Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Nano-Berisha, misteret e Triestes

    Te henen ne mbremje, nje nder momentet me interesante te emisionit “Shqip” te gazetares Rudina Xhunga, ishte edhe finalja e emisionit.

    Pyetja e fundit e marre nga auditori ishte ajo e nje emigranti shqiptar ne Itali, qe krijoi surprizen.

    “Une jam Ylli Asa, jam emigrant ne Itali. Kam sjelle ketu nje foto per nje takim te shumeperfolur te 92-shit, pasi kam qene koordinatori i nje takimi Berisha-Nano-Meksi ne Itali. Besoj se momente te tilla i duhen politikes shqiptare”, ka treguar emigranti.

    Por a i duhen vertet politikes momente si ky? Fotot ne fjale jane shkrepur gjate takimit te shumeperfolur te Triestes ne shkurt te 92-shit, kur Nano dhe Berisha trokitnin gotat ne kulm te fushates elektorale per zgjedhjet e 31 marsit.

    Qe atehere, eshte folur shume per nje marreveshje per ndarjen e pushtetit. Ne nje fare menyre, zgjedhjet e 22 marsit 1992 mbahen si me te lirat te organizuara deri me sot, sepse Partia Socialiste ne fakt, qe doli e humbur nga keto zgjedhje, nuk i kontestoi ato per asnje sekonde.

    Takimi u vesh me nje tis misteri, sepse asnje nga protagonistet deri me sot, Nano, Berisha dhe Meksi nuk kane pranuar te flasin apo t’u pergjigjen pyetjeve per kete takim, gati duke vene ne dyshim edhe ekzistencen e tij.

    Ndoshta sepse, nese marreveshje ka pasur, dikush e ka shkelur ate hapur. Nuk mund te shpjegohet ndryshe fakti qe njeri prej protagonisteve te ketyre fotove u burgos prej tjetrit.

    Binom qe me marredhenien e vet konfliktuale, mbajti peng per kaq kohe politiken shqiptare. Por, personi qe i ka shkrepur keto foto, nje kujtim i tiji personal, mbron idene se asgje nuk ka ndodhur.

    “I kam ruajtur keto foto me fanatizem. Mi kane kerkuar disa here ne raste zgjedhjesh, kush e di perse do t’i perdornin”, ka shtuar emigranti Ylli Asa.

    Nje gje ka pasur. Nje takim mes dy lidereve, qe pak dite me pas, do te sulmonin njeri-tjetrin ashper nga tribunat e fushates elektorale.

    Zyrtarisht jo shkurti, por marsi 1992, do te mbahet mend si dita e nderrimit te pushteteve. Trieste do te harrohet, apo kujtohet vetem si nje album fotografish te padeshiruara.

    T-CH
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    enver hoxha i ka detyruar te takohen
    cne saliu me komunista ne takime????????????
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga goldian Lexo Postimin
    enver hoxha i ka detyruar te takohen
    cne saliu me komunista ne takime????????????
    Ashtu ishte njė muhabet.
    Sa i ka marrė malli pėr njėri tjetrin, nuk rrinė dot mor burr i dheut.
    Salia a tu vdek ka malli pėr "vllaun"
    Ku kuuuuuuuuuuu be Fatos shka m'ke ba!

    Edhe Fatos dermanit ju kėput xhani pėr njė ēikė Sali.
    Sali tė bėfsha gropėn, po pse moooo, kėshtu na ka mėsuar "babi" ne?



    Sali sekretari, bėn si disident tani, kur dihet publikisht se ai ishte b*yth e brekė me Antarėt e Byrosė
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Kur Hidheshin Themelet...

    Ish-kryeministri Aleksandėr Meksi, njė nga pjesėmarrėsit kryesorė tė takimit tė Triestes, tregon tė vėrtetėn e njė ngjarjeje aq shumė tė pėrfolur nė mjedisin e mediave dhe tė politikės shqiptare. Ai ka qenė i ftuar atje si njė nga figurat kryesore tė Partisė Demokratike dhe tregon tė gjithė atė qė u fol gjatė darkės miqėsore nė Trieste. Meksi, i cili ishte numri 2 i demokratėve nė atė kohė dhe pas fitoreve tė 1992 do tė bėhej Kryeministėr, shprehet se nė Trieste nuk ka pasur asnjė pazar politik apo ashtu siē ėshtė pėrfolur, marrėveshje mes Nanos dhe Berishės. Ishte njė darkė e thjeshtė, ku bisedat kanė pasur tema nga mė tė ndryshmet, por jo politike. Sipas tij, darka ka zgjatur deri nė ora 2 pas mesnate dhe tė gjithė janė sistemuar nė dhomat e hotelit ku ishin vendosur. Por, Meksi thekson se pėr kėtė takim nuk duhet tė flasin apo tė komentojnė pikėrisht njerėzit qė nuk kanė qenė atje, por vetė personazhet e takimit. Ai kėrkon qė edhe Berisha dhe Nano tė flasin pėr tė vėrtetėn e Triestes, pasi vetėm kėshtu mund tė zbardhet e vėrteta, mbi tė cilėn ėshtė abuzuar shumė kohėt e fundit. Meksi i jep njė rol qendror pėr vizitėn e delegacionit shqiptar atje, pikėrisht Mentor Ēokut, i cili ėshtė autori i fotove tė dala sė fundmi nė mediat shqiptare.
    Zoti Meksi, ju ishit njė nga pjesėmarrėsit e takimit tė Triestes nė 1992?
    Po. Nė Trieste organizohej njė kolokuium i sė majtės italiane. Aty ishin ftuar dy delegacione, unė me Berishėn dhe Nano. Sali Berisha mbajti njė fjalė atje. Atje kam njohur dhe Mentor Ēokun, ishte i Qendrės Kulturore Islamike nė Romė. Ai ishte ndėrmjetėsi dhe i interesuar pėr Shqipėrinė. U bėmė miq. Kam disa foto me tė edhe nė Shqipėri. Ai e ndihmonte vendin thjesht nga ndjenjat patriotike. E kam pritur edhe nė zyrėn time.
    Cila ėshtė e vėrteta e asaj darke, pėr tė cilėn ka dhe foto ku ju jeni sė bashku me kryetarin e PD-sė, Berisha dhe kryetarin e PS-sė dhe Kryeministrin e asaj, kohe Nano?
    Ka qenė njė darkė e zakonshme, ku ėshtė folur pėr plot gjėra tė tjera deri nė 2 pas mesnate. Aty ku ishim na servirėn makarona. Unė s’e di dhe nuk e besoj qė tė ketė pasur takim pas kėsaj ore. Pas pėrfundimit tė darkės u ngjitėm nė hotel, ishim gjithė bashkė. Pra, nuk kemi dėgjuar tė jetė bėrė bisedė apo pazare politike. E them me bindje se atje nuk ėshtė bėrė pazar. Nė Itali nuk bėhet pazar politik. Nė atė kohė nė Shqipėri ende nuk ishte krijuar profesioni i votavjedhėsit me letėr tė bėrė nė Dushk.
    Pse asnjė nga protagonistėt nuk ka folur pėr takimin?
    Kam pėrshtypjen se pėr kėtė takim duhet tė flasin vetėm protagonistėt e tj

    ....eshte e vertete qe ne ate kohe nuk ishte krijuar profesioni i vjedhjes se votave dhe i shume profesioneve te nderuarara qe e kane ndritur kete politike shqiptare..

    ..poe nje gje eshte e sigurte zoti Meksi,..atehere ne ate lloj darkash dhe bisedash misterioze si ne Trieste , tamam ne kohen e fuqishme te zgjedhjeve ..HIDHESHIN THEMELET E PUSHTETIT DEMOKRATIK.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Meksi: Takimi i Triestes, pse mbeti mister

    Kėndvėshtrimi i ish-kryeministrit pėr takimin e shumėpėrfolur midis Nanos dhe Berishės, mbrėmjen e 21 shkurtit 1992, nė Itali


    Njė nga pjesėtarėt e takimit tė famshėm tė Triestes, mė 21 shkurt tė vitit 1992, tregon disa nga detajet e atij evenimenti, pėr tė cilin opinioni publik ushqeu shumė legjenda por edhe debate. Ėshtė ish-kryeministri shqiptar, Aleksandėr Meksi, i cili nė njė intervistė pėr "Shqip" flet mbi takimin e famshėm, pas publikimit tė fotove tė rralla, njė ditė mė parė. Edhe pse nuk i kujtohen shumė gjėra, ish-kreu i qeverisė nga viti 1992-1997 tregon se ai takim ishte njė mbledhje njerėzore e kundėrshtarėve mė tė egėr politikė, qė ishte organizuar nga njė shqiptar i mirė, siē ishte profesor Mentor Ēoku. Meksi thekson se nė atė takim nuk janė bėrė pazare politike, duke hedhur poshtė thashethemet. Por ish-kryeministri pranon se ėshtė folur jo pak pėr politikėn, ngaqė ata nė radhė tė parė ishin aktorė tė rėndėsishėm tė politikės shqiptare tė asaj kohe. Nė intervistėn e tij pėr "Shqip", Meksi deklaron se "u bisedua nė pėrgjithėsi mbi gjendjen nė Shqipėri. Probleme qė kishin tė bėnin me vendin; gjendjen e Shqipėrisė; a do bėhet Shqipėria; sa kohė duhet etj.; por, z.Meksi, si njė politikan profesionist, normalisht duket se mban edhe gjėra pėr vete, si pėr takimin e Triestes, apo edhe pėr tė tjerė qė erdhėn mė pas, ku politikanėt ndėrkombėtarė kanė tentuar tė pajtonin aktorėt shqiptarė tė politikės. Ish-kryeministri Aleksandėr Meksi, pėrmend ish-kreun e socialistėve italianė, tė ndjerin Betino Kraksi, i cili inicioi njė takim mes Berishės, Meksit, Godos, por edhe me eksponentė tė Partisė Socialiste, qė ish-kryeministri nuk i pėrmend...

    Z.Meksi, ia kishit dhėnė dorėn ndonjėherė mė pėrpara Fatos Nanos?

    Besoj se po, pasi nė kohėn kur isha nėnkryetar Parlamenti, nė vitin 1991, ia kisha dhėnė dorėn jo vetėm Fatosit, si deputet, por tė gjithė deputetėve tė Partisė Socialiste.

    Kush ishte Fatos Nano nė atė kohė pėr ju?

    Fatos Nanon nė atė kohė e konsideronim Kryeministėr tė qeverisė komuniste, tė asaj postkomuniste - tė qeverisė sė stabilitetit tė vitit 1991 - dhe kishim bėrtitur shumė rrugėve pėr ta rrėzuar, gjė shumė normale nė Shqipėrinė e asaj kohe.

    Domethėnė, ishte armiku "par exelence"?

    Ishte kundėrshtari politik "par exelence", armiq kam pėrrallat e Enver Hoxhės, nuk besoj ato tė Fatosit. Ishte kundėrshtari qė duhej rrėzuar me grevat e minierave nė qershor, pėr tė mirėn e Shqipėrisė, ku unė kam marrė pjesė aktive. Mbetej kryetari i Partisė Socialiste, qė u krijua po nė qershor.

    Tė flasim pėr takimin nė fjalė. E dinit qė nė atė konferencė ku po shkonit qe i pranishėm edhe Fatos Nano? U takuat me tė gjatė udhėtimit?

    Nė atė kohė nuk kishin nisur ende sekretet. E dinim shumė mirė qė do tė bėnte edhe Fatos Nano pjesė nė delegacion. Me tė mbėrritur u takuam me Ylli Jasėn, tė cilin nuk e kam takuar mė qė atėherė, ndėrkohė qė me familjen e tij kam pasur njohje qė mė parė. Ndėrsa, Mentor Ēokun nuk e njihja, megjithėse kishte qenė shumė pranė rrethit tim familjar. Qė nga ai takim, krijuam njė miqėsi qė e ruajtėm gjatė gjithė kohės qė kam qenė Kryeministėr. E kam pritur edhe disa herė nė Kryeministri. Pėr sa i pėrket Fatos Nanos, nuk mė kujtohet nėse e takova gjatė rrugės. Por besoj se duhet tė jemi takuar nė avion, nė rast se kemi udhėtuar nė tė njėjtin aeroplan.

    Ėshtė pėrfolur shumė ai takim...

    Unė nuk shoh asgjė tė ēuditshme. Nė Shqipėri ata qė nuk dinė ē‘ka ndodhur, mund tė thonė ē‘tė duan. Unė kam pyetur disa prej njerėzve qė kanė folur pėr kėtė takim dhe kam marrė konfirmimin e asaj qė po them. Pyetjes sime se ē‘ėshtė thėnė gjatė atij takimi sekret, nuk kanė ditur t‘i japin asnjė pėrgjigje, mė kanė thėnė vetėm se nė atė takim duhet tė jetė bėrė ndonjė pazar. Nuk kishin mėsuar akoma se nė Itali diskutoheshin pazare financiare, investimesh, e jo pazare politike.

    Ēfarė lloj pazari u bė nė atė takim?

    Atje nuk u bė asnjė lloj pazari. U hėngėr, u pi, u diskutuan tema tė ndryshme dhe nė orėn 2 tė mėngjesit u ndamė pėr tė fjetur. Nuk besoj tė jetė bėrė ndonjė pazar pas orės 2, pasi siē mėsova mė vonė, Mentor Ēokun e kisha mė shumė mik unė, kėshtu qė do tė kisha marrė vesh ndonjė gjė nga takimet e mė pasme qė pata me tė. Pastaj, nuk besoj as tė kishte vende pėr pazare. Dihej qė Partisė Socialiste ia kishte marrė ferra uratėn, nuk kishte nevojė tė bėheshin pazare.

    Pėr disa ka qenė e ēuditshme kjo darkė e pėrbashkėt nė njė ēast kur raportet mes asaj qė pėrfaqėsonit ju e asaj qė pėrfaqėsonte Fatos Nano kanė qenė tepėr tė acaruara. Si shpjegohet qė raportet u zbutėn deri nė kėtė pikė?

    Qe raporti normal mes njerėzve qė gjenden nė tė njėjtėn tavolinė ngrėnieje nė prani edhe tė dy personave tė tjerė, qė do tė thotė se duhet tė ishim tė sjellshėm, tė bisedonim e tė hanim, gjė qė besoj se e kemi bėrė mė sė miri.

    Sa kohė pas kėtij takimi u burgos Fatos Nano?

    Me sa mė kujtohet, nė vitin 1994, por nuk besoj se kjo ka lidhje me takimin nė fjalė, siē shpresoni ju. Ishte njė takim mė sė shumti miqėsor. Profesor Mentori pyeste pėr Shqipėrinė, biseduam gjatė edhe me Yllin. Pastaj dolėm nė rrugė e shėtitėm tė gjithė sė bashku, bėmė edhe fotografitė, pastaj bashkėrisht u kthyem nė hotel, secili nė dhomėn e tij. Qė nga ai takim e deri te arrestimi rrodhi shumė ujė.

    A u thye ndopak akulli mes jush?

    Nuk kishte probleme akulli as atje e as kėtu. Tė nesėrmen shkuam nė simpozium, ku foli edhe Fatosi e Saliu. Nė fakt duhen lexuar edhe gazetat e kohės pėr tė qenė tė saktė lidhur me atė takim. Unė nuk mund tė mbaj mend gjithēka dhe mendoj se ėshtė shumė mirė kur pėr njė ngjarje konsultohen tė gjitha burimet. Por mua, mė bėhet qejfi qė Ylli Hasa ka thėnė tė vėrtetėn, pasi nė rrėfimin e tij ka thėnė atė qė ka ndodhur realisht. Po tė qe diskutuar diēka tjetėr, do ta kisha mėsuar edhe unė edhe ai, nga i ndjeri Mentor Ēoku.

    Ku u pėrqendrua biseda gjatė asaj nate?

    Nė pėrgjithėsi mbi gjendjen nė Shqipėri. Biseda mė se tė zakonshme dhe dua tė vėrej se tė gjithė i ndenjėm larg temės sė politikės, duke qenė se qemė kundėrshtarė politikė. Probleme qė kishin tė bėnin me vendin; gjendjen e Shqipėrisė; a do bėhet Shqipėria; sa kohė duhet etj.

    Z. Ylli Jasa thotė se nė tavolinė m‘u krijua pėrshtypja e njerėzve nė pozita tė pabarabarta. Tha se Nano dukej si njeri me njė peshė tė rėndė mbi supe, ndėrsa ju kishit avantazhin e njerėzve pa njolla pas krahėve. Ndihej vėrtet kjo ngarkesė?

    Mė normale do tė qe tė thuhej se - duke qenė se diskutohej pėr Shqipėrinė - atij i binte pesha e partisė qė pėrfaqėsonte.

    Megjithatė mos tė harrojmė qė nė atė kohė ngarkesat politike kanė qenė shumė tė forta.

    Por jo kur haje e pije nė njė tavolinė miqėsore. Ose mė saktė, pas tė ngrėnave e tė pirave ose ndahesh miqėsisht, ose zihesh. Ne nuk hymė nė kėtė kategori.

    Ėshtė spekuluar shumė me hamendėsimin se atė natė janė ndarė pushtetet.

    Ėshtė pėrrallė e sajuar nga ata njerėz qė duan tė jetojnė nė njė botė virtuale. Por besoj se nė njė tavolinė tė pėrbėrė nga shqiptarė, zor tė asistosh nė ndarje pushtetesh, pasi tė gjithė e duan pėr vete. Kjo as me njerėzit qė i ke nė partinė tėnde e jo mė me ata qė u pėrkasin partive rivale.

    Si e shpjegoni faktin qė z.Jasa i janė kėrkuar disa herė fotot?

    Nuk e di cili mund tė ketė qenė motivi. Ndoshta pasi kanė ditur qė i pranishėm ka qenė edhe Ylli. Edhe mua kur mė kanė pyetur indirekt pėr takimin, mė kanė folur pėr fotografitė.

    Pėrse fotot janė mbajtur mbyllur pėr kaq gjatė?

    Sepse nuk i janė dashur kujt. Nuk kanė pasur interes t‘i botonin.

    Interes ka pasur. Ylli Jasa thekson se i janė kėrkuar disa herė, por nuk ka pranuar t‘i japė...

    Po tė donin, mund tė vinin t‘i merrnin tek unė. Do ua jepja.

    Ka pasur takim tjetėr tė kėtij lloji?

    Ishte simpoziumi shkaku i takimit, ashtu siē kishte ndodhur edhe marsin e njė viti mė parė nė Romė. Nė njė simpozium tė organizuar nga Kraksi gjendeshim unė, Saliu, Sabri Godo e disa eksponentė tė Partisė Socialiste.



    shqip

  6. #6
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ylli Asa, Ylli Hasa, Ylli Jasa...kushedi se si e ka mbiemrin ne te vertete, se s'ja thane dy here njesoj. lol

  7. #7
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    po cdo gjo bohet pas krave mer daj osht e ditur

    vallaj vjedhje ma spektakolare se osht bo ne 26 maj te '96 nuk ka pas naiher. po kta militantet e pd nuk dijshin as me myll gojen hahahahahahahahahaa. mthote cuni tezes aher. 50 flet votimi hodha ke kutija per pd hahahahahahahahahaha. nejse sot ai osht drejtor drejtorije ke ministrija hahahahahahahahahaha
    no glove no love

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga BOKE Lexo Postimin
    Ylli Asa, Ylli Hasa, Ylli Jasa...kushedi se si e ka mbiemrin ne te vertete, se s'ja thane dy here njesoj. lol
    Mbiemrin e vertete e ka Jasa ,tiranas nga i jati dhe lushnjar nga mamaja ma mbiemer Kurti ,ish gazetar ne radio Tirana ,ka lindur jasht shtetit ,doni me per belulin ha ha ha

  9. #9
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Mua mė bėn pėrshtypje njė gjė kėtu.
    Pėrse dy protagonistėt kryesor nuk folėn kurrė pėr kėtė takim dhe ēfar u bisedua nė tė?
    Mos vallė edhe Tosi edhe Salia po fshehin diēka?
    Hmmmmmm
    Sa tė thella paskan qėnė kėto punė...
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    saura ..dua me per belulin jasa..
    cmosh ka.. ku ka lindur..ku eshte rritur.. e ku benet nashtithi..(tani-myzeqarshe ose myzeqarisht..)

    --

    ja cthot blendi fevzi per mblesin e takimit nano mekso-berisha..zotin mentor coku..
    ki blendi fevzi nga qe eshte vete i kripur ne djallezira.. i gjykon te gjithe me kutin e tij te te djallezuarit..
    nejse gjithsesi blendi mbetet interesant kur shkruan.. eshte tahmėm njeri i kohes tone.. pra i afte te haje ne 999 kazane..
    --



    Mentor Ēoku, njė histori ala Grim!

    03/11/2008 - 08:10



    • Blendi Fevziu

    e paharrueshme dhe qė nuk kam nevojė ta shėnoj askund pėr ta rikujtuar me saktėsi. Qė prej 15 vjetėsh nuk kam shkelur mė kurrė atje, kam harruar numrin e urbanit qė merrja nė Termini pėr tė arritur, emrin e stacionit ku ndaloja e madje edhe pjesėn e Romės ku ėshtė vendosur, por jam i sigurt se njeriun qė mė priste aty nuk do ta harroj asnjėherė. Quhej Mentor Ēoku, ishte diku nė prag tė tė 80–tave kur e njoha dhe kam bindjen se si njė personazh i famshėm i Graham Grinit tek Komendianėt, asnjėherė, askund nė jetė, askush nuk e ka kuptuar se ēfarė ishte me saktėsi.
    E njoha nė njė ditė dhe nė rrethana krejt tė veēanta nė 1 Prill 1991! Kisha mbėrritur nė Romė dy ditė mė parė bashkė me Armand Shkullakun si dy gazetarė tė rinj tė gazetės sė opozitės, ende studentė dhe po atė ditė Shqipėria mbante zgjedhjet e para tė lira nė historinė e saj. Zgjedhjet e 31 Marsit. Ishim vėrtitur nėpėr qytetin e panjohur me entuziazmin e udhėtimit tė parė jashtė Shqipėrie nė moshėn 22-vjeēare dhe me shqetėsimin e asaj qė ndodhte tek ne; kishim shpresuar gjatė nė fitoren e opozitės, edhe pse thellė-thellė e dinim se rezultati pak rėndėsi kishte pėr ne. Shqipėria kishte hyrė nė rrugėn e transformimit dhe kjo ishte tashmė e vetmja gjė qė nuk kthehej mė mbrapsht. Kishte kaluar nata e parė, magjepsja e qytetit dhe ideja qė ndodheshim kėtu dhe mbeteshim tashmė nė pritje tė asaj tjetrės, rezultatin e zgjedhjeve nė Shqipėri. Nė fakt, Perėndimi nuk kishte qenė aq mikpritės pėr ne nė takimin e parė me tė. Kishim fjetur njė natė tė tėrė jashtė, rrugėve tė Vatikanit dhe mėngjesin e datės 1 Prill, nė pritje tė rezultateve tė votimit, telefonuam tė vetmin numėr me prefiks tė Romės qė kisha me vete, atė tė Mentor Ēokut. Nuk e dija ē‘ishte, ē‘moshė kishte dhe me se merrej. Njė ditė pėrpara ikjes, Shpėtim Nazarko, shefi i informacionit i PD mė kishte dhėnė me lehtėsi, duke mė thėnė se dukej nė moshė, se kishte telefonuar disa herė nė selinė e PD dhe se kishte pyetur se me se mund tė na ndihmonte nėse kishim nevojė. Nė fakt, nevojat tona qenė aq tė mėdha nė atė kohė, por aq tė papėrfillshme karshi entuziazmit qė bartnim, me idenė se komunizmin po e linim pas dhe se nė betejėn finale me tė, koha na kishte dhėnė tė drejtė.
    I telefonova nga njė kabinė pranė “Shėn Pjetrit” dhe ai m’u pėrgjigj i gatshėm nga ana tjetėr e telefonit. Mė shpjegoi se nė Shqipėri i kishim humbur zgjedhjet, por se komunistėt s’kishin fituar asnjė nga qytetet e mėdha; se Ramiz Alia ishte sfiduar nga njė inxhinier i panjohur dhe se kjo ishte njė fitore e madhe morale. Mė tha se atė ditė ishte pushim, Pashkė, por se ai po na priste nė zyrėn e tij: Corso Triste 90!
    E takuam pak kohė mė vonė. Afėr tė 80–tave, i pashėm, i veshur shik dhe me njė qetėsi tė admirueshme. Fliste ngadalė, me njė logjikė tė hekurt dhe nuk e di pse mė ngjante se ai dinte ēdo gjė e gjithēka. Ishte President i Unionit Islamik tė Europės Perėndimore, njė shoqatė qė e kishte krijuar vetė dhe qė besoj se i sillte pėrfitime jo tė pakta nga donatorėt e pasur arabė, pėrfshi Libinė. Kishte ndikuar fort nė ndėrtimin e njė xhamie nė Romė dhe ruante lidhje perfekte nė Vatikan e nė politikėn italiane.
    Nė ditė tė gjata bisedash me tė mė tregoi se kishte njohur gjyshin tim, se kishte qenė mik me Enver Hoxhėn nė Belgjikė nė mes tė viteve ’30–tė dhe se mė pas kishte luftuar me nacionalistėt kundėr komunistėve. Ishte larguar me ēetat e fundit nė nėntor 1944 dhe qe vendosur nė Itali. Kishte qėndruar gjithnjė aty, por fare pak fliste pėr jetėn e tij nė Romė. Njihte pothuaj gjithė komunitetin shqiptar tė pas luftės, i rralluar tashmė ndjeshėm dhe kishte filluar tė vendoste lidhje perfekte me komunitetin e ri. Nuk e di sa i sinqertė ishte nė rrėfimet e tij. Mė pas kam dyshuar shumė pėr kėto. Pata gjithnjė bindjen edhe pas vdekjes sė tij nė Prill 1996, se njė ditė do tė mė shfaqej nė ėndėrr dhe si ai personazhi i famshėm i Graham Grimit do tė mė thoshte:
    Blendi, ti besove seriozisht? Gabim! Por edhe unė nuk tė gėnjeva. Tė thashė ato qė besoj edhe vetė, pavarėsisht se sa tė vėrteta janė. Nė fund tė fundit, a nuk jemi tė gjithė nga pak komendianė?
    Nė fakt, ai duhej tė ishte njė komedian i pėrsosur, pėr tė mos thėnė brilant. Drejtonte njė Union Islamik, por jam i sigurt se islami ishte gjėja qė i interesonte pak pėr tė mos thėnė aspak. Thjeshtė, kjo kishte qenė mėnyra mė e mirė pėr t’i siguruar njė jetė komode nė atdheun e tij tė dytė.
    Fliste pėr beteja dhe ideale, por siē e preka mė pas nė librat e historisė, pak lidhje kishte pasur me to. Kishte qenė gjithnjė aty, por nė periferi tė tyre.
    Dyshoj se e kishte njohur Enver Hoxhėn dhe as besoj se i kishte nisur njė kartolinė, siē mburrej ku i kishte shkruajtur: Ti je njė gjysmė evgjit. Dhe e kishte postuar me adresėn: Enver Hoxha, Kryetar i Shtetit, Tiranė – Shqipėri.
    Druaj se nuk kishte bėrė asnjė nga kėto. Kishte qenė nė krahun e nacionalistėve dhe qe larguar nga Shqipėria vėrtet nė nėntor 1944, duke lėnė pas vajzėn e vogėl disa muajsh qė nuk e merrte dot. Kishte qenė relativisht aktiv me emigracionin dhe siē rezultonte nga njė studim qė shėrbimi sekret jugosllav kishte bėrė nė atė kohė dhe qė u botua nė vitin 2001, ishte njė nga njerėzit besnikė tė Xhaferr Devės. Ky vetė e niste shpesh me mision nė Turqi, vendet arabe e SHBA dhe nuk pėrjashtohej mundėsia qė tė kishte punuar njė kohė edhe pėr CIA-n apo pėr dėrgimin e diversantėve nė Shqipėri.
    Druaj se ai ishte nga ata njerėz pėr tė cilėt besohet gjithēka thuhet, edhe pse asnjėherė nuk je i sigurt se ēfarė ėshtė realisht e vėrtetė. Ndaj shumė herė kam besuar se ai mund tė ishte edhe njė ndėrmjetės nė tregtinė e naftės me Libinė siē u akuzua, edhe njė trafikant armėsh siē thoshte njė gazetė italiane, edhe njė njeri me zemėr tė madhe qė priste refugjatėt, e ndoshta edhe njė shenjt. Ishte thjeshtė nga ata njerėz qė iu besohet gjithēka dhe qė sekretin e vėrtetė, portretin e tyre real, e marrin me vete nga kjo jetė.
    Por tė gjitha kėto dukeshin tejet tė harruara nė pranverėn e vitit 1991. Nė prag tė tė 80–tave, ai kishte luksin tė bėhej dėshmitar i asaj qė tė tjerėt nuk e arritėn dot: dėshtimit tė komunizmit, triumfit tė bindjes sė tij dhe tė takonte, pas plot 46 vitesh, vajzėn e tij qė e kishte lėnė fėmijė nė Tiranė.
    Dukej se kjo e kishte pėrtėritur fort jetėn e tij. Nuk e di nėse mendonte dhe besonte se kjo hapje do tė krijonte njė mundėsi tė fundit karriere politike pėr tė. Nė biseda tė gjata nė Romė dhe nė Tiranė pata pėrshtypjen se gjatė vitit 1991 e deri nė fitoren pėrfundimtare tė PD-sė nė Mars 1992, ai kishte njė ambicie pėr tė qenė President i vendit. Nuk besoj se kėtė e shihte si njė lloj pėrfitimi personal. Besoj se nė jetėn e tij, ky mund tė ishte shpėrblimi mė i madh qė mund t’u jepte gjithė bashkėmoshatarėve dhe gjithė njerėzve qė kishin pasur apo vuajtur tė njėjtin ideal me tė. Ishte njė shpėrblim qė ia jepte qė nga Mithat dhe Mehdi Frashėrit e deri tek tė ikurit e thjeshtė, punėtorė nė SHBA, qė komunizmi i kishte dėnuar me njė ekzil 46-vjeēar, pėr njė arsye tė vetme, se kishin njė ėndėrr tjetėr dhe nuk e besonin atė. Nė kėtė vėshtrim, jam i sigurt se ky ishte misioni mė fisnik i jetės sė tij. Njė mision qė nuk e pėrmbushi kurrė…
    Mė 1991, ai ishte padyshim njeriu mė aktiv i diasporės nė raport me Shqipėrinė. Zyra e tij ishte gjithnjė plot dhe ai priste me njė pasion dhe pėrkushtim tė pashoq dhjetėra emigrantė shqiptarė nė ditė. Njerėz tė hutuar, plot probleme, qė kishinCorso Triste 90! Mė duket se ende sot, 17 vjet mė pas, ajo mbetet e njėjta adresė e patjetėrsueshme lėnė pas atdheun pėr njė jetė mė tė mirė, por plot entuziazėm pėr atė qė i priste mė pas. Aty jam pėrballur me dhjetėra prej tyre dhe jam i sigurt se kudo ndodhen, me ēdo lloj statusi, ata e kanė tė vėshtirė ta harrojnė atė emėr dhe atė adresė.
    Nė zyrėn e tij punoheshin pothuaj gjithė materialet e rėndėsishme qė lidheshin me opozitėn, vinin e iknin funksionarė tė lartė tė saj dhe organizoheshin takime me njė rėndėsi tė madhe. Pėrfshi atė mė memorialin prej tyre, Takimin e Triestes. Takimin qė dukej se me keqkuptimin e tij mbajti peng pėr shumė vite politikėn shqiptare. Dhe qė protagonistėt, sa mė shumė tentuan ta sqarojnė pėr boshėsinė e tij, aq mė shumė u keqkuptuan.
    Ndodhi qė tė isha dėshmitar i paratakimit. Nė Janar tė 1992 isha nė njė vizitė nė Kuneo tė Italisė dhe prej andej udhėtova me tren pėr Romė. Mentor Ēoku mė priste nė zyrėn e tij, mbushur pothuaj gjithnjė me shqiptarė dhe njė lloj vendtakimi komun. Shumė gjėra kishin ndryshuar nė ato muaj mes nesh. Isha tashmė njė nga njerėzit me lidhje tė forta nė PD dhe punoja prej kohėsh me Preē Zogajn, qė PD-ja e kishte zgjedhur tė drejtonte Ministrinė e Kulturės nė Qeverinė e Stabilitetit. Ylli i Zogajt ishte padyshim nė majat e tij nė atė kohė. Ēoku ishte i qetė. Mė sqaroi se PS-ja italiane kishte njė kongres nė Trieste dhe se atje do tė merrte pjesė edhe Nano, por se ai kishte insistuar tė thirrej edhe Berisha. Ja kishin konfirmuar dhe pritej qė ai t’i takonte tė dy atje.
    - I kam ftuar pėr darkė, mė tha dhe dua qė tė vish edhe ti. E ndėrroj biletėn e avionit dhe fluturon qė andej.
    Refuzova me njė justifikim tė fortė pėr kohėn, por qė mė pas mė vjen pėr tė qeshur sa herė e kujtoj. Pas dy ditėsh nė Tiranė zhvillohej konkursi i parė i “Miss Albanias” dhe unė si organizator dhe anėtar jurie duhej tė isha aty. Mund edhe tė mos kisha qenė, por ndodhi fare thjeshtė kėshtu. I thashė Mentorit se nuk mundesha dhe tė nesėrmen u nisa pėr Tiranė.
    Ai shkoi vėrtet nė Triste. Takoi Fatos Nanon qė pėrfaqėsonte PS-nė dhe Sali Berishėn e Aleksandėr Meksin e PD-sė. I ftoi tė gjithė pėr darkė, njė darkė misterioze nė dukje, por qė padyshim ka qenė shumė e thjeshtė. Njė tentativė e tij e fundit pėr tė marrė ndoshta atė qė ėndėrronte atė ditė: Presidentin e Shqipėrisė. Njohės i mrekullueshėm i rregullave tė lojės sė perėndimit, nė njė kohė qė ne ende sa po hynim nė tė, ai kishte vendosur t’ua paraqiste kėtė tė gjitha palėve njėsoj. Atyre qė pėrbėnin trashėgimtarėt e forcės politike qė e kishte ndarė nga vajza dhe e kishte lėnė 50 vjet nė mėrgim dhe atyre qė paraqisnin shpresėn e tij tė madhe pėr ndryshim.
    Nuk e di ekzaktėsisht se ē‘ka qenė ajo bisedė. Jam i sigurt se nėse ėshtė bėrė ose jo, siē pretendojnė tė gjithė, ky ka qenė thelbi i atij takimi.
    E takova sėrish kur ėndrra e tij qe tretur tashmė. Mė 28 nėntor 1992 i ftuar zyrtarisht nė Tiranė pėr tė marrė pjesė nė festimet e 80-vjetorit tė Pavarėsisė. Rrinte nė vilėn e vjetėr tė Mehmet Shehut dhe dukej se nuk ndihej mirė pėr kėtė. Eshtė e keqe mė tha, siē dinė t’i bėjnė tė gjitha gjėrat komunistėt. Kur erdha vjet nė hotel “Dajti”, edhe pse i vjetėr, ishte shumė mė mirė.
    Nuk e di nėse ishte vėrtet kėshtu apo hotel “Dajti” pėrfaqėsonte njė jetė qė ai e njihte dhe qė rikthimi nė Tiranė pas 47 vjetėsh ia kishte reduktuar ndjeshėm. Ai kishte gjetur ca gjurmė tė Tiranės qė kishte lėnė, por shumė mė tepėr nga Tirana e re e komunizmit. Duke nisur qė nga njerėzit.
    - Do ta keni tė vėshtirė mė tha njė ditė ndėrsa pinim kafe nė njė kioskė tė porsahapur pranė Korpusit tė Universitetit. Ky regjim ju ka deformuar njerėzit dhe t’i kthesh ata nė drejtimin e duhur nuk ėshtė si tė kthesh njė parlament.
    Jeta e gjatė dhe mundi i kishin dhėnė njė eksperiencė impresionuese. Mbi tė gjitha pėr ne qė vinim nga njė botė e zbehtė dhe e shuar. Mė vonė kam menduar se nėse do ta kisha njohur nė njė kohė tjetėr tė jetės sime, do tė kisha pėrfituar shumė prej tij. Por e njoha nė njė kohė ende tė paqartė, kur entuziazmi e mbyste dėshirėn pėr dituri dhe kur besonim me njė shpresė thuajse fėminore dhe gjithēka pas kėsaj pėr ne do tė ishte njė ditė e bardhė. Por gjithsesi, mendoj gjithmonė se jam me fat qė e njoha. Shumė vite mė pas, jam i bindur se midis modeleve tė sė djathtės qė na ofroheshin, midis simboleve tė antikomunizmit, ai ishte padyshim mė brilanti. Njė i djathtė i vėrtetė, me bindje tė plota dhe filozofi, siē ende nuk kam njohur njė tė dytė sot.
    Pas 1992–1993 jeta e tij nuk pati ndonjė kulm pėr t’u shėnuar. Erdhi disa herė nė Tiranė, krijoi njė lidhje tė fortė mes sindikatave shqiptare dhe CISL nė Itali. Priste kėdo qė shkonte nė Itali nga Shqipėria dhe kam bindjen se ndihej mirė kur shihte se shqiptarėt po ingranoheshin nė jetėn atje. Kjo do tė ndodhė lehtėsisht mė thoshte, se kemi qenė gjithnjė njė popull i adoptueshėm kollaj, nuk ngeleshim kurrė nė rrugė.
    Kur vdiq, diku nė prill tė 1996, Shqipėria e kish marrė rrugėn e saj. Druaj se ai nuk kishte mė shumė pėr tė bėrė aty, por padyshim qė kishte parashikuar shumė nga trazimet e saj tė mėvonshme. Televizioni shqiptar dha njė lajm tė plotė pėr vdekjen e tij, ndėrsa gazetat e pėrcollėn jo pa nderim. Atė ditė, duke biseduar me Arben Imamin pėr mikun e pėrbashkėt ndjeva dhimbje. Kishte ikur njė njeri qė kishte shėnjuar dhe lidhur fort raportin tim tė parė me perėndimin, por nė fakt, kishte ikur nga kjo botė edhe njeriu i vetėm qė kisha njohur me njė filozofi tė plotė tė njė tė djathti tė vėrtetė.
    Nuk e di ku prehet dhe asnjėherė nuk jam interesuar mė pėr kėtė. Do tė doja qė varri i tij tė ishte nė Shqipėri. Nė shumė vite mėrgimi ai e kishte ėndėrruar atė ditė. Nuk ishte bėrė kurrė njė italian i vėrtetė, edhe pse nuk ishte njė shqiptar si gjithė ata emigrantė qė trokisnin nė derėn e tij nė pranverėn e vitit 1991. Kishte mbetur njė model i parė dhe i jashtėzakonshėm shqiptari qė nuk besoi se kjo botė dhe kjo shoqėri do ta sjellė sėrish…

    panorama

    --
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 11-12-2008 mė 05:52

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha e Perėndive!
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 16:08
  2. Radio Maria ne gjuhen shqipe
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 03:47
  3. Katėr misteret qė shoqėruan Koēi Xoxen
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 08:38
  4. Besimi Orthodhoks
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 02:00
  5. ADHURIMI - Kapitulli II: Misteret e Shenjta
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 04:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •