Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Shqipëria dërgon si dipllomat në Londër një zooteknik

    Skandali

    Kaos në shërbimin konsullor të ambasadës shqiptare në Londër. Dipllomati Nuredin Aliaj s’flet asnjë fjalë anglisht

    Shqipëria dërgon si dipllomat në Londër një zooteknik

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Ministria e Punëve të Jashtëme të Shqipërisë përfshihet në një tjetër skadal që ka të bëjë me emërimin e një dipllomati në Londër i cili nuk flet asnjë fjalë Anglisht.
    Drejtoria e personelit, në këtë ministri, me miratimin e ministrit Lulzim Basha kanë emëruar si konsull në shërbimin konsullor pranë ambasadës shqiptare në Londër zotin Nuredin Aliaj me profesion zooteknik.
    Ky post tejet i rëndësishëm në këtë ambasadë i është besur Aliajt i cili nuk ka asnjë lloj eksperience të mëparshme në dipllomaci.
    Skandali thellohet akoma më tepër për vëtë faktin se Aliajt, do ti duhet të merret me legalizimin, përkthimin dhe autenticitetin e dokumentave që paraqesin emigrantët për t’i legalizuar, ndërkohë që ai nuk zotëron gjuhën angleze.
    Po ashtu këtij dipllomati do ti duhet të bashkëpunojë me institucionet britanine sic janë ministria e jashtëme “Foreign Office”, ajo e brendëshme “Home Office” apo policia londineze “Scotland Yard”.
    Ky emërim në kundërshtim me procedurat e emërimit të personelit në Ministrinë e Punëve të Jashtëme ka shkaktuar një sër problemesh në shërbimin konsullor pranë kësaj ambasade.
    Emigrantët shqiptarë, pohojne se ata janë ndeshur me një sër vonesash në shërbimin konsullor.
    Ata po ashtu pohojnë se e kanë patur të vështirë në legalizimin e dokumentave nga shqip në anglisht dhe anasjelltas, duke fajesuar konsullin e ri zotin Nuredin Aliaj.
    Njëri prej tyre e ilustron këtë shqetësim duke deklaruar se e dashura nga Lituania, me të cilën do të martohet, e ka patur të pamundur të marrë një përgjigje nga sherbimi konsullor i ambasadës shqiptare pasi është paraqitur fizikisht në ambasadë dhe nuk ka mundur te bisedoje me zotin Aliaj.
    Po i njëjti person thotë se e dashura ka tentuar të flasë në telefon me konsullin shqiptarë por nuk ka mundur pasi dikushi që i është pergjigjur telefonit ka sqaruar se nuk ndodhet asnje person në ambasade që mund të komunikoje me të.
    I pyetur rreth këtij shqetësimi Zef Mazi ambasadori i shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar ka refuzuar të kometojë duke pohuar se kjo cështje i përket zyrës së personelit në Ministrinë e Jashtëme në Tiranë.
    Madje Mazi nuk ka dashur që ky problem të behet bublik në media.
    Ndërkohë kësaj ministrie ju la dy javë kohë për t’u prononcuar pasi ministri Basha nuk ka ndodhej në Shqipëri .
    Dje një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtëme ka deklaruar, se kjo ministri, pasi është vënë në dijeni të situatës së krijuar në ambasadën shqiptare, në Londër ka marrë masa duke e zëvendësuar këtë dipllomat, që prej dates 11 Dhjetor me një tjetër.

    Ambasada në Londër dy dhoma e një guzhinë

    Nëse ka ambasadë më të shëmtuar të një vëndi në Londër, ajo është e Republikës së Shqipërisë. Ambienetet e saj përbehen nga dy dhoma dhe një guzhine, në katin e tretë të një ndërtese aspak të përshtatëshme për qëllime dipllomatike.
    Kjo ambasadë nuk ka një dhomë pritje ku mund të qëndrojnë emigrantët e shumtë të cilët i drejtohen për shërbime konsullore.
    Me shtimin e komunitetit shqiptarë në Angli këto 15 vitet e fundit, për c’do ditë mesatarisht 20 deri në 30 persona shkojnë në këtë ambasadë për kryer shërbime konsullore.
    C’do mëngjes në hyrjen e godinës ku është ambsada, mblidhen një turmë e madhe njerëzish që shpeshherë ka tërhequr vëmendjen e policisë londineze pasi rruga në të cilët ndodhet ambasada është vetëm 100 metra larg pallatit mbretëror “Buckingham Palace”.
    Emigrantëve shqiptarë përfshi shtetasit e huaj u duhet të presin me orë të tëra, në shi apo të ftohtin londinez për të mbaruar punët e tyre në këtë ambasadë e cila nuk ka kushtet më minamele për tu quajtur e tillë.
    Shteti shqiptarë ka lënë në mëshirë të fatit këtë ambasadë e cila drejtrohet nga njëri prej dipllomatëve më të mirë që ka Shqipëria.
    Pas Greqisë dhe Italisë, Britania e Madhe është vëndi i tretë me numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë të cilët janë kontribues të rëndësishëm në ekonominë shqiptare me dërgesat e parave.
    Por ajo që vihet re ështrë se këta emigrant janë lënë jetim nga shteti i tyre. Mbi të gjitha zyrat e kësaj ambasade janë një turp në përfaqësimin me dinjitet të Shqipërisë në një prej vëndeve më të rëndësishëm në politikëbërjen botërore.

    Burimi:
    www.veliupress.blogspot.com

  2. #2
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Po shqip dinte ai diplomati? Se ka mundesi ndonje dite te dergojne ndonje te huaj.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Dipllomati Nuredin Aliaj s’flet asnjë fjalë anglisht
    S'prish pune. Anglisht nuk dine as ata qe e derguan.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-09-2008
    Postime
    93
    apo ajo dihet kush emerohet konsull sikur vene per pushime lerg atdheut.
    Mu kujtua kur vajta nje here ne ambasaden shqiptare ne paris .
    Kisha nje jave qe telefonoja ne ambasade per te marre nje informacion dhe per te stabilizuar nje takim , njeri nuk e ngrinte telefonin, perpiqesha te lija nje mesazh mesazheria ishte plot , nuk lija dot.
    Cte beji njeriu i shkret , hajde thashe po vete deri tek ata se me telefon su beka gje.
    Edhe nisem, plot me peripeci sepse nuk para i njihja rruget , sepse ne paris te hush ne rrugica eshte si labirint , me ne fund arrita.
    Eshet nje ndertese e lezetshme , ku ambasada eshte ne kate te 3 me duket , po ne nje apartament.
    Hyra ne nje sallon pritje ka ca kolltuqe dhe nje nje cep nje televizor plasma , ku kishte program shqip, kenge popullore, me digitalb,
    Fillova te shikoja dhe morra guximin te nderroja programin ne nje film qe mu duk interesant., aty ishin edhe ca te tjere qe prisnin , ndersa dy tre punonjes me duket qe verviteshin nga nje dhome ne tjetren dhe kur shkembeheshin midis tyre komunikonin he mi yllo , na bej nje kafe mi shpirt , shprehje qe i urrej .
    Ok pas 5 minutash vjen nje vajze e re dhe me pyet ne frengjisht per cfare kam ardhur dhe kur e pa qe isha shqiptar e ktheu ne shqip.
    Pastaj me tha po stacionin e televizorit pse e nderrove , nuk te pelqejne kenget popullore? dhe nje ta nderruar stacionin tek kenget dhe rrinte e shikonte televizorin.
    Ndersa ne prisnim sa te pinte kafen konsulli , ok me ne fund me erdhi rradha te paraqitesha
    he me thote per cfare ke ardhur , po ja i them kam nje jave qe ju marre ne tel por hic , kisha nje pyetje ,
    epo thote ai nuk kemi sekretare qe te pergjigjet , por do veme se shpejti,
    Ok i thashe bera gjithe kete rruge per tu pyetur ne mund te mi legalizoni keto akte , dmth me duhet te jene te apostulluar.
    Ah thote keto behen ne tirane , ne ministrine e jashtme , ne nuk kemi te drejte te veme apostilla.
    Per kaq gje njeriu harxhon nerva , koha , leke, prandaj them se vune ne zooteknik ne londer apo nje filozof ne paris , nuk e besoj se sherbejne per ndonje gje te madhe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kikimiki : 12-12-2008 më 03:30

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e lojaxhiu
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    409
    Skandal?

    Bo e burr. Thash se u kap konsulli me drroge apo cfare.

    Kaq te mjere sa e ben situaten ti i bie te ikim te gjithe te hidhemi ne lumin Thames nga turpi. Te thuash se pak halle kane njerezit sa u dashka diskutuar per cdo gje qe ndodh ne Angli. Ka perkthyes ambasada, le ti perkthejne ata dokumentat e emigranteve. Le te mbaj perkthyes me vete deri sa te mesoje anglishten per disa muaj dhe kaq.

    Kur te flasi konsulli anglez shqip atehere quaje ofendim dhe skandal per ambasaden shqiptare.

  6. #6
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Kjo qenka e forte

  7. #7
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Postime
    355

    Kaos në shërbimin konsullor të ambasadës shqiptare në Londër. Dipllomati Nuredin Aliaj s’flet asnjë fjalë anglisht

    Shqipëria dërgon si dipllomat në Londër një zooteknik

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Ministria e Punëve të Jashtëme të Shqipërisë përfshihet në një tjetër skadal që ka të bëjë me emërimin e një dipllomati në Londër i cili nuk flet asnjë fjalë Anglisht.
    Ku eshte e keqja ketu mor Velo?
    Une mbarova gjuhe letersi dhe kam nje market mishi ne Melburne.
    Asnje fjale anglisht nuk dija kur erdha, as zanat nuk e kisha therrjen e kafsheve por e mesova per bukuri.
    Lereni kafsheteknikun e shkrete ne pune te tij se mezi e ka rregulluar! Mesohet puna mos u merakosni!
    Salam!
    Bese dhe hakmarrje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    po ambasadoret e vendeve te tjera, a din gjuhen shqipe kur emerohen ne krye te ambasadave te tyre ne Shqiperi?
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  9. #9
    Gate 7 Maska e Noerti
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    213
    Nuk ka te beje gjuha, ja mir sdi anglisht ai qe shkojti, po te tjeret qe vejne Afrike, Amerike Latine duhet te dine dhe gjyhen e shtetit ku i caktojn
    Ku është besa aty është dhe shpresa.

  10. #10
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    As nuk eshte skandal fare.Shqiperia ka vetem 3 persona qe kane graden e ambasadorit.Te tjeret jane te gjithe pa lidhje me kete profesion.Diplomacia shqiptare eshte per te qare hallin.Shpresojme qe me brezin e ri te "riparohet" ky problem.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •