Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 48
  1. #11
    Citim Postuar më parë nga feneri Lexo Postimin
    më ler të të djeg me vullkane vibrimesh

    Gjithë kjo pjetisje metaforash në lirikën e Muzes del vullkan vibrimesh.Po ! E në rrethana që të shpeshtën bijnë, nga sjellja e tillë siç ndodhin ndarjet, si mund të mos ndjehet djegia? Këtë nismë meditative të lirikës së Suzanës, e përshëndes me këto vargje :


    TINGULL

    ( Asaj që më sjell agim )


    Përballë pergamenit një tingull rri
    Si orë pa ndalur troket tik-tak.

    Në hieroglife është shkruar një histori
    Duke shtri blerimin në zemër bën jatak!


    S'është tingull që grryen si bisturia në plagë
    Por të ysht për shpresa - të kallë për blerim.

    Në ritmin e vrullit është amanet pa vrragë
    se të flak errësirën e të sjell agim!

    Çfarë dehje që se ka puhia e pranverës
    As gurra e lirikës të shtruar në pergamenë .

    Ashtu bëhet nektari në horizontin e sferës
    se tingulli magjik - johonë e shndërron dhenë !

    ###

    Gjithë ky horzont i hapur - gjithë kjo Yllësi
    Më ka vënë në hark meditimi - se Ti je gjithësi...!

    Te falenderoj qe me lexon i dashur Fener!
    Te falenderoj edhe per komentin por, me shume qe e postove poezine tende ketu!


    Te pershendes:

    MЁ THЁRRMOHEN FLETЁT…


    Drithërojnë dhimbshëm ditët, netët…
    Jam e hapur si libër...
    Kopertina, mbahet ende...
    Brenda, më thërrmohen fletët...!!!


    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 26-12-2008 më 19:07
    E bardha eshte pak...

  2. #12
    Beautiful sorow...



    Largohem me gjysmën e imazhit tënd në sy.
    Kridhem në një kupë verë.
    Mes lëngut të kuq,
    ……………..të shoh ty…ty…
    Një grimë buzeqeshjeje,
    Njërin sy…
    Majën e gjuhes zgjas,
    …………………e të përpij…


    Rikthehem tek ti pa imazh.
    Pa lëng, kupë, të qeshura e fjalë…
    E shtrydh mes gishtërinjsh prekjen e fundit…
    Tek pema e lodhur e oborrit,
    ………………….var përqafimin e thatë…
    Lëshoj rropullitë udhëve të kurrkundit…


    Jam unë gjysma,
    …………….apo ajo…tjetra,
    Qe,
    rend dhe tërheq kuaj pikëllimi nëpër natë,
    Duke gdhendur gjurmët e historisë sonë të re,
    Mbi legjendat e tua të vjetra…




    E bardha eshte pak...

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    Beautiful sorow...



    Largohem me gjysmën e imazhit tënd në sy.
    Kridhem në një kupë verë.
    Mes lëngut të kuq,
    ……………..të shoh ty…ty…
    Një grimë buzeqeshjeje,
    Njërin sy…
    Majën e gjuhes zgjas,
    …………………e të përpij…


    Rikthehem tek ti pa imazh.
    Pa lëng, kupë, të qeshura e fjalë…
    E shtrydh mes gishtërinjsh prekjen e fundit…
    Tek pema e lodhur e oborrit,
    ………………….var përqafimin e thatë…
    Lëshoj rropullitë udhëve të kurrkundit…


    Jam unë gjysma,
    …………….apo ajo…tjetra,
    Qe,
    rend dhe tërheq kuaj pikëllimi nëpër natë,
    Duke gdhendur gjurmët e historisë sonë të re,
    Mbi legjendat e tua të vjetra…





    U drejtohem e nderuara Suzana lexojeni këtë krizantemë mrekullie! Kjo poezi Gonxhe shperthen per ata që kane nuhatje dhe kuptojnë kundermimin e lirikës simbolike! Prandaj,


    E di se rrijnë ngrysur kur të shikojnë
    sepse je më e mira në atë mes
    le të plasin nga smira , le të rënkojnë
    Se bëhesh përjetësia që s,vdes !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  4. #14
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Gezuar *

    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    Beautiful sorow...



    Largohem me gjysmën e imazhit tënd në sy.
    Kridhem në një kupë verë.
    Mes lëngut të kuq,
    ……………..të shoh ty…ty…
    Një grimë buzeqeshjeje,
    Njërin sy…
    Majën e gjuhes zgjas,
    …………………e të përpij…


    Rikthehem tek ti pa imazh.
    Pa lëng, kupë, të qeshura e fjalë…
    E shtrydh mes gishtërinjsh prekjen e fundit…
    Tek pema e lodhur e oborrit,
    ………………….var përqafimin e thatë…
    Lëshoj rropullitë udhëve të kurrkundit…


    Jam unë gjysma,
    …………….apo ajo…tjetra,
    Qe,
    rend dhe tërheq kuaj pikëllimi nëpër natë,
    Duke gdhendur gjurmët e historisë sonë të re,
    Mbi legjendat e tua të vjetra…




    E nderuar Suzana:
    Pergezime per perlat ,jo qe ke nevoje ti por, une te te levdohem se te lexova kopertinat dhe fletet grima ne mes .

    Te zgjohesh ne nje *mengjes te cmendur* pas nje nate ne hene...cte te them je magjike, ta dua shpirtin.
    Gezuar me goten plot vargje te dhimbjes fisnike ...je e madhe per vargje te perjetshme..e papare dhe e paperseritshme.

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 27-12-2008 më 12:08
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    [QUOTE=M_u_Z_a;2101176]Po e cel kete teme te re, duke huazuar nje poezi nga libri im i dyte "Imazhet kane ftohte".
    Do doja qe e tera te ishte ne rolin e titullit te temes, por ngaqe nuk mundesohet nga ana teknike, po ia le privilegjin vargut te pare.


    .......


    [B][SIZE="3"][FONT="Palatino Linotype"]si nepërkë e etur për ujë dhe zjarr
    të jam lidhur e tëra pas trupit në një përqafim vdekjeprurës blerues
    duke lëpirë ethshëm të djeshmen
    rrëshqas çmendurisht kilometrave epshndjellëse të lëkurës
    shaloji kuajt e psherëtimave
    lëshoji të rendin mbi mua
    më ler të të djeg me vullkane vibrimesh

    ringrihu prej hirit për të rishkruar legjendën tonë të re
    në pergamenë përqafimesh


    Duke i dhenë një ritëm dinamikës së jetës, poetja Suzana, nuk e do jetën që ka përmasën e amullisë, sepse ajo i shndërron qeniet ne krijesa jo funksionale. Ajo, edhe përmes vargut, ua dëshiron "trazirën në shpirt" se i vë në dimensionin racional të shijes dhe botëkuptimit të jetës që e bëjnë! Me këtë rast, kjo poezi, është alarmi si duhet kuptuar e shijuar jeta , që shkurt rikthehet në të perjetshmin shoqërim!


    Vargu yt shoqeron jetën time
    Në meditime më rrëmbejnë domethëniet e lirikës,
    S'kam frikë të them se janë shenjtëri intime
    se bëhen çdo çast jehonë e më largojnë prej frikës !

    Se Ti, ke vënë forcën të bësh shtigje
    ashtu si ndjenja që do të bëhet blerim
    arti ka përmbysur Perandor, ai nuk njeh ligje
    E Ju aurora e simbolit qofshi pa mbarim!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  6. #16
    Gjakush, bili99, ju falenderoj per vleresimet por...nuk i meritoj, sinqerisht, nuk i meritoj...



    Klithma e vajzës – lojë...



    Ulëras...
    Ulëras si bishë.
    Të kafshoj.
    Të godas.
    Jam putra që të shkel gjakshëm në zemër.
    Jam fije e litarit tënd rreth qafës ,
    që jepet epshëm
    si femra e etur në shtrat.
    Të marr frymën,
    Të puth,
    Të lëmoj,
    Të mbys...
    Unë sot jam lojë…..
    Një lojë e madhe,
    në fushën tënde të vogel
    të dashurisë….
    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 01-01-2009 më 15:58
    E bardha eshte pak...

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    Gjakush, bili99, ju falenderoj per vleresimet por...nuk i meritoj, sinqerisht, nuk i meritoj...



    Klithma e vajzës – lojë...



    Ulëras...
    Ulëras si bishë.
    Të kafshoj.
    Të godas.
    Jam putra që të shkel gjakshëm në zemër.
    Jam fije e litarit tënd rreth qafës ,
    që jepet epshëm
    si femra e etur në shtrat.
    Të marr frymën,
    Të puth,
    Të lëmoj,
    Të mbys...
    Unë sot jam lojë…..
    Një lojë e madhe,
    në fushën tënde të vogel
    të dashurisë….
    Uau ........sa renqethese
    Floke prishur,sy lotuar,trup cveshur
    mendje trazuar
    Ndjenje lenduar ,shpirt vrare
    dashuri e embel
    vjedhurazi mare........

    Te pershendes poete
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Postime
    28
    Hiri të ushqejë shkretëtirën tokë
    dhe ta blerojë…
    Eja pra, të bëjmë dashuri në hënë…!

    Poezi e mire me nje mbyllje te dobet.Tu mbarua karburanti Muza?
    Tufani kopshtin kur ma çkatërron
    Dhe Rrot' e Fatit shpresat m'i dërmon,
    Pështillem si burbuq' i Trëndafilit,
    Po zemra gjak përbrenda më pikon.

    O.Khajam.

  9. #19
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Si gjithmone e kendshme me poezi plot frymezim.Te pergezoj per tematiken. Teper te arrira poezite e tua M_U_Z_A.Respekte.

  10. #20
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Muza me pelqejjn shume Vargjet tuaja, Jan plot magji..

    Marr rastin te ju uroj Vitin e ri,
    Paqja dashrija dhe meshira e Perendis qoft hija juaj..
    Kaloni mire ...
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Neperke maskuar...
    Nga korçar në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-01-2004, 02:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •