Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Ri-Shfaqja e Fantazmes se Vjeter

    TemA

    Metamorfoza e komunizmit shqiptar
    Nga Besnik Gjongecaj

    Megjithėse Shqipėria pėrjetoi sistemin komunist si shtypjen pothuajse mė tė rėndė dhe mė kriminale nė krahasim me ēdo vend tjetėr brenda gjeografisė tė pėrhapjes sė tij, ajo po pėrjeton edhe dilemėn mė tė gjatė dhe mė kontroverse nė procesin e shkėputjes pėrfundimtare nga ky sistem. Aq sa tė duket qė ėshtė mėsuar aq shumė me tė keqen, sa vetėm shkėputja ndaj saj po kėrkon energji mė tė mėdha se vetė ndėrtimi i sistemit tė ri demokratik qė vjen pas shembjes sė njė sistemi komunist. Po krijohet bindja se thyerja e lidhjeve tė vjetra, e marrėdhėnieve tė krijuara brenda njė sistemi totalitar, e miteve, ndryshimi i lėndės dhe njerėzve si pjesė e sistemit tė sė keqes, po kėrkon shumė mė tepėr mund, vuajtje, sakrificė, se vetė ndėrtimi i sistemit tė ri. Ėshtė njė gravitacion pothuajse torturues, qė e mban kėtė vend tė lidhur me tė shkuarėn, qė nuk e lė tė shkėputet prej saj, qė e sjell atė rrotull nė orbitėn torturuese tė njė tranzicioni tė pėshtirė. Kjo vėrdallisje e gjatė rreth sė keqes dhe pa u shkėputur dot prej saj, ėshtė edhe sot diēka qė ndodh jashtė vetėdijes, madje edhe jashtė imagjinatės, aq mė shumė kur kujton sesa thellė kishte shkuar thika nė kockė tė njerėzve, kur kujton entuziazmin e tyre, ndėrsa tėrhiqnin bustet mbi pllakat e thyera tė shesheve. Tė pakta kanė qenė vendet qė kanė pėrjetuar njė dhimbje mė tė madhe nė komunizėm dhe akoma mė tė paktė popujt qė u gėzuan aq shumė, kur menduan se erdhi fundi i tij.

    Tani nuk jemi mė as tė krahasueshėm me tė paktėt. Tani jemi tė vetėm. Nė dilemė dosjesh, deklarim krimesh, nė dilemėn e dekomunistizimit tė shoqėrisė. Ta dekomunistizojmė apo jo Shqipėrinė. Ta shkundim, ta hedhim tej tė keqen apo ta mbartim atė me vete, kudo qė tė shkojmė. Tė pakrahasueshėm dhe nė njė orbitė rreth sė cilės vėrdallosemi prej pothuajse dy dekadash, atje ku mund tė vijmė vėrdallė edhe pėr shumė kohė. Paradoksalisht, jo pėr shkak tė mos hapjes sė dosjeve. Jo pėr shkak tė mosdėnimit tė krimeve dhe kriminelėve tė sė shkuarės. Jo sepse kemi mbartur dhe mbartim akoma ndėrgjegjen e rėnduar, tė papastruar akoma nga faji i krimeve tė kryera, dhe jo vetėm nga xhelatėt, por edhe nga ai krim latent, pėrfshirės, kur shihnim tjetrin tek e internonin, tek e pushkatonim dhe nuk flisnim, heshtnim, viheshim nė rresht dhe vazhdonim po nė heshtje tė prisnim radhėn tonė. Pra, jo vetėm pėr shkaqe morale.

    Morali i pastrimit tė shpirtit nga krimet e komunizmit apo edhe moslejimi i disave tė marrin poste drejtuese nė shoqėri, s’ėshtė gjė tjetėr vetėm njė gjest simbolik. Ėshtė vetėm ajo qė duket, njė e shtata apo njė e teta, si te ajsbergu. Tjetra dhe kryesorja, pjesa materiale, ajo qė vėrtet nuk na lė tė shkėputemi nga sistemi komunist, ajo qė na mban nė orbitėn rreth tė shkuarės, qė nuk na lė tė dekomunistizohemi si shoqėri, ėshtė pjesa qė nuk pėrmendet, ėshtė pjesa qė fshihet me kujdes. Ėshtė mbartja e sė gjithė tė keqes, jo vetėm e simboleve tė saj. Tė keqen siē e kemi patur, por vetėm tė liruar nga pjesa e dukshme kriminale.

    Sistemi komunist nuk ėshtė mė sot si njė i tėrė, siē ishte. Ai ėshtė i transformuar, por duke ruajtur nė thelb marrėdhėniet e dikurshme. Sot ka ekonomi tregu, por monopolet janė tė vendosura mbi konkurrencėn; sot ke fjalėn e lirė, por, kur e aplikon, tė heqin nga puna; sot ka pluralizėm, por pushtetet, e tė gjitha llojeve, janė akumuluar me kujdes gjatė viteve rreth pinjollėve tė familjeve tė mėdha komuniste ose po akumulohen rreth milionerėve tė rinj, tė paskrupullt; sot je i lirė pėr tė konkurruar, por nė kushte tė pabarabarta; sot je i lirė pėr tė konkurruar nė politikė, por vetėm nėse tė emėron kryetari i partisė; sot universitetet bėjnė zgjedhje, por ato janė tė skllavėruara mė shumė se kurrė; sot ka rritje ekonomike, por Shqipėria nuk zhvillohet pėr shkak tė korrupsionit; sot nuk tė burgos njeri, nėse shkel kufijtė, por pėrsėri ato nuk i shkel si njeri i lirė, por si qen, fshehtas; sot nuk tė vrasin, internojnė, por ka familje dhe fėmijė qė vuajnė, madje edhe vdesin nga uria, ndėrsa shteti nuk e kthen as kokėn.

    Nė thelb, pra, sistemi komunist nė Shqipėri ka pėsuar metamorfozė, nuk ėshtė shkatėrruar ose ē’ėshtė mė e keqja, nuk po shkatėrrohet. Si nė ēdo metamorfozė, thelbi i tė mėparshmes mbetet edhe te ajo qė krijohet e re, sado tė pangjashme tė jetė dukja midis tė dyjave. Sistemi i sotėm ka efektivitet tė ulėt, d.m.th., rendiment tė ulėt dhe nuk nxit konkurrim, d.m.th., nuk krijon kushte tė barabarta pjesėmarrjeje nė tė. Prandaj dėshtoi komunizmi nė botė nė raport me sistemin tjetėr, sistemin kapitalist, pra nė raport me tregun e lirė dhe shoqėrinė pluraliste. Ekzaktėsisht pėr kėto dy arsye.

    . . .

    Tė drejtosh ka dy mėnyra. Tė drejtosh duke “menaxhuar”, d.m.th., tė merresh me problemet e ditės dhe t’i zgjidhėsh ato sipas disa parimeve strikte teknike, ose tė drejtosh me anė tė “lidershipit”, d.m.th., tė zgjidhėsh problemet e ditės nė pėrputhje me njė plan zhvillimi afatgjatė, duke ndėrtuar gradualisht njė tė ardhme tė paramenduar. Pra, lidership ėshtė menaxhim plus, dhe si i tillė, meqė lidh tė tashmen me tė ardhmen, ėshtė edhe drejtim politik, jo-strikt teknik. Prandaj, kur flitet pėr politikė, gjithmonė thuhet qė vendi ka nevojė pėr lidership dhe jo pėr menaxhim.

    Shqipėria nuk ka patur asnjėherė njė klasė politike qė tė mund tė drejtonte vendin nė mėnyrė tė tillė, qė problemet e tė sotmes tė zgjidheshin nė pėrputhje me njė plan afatgjatė. Pra, Shqipėria nuk ėshtė drejtuar kurrė nėpėrmjet njė lidershipi. Kjo ėshtė aq e vėrtetė, saqė akoma edhe sot klasa politike nuk e kupton se nė njė sektor tė caktuar duhet nė fillim tė ndėrtosh planin afatgjatė tė zhvillimit tė tij, ta miratosh nė parlament me njė bazė votuese sa mė tė gjerė dhe pastaj tė formulosh ligjet qė rregullojnė anė tė ndryshme tė zhvillimit tė kėtij sektori. Baza e gjerė e votimit nė parlament siguron vazhdimėsinė e zhvillimit tė sektorit, sepse partia nė opozitė qė merr tė nesėrmen pushtetin nuk mund ta ndryshojė kėtė plan, pra eliminohet efekti “Penelopė” dhe nga ana tjetėr, kur hartohet mė pas planit strategjik, ligji ėshtė nė pėrputhje apo nė harmoni edhe me ligjet e tjera qė parashikohen tė rregullojnė marrėdhėniet nė kėtė sektor. Planet strategjikė, edhe nėse janė formuluar, kanė pasuar ligjet dhe nuk i kanė paraprirė atyre. Kėshtu ka ndodhur nė arsim, shėndetėsi, kėshtu ka ndodhur kudo. Prandaj ligjet janė ndėrtuar me shpejtėsi, jo nė harmoni me njėri-tjetrin dhe me planin e zhvillimit strategjik.

    Kjo ka ēuar nė situatėn nė tė cilėn rutina ka zėvendėsuar misionin, tė ardhmen. Dhe, meqenėse ka ndodhur nė ēdo sektor tė shoqėrisė shqiptare, atėherė asnjė nuk mund tė thotė nė Shqipėri qė synimi i qeverisjes, dhe sidomos, pėr shkak tė natyrės sė saj, synimi i qeverisjes sė PD apo synimi i qeverisjes sė djathtė, ka qenė shkatėrrimi i sistemit tė vjetėr komunist dhe ndėrtimi i sistemit demokratik. Zėvendėsimi i misionit afatgjatė me rutinėn nuk e ka lejuar kėtė gjė.

    Nė Shqipėri ėshtė menaxhuar, thjesht. Nuk ėshtė drejtuar nėpėrmjet lidershipit. Prandaj edhe qeverisja ka pas motive politike afatshkurtra dhe tė lidhura me interesa tė momentit, partiake dhe personale, dhe jo motive politike afatgjata, qė nė pėrgjithėsi nuk mund tė ndėrtohen mbi interesa partiake apo personale, por mbi interesa tė zhvillimit tė vendit. Sistemi universitar, pėr shembull, ekziston nėpėrmjet marrėdhėniesh tė njėjta qė kanė ekzistuar para viteve ‘90, veēanėrisht nė raportet e tij me qeverinė. Pra, nė kėtė pikėpamje, marrėdhėniet e vjetra tė sistemit komunist nė kėtė sistem janė ruajtur, nuk janė shkatėrruar dhe nėpėrmjet tyre rregullohet edhe jeta universitare sot. Po pėrmes kėtyre marrėdhėnieve ekziston edhe sistemi shėndetėsor dhe e gjithė prapambetja e kėtij sistemi shpjegohet me ekzistencėn e marrėdhėnieve tė vjetra, tė ruajtura nga shoqėria ish komuniste. Kėshtu shpjegohet gjendja edhe nė shumė sektorė tė tjerė tė zhvillimit ekonomik dhe shoqėror tė vendit, qė sigurisht nuk kanė mundur tė mos kenė edhe efektin e tyre nė nivelin e ulėt institucional dhe demokratik tė vetė politikės dhe institucioneve politike nė Shqipėri. Alibia qė mundohet tė krijojė politika, dhe veēanėrisht drejtues tė PD, se zhvillimi strategjik nuk synon dekomunistizimin e vendit dhe mbi kėtė bazė ndėrtimin e sistemit tė ri demokratik, por hyrjen nė Evropė, ėshtė thjesht njė tentativė pėr tė fshehur marrėdhėnien shkak-pasojė brenda procesit tė zhvillimit tė Shqipėrisė dhe zėvendėsimin e saj me njė lidhje tjetėr, jo tė brendshme, jo esenciale, statistikore.

    Analiza e vėrtetė e procesit tė zhvillimit nė Shqipėri dhe jo ajo fiktive, tė ēon nė konkluzionin qė Shqipėria duhet tė kishte njė lidership qė do ta drejtonte vendin drejt dekomunistizimit tė tij jo vetėm duke pastruar shpirtin dhe riaftėsuar viktimat sa tė ishte e mundur, por edhe duke shkatėrruar me shpejtėsi marrėdhėniet e vjetra tė sistemit komunist dhe boshllėkun e krijuar ta mbushte me marrėdhėniet e reja tė njė sistemi demokratik, tė cilat do tė prodhoheshin nga reforma me synime afatgjata. Sistemi i ri demokratik vjen, sigurisht, si pasojė e reformave, por pasi ėshtė plotėsuar kushti i shkatėrrimit tė sistemit tė vjetėr dhe pastrimi shpirtėror i shoqėrisė. Mosplotėsimi i kėtij kushti, i kėsaj lidhjeje shkak-pasojė, na detyron tė vijmė sot vėrdallė, nė njė orbitė tė vdekur, prej sė cilės nuk mund tė na nxjerrė slogani i hyrjes nė Evropė. Sepse akoma nuk kemi shkatėrruar marrėdhėniet e vjetra, por i kemi mbartur ato.

    Kemi mbartur tė keqen, dhe nėn barrėn e saj, pra pa shkatėrruar sistemin e vjetėr, nė tė njėjtėn hapėsirė, mundohemi tė ndėrtojmė sistemin e ri, ēka pothuajse e bėn tė pamundur misionin. Prandaj edhe pastrimi shpirtėror, hapja e dosjeve, pastrimi i figurave, shpėrblimi i tė pėrndjekurve, janė thjesht tė pamundura, janė thjesht tė vendosura jashtė kohės dhe hapėsirės. Askush nuk mund tė gėzonte apo tė ndjente vlerėn morale tė pastrimit shpirtėror tė shoqėrisė ndėrsa ruhet materia e vjetėr, e rėndė, e pakallur, e sistemit komunist nė Shqipėri.
    . . .

    Para disa kohėsh, me kėrkesėn e njė eksperti tė huaj qė interesohej pėr tė njohur sistemin e arsimimit profesional nė Shqipėri, u mundova tė bija nė kontakt me specialistė nė Ministrinė e Arsimit. Mė kishte tėrhequr veēanėrisht eksperienca brilante e kėtij eksperti nga Anglia dhe dėshira e tij e mirė pėr tė ndėrtuar njė program pėr Shqipėrinė nė kėtė fushė. Me gjithė pėrpjekjet e mija, pothuajse ishte e pamundur tė rregulloja njė takim sado tė shkurtėr me ndonjė specialist nė kėtė ministri. Nga ana tjetėr e telefonit bėnin sikur nuk kuptonin asgjė, posa dėgjonin kush isha. Telefoni mbyllej me njė “mė falni, nuk mundem, nuk kam kohė”, apo njė gjė e tillė. E kuptova qė isha njeriu i padėshiruar pėr tė vizituar ministrinė, sepse kisha kohė qė kritikoja politikėn qė ndiqte kjo ministri nė arsimin e lartė. Sigurisht, nuk kishte njė urdhėr pėr tė mos mė takuar. Por ishte mė zi, mė keq se tė kishte njė tė tillė. Kishte frikė, frikė se po tė mė takonin, do ta merrte vesh tė paktėn zv. ministrja, dhe pastaj kushedi se ku do tė pėrfundonin, ē’ndėshkim do tė merrnin prej saj.

    Rishfaqja e frikės sė vjetėr tė ndėshkimit pėr shkak se mund tė flisje me dikė qė ėshtė kundėr politikės zyrtare. Rishfaqja, nė thelb, e fantazmės sė vjetėr, qė vjen nga errėsira e shoqėrisė komuniste. Qė nuk ėshtė vrarė, qė vjen rrotull, duke tundur kokėn kėrcėnueshėm pėr tė treguar qė jam kėtu, ndėrkohė qė nė parlament bėrtasin pėr dekomunistizimin e Shqipėrisė

  2. #2
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    boll se ne merzitet me komunizmin. Ja tani e ka Sala juaj pushtetin, ca po ben ai? Njerez re fiksuar , jeni ju kelyshet e vertete te komunizmit qe keni qene te paret qe keni dale neper paradat e 1 majit e qe tani shtireni se keni vujt! I gjithe populli ka vuajtur...te gjithe s'kane pas portokalle per vit te ri dhe e ndanin gjalpin me racione..so what? Go get e life.
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  3. #3
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Sa po me pelqeka kjo goca!

Tema tė Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •