante per vellezerit tane te zgjuar Vehabinje qe mesuan me ne fund te "verteten" se Toka eshte si nje pllake e sheshte statike qe ne fund te saj ujrat e oqeaneve derdhen ne nje humnere te pafund.

    GV_USA

    Ti je i dizinformuar totalisht me ato rrenat e amerikanve tu....

    vjen fol pallavra per Ibn bazin, ne lidhje me token, a per kete qeshtje nese e vet nje femij ne klasen e 4, ne lenden e Dituri natyrore, ka me te treguar per token, po ik Allahile o gostivar.

    Ta marrim me mendjen tende qe eshte keshtu, Mos harro se shume nga fizicent te medhenje botror sja kan qelluar, ne lidhje me hapsiren, por tash sdo me than se e ter puna e tyre bjen poshte.

  3. #53
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Citim Postuar mė parė nga rapsod Lexo Postimin
    Ti je shume femiror aq sa i ha te gjitha per "Pasul", kush te ka thene ty se Esh'arite besojne se Allahu eshte gjithkund, a mund te vishe me referenca zoterush??????
    Me thuaj se ku e pershkruajne Esh'arite Allahun me krijesa????
    Esh'arite nuk besojne se Allahu eshte ne Arsh, por besojne se Allahu ISteua mbi Arsh dhe keto te dyja kane dallim shume rrenjesor!!!

    ps/ mos harro, pergjigju pyetjeve!!!!
    Ketu jan disa nga thenjet e dijetareve, qe tregojne per diversifikimin e akides se Esharive nga ajo e Ehli sunah wel xhemah.


    Imam Ebul-Abas Ibn Sureixh, i njohur si ‘Shafiu i dytė,’ i cili ishte bashkėkohės i el-Esh’arit, ka thėnė: “Ne nuk flasim me te’uil [interpretim] tė Mu’tezilive, tė Esharive, tė Xhehmive, tė femohuesve, tė antropomorfistėve [Muxhasimeh dhe Mushabihe], Keramive dhe atyre qė e konsiderojnė Allahun sikurse krijesėn e Tij [Mukejifeh: ata qė pyesin pėr modalitetet e cilėsive tė Tij]. Por, ne i pranojmė ato [tekstin lidhur me Cilėsitė e Allahut] pa interpretim [te’uil] dhe besojmė nė to pa bėrė ngjashmėri [temthil] me krijimin.”3

    Et-Tehaui ishte bashkėkohės i el-Esh’arit. Ai shkroi Akiden e tij pėr tė shpjeguar Akiden e Imam Ebu Hanifes dhe tė shoqėruesve tė tij, dhe ėshtė mu ajo qė gjindet nė Fikh el-Ekber [vepėr e Ebu Hanifes] nga ai. Ata transmetojnė nga Imami [Ebu Hanife] se ai haptazi shprehte kufrin [mosbesimin] e atij qė thotė se Allahu, i Pėrsosuri dhe i Lartėsuari, s’ėshtė mbi Arsh [Fron], apo qė hesht nė lidhje me kėtė.



    Po ashtu, nxėnėsi i tij Ebu Jusuf e shpall Bishr el-Marisin kafir, dhe ėshtė e mirėnjohur qė Esharitė mohojnė ngritjen e Allahut dhe mohojnė qė Ai, mė i Larti, ėshtė mbi Arsh [Fron], dhe, po ashtu, ėshtė e mirėnjohur qė parimet e tyre janė marrė nga Bishr el-Marisi!!5


    Imam Ebul-Hasan el-Kurxhi, njė nga dijetarėt Shafi tė shekullit tė pestė, ka thėnė: “Imamėt Shafi’itė nuk e begenisnin dhe e urrenin qė ata t’i atribuoheshin Esharive, dhe ata distancoheshin nga ajo mbi tė cilėn Esharitė e ndėrtuan medhhebin e tyre si dhe i ndalonin shoqėruesit dhe tė dashurit e tyre qė t’u afroheshin atyre, siē kam dėgjuar nga njė numėr dijetarėsh dhe Imamėsh". Ai, mė pas, dha si shembull njėrin nga dijetarėt Shafi’itė tė kohės sė tij, Imam Ebu Hamid el-Isfarini, i cili njihej si ‘Shafiu i tretė,’ duke thėnė:



    “Ashpėrsia e shejhut kundėr njerėzve tė njohurive teorike ėshtė e mirėnjohur, deri nė atė pikė, saqė ai, madje, bėri dallim mes parimeve tė fikhut tė esh-Shafiut dhe parimeve tė el-Eshariut. Shėnimet mbi kėtė janė shtuar nga Ebu Bekr er-Radhikani, dhe kjo gjindet tek unė. Ai u ndjek nė kėtė nga shejh Is’hak esh-Sherazi nė dy librat e tij el-Luma dhe et-Tebsireh deri aty, saqė, nėse ishte dakord Eshari me njė thėnie tė ndonjė nga shoqėruesit tanė, ai bėnte dallim dhe thoshte: “Kjo ėshtė thėnie e njėrit nga Esharitė,” dhe ai nuk i konsideronte ata si shoqėrues tė esh-Shafiut. Ata i pėrēmonin dhe u shmangeshin atyre dhe medhhebit tė tyre nė parimet e fikhut, e lėre mė nė lidhje me parimet e Fesė.”4


    Pozita e Hanbelive nė lidhje me Esharitė ėshtė tepėr e njohur qė ta pėrmendim atė. Kjo, pasi Imam Ahmed e shpalli Ibn Kullabin bidatēi dhe urdhėroi qė ai tė bojkotohet, dhe ai ishte themeluesi i vėrtetė i medhhebit Esharit. Hanbelitė vazhdimisht kanė zhvilluar beteja me ta, madje edhe nė kohėn e shtetit tė Nizam ul-Mulk, gjatė sė cilės ata silleshin me mendjemadhėsi, dhe pas kėsaj Hanbelitė refuzuan ēdo folės qė pėrziente ēkado nga mehdhebi i Esharive nė fjalimet e tija. Ibn ul-Kusheiri ishte njė nga ata qė e pėrjetuan kėtė. Ngaqė medhhebi i tyre ishte pėrhapur tepėr dhe pėr shkak tė marrėveshjes sė dijetarėve tė shtetit, posaēėrisht Hanbelitė qė duhet kundėrshtuar, Halifja el-Kadir hodhi el-Itikad el-Kadiri, gjė qė sqaroi akiden qė ėshtė e detyrueshme pėr Umeti, nė vitin 433H.6

    1. Shejh Ibn Uthejmin, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: “Pra, pėr shembull, Esharitė dhe Maturiditė nuk konsiderohen si Ehlu-Suneh uel-Xhema’a nė kėtė ēėshtje tė veēantė [dmth nė lidhje me Emrat dhe Cilėsitė e Allahut]. Madje, ata e kundėrshtojnė atė nė ēka ishin pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] dhe sahabėt nė lidhje me pranimin e Cilėsive tė Allahut, tė Pėrsosurit, nė kuptimin e vėrtetė tė tyre. Pėr kėtė shkak, kushdo qė thotė se Ehl-Suneh janė tre grupe: Selefi, Eshari, dhe Maturidi, personi i tillė vėrtet ka gabuar. Ne themi: Si mund tė konsiderohen tė triat Ehlus-Suneh dhe tė dallojnė mes veti? Ēfarė ka pas tė Vėrtetės, pėrveē devijimit. Si mund tė jenė tė gjithė Ehlus-Suneh ndėrsa pėrgėnjeshtrojnė njėri-tjetrin – kjo s’ėshtė e mundur –, pėrveē nėse ėshtė e mundur tė pajtohen palėt kundėrshtuese. Mirėpo, nuk ka dyshim qė njėra nga kėto vėrtet ėshtė Ehlus-Suneh. Por cila ėshtė kjo? A janė kėta Esharitė, Maturiditė, apo Selefitė? Selefi janė Ehlus-Suneh uel-Xhema’a, dhe ky pėrshkrim s’mund tė jetė i vėrtetė pėr askė veē tyre. Pra, si mund tė quhen Ehlus-Suneh ata qė kundėrshtojnė Sunetin. Kjo s’ėshtė e mundur. Si ėshtė e mundur tė thuhet Ehlus-Suneh janė tre grupe tė ndryshme, ndėrsa themi qė ata janė nė pajtim? Pra, ku ėshtė pajtimi dhe konsensusi? Madje, Ehlus-Suneh uel-Xhema’a janė ata qė mbahen pėr atė nė ēka kanė qenė pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] dhe sahabėt e tij, dhe pėr akiden e Selefit, deri nė Ditėn e Gjykimit, e kėta janė Selefitė.” Sherh Akidetil-Uesitije [1/123].

  4. #54
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Keto me poshte jane me shume se fakte per Rap-sodin, po i pranoj Elhamdylilah, po i refuzoj per vete e ka. Por them se me gjith ate epsht qe ka, zor se i pranon.

    iI urrojme Rap-sodit, Allahu te udhezohte



    Citim Postuar mė parė nga rapsod Lexo Postimin
    Edhe nje pyetje, Akideja ime eshte Akideja qe e ka shpjegu Imam Abu El-HAsen El-Esh'ariju, Allahu qofte i kenaqur me te,........kush eshte kunder kesaj akideh le ta kundershtoje me argumente e jo me PAĒAVURE grash!!!!
    Ebu Hasan el-Esh’ari, nė pjesėn e parė tė jetės sė tij, ishte Mu’tezili, pasi ai ishte edukuar nga Ebu Ali el-Xhube’i, shejhu i Mu’tezilive tė Basras nė kohėn e tij. Mu’tezilitė luanin njė rol tė rėndėsishėm nė shtrembėrimin e tekstit tė Sheriatit nga Kur’ani dhe Suneti, dhe nė komplotimin kundėr dijetarėve tė Selefit dhe sulmimin e ndereve tė tyre. Komploti mė i njohur ėshtė prova e Imam Ahmedit, i cili qėndroi i paepur nė kėtė provė dhe nė pėrgėnjeshtrimin e dyshimeve tė tyre, ai dhe dijetarėt tjerė Selefi tė kėtij umeti, siē ėshtė Imam Buhari, ed-Darimi, Ibn Kutejbe, Ibn Mendeh, dhe tė tjerė krahas tyre.

    Allahu dėshiroi mirėsi pėr Ebu Hasan el-Esh’ari dhe i dha atij sukses nė marrjen nga Libri dhe Suneti, dhe lėnien e medhhebit Mu’tezilit. Mė pas, ai hodhi poshtė arsyetimin e shtrembėr tė Mu’tezilitėve, e vuri nė pah pavėrtetėsinė e tyre, i zhvleftėsoi argumentat e tyre me dėshmi tekstuale dhe me anė tė logjikės. Librat e tij dėshmojnė pėr kėtė. Ai, mė pas, pėr njė periudhė tė caktuar, nė disa ēėshtje tė besimit fliste me thėniet e Ibn Kullab. Mirėpo, nė etapėn e fundit tė jetės sė tij, ai ishte nė akiden e Selefit dhe fliste me atė me ēfarė fliste Imam Ahmedi nė lidhje me Cilėsitė e Allahut. Kėshtu qė ai pohoi pėr Allahun atė qė Allahu pohoi pėr Veten e Tij dhe me atė qė i dėrguari i Tij [salallahu alejhi ue selam] pohoi pėr tė nė Sunetin e tij.

    Libri el-Ibaneh – Libri i fundit i Ebu Hasan el-Esh’arit

    Kjo ėshtė shėnuar nė librin e tij el-Ibaneh en Usul id-Dijaneh. Mirėpo, ata qė ia atribuuan veten e tyre medhhebit tė Ebu Hasan el-Esh’arit vazhduan tė merrnin nga medhhebi i Ibn Kullab dhe e pėrcollėn tek ata qė identifikoheshin me Ebu Hasan el-Esh’arin, gjeneratė pas gjenerate. Mirėpo, e vėrteta ėshtė ajo pėr tė cilėn dėshmojnė dijetarėt - ata, pėr ndershmėrinė, integritetin dhe paanėsinė e tė cilėve s’ka dyshim - qė akideja, tė cilėn Ebu Hasan el-Esh’ari e pohonte dhe me tė cilėn e adhuronte Allahun, ėshtė akideja e cila ėshtė pohuar nė librin e tij el-Ibaneh. Dhe ky ishte libri i tij i fundit, nė tė cilėn qe vendosur ēėshtja e akides sė tij.

    Nė kohėn e tashme, shumė njerėz identifikohen me Ebu Hasan el-Esh’arin dhe e quajnė veten Esharinj, duke pohuar se mbahen pėr akiden nė tė cilėn ishte ai, posaēėrisht nė ēėshtjet e Cilėsive tė Allahut. Mirėpo, e vėrteta ėshtė se ata nuk e kanė marrė akiden qė ai zgjodhi nga fundi i jetės sė tij, dhe e cila ėshtė parashtruar nė dy librat e tij: el-Ibaneh en Usul id-Dijane dhe el-Mekalat ul-Islamijin.

    Ajo qė ėshtė edhe mė e ēuditshme, ndėrkaq, ėshtė pohimi i tyre se Ebu Hasan el-Esh’ari shkroi librin e tij el-Ibaneh si tekije [mashtrim] dhe si njė orvatje pėr t’i vėnė nė maje tė gishtit Hanbelitė, duke iu frikėsuar atyre pėr jetėn e vet. Ėshtė e mirėnjohur qė tekije s’ėshtė veēse nifak [hipokrizi], dhe se kjo cilėsi e dėnueshme ėshtė diēka prej sė cilės edhe muslimani i thjeshtė pėrpiqet tė lirohet, e tė mos flasim pėr njė dijetar musliman!

    Dhe, pasi ky kėrcėnim ishte njė shkelje kundėr tij dhe njė falsifikim i qartė, njė numėr dijetarėsh, qė njihen si posedues tė diturisė dhe tė devotshmėrisė, u angazhuan nė qartėsimin e sė vėrtetės. Kėshtu, ata vėnė nė pah pavėrtetėsinė e atyre rrenave dhe ofendimeve kundėr kėtij dijetari tė nderuar dhe shpjeguan se tekije dhe nifak s’janė cilėsi tė dijetarit, dhe se Ebu Hasan el-Esh’ari ėshtė i pastėr nga kjo.

    Ēdo gjė qė ka ardh nė librat e tij el-Ibaneh dhe el-Mekalat, ėshtė ajo nė ēka ai beson dhe me tė cilėn ai e adhuron Allahun. Ai tha nė el-Mekalat: “Dhe me ēdo gjė qė ata [Ehlul-Hadith] kanė folur, flasim edhe ne dhe anojmė nga ajo.”

    Ai, po ashtu tha nė el-Mekalat: “Pėrmbledhja e asaj nė ēka janė njerėzit e Hadithit dhe Sunetit…” dhe, mė pas, ai fut nė listė atė nė ēka ata ishin, duke pėrfshirė aty:

    “Allahu i Lartėsuar ėshtė mbi Fronin e Tij mu ashtu siē tha Vetė Ai:

    “er-Rahman ėshtė ngritur [istiua] mbi Fronin.” [Ta-Ha: 5]

    “Ai i ka dy Duar, pa pyetur si, ashtu siē ka thėnė Ai:

    “Unė tė krijova me [dy] Duart e Mia.” [Ta-Ha: 75]

    dhe siē ka thėnė Ai:

    “[Tė dy] Duart e Tij janė tė shtrira.” [Ma’ideh: 64]

    “Ata i pohojnė Dėgjimin dhe Shikimin pėr Tė, dhe nuk i mohojnė kėto siē i kanė mohuar Mu’tezilitė.”

    Ata i pohojnė hadithet qė kanė ardhur nga i dėrguari [salallahu alejhi ue selam]: “Vėrtet, Allahu zbret nė qiellin mė tė ulėt dhe thotė: "A ka ndonjė qė kėrkon falje,” nė mėnyrėn qė ka ardhur nga i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam].”

    “Ata e shohin si tė domosdoshme ndjekjen e Selefit ndėr dijetarėt e Fesė, tė cilėt nuk risojnė nė fenė e tyre atė pėr tė cilėn Allahu nuk ka dhėnė leje.”

    “Ata thonė qė Kur’ani ėshtė e folme e Allahut, dhe se s’ėshtė i krijuar.”

    Ai pohoi tėrė kėtė qė pohuan Selefus-Salih nė lidhje me Cilėsitė e Allahut dhe ēėshtjet tjera tė akides, dhe i dha fund duke thėnė: “Kjo ėshtė pėrmbledhje e asaj pėr ēka urdhėruan ata [njerėzit e Hadithit dhe tė Sunetit], tė cilėn e zbatuan dhe e konsideruan tė nevojshme [qė tė besohet nė tė]. Dhe ēdo gjė qė ėshtė pėrmendur nga e folmja e tyre, ne flasim njėlloj dhe anojmė nga ajo.”

    Pėrsa u pėrket atyre qė ia kanė atribuar librin el-Ibaneh Ebu Hasan el-Esh’arit dhe kanė dėshmuar se ai ishte libri i tij i fundit nė lidhje me akiden, ata janė tė shumtė, dhe ndėr ta: el-Hafidh Ibn Asakir nė Tebjinul Kedhebul-Mufteri [f.152], i cili ėshtė pėrgėnjeshtrim ndaj el-Ehuezi; el-Bejheki nė el-Itikad [f.31], Imam edh-Dhehebi nė el-Uluw [nr.276] dhe Ibn ul-Imad nė Shedhret udh-Dheheb [f.303].

    Pėr mė shumė, Ebu Kasim Abdul-Malik bin Isa bin Derbas8 [v.659H] nė librin e tij edh-Dhebb en Ebi Hasan el-Esh’eri, pėrmend njerėzit e diturisė, tė cilėt ia kanė atribuar kėtė libėr Ebu Hasan el-Esh’arit dhe kanė dėshmuar se kjo ėshtė akideja tė cilėn ai e ka zgjedhur nga fundi i jetės sė tij. Dhe ndėr ta ėshtė edhe el-Imam el-Hafidh Ebul-Abas Ahmed bin Thabit et-Turki, Ebu Uthman Ismail es-Sabuni, Imam ul-Kurra Ebu Ali Hasan bin Ali bin Ibrahim el-Farisi, el-Imam el-Fekih Ebu-Feth Nasr el-Makdisi, el-Imam el-Hafidh Ebul-Kasim Ali bin Hasan bin Hibatullah esh-Shafi’i, el-Fekih Ebul-Me’ali, dhe el-Hafidh Ebu Muhamed bin Ali el-Bagdadi.

    Dhe, po mos tė ishte pėr faktin qė kjo s’ėshtė veēse njė pėrgėnjeshtrim i shkurtėr, ne do t’i citonim fjalėt e secilit nga kėta, qė dėshmojnė pėr hollėsitė e akides sė Ebu Hasan el-Esh’arit, ashtu siē gjindet dhe shtjellohet nė el-Ibaneh tė tij dhe pajtimin e tij me atė tė Selefus-Salih.

  5. #55
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Disa nga pohimet shejkhul Ibn Tejmijje , Allahu e mshirofte

    Thote Shejkhul Islam Ibn Tejmijje All-llahu e meshirofte ne “Akijdetul
    Uasitijeh” :

    Prej besimit eshte pranimi i asaj c’ka All-llahu s.u.t. e pershkruajti Veten e Tij ne Kur’an ashtu edhe sikurse ato c’ka i pershkruajti Resuli Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam Atij. [Ky besim] ndalon c’do perpjekje qe do te ndryshoje shkrimet e shenjta [tehrijf] dhe qe do te beje te pamundshme zhveshjen e All-llahut prej Atributeve te Tij [duke i mohuar ato], ose ndalon te pyeturit ne lidhje me modalitetet [shembujt] e tyre [tekjif. . . duke e shoqeruar me pyetjen “ ne c’menyre “ ose te perpiqesh ti kuptosh ato duke i perngjasuar (temthij)].
    Vertete Ehlih-Sunnah qendrojne ne ate se : “ ASGJE NUK ESHTE SI AI , AI ESHTE GJITHDEGJUESI, GJITHSHIKUESI “ [Shura : 11]. Ata [d.m.th. Ehlih- Sunnah] nuk i mohojne ato c’fare All-llahu ia pershkroi Vetes se Tij dhe as nuk e ndryshojne kuptimin e Fjaleve te Tij ne kete ceshtje, dhe as nuk pajtohen me nocionet [mendimet] qe kundershtojne emrat dhe treguesit. Ata nuk kerkojne ti shpjegojne Sifatet [cilesite] e Tij apo ti krahasojne Ato me ato te krijesave te Tij , e per kete Ai, All-llahu nuk ka adash [Samij], nuk ka te barabarte [Nidd] dhe si rrjedhoje Ai, i Vetmi, i Pastri prej te gjitha mangesive dhe me i Larti, Nuk i ka hije, Nuk i shkon dhe Nuk i pershtatet Atij qe te krahasohet me krijesat e Tij.


    Gjithashtu Shejkhu All-llahu e meshirofte thote ne “Et-Tedmurijeh.F.q. 20”:


    Eshte e domosdoshme pohimi i asaj qe All-llahu e pohon per Veten e Tij,
    nderkohe qe mohon c’do perngjasim te Tij me krijimin e Tij . . . . .
    kushdo qe thote se Dija e Tij eshte si dija ime, Fuqia e Tij eshte si fuqia
    ime, ose Dashuria e Tij eshte si dashuria ime, ose Kenaqesia e Tij eshte si
    kenaqesia ime, ose Dora e Tij eshte si dora ime, ose Ngritja apo Ngjitja [
    Isteua] e Tij eshte si ajo e imja, atehere ai ka perngjasuar dhe
    shembellyer All-llahun me krijimin e Tij. Me drejte , eshte e domosdoshme
    qe te pohohen [Cilesite e All-llahut] pa asnje perngjasim, dhe te mohohen
    [ato qe All-llahu ia mohoi Vetvetes se Tij] pa ia mangesuar All-llahut
    ndonje prej Cilesive te pohuara [te Tij].



    Shkruan Ibn Tejmijje ne Mexhmuatul-Fetaua (5/265) :


    Cilido i cili i konsideron Cilesite e All-llahut te ngjashme me cilesite
    e krijesave, si p.sh Ngjitja [Istewa] e All-llahut eshte si ngjitja e
    krijesave, apo Zbritja [Nuzul] e Tij eshte si zbritja e krijesave, e te
    tjera si keto atehere ai eshte nje bidatci i devijuar>.
    Pra kushdo e lexon kete akide kupton se Shejkhu rrahimehull-llah i ka
    pranuar Atributet e All-llahut pa i hetuar ato. [Pa pyetur si, qysh].
    Prandaj vellezer, lexojini All-llahu ju meshirofte ju edhe ne, dhe
    kushtojuni vemendje fjaleve te Imam Ibn Tejmijjes sepse vertete ato jane
    argument mese i mjaftueshem per ata qe jane te drejte dhe qe e kerkojne me
    sinqeritet hakkun, dhe All-llahu e di me se miri.

  6. #56
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Citim Postuar mė parė nga rapsod Lexo Postimin
    OOOO ti Arber!!!!
    Ate jeten e Ibn Tejmijes e kemi Lexu e sterlexu, por ti je i fresket ne kete forum, por me thuaj se perse u burgos Ibn Tejmije????
    ja se qfar deshmon, per shejkhul Ibn Tejmijje, Allahu e mshirofte. Thenje te cilen e kishte then imam Ahmed ibn Hanbeli, Allahu e mshiroft, Pra kjo u vertetua ne ceromonin e varrit te tij.... lexojne ne shkrimin stili bold

    Ibn Tejmijje, All-llahu e meshirofte vdiq ne burg ne Damask, naten e se
    shtunes, me 20 Dhul-kade te vitit 728 h [26-27 shtator 1328] ne moshen 67
    vjecare, dhe u varros ne varrezat sufije ne Damask, ku ishte varrosur edhe
    nena e tij. Njerezit qe e nderuan ate i bene atij nje funeral madheshtor,
    ne te cilin moren pjese 200 000 burra dhe 15 000 gra. Edhe nje here, ne
    xhenazen e nje tjeter vigani te madh nga zinxhiri i dijetareve te
    Ehlih-Sunnetit u vertetua fjala e Imam Ahmedit rrahimehullah drejtuar
    kundershtareve dhe armiqve te sunnetit dhe idhtareve te se kotes : « Ju
    thoni atyre [dmth. bidatcinjve] « Le te deshmoje dita e xhenazeve tona ».
    Le ta kuptojne idhtaret e risive se ka per ti turperuar All-llahu
    Subhanehu ue Teala gjate jetes se tyre te pabereqetshme ne dynja, ne
    varrimet e tyre dhe ne varret e tyre , e edhe ne diten e madhe te deshmive
    kur nuk do t’ju bejne dobi veprat e tyre « te mira » te perlyera me
    llumin e bidateve te tyre.

    Vlen te permendet, se lajmi per vdekjen e tij, ne shume vende ka shkuar me von, mire po pasi qe kan ndegjuar per lajmin, ata ne qast ja kan falur namazin e xhenazes, por qfar eshte me rendesi te permendet se namazi i xhenazes i'u eshte falur edhe ne xhamin e pejgamberit a.s, kjo pas nje kohe shume te gjate.

    Para vdekjes se tij, sa ishte i burgosur, kishte grumbulluar xhemat ne burg, sa qe edhe namazin e xhumas e falshin, kjo pra edhe nje deshmi me shume...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arber gerguri : 19-12-2008 mė 10:29

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2007
    Postime
    78
    Gati te gjithe te njejten gje po e vertetoni - Hadithet krijojne perqarje. Perqarja eshte metoda me e sukseseshme e armikut.

    Tash do te kete replika te tipit " Jo keto por ato hadithe".

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Postime
    98
    Citim Postuar mė parė nga A_C Lexo Postimin
    Gati te gjithe te njejten gje po e vertetoni - Hadithet krijojne perqarje. Perqarja eshte metoda me e sukseseshme e armikut.

    Tash do te kete replika te tipit " Jo keto por ato hadithe".
    Nje prift qe per momentin nuk me kujtohet emri ur pa dy te rinje musliman qe diskutonin per vertetesin e haditheve, gje qe kur flisnin per Kur'anin nuk shtyheshin aty, I pyeti ē'jane hadithet? ata iu pergjigjen theniet dhe veprat e Profetit alejhi selam ! Ai u shtang fare dhe tha ne veten e tij kjo fe vertete eshte e paster sepse nuk diskutojne per citatet ne Kur'an por per vertetesin e thenieve profetike. Dhe pranoj kete Fe te paster . Muslimanet kane derte dinin dhe inshallah keto diskutime gjithmon te bazuara ne argumente janete dobishme. UNe mendoj se duhet te vazhdohet ne diskutim por jo ne ofendime.
    Miku me i mire i cili n'shoqrin e tij vazhdimisht ngritesh n'piadestal te jetes eshte Kurani Fisnik

  9. #59
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Qudi pse askush nuk i eshte pergjigjur pyetjes time ??
    A keni frik te pergjigjeni ne nje pyetje te thjesht???

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Postime
    98
    Citim Postuar mė parė nga xhamia Lexo Postimin
    Kam thjesht nje pyetje per gjith ju :
    Kush eshte me i persosuri ne gjithesi??
    Dua vetem ne kete pyetje te me pergjigjeni asgje me shum
    Nga Krijesat apo mendon Per Zotin, Ai eshte i Patemeta , ivetmjaftueshem, As nuk eshte i lindur as s'ka lindur ke, askush nuk i ngjan ati dhe as Aiaskujt si perngjan, Te gjitha krijesat kane nevoj per te e Ai nuk ka neoj per to, me Te askush nuk eshte i barabarte. larg nga ato qe ia mveshin eshte Zoti i gjithesise dhe Zoteruesi i Dites se Gjykimit.
    Miku me i mire i cili n'shoqrin e tij vazhdimisht ngritesh n'piadestal te jetes eshte Kurani Fisnik

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. sms me gallate qe keni derguar
    Nga EnRy nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-07-2006, 10:54
  2. Shqiptarėt gallatė...edhe me Urgjencėn
    Nga BOKE nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-11-2005, 12:44
  3. Shqiptarėt gallatė...edhe me Urgjencėn
    Nga BOKE nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-11-2005, 12:44
  4. hahahahaha- Gallate!
    Nga Tironce_Moderne nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-08-2002, 12:08
  5. Gallate ne Banalitet Virtual
    Nga alumni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2002, 21:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •