Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 48 prej 48
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Muza!
    Dhe ti je mërzitur vërtet!
    Duke ndjekur pas një fjalë të urtë popullore qe thotë se pema që ka kokrra gjuhet me gurë,pranoje.
    Këta njerëz nuk mund të na ndjekin dot pas dhe me fal që po flas në numrin shumës por besoj në mirëinterpretimin tuaj.
    Kalofsh mirë dhe tu shtoftë 'muza'!

  2. #42
    Mond, Riza, Beso, ju falenderoj per kohen e humbur dhe mbeshtetjen!
    Joooo...nuk jam aspak e merzitur, thjesht i dhashe nje mesazh publik dikujt qe e ka denuar veten me "ngujim te perjetshem ne guasken e kermillit".

    Ju pershendes me dy poezi(te hershme), domethenese per kontekstin:


    Qenie…


    Thyesë e përkryer e natyrës.
    Numërues – “e jotja fytyrë” .
    Emërues – “ajo që mendon se je”.
    Pa lidhje...
    Pa zgjidhje …
    Pse?
    A mundet një shifror,
    ………….të mbartë mbi shpinë kërmillin
    ……………………………........…..që “sillet” si deve?



    Fjala e urtë…


    Fjala i takon kohës.
    Heshtja - përjetësisë…
    Në pafundësi,
    ……………shekuj,
    …………………ditë e netë…
    Mësoje veten të heshtë,
    Të kafshojë gjuhën e mërisë
    Për të folur do ketë kohë një jetë.

    Gjuha e lëvizjeve të trupit tënd,
    Është po aq e bukur sa fjala e pathënë,
    E vetme çan shtigjesh…
    Është një lloj përgjigjeje
    …………………kur ti nuk përgjigjesh.

    Mbetem tërë jetën me kryet nga pas,
    Duke mbledhur gjuhë,
    Duke krehur fjalë.
    Kush nuk di të heshtë,
    Nuk di as të flasë…

    E lehtë të flasësh
    ………………kur ke çfarë të thuash.
    Me metrin e mendjes ta masësh,
    humnerën që të jep asgjëprurja,
    Ç’të thuash, kur duhet të flasësh…?


    Fjala e pa nxjerrë nga buzët, ende,
    Është robinja jote,
    ………………..ruaje si sytë.
    Ajo që nga goja, ka shkarë si padashur,
    Të tërheq prej hunde,
    Është “Zoti” yt.



    Fjala e gjatë, ka kuptim të shkurtër.
    Thuaje pra shkurt,
    ………………..tek unë të arrijë.
    Fjala e keqe, është si qymyri,
    Edhe kur nuk djeg, arrin të të nxijë…



    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 24-01-2009 më 13:03
    E bardha eshte pak...

  3. #43
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    E dashur MuZa,
    "Fjala e gjate ,ka kuptim te shkurter
    thuaje pra shkurt tek une te arri"
    ke thene mire por cka nese nuk kam kohe ta them shkurt e nderuar?
    Ke thene shume fjale te urta ne poezine "Fjala e urte",dhe shume pergjigje per ata qe e nisin diten qe ne miremengjes me plane si tu shkaktojne shqetsime atyre qe i xhelozojne.
    Mos u shqetso ,besoj se ke vetbesim qe per vargje je e rralle ,dhe ki komfortin se ke shume perkrahes dhe adhurues dhe te dashuruar bile ne vargun tend, ke edhe qe te xhelozojne gjithesesi, por e kane marre dyfish denimin, me anonimitet.

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 24-01-2009 më 16:46
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    .................................................. ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga mondishall : 25-01-2009 më 04:21

  5. #45
    Citim Postuar më parë nga bili99 Lexo Postimin
    E dashur MuZa,
    "Fjala e gjate ,ka kuptim te shkurter
    thuaje pra shkurt tek une te arri"
    ke thene mire por cka nese nuk kam kohe ta them shkurt e nderuar?
    Ke thene shume fjale te urta ne poezine "Fjala e urte",dhe shume pergjigje per ata qe e nisin diten qe ne miremengjes me plane si tu shkaktojne shqetsime atyre qe i xhelozojne.
    Mos u shqetso ,besoj se ke vetbesim qe per vargje je e rralle ,dhe ki komfortin se ke shume perkrahes dhe adhurues dhe te dashuruar bile ne vargun tend, ke edhe qe te xhelozojne gjithesesi, por e kane marre dyfish denimin, me anonimitet.

    me nderime,
    bili99

    Te falenderoj Bili99!
    Te pershendes me kete poezi:


    Duke degjuar “Kastadiva”…


    Kjo melodi,
    Nuk di përse më tërheq flokësh
    dhe
    më flak thellë aty…
    Në atë stinën gjethe – flakëruar…
    E shkuara rrëzëllitëse më përpin.
    Imazhe puthjesh, më mbarsin me uri..
    Hijet e buzëqeshjeve dhe duarve
    ………………………………kapluar…
    Tatuazhe mesjetare, gri…
    Zjarresh,
    lëkurën e nxirë
    ……………nga pritja e stërgjatë…
    Le të themi ishte ditë
    Pse jo edhe natë...
    Perëndim i çmendur apo
    ……………………mëngjes i marrë…
    Pleksur blertësisht tek ti.
    "Agim i ndritur", të kujtohet,
    mbrëmja kur dogje çadërzën – shtëpi,
    për një përqafim të gjatë, të gjatë,
    ...............................që shojti flakë tabush
    .................................................e ndezi shandanët e mi…?
    Kjo melodi,
    thërrmon vargjet
    dhe
    i shpërndan skutave
    ....................ku s’ka mundur të shkelë askush,
    Udhëve të thara te askundit,
    ndiej therje vetëtimash,
    thellë zemrës - prush…
    Eja,
    struku duke u zvogëluar
    ............................në tënden fole,
    ......................................diku aty në gushë…
    Të të marr udhëve, me vete…
    Duke të pëshpëritur: "Je aty?"
    Ti, metamorforizuar në një rrënqethje,
    Ngërthyer mbi lekurën - përqafim – stuhi…

    Sot,
    në pyllin gjethendezur,
    Seleksionoj erërat e heshtjes,
    Duke dëgjuar këtë melodi…


    E bardha eshte pak...

  6. #46
    Dehu përjetësish…me mua…



    Edhe pse të ndiej gjarpërisht mbi lëkurë
    duke depertuar thellë…thellë në asht,
    më mungon:
    si sharku - bariut në dimrin me borë,
    si klorofili - pranverës së çmendur,
    si dielli – nudos, në verë…
    si gjethja e kuqe - vjeshtës…

    I ulëras ekzistencës me klithma të çmendura pasioni…
    Duke grricur shpirtin tim dhe tëndin,
    Dashurinë që nuk mjafton as edhe për një “vakt’
    ………………………………..në kupën e praruar të Zotit…

    Shndërruar në “eliksir” jete,
    Derdhem
    gojës , buzëve, dëshirës, etjes…

    Dehu përjetësish…me mua…

    Por…bëje tani, tani se
    gjaku shpertheu kapilarët
    dhe…
    nisi rrugëtimin e vdekjes…






    E bardha eshte pak...

  7. #47
    Gjysma ime



    Gjysma ime,
    fle në shtratin epshor të ëndrrës...
    Pleksur me fije te padukshme dëshirash,
    ……………………....................më dërgon një ulërimë…
    Unë(gjysma e saj),
    i dirigjoj frymëmarrjet e nxehta.
    dhe
    duart e ftohta
    lagur në puset e thella të nënvetes.
    Gardiane e rrepte Ajo,
    shtrëngon dhëmbët kërcitës prej ujkonje
    dhe fantazon:
    dy buzë te trëndafilta
    një drithërimë,
    sarkën e lëmuar…
    Lagur nga pamundësia,
    prek veten
    dhe…
    mahisjet e lëkurës nuk janë veç vegim…
    Gjysma, syçelur,
    redakton ankthet.
    Dëshirat i kufizon me presje.
    Lëkurën e avullt, ngujon në një pikë.
    Shkruan romanin e antimoralit në pergamenin e zi të natës,
    teksa Djalli, i vetkënaqur, kafshon lirinë…
    Zoti,
    qingj i urtë,
    duke fshehur duart,
    gdhend dragoj në pragun e shtëpisë.
    Shën Pjetri,
    në portë
    si gjithmonë, zgjuar…
    E harlisur,
    dal prej ëndrrës…
    I avitem gjysmës…për t’u bashkuar
    Ulërasim së brendshmi dhe “vdesim” në perqafim,
    Duke mërmëritur postulatin:
    “Unë, kurrë nuk kam mëkatuar…”



    ©Suzana Zisi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 07-04-2011 më 16:07
    E bardha eshte pak...

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Uh Muzë, shyqyr që u ktheve, më paska marrë malli të të lexoj sërish...
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Neperke maskuar...
    Nga korçar në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-01-2004, 02:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •