Shqipëria në janar 2009 aplikon zyrtarisht si kandidate me të drejta të plota në BE
12-12-2008 / Gazeta 55
Republika e Shqipërisë aplikon si vend kandidat për anëtarësim me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, në muajin janar të vitit të ardhshëm.
Këtë e konfirmoi para pak çastesh kryeministri i vendit Sali Berisha, duke i dhënë fund hezitimeve të shprehura dhe nga zyrtarë të lartë dhe ministra të kabinetit qeveritar që ai drejton.
Berisha e bëri këtë pohim sonte për herë të parë, nga Pallati i Kongreseve ku momentalisht po mban një fjalim që mbajti me rastin e 18-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, forca kryesore e mazhorancës aktuale qeverisëse.
Berisha deklaroi se autoritetet shqiptare angazhohen që pas kërkesës për pranim në BE që do t’i dorëzojnë muajin e ardhshëm Brukselit, do të bëjnë “gjithçka për të arritur pikësynimin primar të Shqipërisë dhe shqiptarëve”.
55
Krijoni Kontakt