Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 34
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    A medet me nje pensjon me 6000lek

    Ju plaka edhe pleq
    Ju qe hoqet aq keq
    me ket poezi
    po ju pershendes
    Ju qe me hidhrim
    e kaluat ate jete
    ju qe ne kafaz
    ju mbyllen si shtaz
    Ju qe shkonit ne pune
    pa gjume me tre turne
    ne indrocentrale e miniera
    qe kur vinit ne shpi
    njeri sju vinte era
    dhe ju intelektual
    qe shkolle mbaruat
    oficer apo mesues
    te gjithe ishit te detyruar
    larg shtepis per te jetuar
    stazin e partis per ta mbaruar
    A'thu vall ju bien ndermend
    ato kohe e ato vite?
    Qe ste lenin te ciceronin
    ne ate kafaz prej betoni
    o sa keni vujt
    o sa keni hek
    dhe perfundimi
    pensjoni 6000lek
    o ju politikan
    o ju ndryshk i vjeter
    u munut me i vu boje
    po smori ngjyr tjeter
    shikojeni ket pune
    se kjo esht me rendesi
    me vujt gjith jeten
    dhe sot prap ne varferi
    dhe nje gje ju them
    ju qe keni ket gje ne dore
    kostumin pa xhepa
    ne varr keni me e marr
    shikoni ket foto
    dhe mendohuni mir
    se siper trupit tuaj
    vetem bar do mbij
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #22
    i/e larguar Maska e linda_die_engel
    Anėtarėsuar
    20-12-2002
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    11
    ALBA_MAUSI fantastike je me ato parodit e poezit e tua te duket sikur ke mbaruar per letersi dhe jo shkollen e mesme ,bravo te lumte se me kenaqe))

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mori Alb mori shkodrane
    Paske hek ne ato rrug Tirane
    Paske psu bash si zef deda
    Kur pat shku te Xhemal gega
    Po cka te gjet qe na kujtove
    Na kujtove e na gicilove
    Ato vite qe ne kujtes
    Na kan met per radhat n'mjes
    Kush per djath e kush per vez
    Kush per t'lyn e kush per kos
    Kush tuj lyp pak limontos
    Te kojshia tuj trokit
    Per nji qep a nji lug salc
    Ner aksione tuj korr kasht
    Tu lujt naten ner catia
    Del me miza italia
    Baj antena e kanace
    Me luftu njata zhurmusa
    Tan tuj vjedh n'male e fusha
    Tuj perzi Elbin me kafe
    Me qit fall me than dy llafe
    Lum kush shitse kishte grun
    N'komitet mbaronte pun
    Per vit te ri kush gjente arra
    Kadaifi dhe bakllava
    Per ndoj gic me shku n' Rreshen
    E ne kavaj per pulastren
    Me dal xhiro gjasht sahati
    bluz te jashtme lum kush pati
    xete fill ndoj dashnore
    E mas pallati si navojtore
    Tuj ba dashni e tu shkel n'm-ut
    Se nuk kishin ku me u fut
    Cka me ba ajo koh shkoj
    E spo dim a per mir ndryshoj
    A ma mir ather Shqipnija
    Apo sot tritol nder shpija
    Nuk po di cka me ju than
    Folni vet mos rrini vran
    E tash naten ju uroj
    Prej bostoni ne velipoj




    .......

  4. #24
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #25
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    hahahahahahaha shume reale keto vjersha
    shume bukur Brari dhe Alba Mausi talent jeni!!!
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Te degjeneruarit e kombit

    A mor Brari spo kam te ngime
    me i shajt disa tipa shqiptar
    qe vedit namin ja qiten
    dhe erdhen ne Shqipri si zagar
    per dicka jam trishtu
    kur une e kam degju
    kur Shqipria hapi dyret
    Ne Tirane fillun qyfyret
    na u cu Hajdin Sejdia
    e na erdh te nene Shqipri
    tha Shqiprin du me ndertu
    sepse ju e keni shkatru
    me dhurata e levdime
    na e bani veten bos
    po erdh dita kallzoj ftyren
    na dul 7 uje e 1 kos
    me t'shku menja se bleu Shqiprin
    se kaq pare kish ky djal
    hapi gropen ne mes Tiranes
    dhe e bani veten prall
    shume Shqiptar e moren vesh
    se Hajdini u ba rehat
    shum shqiptar e moren rugen
    me u martu me kontrat
    mashtrun motrat ne mosh fminore
    jem beqar dum me u martu
    na i qiten ne perndim
    dhe jeten ja u kan shkatru
    shume nga keto ishin t'martum
    me femij e gra n'Kosov
    pa pike turpi mashtrun vajzat
    Qe Shqipria n'ate kohe derdhte lot
    Me vjen keq qe po ju them
    ju e dini po po ju kallzoj
    Ju tipa njerzish pa karakter
    Kosovar apo shqiptar
    ju qe keni gjak serbi
    keni gjak te palar
    ju jeni peme pa gjethe
    jeni peme qe frut s'prodhoni
    ju te degjenerurit e kombit
    skeni ftyr me ku te shkoni
    se dhe fmija jot me e mar vesh
    cfar babe paska pas
    do ti thot vetes kopil
    vec fjalen babe mos ta theras
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Vujtjet tona s'kan te mbarume
    si neper shekuj ashtu dhe sot
    ndoshta prej zotit asht e shkrume
    qe shqiptari me derdh vec lot

    A mor Zot ti na ndihmo
    se ne ket glob vet na ke sjell
    turturat qe kemi hek
    ska roman qe i percjell

    Te pafajshmit neper varre
    cohen engjej e shikojn
    qe Shqiperia plot me halle
    Zoti kurr spo i ndihmon

    Hall i madh eshte te mos kesh
    hall ma i madh eshte qe te kesh
    se ne duart e hajdutit
    te shkon gjith mundi per lesh

    fukara kemi lindur
    fukara jemi tuj dek
    te pakten te vdesim me nder
    me njani tjetri mos me e terhek
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Vuajtje vetėm vuajtje!.......

    "Jetė e trishtuar si nė shkretėtirė
    Kur shkon nė WC e s'ke letėr pėr t'u fshirė"...
    (lexuar nė 1974 nė njė WC publike...)

    ALBAMAUSIT dua qė t'i uroj bereqet me kėto vargėzime fshikulluese pėr atė kohėn e "qoftėlargut". Mirėpo forumistat kanė tė drejtė kur duan humor! Ndaj unė po mundohem qė tė gjej diēka nga titulli i temės "Vuajtje vetėm vuajtje...." e ta hedh nė kėtė faqe!

    VUAJTJE VETĖM VUAJTJE

    Bebia e sapolindur:
    Nga barku i mamit ja sapo kam dalė
    gjinia mashkullore,... ma vunė emrin Altin!
    Vuajtje vetėm vuajtje,...nuk dija asnjė fjalė
    mamija mė pėrplasi nė cicat e mamit tim!

    Sa turp! Sa turp mė erdhi! Por isha i uritur
    ndaj cicat ja shtėrngoja dhe qumėshti mė pikonte
    Mamija shumė e egėr, kėt ēast mezi kish pritur
    Mė kapte bibilushin dhe mamit ia tregonte...

    Nė moshėn 6 vjeēare:
    Kaluan plot pesė vjet, sapo i mbusha gjashtė
    Me veshėn njė pėrparse tė zezė - jaka e bardhė
    pėrdore bashkė me mamin, qėndruam 2 orė jashtė
    Fatos m'a ndrruan emrin si nxanės nė klasė tė parė!

    Mėsuesja bukuroshe me njė vizore nė dorė
    Lexonte ABETAREN,... kėndonim sipas stinės
    Altin askush s'mė thonte, - (gjinia mashkullorė)
    Mėsuesja hapte shalėt...atje posht tavolinės...

    Nė moshėn 1o vjeēare:
    Mbarova dhe filloren, e morra dhe deftesėn
    Mė thonin Pionier! A thu se s'kisha emėr!
    Njė ditė nė njė piknik e ndjeva nė shpirt kthesėn
    kur prapa ferrės tinėz u putha me njė femėr!...

    pra klasė e gjashtė me zuri dhe mua me dashnore
    e bukur dhe e qeshur i thonim dhe miss Klasa!
    Takoheshim nė rradha, gjithmonė nė Bylmetore
    Kur merrnim mish tė grirė dhe pulė qė s'bėnte glasa...

    Nė moshėn 15 vjeēare:
    Na mblodhėn nė mes shkollės njė inspektor arsimi
    Na tha jeni Rini! Bile revolucionare!
    ēudi mė doli leshi, dhe prap s'mė thonė: Altini
    Nė halet e gjimnazit bile pija cigare!...

    Por kisha ecur para se ndrrova 6 dashnore
    dhe prisja veē mbasdreken tė bėja njė takim...
    Na ēonin nėpėr fshatra, na ēonin nė aksione
    Ama kėrkush s'mė thirri me emrin tim Altin!

    Nė moshėn 22 vjeēare:
    Mbarova fakultetin, na ēuan nė Rrap tė Trishit
    6 muaj na stėrvitėn, me artin optimist
    Por prap Altin s'mė thonin, as nuk e di ēfarė ishim
    Ngado veē na thėrrisnin: - Eja ku po shkon zborist!...

    Nė moshėn mbi 40 vjeē:
    Sa vuajtje qė kaluam, kam dashur t'i harroj
    Kujtoj cicat e nėnes, mėsuesen e parė...
    Tani qė kam familje veē emri mė ndryshoj
    Mė quanin DEMOKRAT, SHKĖRDHATĖ, ose ZAGARĖ!...

    O Zot thashė, ēfarė kam bėrė, po emri ku mė humbi?!
    Sa vuajtje... vetėm vuajtje, po unė kam emrin tim!
    Nga prapa leh si bushtėr kjo moshė qė krejt mė shkundi
    Tani mė quajn Plak, dhe s'thonė Plaku Altin!...

    Epilog:
    Nė jetė nuk bėra keq!Sa vuajtje...qė kaluam
    Por kurrė unė nuk besova, qė Deti bahet Kos!
    Mė duket se shqiptarėt shumė shpejt vėrtetė harruan
    Qė vendin e drejton njė emėr thjeshtė: - FATOS!!!!

    Agimi

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    flm xhaxhi Agim, jam shume mirenjohese ,sepse realiteti eshte gjeja me e mire qe perdoret si ne poezi ashtu dhe ne parodi,i urrej ato qe mundohen te shprehin ne mynyre servile, duke ngritur partin apo pushtetin aty ku se meritojn,dhe te tille kan qene shumica e poeteve tane ne kohen e Enverit,sa here qe i lexoj ndjej nje urrejtje,dhe sidomos per ato poet,kur thuren varrgje kunder nesh ,kur ne te paret thyem kafazin e betonit, dhe dolem ta jetonim jeten ashtu sic e meriton nje njeri.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Shpirti juaj djallit do ti shkoje

    Lote vuajtjesh ne shekuj kemi derdhur
    Eshte e veshtire ti peshosh per ti mbledhur
    Se dielli me rreze te nxehta i avullon
    Dhe shume nga ne ,veshtir se kujton

    Harruam ne sec esht morali
    Harrum ne gjurmat e kalit
    Harruam fushat pjellore me grure
    Harruam qe uji na freskonte dikur

    U harruan fshatrat ne vetmi
    Toka te shketa shef tani
    Shpija te renura sikur ra termeti
    Fshatar te genjyer nga deti dhe qyteti

    Trafikant te shumte qe bejn jete luksoze
    Korrupsjon i madh ne ket jete famoze
    Politikani i korruptuar me rruge te gabuar
    Jeta e Shqiptarit nuk ka te pershkruar

    Dallavere te shumta qe skan te numurur
    Disa rrojne ne balte ,disa ne tapet te shtruar
    Disa shesin trupin disa shesin djersen
    Disa shesin moralin ,disa humbin besen

    Ku eshte ajo bese shekullore?
    Ku iku ai moral madheshtor?
    Ku shkoj karakteri Shqiptar?
    Ju po ju pyes o mekatar?

    Mekatet e juaj kurre nuk do falet
    Jeta juaj ne ferr do ndalet
    Shpiti juaj djallit do ti shkoj
    Krimet u juaja Zoti do ti gjykoj
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Cila Ėshtė Vepra e Perėndisė"
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:47
  2. Ndarja eshte nje vuajtje e embel :) ..
    Nga ButterflyEffect nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 06:40
  3. Ta bėjmė vuajtjen kryq pėr shpėtimin tonė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-10-2007, 02:36
  4. Balsami i lumturisė
    Nga E_LUMTURA nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 18:59
  5. Shpėtimi i tė krishterit
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 169
    Postimi i Fundit: 16-09-2004, 22:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •