Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-04-2006
    Postime
    18

    Lindja e Muhamedit (s.a.v.s.) dhe rasti i manifestimit - Mevludit të lindjes së tij.

    Te nderuar anetar
    Es-selamu alejkum.

    Me qene se po afrohet datelindja e me te dashurit te Allahut, Muhamedit a.s., shpreha deshire qe te hapim debat rreth kesaj ceshte.

    Ne trevat tona shqiptare shekuj me radhe datelindja e Muhamedit a.s. manifestohet shekuj me radhe, manifestime keto te organizuara edhe ne menyre institucionale nga institucionet fetare edhe ne menyre individuale neper familje. Keto raste te manifestimit per lindjen e me te dashurit te Allahut xh.sh. Muhamedit a.s. njihen me emrin Mevlud. Pikerisht nga ky aspekt, per lindjen e Muhamedit a.s. edhe shume autor dhe shkrimtar shqiptar u moren me kete lemi duke thurur poezi dhe vjersha per biografin dhe jeten e Muhamedit a.s., andaj ceshtja e mevludit zen edhe nje vend te merituar edhe ne letersine shqiptare.
    Me gjithate nga ne do ta veshtrojme nga kendi fetar. Nga vet fakti se ceremonia e lindjes se Muhamedit a.s. ne sheoqerine tone dhe familjet tona islame qe eshte mbajtur ne familjet tona paraqet dicka islame.
    Koheve te fundit, ne trevat tona gjithnji po plasohet tema se ceremonia e Mevludit eshte BIDAT dhe si i tille eshte Haram.
    Shtrohet pyetja, a thua valle me qidra e mijra dijetar islam qe kane jetuar dhe predikuar islamin ne keto treva nuk e kane ditur se mevludi qenka Haram ????!

    Zerat qe e konsiderojn mevludin Haram jane nga rryma e te quajturve Selefist qe ne te vertet ato skan lidhje me selefizmin por ne Vehabizmin, ndosht kane gjetur ndonji argument shtese per kete, ose kane qellime tendencioze.


    Pyetjet e mia te cilat kerkojne pergjigje jane:

    - Cka asht Harami - definicioni i hramit,
    - Mevludi a asht i lejuar apo i ndaluar de cilet jane argumentet per kete,
    - Nese eshte i lejuar ne cilen dispozite bjen kjo ceremoni ?
    - Cilet jane mendimete dijetarve islam neper shekuj rreth mevludit ?

    Shpresoj biseda te jete e argumentuar pa tendenca.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-04-2006
    Postime
    18
    Sherif Ahmeti

    Sipas mendimit të disa individëve që i takojnë grupit të ashtuquajtur “selefijjun”, siç është edhe drejtimi “Vehabij”, mevludi respektivisht, tubimi i njerëzve për të lexuar mevlud duke menduar se me atë arrihet ndonjë thevab - shpërblim është bid’at i përbuzur. Sipas tyre, tubimet e tilla për të dëgjuar ndonjë kaside, salavate, apo për të lexuar ndonjë ashere nga Kur’ani, janë risi bid’ate të këqija, andaj duhet larguar dhe braktisur ato.
    Sa është i drejtë dhe me vend ky konstatim i tyre? Sa është i lavdishëm ose i përbuzur organizimi i tubimeve për këtë qëllim? Me këtë organizim a fitohet ndonjë e mirë - thevab ose jo? Lidhur me këtë pëgjigjen dijetarët më eminentë të botës islame!

    Së pari po e sjel1ë përgjigjen që e dha Hafidh Xhelaludin Abdurahman bin Ebi Bekr es-Sujuti Iidhur me mevludin. Në veprën e tij “El-Havilu li’l-Fetava” ai thotë: “Thelbi i punës rreth mevludit, siç është: tubimi i njerëzve, lexim i pjesëve të Kur’anit, rrëfim i ngjarjeve dhe i ndodhive para, gjatë dhe pas lindjes së Pejgamberit të mbështetiira në fakte, shtruarja e sofrës, ngrënia dhe shpërndarja e njerëzve nga ai tubim pa shtuar diçka tjetër, është bid’ati hasene dhe organizuesi i tij shpërblehet me thevab, ngase me të i bëhet respekti auto-ritetit të Pejgamberit dhe shprehet kënaqësi e gëzim për 1indjen e tij të famshme”.
    Kjo është përgjigja dhe fetvaja e Sujutiut rreth mevludit. Madje, në veprën e tij “el-Havi” shënon: “Mbreti i Irbilit, Muzafer Ebu Seid sundimtar i lavdishëm, i devotshëm dhe bujar, ishte i pari që e filloi organizimin e manifestimit për ditëlindjen e Pejgamberit. E për hir të madhështisë së këtij manifestimi Ebu’I-Hatab ibni Dihje e thuri një vepër në vargje mbi 1indjen e Muhammedi dhe e quajti ”Ndriçim mbi lindjen e më të Gëzuarit..”. Sipas Ibni Hal-likan-it, Ebul Hatabi ishte një nga dijetarët e dalluar dhe autoritativë.
    Sujutiu na sjellë edhe vërejten e Taxhudin Ymer Fakihaniut dhe përgjigjen që ia kushton vërejtjes së tij. Taxhudin Fakihaniu ishte një nga malikijët e fundit, i cili e shkroi veprën “El- Mevridu 1i’1- kelam ala amel’il-mevlid”, në të cilën pos tjerash thotë: “Unë nuk di se për mevlud ka bazë në Kur’an apo në sunnet Nuk është përcjellur se dikush prej dijetarëve që ishin shembull në fe dhe që i përmbaheshin traditave të të parëve kanë bërë diçka kështu. Pra, ky është bid’at i shpikur prej grykësve për t’u ushqyer. Këtë nga fakti se kur shqyrtojmë pesë dispozitat e sheriatit themi do të jetë: vaxhib, mendub, mubah, mekruh ose haram. E s’ka dyshim se nuk është vaxhib. Nuk është as mendub, sepse mendub është ajo që e kërkon sheriati, por pa qortim për moskryerje. E këtë nuk e kërkoi sheriati. Për sa di unë, nuk e bënë sahabët as tabiinët. Kjo është përgjigja ime para Zotit, nëse do të pyetem. Nuk është as mubah, sepse sipas ixhmait të muslimanëve risia në fe (bid’at) nuk mund të jetë mubah. Nuk mbetet tjetër vetëm se të jetë mekruh ose haram. E kjo varet nga organizimi që mund të jetë: nëse njeriu e bën këtë për familjen e vet duke mos tubuar njerëz për ngrënie e të tjera, është bid’at mekruh, e nëse e bën për një rreth më të gjërë, shtron sofra të ushqimit, e posaçërisht, nëse aty sjell edhe muzikë, përzihen meshkuj e femra të shfrenuara, pa kurrfarë dyshimi është haram…”
    Në këto konstatime të Fakihaniut, imami Sujuti përgjigjet: “Thënia e Fakihaniut se: nuk di ndonjë bazë për mevlud as në Kur’an e as në sunnet, nuk paraqet kurrfarë fakti sepse, mosdija nuk do të thotë mosekzistim i bazës”.
    Fakihaniu: “E shpikën grykësit për të ngrënë, e jo dijetarët”.
    Sujutiu: “E shpiku një sundimtar i drejtë dhe fetar ndërkaq, e prezentuan dijetarë të devotshëm. Dihje i thuri vargjet. Të gjithë ata pra, ishin dijetarë të devotshëm, e pëiqyen, e vërtetuan dhe nuk e urrejtën!” Fakihaniu: “Nuk është mendub pasi që, nuk e kërkoi sheriati”.
    Sujutiu: “Kërkesa e sheriatit ndonjëherë është me tekst (en-nassu) e ndonjëherë me kijas - analogji. Sipas ana-logjisë bid’atet mund të jenë: vaxhib, haram, mendub, mekruh, mubah. Këtë mund ta kuptojmë kur parashtrojmë bid’atin përbri rregullave të sheriatit. Nëse bën pjesë në rregullat e vaxhibit ai është vaxhib, e kështu me radhë edhe në të tjerat. Imami Shafiu thotë: “Çka është kundër Kur’anit, sunnetit dhe ixhmait është bid’at i keq, është haram, e çka sjellë dobi është bid’at i mirë, nuk është i përbuzur”. Në këtë nuk ka kundërthënie. E ky nuk është kundër Kur’anit, sunnetit as ixhmait dhe si i tillë është bid’at i mirë”.
    Fakihaniu “Nuk është mubah, sepse risia në fe nuk mund të jetë mubah”.
    Sujutiu “Është tezë e papranueshme, sepse risitë nuk janë të kufizuara vetëm në haram e mekruh. Përkundrazi, ato munden të jenë edhe mendub e edhe vaxhib. Neveviu thotë: “Bid’at në sheriat është një shpikje që s’ka qenë në kohën e Pejgamberit, e ai mund të jetë i mirë ose i keq”!
    Fakihaniu: “Nuk duhet shtruar sofër për ngrënie…”.
    Sujutiu: “Shtruarja e sofrës së ushqimit konsiderohet bujari, e bujaria është virtyt i porositur!”
    Fakihaniu: “Po sjellja e muzikës dhe përzierja e meshkujve me femra?”
    Sujutiu: “S’ka dyshim se një punë e tillë është haram, por ai haram vjen nga ato sende, që janë të ndaluara, e jo nga vetë baza e tubimit për mevlud. Baza, pra, është e shëndoshë, e bishtërimet janë të ndaluara. Nëse tubimit për namazin e xhumasë i përbishtrohen sende të këqija nuk mund të thuhet se tubimi për xhuma është haram, por përbishtrimet janë haram. E kështu është puna edhe me mevlud!”
    Këto ishin përgjigjet e Sujutiut në vërejtjet e Fakihaniut.
    Ibni Haxheri e gjen një bazë edhe në sunnet për mevludin, për të ci1in thotë: “Pejgamberi vjen në Medine dhe i gjen jehudët, që po agjëronin ditën Ashuraë”. Kur i pyeti ata i thanë: “Është ajo ditë kur Zoti e fundosi faraonin dhe e shpëtoi Musanë, e ne agjërojmë në shenjë falënderimi ndaj Zotit të madhërishëm” (Sahihajn). Nga kjo kuptohet puna e falënderimit ndaj Allahut për hirë të ndonjë të mire që na e sjellë ose për largimin e ndonjë të keqeje duke përsëritur atë për çdo vit. Falënderimi i shprehet Zotit me Iloj-lloj adhurimesh siç janë: agjërimi, namazi, sadaka, leximi i Kur’anit etj. Atëherë, a ka mirësi më të mirë e më të madhe se shfaqja, lindja e këtij Pejgamberi që është mëshirë jo vetëm për muslimanët, vetëm për njerëzit, por edhe për të gjitha krijesat në ekzistencë.
    Derisa edhe vetë Pejgamberi e agjëroi atë ditë në shenjë falënderimi ndaj Zotit që e shpëtoi Musanë, a mos t’i bëhet falënderim Zotit për lindjen e Muhammedit, me anën e të cilit e shpëtoi njerëzimin nga errësira, injoranca, mizoria, armiqësia në këtë jetë e do t’i shpëtojë edhe në ditën e gjykimit të gjithë ata që i besuan?
    Ky është një argument i fortë për tubimin në mevlude duke u mbështetur në kijasin, i cili në këtë rast kuptohet nga vetë puna e Pejgamberit, e puna e tij është sunnet për ne. Pra, ai falënderoi Zotin për shpëtimin e Musasë, e ne kemi për detyrë të falënderojmë për dërgimin e Muhammedit. Ky fakt nuk mund të mohohet ngase i njëjti qëllim është në të dy rastet.
    Si bazë tjetër për mevludin është edhe kjo: “Theri kurban (akika) për vetveten pas pejgamberllëkut”, e dihet se atë detyrë e pat kryer gjyshi i tij në ditën e shtatë të lindjes së Muhammedit. Ajo detyrë nuk do të duhej përsëritur sikur të mos ishte për qëllim falënderimi ndaj Zotit, që e bëri mëshirë për botën. Ky është pra, edhe një sinjal për ne se duhet përkujtuar dhe shprehur falënderim për ditëlindjen e tij.
    Është thënë prej Pejgamberit se Ebu Lehebit do t’i lehtësohet ndëshkimi (adhabi) për çdo të hënë ngase qe gëzuar për lindjen e Muhammedit dhe në shenjë gëzimi e pat liruar nga robëria shërbetoren Thuveibe.
    Sipas mendimit të Sujutiut përkujtimi i ditëlindjes së Muhammedit është i argumentuar me: sunnet, ixhma dhe kijas. Të gjithë muslimanët në botë e festojnë ditëlindjen e tij. E festoi edhe vetë Pejgamberi ngase agjëronte ditën e hënë dhe të enjte e kur e pyetën pse agjëron të hënën, ai u përgjegj: “Të hënën linda, të hënën më erdhi shpallja, të hënën bëra hixhretin”.
    S’ka dyshim se tubimi për mevlud duhet të jetë i kufizuar në ato punë, që janë falënderim i vërtetë dhe i sinqertë ndaj Zotit xh.sh., përkujtim i shëmbëlltyrës së Muhammedit, që e praktikonte në të gjitha poret e jetës, përkujtim i këshillave nga Kur’ani, të cilat përforcojnë besimin dhe nxisin në punë të mira duke lexuar ndonjë pjesë nga ai, këndim i kasideve që nxisin edhe më shumë dashuri ndaj Pejgamberit dhe përkujtojnë jetën e ardhshme, shpërndarja e ndonjë sadake në të mirë të bashkësisë islame e edhe ndonjë ushqim për familje dhe për miq. Çdo gjë që shpreh gëzim e hare, për Pejgamberin, është punë e lejuar, ndërsa duhet ruajtur prej haramit dhe punëve tjera që nuk përputhen me normat e sheriatit.
    Nuk duhet të harrojmë se përkujtimet për ditëlindjen e Muhammedit duhet të jenë nga dashuria shpirtërore e besimtarit, të cilën e ndien në shpirtin e vet. Kështu është ngase as besimi i besimtarit nuk është i vlefshëm te Zoti pa dashuri ndaj Pejgamberit të Tij. Mirëpo, duhet ditur se vetëm këto manifestime nuk mjaftojnë për shprehjen e dashurisë ndaj tij. Nuk mjafton si shprehje e dashurisë ndaj Muhammedit a.s. vetëm tubimi për mevlud, leximi i disa ashereve, këndimi i disa kasideve, me të cilat lavdërohet ai, shtruarja e sofrave etj.. Dashuria e sinqertë dhe e vërtetë ndaj tij është: zbatimi i sunneteve që na i la ai; orientim i jetës dhe i sjelljeve sipas udhëzimeve, që na i porositi ai; ndjekje e rrugës së tij ashtu sikurse e ndoqën dhe e praktikuan as’habët e tij; njohja sa më e thellë e jetës dhe e sjelljeve të tij në raste të ndryshme, në familje, në ibadete etj.. Nëse tubimet e tilla luanjë këtë rol atëherë, ato janë të mira dhe shumë të nevojshme, e nëse në ato tubime lexohen vetëm vargjet e njëjta që i përktheu në gjuhën shqipe Tahir ef. e që gati janë bërë si “tabu” atëherë, nuk është arritur ajo që është kërkuar për të shprehur dashurinë ndaj Muhainmedit a.s.. Në tubimet e tilla duhet të jetë për qëllim lartësimi i vlerës së shehadetit - besimit, të cilin na e mësoi Muharnmedi a.s. me anën e shpalljes që ia kumtoi Zoti i Madhëruar, sepse ne nuk kemi gjuhë as nuk jemi të zotët ta lavdërojmë Pejgamberin, edhe nëse përpiqemi me të gjitha fuqitë tona, pas lavdërimit që i bëri Zoti i Mëshirshëm kur tha: «Lart ta ngritëm zërin (përkujtimin) tënd (Muhammed)». Detyrë e jona është ta përkujtojmë Pejgamberin tonë, ashtu që të na bëhet shembull në çdo moment të jetës, veprim dhe sjellje tonën. Nëse për këtë qëllim organizohen tubimet, atëherë vjen në shprehje thënia e Pejgamberit: “Çka vlerësojnë si të mirë muslimanët edhe te Zoii është mirë”. “Dora e Zotit është me xhematë, e kush ndahet, ndahet në Xhehennem”. “Zoti nuk i lejon muslimanët të bien në ujdi për një punë që është e gabueshme”.
    Kur qëllirni i organizimit për përkujtimin e ditëlindjes së Muhammedit është ky që u përmend, atëherë nuk iu duhet vënë veshi fjalëve të vëllezërve vehabijë e selefijjë, të cilët as nuk u bashkohen muslimanëve të botës në këso manifestimesh e as nuk pajtohen me qëndrimet e tyre. Prej tyre duhet kërkuar që të ndalin gjuhën dhe t’i lënë thashethëniet, pse siç përmendëm, është rrezik i madh ndarja prej xhematit islam, e këtu është fjala për xhematin botëror islam.
    Qëllimi i të gjithë muslimanëve në organizimin e manifestimeve të tilla është të arrihet një pikë mëshirë nga Mëshiruesi i pakufishëm në atë ditë kur do të jemi më të nevojshëm dhe kur do t’i lejohet shefaati këtij Pejgamberi të lavdishëm, për të cilin organizojmë tubime në shenjë gëzimi dhe përpiqemi të shprehim dashuri të sinqertë ndaj tij.

Tema të Ngjashme

  1. Fenomeni i shpifjeve rreth shumësisë së bashkëshortëve të Pejgamberit a.s.
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 13:12
  2. Hytbe
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 18:40
  3. Feja Islame pervec Kuranit!(Sahihu Buhari)
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:19
  4. Libri rijadus salihin
    Nga useid në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 12:51
  5. Zgjidhja e krizes shqiptare
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-04-2002, 06:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •