Si u katandis ligji kundra duhanit dhe si u katandisen jodunahxhijte. Lexoni kete shkrim nga gazeta shqip:
Tri genjeshtra dhe nje ligj
Armir Shkurti
Nė pesėmbėdhjetė metrat katrorė tė kafenesė, dyzetė gojė e dyzet hundė nxjerrin tym duhani, duke e bėrė barin tė duket mė tepėr si qebaptore nė orėn pik tė pjekjes sė qofteve e shishqebapeve. Thėllimi i janarit tė jep guxim pėr tu zhytur nė atė dhomė gazi, por mjaftojnė vetėm dy frymėmarrje pėr tė kuptuar se sa shtrenjtė tė kushton kjo aventurė. Sytė tė djegin dhe hundėt tė kullojnė mė keq se prej acarit pėrjashta, ndėrsa flokėt, duart, rrobat (deri tė brendshmet) tė marrin njė herė e mirė erėn e athėt tė nikotinės. Askujt nėpėr tryeza nuk i bėn syri tėrr qė hyre ti, qė ata vetė po denden me gaz e po qelben me tym, qė janė duke shkelur me vetėdije tė plotė ligjin, por vazhdojnė pa e ēarė kokėn tė thithin cigaret. I vetmi qė je i tepėrt nė gjithė kėtė mesele, je ti, ti qė je ne rregull me ligjin. Ashtu si gjahtarėt e kunadheve, tė dyzetė shkelėsit tė nxjerrin nga strofkulla me tym. Teksa vetė shijojnė kafenė me duhan, ti, i ngrati, shtrėngohesh tė dalėsh nė mes tė ngricės, tė ulesh nė njė karrige kallkan nė trotuar (nėse vazhdon vėrtet tė duash ta pish atė tė uruar kafe).
Urtėsia popullore se "ēudia mė e madhe tri ditė zgjat" u vėrtetua edhe me ligjin kundėr duhanit. Kur ai hyri nė fuqi, para nja shtatė muajsh, si duhanxhinjtė, ashtu edhe dyqanxhinjtė qeshėn dhe pritėn me durim sa tė kalonte vala. Nė ditėt e para nėpėr kafene, kamerierėt tė sillnin si fillim njė filxhan me ujė a njė pjatė filxhani ku ti tė shkundje hirin. Madje, ky lloj konspiracioni u bė aq pėrkėdhelės, sa edhe joduhanxhinjve u vinte si zili ta ndiznin njė herė, sa pėr tu bėrė edhe ata pjesė e lojės. Ky lloj solidariteti popullor i ka rrėnjėt shumė mė tė thella se "antiduhani". Nė traditėn e tij, shteti shqiptar shpesh ka qenė i padrejtė dhe arbitrar, ndaj edhe njerėzve u ėshtė dashur tė mbrojnė njėri-tjetrin, si dhe vetveten. Po nė traditėn e tij, shteti shqiptar pėrgjithėsisht nuk ka qenė serioz. Sot e kėsaj dite punohet me fushata, sidomos javėt e para tė marrjes sė pushtetit, tė emėrimit tė ndonjė drejtori a ministri tė ri. Le tė kujtojmė aksionin e para nja dy viteve, kur policė tė tė gjitha llojeve rrekeshin tė disiplinonin kalimtarėt nė shėtitoren "Dėshmorėt e Kombit" pėr tė kaluar me rregull vijat e bardha kur ndizej jeshilja.
Nė fillim u tha se kundėrvajtėsit do tė ndėshkoheshin. Mė pas, policėt u ankuan se nuk vinin dot gjoba, pasi shkelėsit nuk kishin lekė me vete. Pastaj doli se shumica e shqiptarėve nuk kishte as dokumente identifikimi (kuptohet, se ende nuk i ka bėrė asnjėra qeveri), kėshtu qė nė fund fare aksioni u quajt "pilot" dhe me qėllim edukativ e u la fare. Tani secili ecėn si tė dojė nėpėr udhė, njėlloj si mė parė, por kėtė radhė me bindjen se as shteti nuk ka takat tu japė mend se si e kur duhet ta kalojnė rrugėn. E njėjta punė edhe me duhanin. Nėse para 26 majit 2007 ti kishe gojė ti luteshe dikujt ta fikte cigare se tė bezdiste, kishte gjasa qė tjetri pėr mirėsjellje tė tė dėgjonte e ta shuante nė ēast. Ndėrsa nė e bėfsh kėtė gabim sot, jo vetėm qė nuk ta var kush, por do tė tė shohin gjithė pėrēmim, me tė njėjtėn neveri qė shihet njė pėrfaqėsues i shtetit dhe i ligjit te ne, siē u panė vėngėr e mė pas u dėbua ajo duzinė inspektorėsh tė shėndetit publik qė duhej tė ndesheshin me ēdo mejhanexhi e pijanec nė tė katėr anėt e Tiranės.
Edhe kur ata guxuan tė vėnė gjoba, ligji nuk e thotė se si tė merren paratė, kėshtu qė u la fare kjo punė dhe inspektorėt u zhdukėn njė herė e mirė nga qarkullimi, pėr tė mos u tallur a linēuar nė ndonjė lagje tė kryeqytetit. Nė pyetsh njė qė pi cigare a e lė dot, pa njė pa dy do marrėsh pėrgjigjen e gatshme: "Pa bukė rri e pa duhan jo". Madje, as vdekja nuk ka mjaftueshėm pushtet mbi kėtė ves. Mjaft tė shkosh nė spital e tė shohėsh tė sėmurė me njė kėmbė nė varr qė fshehtas a haptas e tymosin pa pyetur nė gdhihen a jo tė nesėrmen.
Ndaj dhe lufta e ēdo shteti me kėtė ves ka qenė kafshatė e madhe. Nė njė pjesė tė Perėndimit ajo ka nisur gradualisht nja dy dekada mė parė. Diku u ndanė lokalet nė mes, veē pėr ata qė tymosin, veēmas pėr tė tjerėt. Tjetėrkund ndanė kthina tė posaēme nė vendet e punės, nė trena, stacione e mjedise publike, vetėm pėr duhanpirėsit. Ndėrsa qeveria jonė e preu me thikė, pa e vrarė mendjen se sa gati qenė shqiptarėt. As kjo nuk ėshtė ēudi, pasi fryma e mungesės sė respektit pėr grupet e interesit nė pėrgjithėsi dhe pėr popullin nė veēanti, pėrshkon si fill i kuq gjithė historinė e shtetit tonė, si ai i pushtuesve, ashtu edhe ai shqiptarėve. Pa u zhytur thellė nė histori, mjafton tė kujtojmė sesi e sjell dhe e heq KESH energjinė pa i dhėnė hesap fare kėtij mileti. Pra, nė njė shtet qė nuk respekton ligjet qė nxjerr vetė, qė nuk respekton (hera-herės as nuk e pėrfaqėson) popullin qė qeveris dhe me njė popull qė nuk ka besim nė shtetin e tij dhe, qė tradicionalisht e ka ndjerė shtetin si sundimtar e jo pėrfaqėsues, gėnjeshtra e parė ėshtė ndaj vetvetes. Me ligje tė tilla qė nuk ua vėrshėllen askush, se kėshtu janė gatuar, si qeveria, si Kuvendi rreken ti mbushin mendjen vetes dhe neve se kėtu po bėhet njė punė e madhe.
Mjaft tu vėsh mend raportimeve tė kryeministrave dhe kryetarėve tė Kuvendit qė e shesin punėn e tyre tė shkėlqyer o pėrmes numrit tė ligjeve e vendimeve tė miratuara ose me tituj konventash e marrėveshjesh, qė komentohen si "plotėsim i kuadrit ligjor", "afrim me standardet evropiane" e tė tjera si kėto. Ndėrkohė, nė kėto shtatėmbėdhjetė vjet nuk mbaj mend tė kem dėgjuar njė koment pėr tė qenė se sa tė mira apo dėme do ti sjellė akėsh ligj njė zone apo tė gjithė vendit.
Gėnjeshtra e dytė nė kėtė mesele ėshtė ndaj tė huajve. Sa herė vjen kėtu ndonjė kokė e madhe nga Evropa, Amerika, NATO e tė tjera si kėto, apo sa herė kokat tona tė mėdha udhėtojnė matanė kufirit, ne skuqemi deri nė vesh nė odėn tonė kur shohim nė ekran sesi e gėnjejnė kėta tanėt burrin e huaj pa iu dridhur qerpiku. Nga Presidenti e teposhtė deklarojnė se "i tregova mikut tė nderuar pėr progresin e madh qė ka bėrė Shqipėria nė rrugėn e integrimit, pėr plotėsimin e kuadrit ligjor..." dhe pėr pasojė kemi edhe gėnjeshtrėn e tretė: atė qė tė huajt na bėjnė neve. Ka tė paktėn pesėmbėdhjetė vjet qė ēdo i huaj, i cili vjen nė vendin tonė, na thotė: "keni mbėshtetjen e vendit tim nė proceset e integrimit", "keni bėrė hapa pėrpara nė rrugėn drejt BE dhe NATO", pa na thėnė se sa hapa larg janė kėto tė dyja dhe se mos, ndėrkohė qė ne bėjmė njė hap drejt tyre, ata bėjnė dy larg nesh...
Ka tė ngjarė qė na e kanė pirė lėngun me kohė dhe bėjnė edhe ata gallatė me ne kur denden me rrenat tona. Unė besoj se njė tė dėrguari nga Brukseli do ti mjaftonte tė pinte njė kafe te njė bar ēfarėdo i Tiranės, tė shohė dyzet hundėt e gojėt qė shfryjnė tym nėn tabelat "Ndalohet duhani", tė shohė tavllat e filxhanėt plot me hi, tė pyesė nė ka njė ligj pėr kėtė punė ... Tė tjerat i di vetė pastaj.
Krijoni Kontakt