Blendi Gonxhe:
Ju rrėfej 15 themeluesit e parė tė PD-sė
12/12/2008 - 08:55
•
Fatos Mahmutaj
Njė prej protagonistėve tė Lėvizjes Studentore nė Dhjetor ’90 ka treguar grupin e 15 nismėtarėve tė parė qė krijuan Partinė Demo-kratike. Blendi Gonxhe, ish-kryetar i grevės sė urisė sė 723 studentėve nė shkurt 1991 pėr heqjen e emrit tė Enver Hoxhės nga Universiteti i Tiranės, rrėfen detaje nga ditėt qė sollėn pluralizmin.
Z. Gonxhe, si e kujtoni atmosferėn e dhjetorit ’90, protagonistėt dhe zhvillimet qė ju kanė mbetur nė mendje pas 18 vitesh?
Kėto ditė kam shkruar shumė dhe shpesh pėr kėtė ngjarje historike dhe kjo mė ka bėrė tė jem edhe mė i qartė pėr atė qė sot mendoj pėr Lėvizjen e Dhjetorit 1990. Pėr mua Lėvizja e Dhjetorit ka njė vend tė ēmuar nė historinė tonė pėr njė arsye mbi tė gjitha. Eshtė ditėlindja e pluralizmit. Emrat dhe datat dalin nė plan tė dytė. Kjo vepėr e jashtėzakonshme mbulon ēdo protagonizėm tjetėr. Kjo ditėlindje meriton tė festohet nga e gjithė Shqipėria dhe rinia e saj, pėrjetė. Duke e festuar ne kemi nderuar njėkohėsisht veprat individuale tė qindra tė rinjve, profesorėve e intelektualėve, qė nė fshehtėsi pėr muaj e vite me radhė vranė frikėn, sė pari mes tyre, mes fakulteteve e nė ambientet universitare, deri nė shpėrthimin e protestės nė dhjetor. Por kjo festė i bėn nderim edhe gjithė atyre veprave dikur anonime e sot publike tė atyre qindra mijėra tė persekutuarve, disidentėve tė viteve tė diktaturės, tė cilėt e panė dritėn e diellit vetėm nė pranverėn e vitit 1991.
Unė kujtoj shumė shokė e profesorė nė Institutin e Lartė tė Arteve dhe nė rrethet qė unė frekuentoja, por nė pamundėsi pėr t’i pėrmendur tė gjithė, dua tė kujtoj patjetėr kontributin e Edi Ramės, Edi Mukės, Ardian Klosit, Dashamir Pezės, Robert Stringės etj., pėr lėvizjen studentore nė ILA, pa harruar durimin dhe zemrėn e Teutės, atėherė bashkėshortja e Dashit, tė cilėt qė tė dy e kishin shndėrruar shtėpinė e tyre nė njė bazė pėr studentė si unė, tė njohur e miq tė tyre, si njė vatėr lirie, ku profesori im i atėhershėm Edi Rama kishte selinė e ideve tė tij, shpesh nė kurriz tė Xhimit dhe Amantias, fėmijėve tė tyre, qė e gjenin frigoriferin bosh sistematikisht.
Gradualisht, nė klasė, pas shkolle, me profesorėt, nė grupe qė zgjeroheshin e zmadhoheshin me studentė, fituam hapėsirat tona, ku ndėrtuam pak nga pak liritė tona tė sigurta, tė folurin hapur pėr ēdo temė tė mundshme e tė ndaluar jashtė shkollės, tė pikturuarit e tė aplikuarit e subjekteve apo temave tė ndaluara, deri sa krijuam njė frymė, sė pari mes nesh e pastaj pėr ata kuriozė qė interesoheshin pėr “djemtė e arteve”. “Virusi” i sė resė, i sė bukurės, i eksitueses, ishte i pakurueshėm nga regjimi. Dhe “virusi” pėrhapej gradualisht edhe nė fakultete tė tjera, me fjalė, nė ēdo mundėsi kontakti, nė bulevard, kudo, dhe ndjehej qė e thėnė ose e pėrcjellė nga artistėt ishte si t’i bėje anestezi bishės (sistemit) qė tė mos trembte dot qytetarėt e frikėsuar teksa ata kriptonin mesazhet dhe ikonat e programit tė ri, demokracisė.
Nga brenda mureve tė “kalasė” sonė, ILA-sė, ndjeheshim tė pamposhtshėm, “shkelnim” me kėmbė ēdo gjė tė egėr ndaj lirisė. Sapo kapėrcenim pragun e derės monumentale tė asaj godine aq tė dashur pėr ne, ishte sikur e humbnim magjinė dhe njėkohėsisht imunitetin. Ndaj, them se ndoshta atmosfera e studimeve nė ILA, temperatura aty, mund tė kenė qenė faktori kryesor shtytės pėr mua personalisht, pėrveē instinkteve inkoshiente qė na tėrhiqnin drejt sė ndaluemes, drejt lirisė, drejt tė kundėrtės sė atij mizerabiliteti ku jetonim.
Kujtoj ende me dridhma natėn e 8 dhjetorit, kur me Robert Stringėn, me njė kamera tė ILA-sė, me tė cilėn prej muajsh eksperimentonim krijime enkas pėr tė frymėzuar studentėt e arteve me provokime kundėr regjimit, vrapuam nga sheshi “Nėnė Tereza” drejt Qytetit Studenti pėr tė tentuar tė filmojmė fillesėn e revoltės dhe xhirimet e Bertit janė tė parat sekuenca tė lėvizjes sė studentėve, janė skanimi i parė nė bark i fėmijės qė po lindte i lirė.
Natėn e 8 dhjetorit, disa nga ne, me ndihmėn e Ardian Klosit po spekulonim me njė mbrėmje pėrkujtimore pėr John Lennon, qė ta ndiznim atmosferėn nė ILA. Tė nesėrmen bindėm studentė e profesorė dhe sė bashku u bėmė pjesė e historisė sė Shqipėrisė.
Eshtė pak tė them qė ndjehem i privilegjuar qė kam qenė 19-20-vjeēar atė kohė.
Cilat kanė qenė kėrkesat e para tė Lėvizjes Studentore dhe si u artikuluan ato nė takimin me Ramiz Alinė?
Studentėt janė kudo, nė ēdo precedent historik, nė ballė tė luftės pėr ndryshime. Ambientet universitare ishin toka mė pjellore pėr mbjelljen e demokracisė, dhe ashtu siē mbin njė bimė, njė lule, ashtu lindi demokracia nė zemrat e studentėve shqiptarė. Ishte njė dashuri me kushte. Nuk mund ta kishe pėr vete nėse nuk e ndaje edhe me tė tjerėt. Dhe mjaftoi vetėm njė shkėndijė, qė kjo masė e djegshme energjie tė ndizej nė Dhjetor ’90.
Lista e kėrkesave ishte e nxehtė sa kjo flakė. Ishte lista mė e gjatė e gjėrave tė munguara ajo qė shkruam pėr Ramizin dhe Byronė. Ajo listė ishte akuza e tė privuarve pėr privuesit. Durimi nga lodhja e tė jetuarit tė atyre mungesave u sos nė dhjetor. Dhe njerėzit, qytetarėt, bijtė e tyre, kėrkonin vetėm qė t’u kthehej ajo qė u ishte marrė me dhunė. Liria e tyre. Garancia jonė e vetme ato ditė ishte sensibilizimi sa mė i madh te Tirana dhe rrethet, dhe ndaj kėrkesat duhet tė pėrfshinin kėdo nevojtar, kudo ku ai jetonte e punonte, nė qytet, fshat, konvikt, repart ushtarak, fabrikė etj. Hipoteka jonė e patundshme ishte masa prej dhjetėra mijėra protestuesish paqėsorė nė sheshin “Demokracia” tė Qytetit Studenti. Nė krahėt e tyre, ne u ngjitėm nė Pallatin e Brigadave tė takojmė Ramiz Alinė pėr lėshimin e parė, pluralizmin politik. Dolėm me sihariqin dhe e ndamė atė me detin e guximtarėve nė Qytetin Studenti, duke festuar deri nė agim.
Akoma tė nxehtė, pak nga ne kishin analizuar aty pėr aty trukun e Ramizit ose tė Partisė sė Punės, i cili i dha efektet menjėherė nė ditėt mė pas, por vazhdon edhe sot e kėsaj dite tė kushtėzojė zhvillimet politike nė Shqipėri. Mungesa e njė disidence prej dekadash, mungesa e njė formimi politik jashtė eksperiencave tė Partisė sė Punės, qoftė edhe nė ilegalitet, pėr shkak tė represionit mė tė egėr tė ushtruar nga diktatura mė e ligė nė historinė botėrore tė komunizmit, e kishte lėnė djerrė shoqėrinė shqiptare dhe kjo u shfrytėzua me cinizėm nga punistėt, tė cilėt duke synuar njėkohėsisht qė ta shfrynin volumin e protestės, kaluan bile edhe nė njė kundėrsulm taktik.
Duke lejuar pluralizmin qė nė takimin e parė, e gjithė lėvizja kapej e papėrgatitur, dhe ethet e krijimit tė partisė sė parė opozitare pas 45 vitesh diktaturė nuk ishin asgjė pėrpara sfidės qė na priste, sepse duhej themeluar partia nė 2 orė, me lėndė rrethanore, me njė bashkim rastėsor njerėzish, tė cilėt as nuk njiheshin 2-3 ditė mė parė, historitė e tė cilėve nuk vinin tė qarta, nuk dihej ēfarė pėrfaqėsonin realisht, dhe pasojat e kėsaj hileje ne i paguam njė mė njė nė kėto 18 vite tranzicion problematik.
Partia e Punės ndihej shumė mė mirė me sa dukej nėse kuadrot e saj shpėrndaheshin dhe kontrollonin thuajse tė gjitha partitė qė u krijuan mė pas, dhe nga kjo nuk shpėtoi as Partia Demokratike.
Falė boshllėkut, intoleranca, injoranca politike, mentalitetet e vjetra, zakonet, gjuha e vjetėr, lufta ndaj mendimit ndryshe dhe instinktet pragmatiste tė ish-punistėve, zunė kėmbėkryq piedestalet e tė gjitha partive, duke e vonuar ardhjen e ndryshimit tė ėndėrruar nga shqiptarėt. Njė katarsis real nuk u bė dot kurrė.
Unė personalisht mendoj se nėse Partia Demokratike dhe spektri politik i krijuar nė vitet pas, do tė kishin mė pak komunistė nga Partia e Punės, Shqipėria sot do tė ishte mė e mirė dhe mė e jetueshme. Fakti qė fryma demokratike nė PD pati rėnie tė vazhdueshme nė vite, duke kulmuar me ngjarjet e viteve ’96-’97, vėrtetoi se genet e fėmijės qė kishte lindur nuk ishin tė shėndetshme. Shqipėria ka paguar koston mė tė lartė nė krahasim me vende me histori tė ngjashme me tonėn, pėr periudhėn e tranzicionit, e cila fatkeqėsisht nuk ka mbaruar ende. Gabimet e themelimit si edhe ato tė lidershipit tė PD-sė gjatė viteve ’91, ’92, ’96, sot ndoshta janė kthyer nė mėsime edhe pėr vetė ata. Nga ana tjetėr sot po pėrballemi edhe me njė fenomen tjetėr, atė tė emulacionit tė punistėve duke u shpallur si “politika tė reja”. Po a mund tė jenė kėta persekutorė ose bashkėpunėtorė tė regjimit komunist flamurtarė tė moralit tė ri? Kurrsesi jo! Nėse kėta ndjejnė sadopak pendim pėr tė shkuarėn e tyre dhe nėse u djeg xhani pėr vatanin, nė vend qė tė na pispillosen e spėrdridhen foltoreve, duhet tė hapin krahun e t’ia lėshojnė statusin e tyre aktual mendėsive realisht tė reja, politikanėve tė rinj, personaliteteve pa skelete nė dollapė, nė mėnyrė qė “politika e re” tė ketė njė moral tė ri, tė besueshėm dhe fitues.
Ka pasur spekulime dhe janė botuar disa lista gjatė kėtyre viteve, mund tė na thoni cilėt qenė themeluesit e PD-sė?
Nė interes tė lexuesve tė gazetės suaj po ju njoh me listėn e saktė tė 15 anėtarėve tė komisionit nismėtar tė themelimit tė Partisė Demokratike, lista e parė zyrtare e pėrfaqėsuesve tė asamblesė themeluese tė sė parės parti politike tė pluralizmit, e zgjedhur nė datėn 13 dhjetor 1990, tek salla e kinoklubit tė Qytetit Studenti:
Nga studentėt: 1. Azem Hajdari, 2. Tefalin Malshyti, 3. Shinasi Rama, 4. Arben Lika, 5. Blendi Gonxhja, 6. Alma Bendo (e cila u largua pak ditė mė pas)
Nga intelektualėt: 7. Sali Berisha, 8. Arben Imami, 9. Preē Zogaj, 10. Gramoz Pashko, 11. Mitro Ēela
Nga klasa punėtore: 12. Sokrat Nesturi, 13. Ilir Myftari (nga sindikatat), 14. Merita Zaloshnja, 15. Zenel Hoxha
7 anėtarėt e tjerė, tė cilėt u kooptuan nė komisionin nismėtar pas datės 13, por qė ishin nė sallėn e kinoklubit tė Qytetit Studenti natėn e themelimit:
Arben Demeti, Sekretar Organizativ, Aleksandėr Meksi, Genc Ruli, Eduart Selami, Bardhyl Reso, Petrit Dodbiba, Edmond Budina
Si student i dhjetorit ’90, si e shihni sot kėtė datė nė raport me realitetin?
Nė sheshin “Demokracia” nė Dhjetor ’90, unė kam prekur nervin dhe pulsin e kombit tim pėr ndryshim. Aty, pėrveē atyre qė kremtonin kapitullimin e regjimit komunist, kishte po aq protagonistė qė i deklaronin atdheut tė tyre projektet e tyre individuale pėr njė tė nesėrme mė tė mirė. Njė prej tyre jam edhe unė, dhe sot mė shumė se kurrė, jam i bindur se ka ende shumė pėr tė bėrė pėr vendin ku kemi lerė dhe pėr njė tė ardhme mė dinjitoze pėr fėmijėt tanė.
Themeluesit
1. Azem Hajdari
2. Tefalin Malshyti
3. Shinasi Rama
4. Arben Lika
5. Blendi Gonxhja
6. Alma Bendo
7. Sali Berisha
8. Arben Imami
9. Preē Zogaj
10. Gramoz Pashko
11. Mitro Cela
12. Sokrat Nesturi
13. Ilir Myftari
14. Merita Zaloshnja
15. Zenel Hoxha
--
panorama
--
Krijoni Kontakt