Mohuesit!
A nuk udhėtuan ata nėpėr tokė e tė shohin se si qe pėrfundimi i atyre qė ishin para tyre!? Ata ishin edhe mė tė fortė se kėta, ata e lėruan tokėn dhe e rindėrtuan atė mė shumė se sa kėta, e rindėrtuan, atyre u patėn ardhur tė dėrguarit e vet me fakte tė qarta. Pra, All-llahu nuk ishte qė tju bėjė tė padrejtė atyre, por ata vetvetes i bėnė tė padrejtė. Kuran, 30:9
Shkruan: Avni Tafili
Zėri i Zgjimit!
Mjerė pėr ata njerėz qė para se ta njihnin vetveten e harruan atė; dėshpėrim i vėrtetė ėshtė pėr atė njeri qė tė bardhėn e sheh tė zezė e tė zezėn tė bardhė!
Sa padrejtėsi e madhe ėshtė tė mohosh vetveten! Kur vetveten e mohon, ke mohuar gjithēka tė vėrtetė. Kur njeriut iu dhurua aftėsia pėr tė menduar e vullneti pėr tė zgjedhur, mendon pėr epshin dhe zgjedh humbjen. E kėta janė mohues edhe tė botės qė i rrethon. Kėta nuk jetojnė nė harmoni me ligjet nė ekzistencė! Janė kundėr njerėzisė, janė kundėr ēdo gjėje tė pastėr e tė bukur. Ēudi, mendojnė se, po bėjnė tė duhurėn, e nuk shohin se si vetveten nė shkatėrrim po e ēojnė.
I Lartėsuar dhe i Pa tė meta ėshtė Allahu, ēdo gjė qė krijoi, e pėrsosi dhe nuk e krijoi kot. Secilės krijesė ia dha funksionin dhe rolin. Nuk ka krijesė e tė mos ketė nė vete urtėsish. Ndėrsa, njeriun e krijoi dhe e dalloi nga shumė krijesa qė krijoi. Njeriut ia komunikoi udhėzimin e Vet nėpėrmjet shpalljes, dhe e orientoi pėr tek Ai. Kush iu pėrgjigj ftesės sė Tij, shpėtoi, e kush nuk iu pėrgjigj pėsoi humbje tė sigurt. Ftesa e Krijuesit ėshtė e thjesht pėr atė qė ka vullnet ta kuptojė: tė jetojė nė harmoni me funksionin dhe rolin pėr tė cilėn ėshtė krijuar. Kur prej njė krahu tė milingonės ngėrthejnė urtėsish tė panumėrta, vallė, ēfarė do tė ngėrthenin prej njė krijese, tė cilės ia nėnshtroi gjithēka pėrreth saj!
Njerėzit nuk janė vetėm anė fizike. Janė edhe anė shpirtėrore. Ashtu siē dinė tė ndjejnė uri e etje, mund tė ndjejnė edhe gėzim e hidhėrim. Por, njeriu fare pak pėrkujdeset pėr anėn e tij shpirtėrore sa kujdeset pėr anėn e tij fizike. Prirje e njerėzve tė ngutshėm e tė pavetėdijshėm. Njerėz qė nuk janė nė gjendje tė zbulojnė urtėsitė e veta, e as tė kuptojnė qėllimin dhe pse-tė e ekzistencės sė tyre. Kėta nuk janė nė gjendje tė kuptojnė se ēdo tė thotė krijesė e as krijimtari. Jo, kėta e dinė, por mbi ta sundon fizikaliteti, e jo shpirtėrorja. Janė robėr tė kėnaqėsive tė pėrkohshme dhe tė shpejta.
Allahu nuk krijoi gjė, e pastaj atė ta urrej a ta shkatėrrojė. Por, drejtėsia e Tij absolute bėn qė ato krijesa tė meritojnė a ta kėrkojnė vetėurrejtjen dhe vetėshkatėrrimin! Po ta donte Allahu shkatėrrimin tėnd, nuk do tė tė pajiste me intelekt, qė ti tė dallosh tė bardhėn prej tė zezės. Kėtė je nė gjendje ta kuptosh, se, ti ke aftėsi pėr tė menduar, e pėr tė dalluar, por edhe pėr tė zgjedhur. E kjo nuk tu dhurua kot, e as nuk e krijove, por e gjete tė ngulitur thellė nė vetveten tėnde. E kėtė e di mjaft mirė!
Pasi njeriu ėshtė i pajisur me intelekt pėr tė dalluar, mund edhe tė zgjedh. Por, gjithnjė nėn mbikėqyrjen e Atij qė e krijoi. Kur njerėzit bėjnė zgjedhjen, do tė ketė dy, jo mė tepėr: ose prej atyre qė jetojnė nė harmoni me ligjet e Zotit ose; prej atyre qė kanė zgjedhur tė jetojnė nė kundėrshtim me ligjet e Zotit. Ligjet e Allahut tė Madhėruar janė edhe ndėrrimi i ditės dhe natės. Kush mund prej njerėzve tė ndalė lėvizjen e tokės, apo rrotullimin e saj rreth boshtit tė vet! Askush! Prej ligjeve tė Tij ėshtė edhe gjumi; e kush mund tė rrijė pa bėrė gjumė! Askush kurrė! E pra, le ta dijė njeriu qė i thėrret mendjes, se prej ligjeve tė Zotit ėshtė edhe sinqeriteti, drejtėsia, respekti, paqja, bujaria, fisnikėria, pastėrtia, butėsia e urtėsia. Njerėzit e sinqertė, tė drejtė, tė pastėr e tė urtė, janė njerėzit qė gjejnė udhėzimin e drejtė!
Sot, qė ke ende aftėsinė pėr tė dalluar dhe zgjedhur, mund tė zgjedhėsh tė jesh i drejtė ose i padrejtė, i pastėr apo i papastėr, i sinqertė apo gėnjeshtar, por dije, se ashtu siē zgjedh, edhe ai do tė jesh. Ti mund tė jesh mirėnjohės por edhe mospėrfillės, mund tė jesh falėnderues por edhe pėrgėnjeshtrues, mund tė jetosh nė harmoni me botėn qė tė rrethon por mund tė jesh edhe kundėr saj. Por dije se, njė ditė e tėrė bota do tė ngrihet kundėr teje. Atėherė kur nuk do tė kesh mė asnjėfarė aftėsie, veēse tė atij qė vėshtron tė vėrtetėn e qartė i tronditur! E tė tjerėt do tė gjykojnė ndaj teje, e do ta kuptosh nė hollėsi se kush e ēfarė ke qenė, qė ti sot, po e pėrgėnjeshtron dhe po e fsheh!
Mund tė mė thotė njeri, se kush e do tė pasinqertin, gėnjeshtarin, epsharakun, mashtruesin, shpifėsin, manipuluesin, tė pabesin! E kush veēse atij qė ėshtė mė i ulėt se tė ulėtit! E kush janė mė tė ulėtit, veēse ata qė mohuan vetveten, mohuan gjithēka tė vėrtetė! Kėta nuk i do askush. Po, madje edhe sot mund ta ndjejnė vetminė dhe urrejtjen e tė tjerėve, por kėta njerėz mohues, nė vendėse ti thėrrasin mendjes, bėhen tė padėgjueshėm, kryeneēė e mendjemėdhenj! Po, kėta janė njėmend tė shurdhėt, memecėt e tė verbėt!
Mjerim pra pėr kėta njerėz!
Shembulli i (i thirrėsit tė) atyre qė nuk besuan ėshtė sikurse i atij (bariut) qė u lėshon britmė atyre (bagėtive) qė nuk dėgjojnė tjetėr vetėm se britmė e zė (e nuk kuptojnė). Ata janė tė shurdhėr, memecė e tė verbėr, ata nuk kuptojnė. Kuran, 2:171
O Allah, na pėrforco nė rrugėn Tėnde e na ruaj nga pabesia dhe nga ēdo veti qė na shpie nė pabesi! Amin!
Krijoni Kontakt