Te falenderoj Z. Metbala!
Ndihem mire qe ende me lexon!
Respekt pa fund per ty!!!
Te falenderoj Z. Metbala!
Ndihem mire qe ende me lexon!
Respekt pa fund per ty!!!
E bardha eshte pak...
Lëkurë gjarpri…
Asnjë shenjë e dukshme
…………………nga “përmbytja” e djeshme…
Prekjet e buta,
Ohhhh – et e ulërimta
treten në erën
që fryn
e shfryn
një drithërimë të hershme…
Asnjë fjalë e pa thënë
…………………në romanin e pashkruar,
të asaj që lind nga një e vetme fjalë
Një e vetme fjalë
që
mbars historinë e jetës,
Endur në avëlmendin e dashurisë së harbuar…
Asnjë “shenjë e kuqe” nga kafshimet e tua…
Djeg etje tragjike
duke u vetëshuar.
Një e thellë frymë,
……………..fryn erërat e “urisë”,
Për lëkurën tënde,
lënë peng mbi mua…
Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 21-01-2009 më 20:31
E bardha eshte pak...
Klithma e vajzës – lojë(3)
Vazhdon stinë e ftohtë dhe e thatë në viset e tua…
Dashuria me njërin krah të shkulur e tjetrin të përlotur,
Shqyen qiejt me klithma gjaku…
Në errësirat e mia,
Tashmë,
Ti, s’mund të ndezësh asnjë dritë.
Shekuj…
Shekuj pa bërë dashuri…
Në ç’stinë të së ardhmes ke humbur,
A s’më thua?
Puthja djeg brenda meje si Saharaja në mesditë…
Vazhdon stinë e ftohtë dhe e thatë në viset e tua…
Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 21-01-2009 më 22:53
E bardha eshte pak...
.............
Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 21-01-2009 më 22:23
E bardha eshte pak...
Te falenderoj i dashur Syk!
E vleresoj pranine tende te ngrohte dhe njerezore ne temen time!
Edhe une ndihem mire teksa i lexoj krijimet e tua.
Syk, do vleresoja shume edhe ndonje kritike.
Dje, nje anonim, qe deklaronte se ishte anetar i ketij forumi, me ka derguar nje e-mail ku hidhte balte, perdhoste, keqinterpretonte nje poezi timen.
Kuptohet qe nuk mund ta marr ne konsiderate opinionin e dikujt qe nuk ka kurajon te identifikohet qofte edhe me nje nick forumi.
Nuk mund te marr ne konsiderate opinionin e dikujt qe nuk ben kritike por perdhos.
Personalisht, lexoj ne temat qe me shijojne.
Nqs nuk me pelqejne, nje klik dhe dal jashte temes duke kaluar tek nje tjeter...
Behet fjale per poezine "Lekure gjarperi..."
Po e risjell serish duke te pershendetur ty i dashur Syk dhe gjithe lexuesiit e mi, ne shenje falenderimi qe humbisni kohe duke me lexuar:
Lëkurë gjarpri…
Asnjë shenjë e dukshme
…………………nga “përmbytja” e djeshme…
Prekjet e buta,
Ohhhh – et e ulërimta
treten në erën
që fryn
e shfryn
një drithërimë të hershme…
Asnjë fjalë e pa thënë
…………………në romanin e pashkruar,
të asaj që lind nga një e vetme fjalë
Një e vetme fjalë
që
mbars historinë e jetës,
Endur në avëlmendin e dashurisë së harbuar…
Asnjë “shenjë e kuqe” nga kafshimet e tua…
Djeg etje tragjike
duke u vetëshuar.
Një e thellë frymë,
……………..fryn erërat e “urisë”,
Për lëkurën tënde,
lënë peng mbi mua…
E bardha eshte pak...
Citoj nga MuZa
...Kuptohet qe nuk mund ta marr ne konsiderate opinionin e dikujt qe nuk ka kurajon te identifikohet qofte edhe me nje nick forumi.
Nuk mund te marr ne konsiderate opinionin e dikujt qe nuk ben kritike por perdhos.
Personalisht, lexoj ne temat qe me shijojne.
-------------------------------------------------------------------
Thene kaq qarte nga ty mike, e mendova te shkruaja vetem, no coment, por s'me la deshira per t'u shprehur dhe me vargje.
Të ashtuquajturit, njerëz!?
Ooh sa u lodha, me të ashtuquajturit njerëz!
Të quajturit e vërtetë, më thoni, ku t'i gjej?
Kaq vështirë qenka, unë s'kërkoj më tepër
Veç dua mes njerzve, veten time ta kem.
Nuk di ku jam unë, mes të ashtuquajturve njerëz
Me veten time tallen, lëvdohen marrëzisht
Ku mësuan xhanëm, të klonojnë jetën?
Herë më ngrehin lart, herë më kthejnë në hiç.
Paskan kohën e tyre, të ashtuquajturit njerëz
Jetës nuk i dua, asnjë çast të saj
Nëse duhet vdekur, për një kohë tjetër
Të vdekur më keni, edhe pse jam gjall'!
--------------------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
Dje, nje anonim, qe deklaronte se ishte anetar i ketij forumi, me ka derguar nje e-mail ku hidhte balte, perdhoste, keqinterpretonte nje poezi timen.
Kuptohet qe nuk mund ta marr ne konsiderate opinionin e dikujt qe nuk ka kurajon te identifikohet qofte edhe me nje nick forumi.
Nuk mund te marr ne konsiderate opinionin e dikujt qe nuk ben kritike por perdhos.
Personalisht, lexoj ne temat qe me shijojne.
Nqs nuk me pelqejne, nje klik dhe dal jashte temes duke kaluar tek nje tjeter...
Behet fjale per poezine "Lekure gjarperi..."
Përshendetje Muza!E lexova me vemendje shqetsimin tend.Jam plotesisht dakort me mendimin tend.Kushdo duhet ta kuptoje se ne forum s'kemi vajtur per kupa e trofe.Ndokush qe ka ndjenja karjerizmi,lavdije ka institucione te veçanta qe merren me ndarjen e ketyre çmimeve dhe le ti paraqesin atje krijimet e tyre.Kujtedo qe nuk i pelqen nje krijim nje teme a çfar do tjeter se mban njeri me zor nje klikim dhe hidhu me vrap tek tjetra.Te pergezoj per krijimtarine tende qe eshte nga me te mirat ne forum per mendimin tim dhe prano komplimentet e mija.Respekte nga rizai2008.
Krijoni Kontakt