Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Shqiptarët, kampionë për varfëri



    Shqiptarët, kampionë për varfëri
    Shqiptarët janë sot kundrejt evropianëve, edhe më të varfër sesa ishin në vitin 1910. Me këto ritme qytetarët shqiptarë do të jenë njëlloj të pasur me ata të BE-së pas plot 75 vjetëve


    Gazeta Express

    Në vitin 1910, të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin sa 25 për qind e BE-së, edhe pse ky organizëm nuk ishte krijuar akoma. Në 2007 shifra është 24 për qind, duke dëshmuar se ëndrra evropiane e mirëqenies është shumë e largët sesa 98 vjet më parë. Të dhënat e fundit zyrtare të Institutit Evropian të Statistikës tregojnë se shqiptarët vazhdojnë të jenë populli më i varfër në Evropë. Në një raport të fundit të publikuar vetëm një ditë më parë, Eurostat ka llogaritur treguesit e mirëqenies, veç 27 vendeve të Bashkimit Evropian, edhe të disa vendeve të Ballkanit. Sipas Eurostatit, një shqiptar ka mesatarisht të ardhura në vit 4 herë më pak se një qytetar i BE-së. Por, jo vetëm karshi BE-së. Edhe fqinjët e Shqipërisë kanë të gjithë një mirëqenie më të lartë. Vendi i dytë më i varfër pas Shqipërisë është Bosnja, ku të ardhurat për frymë janë sa 29 për qind e mesatares së BE-së. Maqedonia renditet e treta me 30 për qind, ndërsa Mali i Zi me 40 për qind.

    Por ajo që është më shqetësuese, ka të bëjë me faktin se pavarësisht se Shqipëria ka ndër rritjet më të larta ekonomike në rajon, të ardhurat për frymë në vend kundrejt mesatares së BE-së po rriten shumë ngadalë, madje tri herë më pak se ato të disa fqinjëve.

    Në vitin 2005, treguesi i të ardhurave për frymë në Shqipëri ishte 22 për qind. Më 2006 arriti 23 për qind dhe më 2007, 24 për qind. Me këto ritme qytetarët shqiptarë do të jenë njëlloj të pasur me ata të BE-së pas plot 75 vjetëve.

    http://www.gazetaexpress.com/online/...ory=52&id=1941
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    S'habitem. Kur isha ne Shqiperi para dy vjeteve pashe skamje ashtu sic e kisha pare kur jetoja atje (ose ndoshta me bente me shume pershtypje per shkak te moshes etj). Eshte vertete per te ardhur keq. Groteskja eshte se shqiptaret kane gjithnje c'te thone per politike, ndersa per fakte te tilla cuditerisht i humbin aftesite per te replikuar!
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  3. #3
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin

    Shqiptarët, kampionë për varfëri
    Shqiptarët janë sot kundrejt evropianëve, edhe më të varfër sesa ishin në vitin 1910. Me këto ritme qytetarët shqiptarë do të jenë njëlloj të pasur me ata të BE-së pas plot 75 vjetëve
    Ani, 75 vjet shkojne shume shpejt!!!
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015

    nuk eshte faji jon

    po nese diferenca ka qen me e vogel ne 191O kjo kuptohet leht se ne ate koh e gjith bota pothuajse ishte njesoj pervec amerikes po per thellimin e diferences qe eshte ber mbrapa une jam i mendimit se fajin e ka regjimi i xhaxhitqe na la prapa plot 45 vjet dhe ky eshte shkaku qe nuk po e marrim dot veten jemi von ore vellezrit dhe motrat e mija kapitalizmi do konkurence te fort e nuk mund te konkurojm se skemi me cfare te konkurojm. jemi fajtor qe prishem uzinat dhe fabrikat qe na la trashegim komunizmi ne vend qe ti modernizonim sic beren fqinjet rumun lle bullgar dhe jemi fajtor qe nuk mund te zgjedhim dot llogjiken para klaneve e kam fjalen per poltikanet po ne do ecim shpejt kam pershtypjen se me ambicien qe kan shqiptaret do ecim mire ne te ardhmen dhe kete e ndimon dhe vete fakti se kemi nje popullsi me shumic rinin.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    sa po dha nje reportazh tek RTL
    mbi makinat e vjedhura ne sqhiperi
    tregoi per tiranen ku me pak se 10% jane makina legale
    po kontrollin te gjitha makinat luksoze
    nje djalosh i zgjuar thote e kam ble nga trupat e kforit ne itali???????????kurse kontrollori i tha kfor eshte ne kosove e jo itali
    biles edhe gjergji muzaken po e kontrollonin
    u ndjeva keq duke pa kete reportazh
    shpresoj ta kete pa dhe ndonje tjeter nga ju
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Unhappy

    Kush ka nerva ta lexije.... Eshte i gjate por..



    Nga Kico Blushi

    Jemi më të varfërit jo vetëm në Evropë, po edhe në Ballkanin Perëndimor! Por ama jemi më fatlumët se festuam me një madhështi të paparë, me një spektakël si në fushatat elektorale të Obamës, se kremtuam pra 18 vjetorin e PD-së sonë heroike.! Sot vërtet jemi më të varfër se njëqind vjet më parë, por ama jemi më të lirë se kurrë nën udhëheqjen e ndritur të Berishës! Sot kemi një ekonomi tregu aq të lirë e të begatë sa monopolet e naftës, të energjisë elektrike, të sigurimeve, të ndërtim-privatizimeve, të tenderimeve janë më të sigurura (kupto: më të paprekshme!) se të Drejtat e Njeriut! Për t'u bindur për këto arritje historike shihni me ç'entuziazëm e ç'krenari kryen përvjetorët e partisë në pushtet! Nuk ka rëndësi sa kushtojnë e kush paguan! Rëndësi ka që ato janë madhështore, optimiste dhe samëska drithëronjëse! Ato tregojnë në fund të fundit se sa shumë e duam ne udhëheqësin tonë legjendar që i vete prapa historia si një zagar i rrahur që këlysh!
    Krahasuar me vitin 1908 për partitizëm e për protagonizëm partiak ne jemi ku e ku më mirë se njëqind vjet më parë, me përjashtim të varfërisë se popullit që del se qënkësh në nivel më të lartë se 100 vjet më parë! Pra sot, në vitin 2008, ne jemi më të varfër se në vitin 1908!Vërtet jemi më larg Evropës për nga varfëria, po ama jemi më pranë se kurrë për nga emigracioni, dmth për nga lëvizja e (pa)lirë e njerëzve!
    Sot mund të ikësh lirisht nga Shqipëria!Me viza, pa viza, me gomone, apo nëpër gryka malesh, kjo ka pak rëndësi! Mjaft që të ikësh nga sytë këmbët, se kësisoj shtohet hapësira e gjelbër për ne të këtushmit e varfër, por të lumtur që gëzojmë e shijojmë paradat himnizonjëse të partive tona sukesesjellëse! Sa vetë u mbytën në Ksamil? Sa u vranë në Gërdec? Sa u mbytën në rezervuarin e Tiranës? Sa janë vrarë nëpër miniera? Sa vriten përditë nëpër rrugë? Si ndodhi që u shëmb pallati në Gjirokastër?...E se mos edhe për këto ka faj qeveria? Apo se mos këto mund të ërrësojnë arritjet dhe sukseset tona të papara dhe "historike"?
    Nuk mund të mohohet se sot ne zëmë vendet e para edhe për eksportim të trurit dhe të krahut të punës! Falë këtij suksesi nuk ka vend të botës pa emigrantë legalë dhe ilegalë shqiptarë! Kjo është një tjetër arritje e padiskutueshme! Pra, qentë le të lehin, karvani ynë ecën përpara drejt sukseseve të reja të një kombi që po globalizohet, dmth po ndërron emrat dhe shtetësinë, pra po vetëshkrihet me popuj të tjerë pikërisht se këtu, në Shqipëri, është tejet i lumtur!
    Le ta gëzojmë atëhere këtë Shqipëri fatlume bashkë me Sali-partinë që po na ndryshon mendjet, gjykimin, kuptimin dhe dallimin që ka e vërteta nga mashtrimi, me ndihmën e spoteve e të reklamave të qeverisë, me paradat festive e me lajmet e RTSH-së që tash po jepen edhe në gjuhë të huaja nga agjitatorët e palodhur e të pacipë të qeverisë…Të një qeverie që krenohet se ka zënë vendin e parë në kontinent për nga varfëria e popullit të vet! Por ama Shqipëria po ndryshon!
    Ne hymë në NATO dhe me siguri do të hyjmë së shpejti edhe në BE, pavarësisht se jemi të fundit ne rradhë, por ama jemi të parët për nga niveli i mjerimit! Shqip kësaj i thonë: të dhjerë, por krenarë!
    * * *
    Pasi shkuli komunizmin, në tre vjet qeverisje Sali-partia shkuli nga rrënjët edhe korrupsionin, kleptokracinë, kultin e individit, shtetin e kapur, nepotizmin, shpërtheu Gërdecin, shpërtheu një nga një institucionet e pavaruara e të Drejtësisë, po ndërton "çlirimin e dytë të Shqipërisë", rrugën Durrës-Kukës me mbi një miliard dollarë; ndryshoi pra faqen e Shqipërisë e të kombit mbarë! Sot Shqipëria është vend i lirë se mund të futen në burg nja dhjetë copë zyrtarë që falsifikojnë patentat, por nuk mund të futet në burg një ministër që abuzon me mbi çerek miliard dollarë! Nuk ka fajtor as për Gërdecin! E ç'rëndësi kanë këto? Rëndësi ka rruga patriotike që po ndërtohet! Ne pra jemi vend i lirë!
    Tani u bë e qartë: çelsi i suksesve tona qënka ditëlindja e Sali-partisë, pa të cilën ne do të na kishte marrë lumi me gjithsej! Dita e lindjes së PD-së qënkësh edhe ditëlindja e lirive tona! Për dyzet vjet shqiptarët u detyruan të besojnë se ka pas qënë 8 Nëntori 1941 burimi i lirive, sukseseve dhe mrekullive, por tani po del se qënka 12 dhjetori i PD-së! Shkulet një datë, një ditëlindje, por ja ku na mbin një tjetër ditëlindje e lirive tona! Një tjetër parti-baba! Pra, është partia, dmth është Berisha, pa jemi ne! Ç'do të ishim ne sot sikur, qoftëlarg, të mos e kishim Berishën në krye të partisë dhe të qeverisë? Parimin leninist: "thuaj partia e kupto Lenini, thuaj Lenini e kupto partia", më mirë se kudo, pas 18 vjetësh, e gjen të mishëruar te Sali-partia! Nuk ka e nuk gjen dot në asnjë vend të Evropës që të jetë mishëruar ky parimin leninist kaq bukur: udhëheqësi është partia,partia është udhëheqësi! Por Shqipëria po ndryshon! Po ndryshon sepse PD me sa duket e ka të pamundur të ndryshojë udhëheqësin, pas gjithë atyre "sukseseve historike" në këto 18 vjet! Shqipëria po ndryshon se me të njëjtin udhëheqës PD po kërkon edhe një mandat të ardhshëm! Shqipëria po ndryshon se nuk ndryshon Berisha, ky burim i pashtershëm i vendeve tona të para për çudira dhe ububura në Evropë e më gjerë! Ku janë ata analistë të shquar që na thanë se Berisha ka ndryshuar, se është një tjetër, se nuk është ai i viteve 96, 97, 98?
    Në përvjetorin madhështor të 18-të PD-së u pa qartë se edhe në zgjedhjet e ardhshme PD do të hyjë me të njëjtin udhëheqës, me Berishën në ballë, si promotor e gjenerator i vetëm i sukseseve të papara. Kjo parti, me fytyrën dhe me zërin e tij të palodhur do të kërkojë edhe një mandat të dytë, pra edhe me këtë risi ne përsëri do të zëmë vendin e parë në Evropë dhe më gjerë, sepse PD qysh tani është e vetmja parti kampione në të gjitha vendet demokratike, që për 20 vjet e më tepër nuk ka ndërmend të ndryshojë udhëheqësin e vet, pavarësisht nga "sukseset" që po na mbijnë në sy e në veshë, le më për dështimet dhe mbrapështitë!...Por megjithatë, mos harroni, Shqipëria po ndryshon!
    Po ndryshon se kanë ndryshuar festimet, madhështia e tyre, sepse tortat janë bërë blu; jermi, klithjet e deliri kulmojnë, pavarësisht se firojnë dhe humbasin gjithnjë e më shumë themeluesit e partisë…Nuk ndryshojnë premtimet që derdhen lumë, çuditërsiht nuk shurdhohen as megafonët, nuk thyhen kamerat televizive që regjistrojnë pa u lodhur entuziazmin e papërmbajtur të "rinisë" në sfond të paradave blu! Nuk ka gëzim më të papërshkruar se kur sheh një "rini" të rekrutuar që duartroket e ngazëllehet pa dëgjuar asnjë fjalë të oratorit të vetëm, por përherë të ngjirur e karizmatik, të Doktor Saliut kordhëtar, gjithëherë të karfosur që nuk ka të ngopur me veten, me fjalimet e veta, me pushtetin vetiak mbi këdo e mbi Shqipërinë!…
    Paradat e 1 Majit të Enverit i marrin të keqen paradave të Saliut! Por ama Shqipëria po ndryshon!
    * * *
    Shqipëria po ndryshon edhe se udhëheqësit tanë dhe fëmijët e tyre nuk janë më të varfërit e Evropës, si ne, po nga më të pasurit e Ballkanit! Në fund të fundit, a mund të ketë kapitalizëm pa kapitalistë? Po kush e meriton të jetë miliarder i ardhshëm? Natyrisht fëmijët tanë, dmth fëmijët e atyre, më sak duhet thënë "në rradhë të parë të atij" që sakrifikoi dhe që përmbysi me një guxim të pashoq rregjimin më të egër komunist! Pra, më mirë të bëhen të pasur fëmijët e Berishës, se sa fëmijët e kundërshtrëve tanë ish komunistë, (natyrisht me përjashtim të ishkomunist-antikomunistit të përbetuar Berisha!)…E pra, ec e mos beso, se përnjimend Shqipëria nuk po marshon nga fitorja në fitorje nën drejtimin e tij! Ec e kërko pastaj Drejtësi të pavarur në këtë vend! Ec e thuaj që ne nuk zëmë vend të parë edhe në lirinë e tregut të përvetësimeve dhe të privatizim-legalizimeve me mburojë dhe prapavijë politike!
    Falë sukseseve të tilla të pashëmbullta, ne paskemi katër herë më pak të ardhura se çdo vend i Evropës, po ama kemi rritjen ekonomike më të lartë në Evropë: me dy shifra! Kemi pra rritjen ekonomike më të lartë (sipas Instatit vendas ), po ama kemi rritjen e mirëqënies më të ulët në Ballkan (sipas zyrave evropiane të statistikave)… A ka ekonomist në botë që mund ta spjegojë këtë dukuri unikale? Këtij i thonë recesion, jo atij që po provon SHBA! Të kesh rritjen më të lartë ekonomike dhe nivelin më të ulët të mirëqënies, madje edhe më të ulët se Bosnja, por edhe se njëqind vjet më parë, kjo është pak ta quash habi ekonomike. Përndryshe, kjo lipset të quhet një mrekulli ekonomike!
    Ja pra që ne jemi të destinuar të zemë vendin e parë! Parë me këtë sy, ne po gëzojmë edhe një tjetër shans-sukses! Ky mund të quhet mirëfilli një sukses "historik"sepse, nëse vendet e Evropës do të mbeten në vend për rritjen ekonomike, me këto ritme ne do të arrijmë standartet e mirëqënies së Evropës pas 70 vjetësh!
    Por ama Shqipëria po ndryshon!...
    Po Berishën kur dhe kush vallë do ta ndryshojë?

    GAZETA SHQIPTARE
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Sikur te kishim marre ndonje serb a grek e ti kishim dhene ne duar drejtimin e vendit tone,eshte shume e veshtire se do ta kishn bere me keq se sa eshte sot.
    Edhe ata nuk do te kishin qene kaq dinak sa te na fusnin ne lufte me njeri tjetrin.Nuk do te kishte qene ne gjendje mendja e tyre te prodhonte 97',Gerdec,vrasje e atentate.Duhet nje mendje e semure,dinake,e poshter ne kulm qe te katandise nje vend ashtu si jemi ne sot.
    Bosnja doli nga lufta e eshte me mire se ne,pa permendur gabelt e Bullgarise dhe Rumanise.
    Ku dreqin po gabojme e çfare fat qeni paskemi pasur ne qe te vuajme akoma.Edhe sa do te zgjase kjo.
    Si ka mundesi qe emigrantet shqiptare jane ne vendin e pare ne bote per dergesat e parave drejt Shqiperise e keto para zhduken si kripa ne uje.
    Ku dreqin shkojne borxhet qe merr shteti yne,e qe nje dite do ti paguajme?
    Qysh dreqin lejojme qe nje zagar i qelbet zhduk me miliona euro dhe del ne tv e tall leshte me shqiptaret.
    Ne kemi shume lloqe e pak fakte,nuk respektojme punetorin por ate qe i ka bere leket me pislleqe,dhe ne kete rruge do na mbaroje edhe ai pak dinjitet qe ka ngelur.

    Festa madheshtore se eshte krijuar Partia.
    Por nuk e pruri njeri "demokracine" ne Shqiperi perveç njerezve te qe humben jeten.Nuk e solli Sali Berisha demokracine e rreme qe ekziston sot ne Shqiperi,por njerezit e thjeshte.Ky njeri perdori gjakun e atyre qe humben jeten,per ti nxire jeten akoma me shume shqiptareve.
    As per 50 vjet ne nuk do te jemi si te tjeret,do te jemi perhere varfanjaket e Europes.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    SHQIP

    Aventurat financiare te Berishes
    Andrea Stefani

    Kryeministri Berisha u përplas publikisht me ministrin e tij të Financave lidhur me shifrën e rritjes ekonomike për vitin që sapo lamë pas, duke mbrojtur me kokëfortësi tezën e një rritjeje dyshifrore prej rreth 10 përqindësh. Por shqetësimi i Berishës nuk është, sikundër pretendoi, e vërteta e ekonomisë reale, por një statistikë, një shifër që do t‘i krijojë më shumë mundësi për politika populiste të rritjes së pagave në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Është një politikë e verbër që, duke injoruar zhvillimet reale të ekonomisë, mund ta hedhë atë në krahët e inflacionit, një politikë që duke i ofruar punonjësve paga nominale më të larta, mund t‘i bëjë pagat e tyre reale më të ulëta.


    ***

    Ka qenë tipike e Berishës si politikan voluntarizmi politik, injorimi i zhvillimeve reale ekonomike për hir të interesave politike të qëndrimit në pushtet. Shembulli më elokuent dhe tragjik i këtij tip abuzimi me pushtetin dhe për pushtetin, është kriza e piramidave financiare e vitit 1997. Ajo u akumulua dhe shpërtheu shkatërrueshëm vetëm sepse Berisha që komandonte shtetin, nuk dëgjoi këshillat për të ndalur me kohë piramidat, por ndoqi instinktin epshor të pushtetit. Ishte ky instinkt që i thoshte se piramidat nuk duheshin prekur para zgjedhjeve të vitit ‘96, sepse të dalldisur nga interesat e larta, shqiptarët do të votonin më në shumicë për një qeveri me të cilën "fitojnë të gjithë". Por siç u pa më vonë, humbën të gjithë.

    Sot jemi përsëri në prag zgjedhjesh dhe Berisha, tash në rolin e Kryeministrit, i futet përsëri një aventure financiare me rreziqe të shtuara inflacioniste. Ai akuzoi Ministrinë e Financave dhe specialistët e saj se, duke servirur një shifër rreth 7 përqindëshit të rritjes vjetore ekonomike, ishin në konflikt interesi. Në fakt është krejt e kundërta. Vetë Kryeministri është në konflikt interesi me të vërtetën, me rritjen reale ekonomike. Dhe e pohoi vetë kur deklaroi se "përqindja e rritjes ekonomike është baza e fuqishme… për rritjen e pagave duke ruajtur raportin". Ja pra ku fle "lepuri". Berisha kërkon me çdo kusht një statistikë sa më të lartë të rritjes ekonomike, për të justifikuar një ngritje pagash në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Ndërkaq Bode nuk është fare i interesuar për një fryrje artificiale të rritjes së GDP, sepse një gjë e tillë do të penalizonte padrejtësisht rezultat e politikës fiskale të dikasterit të tij. Dhe do të ishte po Kryeministri Berisha që do t‘i kërkonte nesër llogari për përqindjen e ulët të të ardhurave nga taksat në raport me një GDP të fryrë po artificialisht nga vetë Kryeministri. Berisha ka interes që ta fryjë rritjen, ndërsa Bode jo. Edhe nëse Bode kërkon ta zvogëlojë rritjen, një "konservastorizëm" i tillë do të qe shumë pak më i dëmshëm se aventurizmi ku të shpie fryrja.


    ***

    Por le t‘i ktheheni ekonomisë reale. Ngritja e pagave është një gjë shumë e lakmuar dhe mjaft e mirë. Aq më tepër në kushtet e pagave edhe të ulëta dhe varfërisë në Shqipëri. Por ngritja e pagave duhet të jetë rrjedhojë e një suksesi real ekonomik, rrjedhojë e rritjes reale ekonomike. Në të kundërtën, nëse pagat rriten më shpejt sesa prodhimi, kjo do të thotë që kërkesa të fuqizohet artificialisht. Një gjë e tillë do të thotë ta "kreditosh" kërkesën me para (paga) në një kohë që prodhimi i brendshëm (oferta) nuk e baraspeshon një dukuri të tillë. Dhe cilat janë pasojat e një aventurizmi të tillë? Vendi konsumon edhe më shumë sesa prodhon dhe kjo të çon në rritje të borxheve dhe deficiteve publike dhe rezultante e fundit, është inflacioni. Dhe inflacion do të thotë që paga më e madhe të bëhet më e vogël, sepse për shkak të rritjes së çmimeve, me rroga më të larta mund të blesh më pak në treg. Por derisa të vijë ai moment, zgjedhjet do të kenë përfunduar dhe bashkë me to, edhe çështja e pushtetit që shqetëson Berishën. Qytetarët mund t‘i përballojnë vetë çmimet e larta që i kanë bërë pagat e tyre më të ulëta. Vota e tyre do të duhet përsëri vetëm pas 4 vjetësh.

    Ana më groteske e debatit të Kryeministrit me vartësit e tij, ishte ajo lidhur me Institutin e Statistikave. Tashmë, kur dihet sesa e mbron Berisha pavarësinë e institucioneve, është një hata të shikosh si ai u vërsulet vartësve, duke mbrojtur INSTAT me drejtoreshën e së cilës, siç e pohoi edhe vetë, kish marrë "takim të hollësishëm". Më kot u përpoq ministri Bode të argumentojë se vetë drejtoresha e INSTAT i kish pohuar që rritja vjetore e GDP do të jetë diku mes 7 dhe 8 përqindëshit. Tashmë shihej se kjo çështje ishte vulosur "hollësisht". Rritja do të jetë aq sa thotë Berisha, 10 për qind. Le të thonë ç‘të duan FMN, ministri i Financave dhe financierët e tij. Pazari është mbyllur. Por kështu ndodh kur qeverisja bëhet "pazar".

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Blushi me shokë e shoqe, le t\i pyes baballarët,dajallarët e ustallarët e vet dhe të baballarëve të vete se:- pse kombi shqiptarë është sot më i varfër në Evropë ?

    Është rrenë e spekulim i pastër parazgjedhor konstatimi se gjoja jemi më të varfërit e Evropës.
    -----
    Ps.është rastesi e fat që sot nuk jemi jugosllavë,rus,sovjetik apo kinez...

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Kritika, 6/1/2009

    Kungujt Shqiptarë
    Nga Merita Spahiu

    Kur ishte i gjallë i ndjeri Pjetër Arbnori, bëri një vizitë në Dibër. U takua me simpatizantë të PD dhe bisedoi me ta. Në një moment njëri nga të pranishmit e pyet zotin Arbnori. O zotni Pjetër, si piqet kunglli, a n’hije a n’dill? Në diell u përgjigj zoti Arbnori. Aha, ia ktheu tjetri.

    M’u kujtua ky episod pikërisht më 31 dhjetorit 2008, kur dëgjova që Gjykata e Tiranës i dha pafajësinë Fazlliçit, madje i ktheu edhe pronat e bllokuara etj. etj. Dhe të gjitha këto i bëri Dritan Broci i vëllai i të ndjerit Arben Broci. Nuk e di përse krijova një lidhje të shkurtër. Dikur shkodranët thonin se Pjetër Arbnori e dinte se si u vra Arben Broci. Por erdhi një moment që edhe ai shkoi si të tjerët. Vajti në Itali për një vizitë dhe u kthye me arkivol. Protestoi e shoqja. Nuk kam dëgjuar që ajo është bërë gjyqtare, por mesiguri ka marrë ndonjë post diku dhe iu mbyll goja. Dy ngjarjet më të bujshme shqiptare vrasjet e Arben Brocit dhe të Azem Hajdarit u shpërblyen për të afërmit me dhënie funksioni si gjyqtar. Ata sot janë shumë aktivë. Kështu që ne që dyshojmë për vrasje politike, sigurisht që të përfitonte e majta, sot duhet të mbyllim gojën, kur shikojmë sesa me devotshmëri i shërbejnë pasardhësit atyre që kontribuan kaq shumë për këtë. Kësaj i thonë të të vrasin natën dhe të të qajnë ditën. Por më e tmerrshmja është për kungujt shqiptarë.

    Nuk është nevoja të thuash se cila ishte përshtypja e popullit për këtë, por besoj bukosjen më të madhe e kanë ndjerë ndërkombëtarët kur shikojnë sesi favorizohen mafiozët, aktivitetet e pista dhe për më tepër serbët për të cilët shqiptarët qahen me të madhe se i kanë armiq historikisht. Apo sot kohët kanë ndryshuar. Një gjë të bën përshtypje se në mbrojtje të këtyre mafiozëve dhe serbëve vihet ajo pjesë që është apo quhet e persekutuar dhe ana e akuzës, prokurorët, që i padisin mafiozët, akuzohen si persekutorët e të persekutuarve që sot përkrahin mafiozët dhe për më tepër serb. Si ta kuptojmë këtë?

    Për t’u kthyer përsëri te kungujt. Më duket se ky epitet duhet t’u takojë sot gjithë shqiptarëve. Nga historia kam lexuar që fqinjët tanë synonin për një Shqipëri sa më të vogël dhe sa më të varfër. Për të realizuar këtë natyrisht kontributin e dhanë ata që quheshin apo quhen apo janë shqiptarë. Dhe shqiptarët e hoqën mbi kurriz. Më duket se breza të tërë kanë vuajtur nga varfëria. Por çdo të thotë varfëri? Mbase përgjigjen më të mirë mund ta japin mjekët. Se nëse dy vitet e para fëmija nuk merr sasinë e duhur të lëndëve ushqyese, atij nuk i zhvillohet truri. E thënë ndryshe nuk do të jetë inteligjent. Ose në jetë do të jetë si njeri që e kanë goditur prapa koke, mbase pa ekuilibër. Nuk besoj se është nevoja të radhisim periudhat kur shqiptarët kanë vuajtur nga varfëria. Sot mbase duhet pyetur, cilit brez kungujsh i përket ky apo ai apo edhe vetë ne. Atij të copës së bukës së misrit, të triskës, të tollonës, të kiles së mishit të derrit në javë, të burgut, të internimit e pambarim…

    Kungujt shqiptarë, jo vetëm të pjekur në hije, por mbetur pa bukë fare.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  5. Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •