(Vet)izolimi ka filluar...
Ismet RAMADANI
Takimi i fundit i Kėshillit Veri-Atlantik nė nivel tė ministrave tė jashtėm nė Bruksel u mbajt pa pėrfaqėsues nga Republika e Maqedonisė, bile as nė margjina tė kėsaj mbledhjeje. Ēka do tė thotė kjo? Fatkeqėsisht, unė dhe shumė tė tjerė e kuptojmė se izolimi i vendit tonė ka filluar. Nė agjendėn e kėsaj mbledhjeje tė Kėshillit Veri-Atlantik trajtohen shumė ēėshtje tė rėndėsishme, por kėtė herė fare nuk u diskutua pėr Maqedoninė. Kėtė mė sė miri e deklaroi ministri i Jashtėm francez, Bernard Kushner, nė pyetjen e gazetarit se a ishte diskutuar pėr Maqedoninė. Pėrgjigjja ishte decide - jo, Maqedonia duhet tė zgjidh problemin e emrit me Greqinė! Tanimė dihet se nė agjendėn e Kėshillit Veri-Atlantik ėshtė biseduar pėr ēėshtje tė rėndėsishme siē janė:
-Pėrshpejtimi i anėtarėsimit nė NATO i Ukrainės dhe Gjeorgjisė
-Sforcimi i prezencės sė NATO-s nė Afganistan
-Vazhdimi i dialogut me shtetet e Mesdheut
-Rivendosja e dialogut nė Kėshillin NATO-Rusi
-Kyēja e Shqipėrisė dhe Kroacisė nė NATO si anėtare fuqiplote
-Aktivitete rreth vitit tė 60-tė jubilar tė NATO-s nė vitin 2009, etj.
Ne nuk ishim temė bisede! (Vet)izolimi ka filluar!
Fjalėn izolim e urrej qė nga vitet e tetėdhjeta kur pushteti i egėr serbo-jugosllav, me autobus i kishte dėrguar intelektualėt mė tė mirė dhe mė tė guximshėm shqiptarė nga Kosova nė kazamatet e Serbisė pėr t'i maltretuar psiqikisht dhe fizikisht, vetėm se kishin thėnė dhe shkruar fjalėn e vet pėr njė Kosovė tė lirė dhe tė pavarur. Ky ishte vetėm njė digresion sa pėr tė konstatuar se sot izolimi po ndodh nė mėnyrė mė perfide, sot po mbytet mendimi intelektual qė sugjeron ndonjė kompromis pėr zgjidhje tė kontestit pėr emrin me Greqinė, sa pėr tė ēelur kuvertėn e mbyllur tė ftesės pėr nė NATO, tė rezervuar kohė mė parė nė Samitin e Bukureshtit. Pėrcaktimi dhe vizioni drejt strukturave Euro-Atlantike, i deklaruar me qindra e qindra herė nė tryeza, tubime, institucione, mediume, kėtu dhe jashtė vendit, pėrnjėherė pa fije pėrgjegjėsie nga Qeveria e pavarur prej partnerit shqiptar, izolohet nė kabinetet me pengesa nė komunikim. Shih pėr kėtė, arsyetimi gjithnjė na qenka se fqiu i keq nė jug po e cenon dentitetin "maqedonas tė Aleksandrit tė Madh".
Prandaj edhe me inat plot nacionalromantizėm mbroheshka identiteti nga i treti, e kjo nė mėnyrė implicite do tė thotė se unė vetė nuk vendos pėr identitetin tim. Sa inat i pakuptimtė kur pranon qė dikush tė pėrcakton se kush je, edhe atėherė kur ke shtet, gjuhė, kulturė, akademi dhe universitet. Sa ėshtė nėnēmuese qė kaq ulėt tė manipulohen qytetarėt maqedonas dhe "an pasan" shqiptarėt proqeveritar se nuk paska kompromis dhe rrugėdalje nga kjo situatė, me kusht edhe tė mbetemi jashtė strukturave Euro-Atlantike. Kėsaj punė i thonė, si tė bėhesh ves-vese, s'tė ndihmojnė edhe "hajmalitė" mė tė forta.
Pse tė gjithė duhet ta paguajmė kėtė faturė tė shtrenjtė, pa perspektivė, vetėm e vetėm se dikush nuk din ose nuk do tė bėjė njė kompromis me Greqinė edhe kur ndėrmjetėson OKB-ja, edhe kur tė mbėshtet SHBA-ja dhe shumė shtete tjera tė fuqishme mike. Njė kompromis nė kohė tė duhur ėshtė mė pak i dhimbshėm se dhimbjet qė do tė na kaplojnė si shtet i izoluar, jashtė NATO-s dhe BE-sė.
Nė fakt, para dhe pas Samitit tė Bukureshtit, nocionit "Maqedoni" duhej t'i shtohet njė para-prapashtesė qė pėrcakton territor gjeografik dhe tė arrihej zgjidhje pėr emrin. Kjo pastaj me lehtėsi do na shpinte nė gjeografinė e madhe tė NATO-s dhe BE-sė. Fatkeqėsisht, kabineti i Gruevskit me partinė shqiptare pa ndikim, nė vend tė kompromisit fitues, zgjodhi variantin qindpėrqind humbės - izolimin, si plan B, jashtė strukturave Euro-Atlantike. Tani me njė propagandė mediale tė kontrolluar, duke luajtur me ndjenjat e qytetarėve, me pyetje ku si alternativa jepen emri dhe NATO, disponimin 90% pro-NATO e fshehin me pėlhurė tė "makedonshtinės".
Ndėrsa disponimi i shqiptarėve pro-NATO mbahet i veēuar, sikur nuk ėshtė me rėndėsi, edhe ashtu mjaft e kemi qė pėrfaqėsohemi nė Qeveri. Pėrkrahja blanko e partive politike shqiptare relevante pėr zgjidhjen e kontestit me Greqinė si problem i maqedonasve po na kushton me izolim dhe vėnie nė rrezik tė perspektivės Euro-Atlantike. Shtrohet tani pyetja me vend, a duhej tė jemi indiferent nė kėtė ēėshtje tė rėndėsishme pėr shqiptarėt. Cili ėshtė plani B i shqiptarėve? A ia vlen tė jesh solidar me ata qė nuk kanė sens dhe kuptim pėr tė zgjidhė problem qė se kuptojnė gjuhėn diplomatike tė miqve tanė dhe nuk e pėrfillin vullnetin tonė tė mirė? Edhe njė digresion: njė qytetar kishte shkuar tė kryejė njė punė nė njė komunė rurale, kishte pritur njė kohė dhe iu kishte drejtuar njė administratorit: "Po pse kėtu s'po hyn e s'po del askush? Mos keni rėnė nė bela?". Qeveria e Maqedonisė si duket ka rėnė nė bela. (Vet)izolimi ka filluar! Sa keq!
Autori ėshtė ish-deputet dhe nėnkryetar i Kėshillit Euro-Atlantik tė Maqedonisė
Krijoni Kontakt