Close
Faqja 0 prej 74 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 732
  1. #1

    Libri që po lexoni ose do të sugjeronit...

    Do doja te dija mendimet tuaja per librat qe i kini lexuar me shume se nje here. Per mua ka qene "E nesermja e nje gruaje" nga Dhimiter Xhuvani (mund ta kem lexuar mbi 4 here... )dhe "Frosina e Janines." Te dy kane qene libra shume te bukur. Po ju?

  2. #2
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    wow...
    Per mua ngelet "Shkretetira e tartareve "e Dino Buxatit shkrimtar italian....
    Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketë gjuhë të Perendís,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lên ai fmís;
    Edhè atij i u thaftë, po, goja,
    Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
    Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
    Flet e t'veten lên mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  3. #3
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    une... disa.
    Alkimisti- Paulo Kohelho.
    Harku i triumfit-Remark
    Emri i trendafilit - Umberto Eko
    Vellezerit Karamazov_ Dostojevski
    Thuaj zemres po- Suzana Tamara.(e plot te tjere-romane)
    shto librat e Nietzsche's... qe nuk i kam kaluar dot me nje te lexueme.
    Librat me poezi gjithemone i kam lexuar e shume se dy here!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    romani Pse? ngta sterjo spase (o)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e beba e logel
    Anëtarësuar
    19-07-2002
    Vendndodhja
    It=I Tepert (ketu)
    Postime
    14
    Njeqind Vjet Vetmi. Gabriel Garsia Markez
    Te desha...??? S'te dua...!!!
    Ne jete ndodh edhe me keq,
    Ka njerez dashnore, derisa... behen pleq....
    Ka qe dashnore jane vetem,
    nje muaj....
    Te desha:@hh??S'te dua:dfshehur!!!

    (Sergej Essenin)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    131
    as nuk i maj mend(zakonisht i lexoj te gjitha nga dy here)
    por di te them se novela qe kam lexuar me shume dhe mund te vazhdoj ta lexoj eshte

    ajo e cvajgut

    se si e ka ajo

    pa kujtohuni pak

    ah po

    novela e SHAHUT

    NDER ME FANTASTIKET PER MENDIMIN TIM

    shnet

  7. #7
    lysien Maska e EDVIR
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    TORONTO CANADA
    Postime
    99
    po mire po balzaku nuk u pelqen
    xho gorio
    iluzionet e humbura
    evxhini grane
    fajdexhiu gobsek
    kurtizianet................
    ose nga letersia ruse si nuk i pelqen ndonjerit tolstoi
    lufta dhe paqja
    ana karenina ose novelat e tolstoit
    Shqiperi o mema ime ndonse jam i merguar
    dashurine tende kurre zemra se ka harruar

  8. #8
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hej hej edvir...
    c'me kujtove BALZAKUN, te pershendes...(kush e ka lexu Balzakun e nuk e ka pelqy, nuk e ka dasht ...e nuk e ka perserit...)
    ate tolstoin me luften dhe paqen e kam lexu dy here me gjithe anna karaninen, ndersa novelat e cvajkut dhe te tolstoit i kam gjithnje te koka e krevatit.
    mirseerdhe!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    Pershendetje lexuesve

    me behet qejfi qe macja ka lexuar Alkimistin e Coelho-s dy here (perfitoj nga rasti per te te falenderuar per te gjitha kritikat e embla)

    une kam lexuar gjithçka nga Kadareja, po ne frengjisht per se dyti here ( kam lene nje mesazh dhe ne nje teme tjeter te tille ku thoja qe perkthimet ne frengjisht jane nje mrekulli)
    e pastaj, kam lexuar Balzakun, Hygoin, dhe ruset e mi te preferuar po ne frengjisht...
    shkurt, shumicen e librave qe kam lexuar per se dyti i kam lexuar ne frengjisht apo italisht

    i preferuari im ne italisht ngelet Eco, me Baudolino (qe s'ka shume kohe qe ka dale ne shitje)

    edhe une lexoj poezite kush e di se sa here (sidomos Rimbaud, Khajam...te preferuarit e mi)

    kush i mban mend te gjithe

    meqe flasim per libra, po perfitoj te bej nje prezantimth letrar

    i vogel kam lexuar nje biblioteke te tere (ime me punonte ne biblioteken e qytetit dhe ngjiste e zbriste shkallet e lagjes me çanten plot me libra...une pertoja ti ktheja

    dhe tani qe jam ne France, e pra, qe prej dy vjetesh, kam rilexuar gjithçka dashuroj ne krijmtari letrare ne frengjisht (dhe italisht kur kam pasur rastin)

    lexim te mbare te gjitheve...perfitoj nga rasti (po perfitoj si shume, me falni) qe t'ju rekomandoj autorin tim te momentit :

    Amin Maalouf i perkthyer ne shqip me "Identitete Vrastare", e ne frengjisht apo dhe ne gjuhe te tjera me "Samarkande", "Léon l'africain", "Le periple de Baldassare", etj...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Postime
    18
    Meqe jemi te librat, mund t'ju sugjeroja edhe une nje titull:

    "Fruti i ndaluar" (Forbidden fruit) nga Peter de Rosa dhe Annie Murphy.

    Une e lexova ne anglisht dhe nuk e kam idene nese eshte i perkthyer ne gjuhe te tjera (shqip, frengjisht etj.), megjithate nese ju bie ne dore, mendoj qe do ta gjeni interesant. Une e kam lexuar me nje fryme, duke lene pas dore edhe gjera te tjera te rendesishme.

    Eshte nje histori reale nga jeta e autores ... me konkretisht eshte mbi lidhjen e saj me bishopin e Irlandes, histori e cila shkaktoi skandal te vertete ne fillimet e viteve '90 ne mos gaboj. Nje sqarim i vogel... nuk eshte nga ato romancat e sheqerosura e bajate. Eshte vertet liber i bukur dhe realist ... megjithate s'po zgjatem me tej.

    Pershendetje

Faqja 0 prej 74 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lexoni Biblën on-line në gjuhën shqipe.
    Nga Albo në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 30-11-2012, 05:42
  2. Lexoni > Sekretet e Ahmet Zogut
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 12:12
  3. Sa shume lexoni?
    Nga Kryeplaku në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-02-2005, 12:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •