Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 48
  1. #21
    Ajzberg, Shpirti_Blu, Riza2008, Roi, ju falenderoj qe humbisni kohen tuaj ketu!
    Vleresoj cdo gje te thene edhe kritikat edhe vleresimet!



    Klithma e vajzës – lojë...(2)



    Jam trishtim
    ulur pritshëm mbi sytë e tu të lagur…
    Qëndroj pezull mbi kraharor
    …………………………….dhe s’guxoj të të prek.
    Pikoj prej syrit
    përgjakshem mbi buzë.
    Jam zjarr që shuhem para se të djeg…
    Hije me ankth e padurim ferri.
    Ulërimë
    që të mbështjell duke të vjedhur pëshpërimën.
    Parajsë,
    që të përpij si rrymë ajri,
    e të marr frymën.
    Je dheu im.
    Ndihem e mbirë ne çdo milimetër,
    …………………………………… si bar i njomë…

    Jam ëndërr e nxehtë
    në dimrin tënd me borë

    Harromë…



    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 07-01-2009 më 10:31
    E bardha eshte pak...

  2. #22
    Pimë vetveten…



    Dimrin, e fundos në një kupë verë…
    Llokoçisin malet,
    ………………kalldrëmet,
    …………………………çatitë.
    Strehëzat pikërena në të kuqe tretur…
    Klithmat e tua zhurmërojnë në erë.
    Në një shpresë – të verbër,
    ……………………i varur ke mbetur.
    Pi dhe ulëras oiiiiiiiii…oiiiiiiiiiiiiiiii…
    Tis çmendurie në buzë-kupë më ra.
    Mbytem në asgjë
    ………………..pa krye,
    ……………………….pa zgjim…
    Ështe nata ime
    Mbetesh peng i etur…
    Mblidhem bëhem grusht…
    Kulloj pikëllim…



    E bardha eshte pak...

  3. #23
    Luftë - dhimbje me “jetën”…



    Dhemb gjithshka tek unë nga përplasja e djeshme...
    Gjuri,
    që “prehet” nën një mal me qepë e kripë
    Bota,
    që në sytë e mi u trand, u shkund…
    Dora,
    që copëza surealiste qelqesh nën lekurë “gris”,
    Dhemb pamundësia “për të ikur” gjer në fund…

    Dhemb edhe ti
    strukur këtu, brenda…
    Do vije me mua, e di të besoj.
    Shko udhëve të tua,
    Lerma mua vdekjen.
    Të marr frymë prej teje?
    Jo.
    Joooooooooo…
    Refuzoj!

    Penën nuk e ngjeva në kupë hidhërimi.
    Për ty,
    kam veç jetë.
    Me beso: Jetë…
    Unin tim,
    me “vete” helmoj…
    Jam e tëra dhimbje.
    Një dhimbje “e qetë”.


    Dhemb gjithshka tek unë nga përplasja e djeshme.
    Gjuri
    që “prehet” nën një mal me qepë e kripë,
    Bota,
    që në sytë e mi u trand, u shkund…
    Dora,
    që copëza surealiste qelqesh nën lekurë “gris”,
    Dhemb pamundësia “për të ikur” gjer në fund…


    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 18-01-2009 më 09:54
    E bardha eshte pak...

  4. #24
    . . .

    Loti im i njelmët,
    Pasi krijoi rrëkeza të kristalta kripe,
    Rrodhi në kënetën tënde të ëmbël…

    Diku në zemër…


    . . .

    U mbyta në vorbullat e nxehta - shpuzë…

    Sërish mëngjesi më gjeti gjallë…
    Me kënge në shpirt
    E puthje mbi buzë…
    E bardha eshte pak...

  5. #25
    Grimca dashurie…




    Je tretur pyjesh,
    …………me fjolla nektari mbuluar?

    Pikoj nga degët pishave
    ………..rrëshirë e ngrohtë nazike…
    E sa të zhvishesh ti nga “turpi” i gjelbër,
    Pres…


    Je nderur mbi “akullnajën” time,
    …………..i nxehtë dhe tundues si kurrë më parë?
    Së largu për mua, ndrin…?
    Jemi dënuar:
    Unë akulli yt,
    Ti i imi zjarr,
    që pikë – pikë, më shkrin…


    Je fshehur yjesh?
    Më thith përhumbshëm
    ………………….si “vrimë e zezë”…
    Më prek aty ku askush s’ka mundur,
    Më tret, më ngjall, më puth, më vdes…
    E bardha eshte pak...

  6. #26
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Më prek aty ku askush s’ka mundur,
    Më tret, më ngjall, më puth, më vdes…
    oh c'varg . beautiful
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anëtarësuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Dhemb gjithshka tek unë nga përplasja e djeshme...
    Gjuri,
    që “prehet” nën një mal me qepë e kripë
    Bota,
    që në sytë e mi u trand, u shkund…
    Dora,
    që copëza surealiste qelqesh nën lekurë “gris”,
    Dhemb pamundësia “për të ikur” gjer në fund…

    Suzana Zisi



    Mendoj se kjo poezi eshte e pasur dhe plot bote deri ketu.
    Ka gjithcka qe i duhet nje vargu brilant dhe mendoj se te tjerat jane shtese qe i humbasin vleren ketyre perlave.
    Ky eshte sugjerimi im per kete poezi, pa cenuar krijimin........
    Me respekt per Ju dhe vargjet tuaja, Gentjan Banaj

  8. #28
    Citim Postuar më parë nga GeoF Lexo Postimin
    Dhemb gjithshka tek unë nga përplasja e djeshme...
    Gjuri,
    që “prehet” nën një mal me qepë e kripë
    Bota,
    që në sytë e mi u trand, u shkund…
    Dora,
    që copëza surealiste qelqesh nën lekurë “gris”,
    Dhemb pamundësia “për të ikur” gjer në fund…

    Suzana Zisi



    Mendoj se kjo poezi eshte e pasur dhe plot bote deri ketu.
    Ka gjithcka qe i duhet nje vargu brilant dhe mendoj se te tjerat jane shtese qe i humbasin vleren ketyre perlave.
    Ky eshte sugjerimi im per kete poezi, pa cenuar krijimin........
    Me respekt per Ju dhe vargjet tuaja, Gentjan Banaj
    Ke te drejte Gent.
    Eshte e shkruar me nje fryme...(e paredaktuar), te nesermen e nje aksidenti....
    Pikerisht pjesa qe ke cituar ti, eshte poezia. Te tjerat jane "ujera".
    Do u shkruaj PM moderatoreve qe ta rregullojne.

    Te falenderoj qe me lexon me vemendje!!!
    E bardha eshte pak...

  9. #29
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    oh c'varg . beautiful
    Te falenderoj qe vazhdon te me lexosh Pink-ushe!
    E bardha eshte pak...

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    E respektuar Suzana, definitivisht jeni violinë e parë në orkestrin e filharmonisë, për të gjithë ata që "kanë veshë për muzikë"...

    Jeni mishëruar totalisht me poezinë, apo ,ë[ mirë thënur, poeziaështë bërë frymëmarrja e Juaj!!!!

    Përgëzime z. Suzana!

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Neperke maskuar...
    Nga korçar në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-01-2004, 02:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •