Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Gere i përkushtuar ndaj familjes: Nuk ndihem më ‘djalosh’

    "Nuk dua më filma që të më çojnë shumë larg. Sepse të premten dhe të shtunën më duhet të stërvis skuadrën e basketbollit të djalit tim Homer"- thote aktori

    Richard Gere nuk ndihet më një djalosh. Madje nuk e gjen mw veten nw rolet e meshkujve joshws. “Kam provuar të sillem si djalosh, por është e pamundur; tani më mungojnë shumë gjëra. E kam kuptuar edhe vetë”- ka deklaruar aktori për të përjavshmen 'Donna Moderna'. Ai pranon se tani ndihet shumë më mirë në rolin e babait.

    I martuar me Carey Lowell, Gere tregon një lidhje të fortë me familjen. “Vitin e fundit kamë punuar shumë jashtë shtëpisë. Ka qenë një lodhje fizike dhe psikologjike. Kështu, tashmë, çdo herë që pranoj një punë, më parë e diskutoj me familjen. Nuk dua më filma që të më çojnë shumë larg. Sepse të premten dhe të shtunën më duhet të stërvis skuadrën e basketbollit të djalit tim Homer"- ka rrëfyer ai.

    Dashuria ka qenë gjithnjë një konstante në filmat e tij; nga 'American Gigolò' te 'Pretty Woman', e deri në punën e fundit 'Come un uragano', që del në 19 dhjetor.

    Në film Gere interpreton rolin e një kirurgu plastik të njohur, në krizë, i cili në kohën që rri i strehuar në një hotel për të zgjidhur një problem gjen dashurinë:

    “Jeta ka gjithnjë një shans të dytë; nëse nuk do të ishte kjo, atëherë do të ishte një katastrofë. Secili prej nesh, edhe kur bën një zgjedhje që duket përfundimtare, ka mundësi që të ndërrojë rrugë”- e mbyll rrëfimin e tij aktori.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    e besoj qe nuk ndihet me djalosh, jo per gje por nuk eshte
    La vita è bella...

Tema të Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Kumanova, informacione të përgjithshme
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  3. Mbidoza e modernizmit të familjes
    Nga Cimo në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2007, 18:19
  4. Simboli heraldik i familjes dhe pinjollëve Bua
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2006, 01:17
  5. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •