OBLIGIMI KOHOR MES THIRRJES NE RRUGEN E ALLAHUT DHE KERKIMIT TE DITURISE.
Allahu xh.sh e dergoi te Derguarin e Tij te fundit ne mesin e nje shoqerie injorante. Vete I Derguari I Allahut xh.sh nuk dinte as shkrim as lexim. Prej urdheresave te para qe Muhamedi a.s ia transmetoi njerezimit , pas thirrjes se nuk ka te adhuruar tjeter te vertet perpos Allahut xh.sh, ishte kerkimi I diturise. Te gjithe ne e dime mire se si filloi shpallja hyjnore per te Derguarin tone. Ishte engjelli Xhibril ai qe I transmetoi Muhammedit a.s 5 ajetet e para Kuranore, ajete qe I takojne sures El -Alek qe ne gjuhen tone don te thote: Lexo me emrin e Zotit tend qe krijoi gjithcka. Qe e krijoi njeriun prej nje pike gjaku te ngjizur (ne barkun e nenes). Lexo se Zoti yt eshte me bujari. Ai qe e mesoi njeriun me pene. Ja mesoi njeriut ate qe nuk e dinte.
I derguari analfabet I derguar ne nje shoqeri analphabetic u obligua te kerkoje dituri dhe ai pikerisht ne kete e thirri te gjithe ummetin, duke I treguar atyre se Islami kjo fe universale nuk kuptohet vetem se me dituri e mesim. Pra near nga kushtet per te kuptuar Islamin eshte dituria.
Eshte plotesisht e vertete se I Derguari a.s nuk ka ditur as te shkrujae dhe as te lexoje, por ai ishte dhe mbetet njeriu me I ditur ne rruzullin tokesor prej krijimit te Ademit a.s e deri ne Diten e Gjykimit. Shtrohet pyetja: Si ta quajme Muhammedin njeriun me te ditur kur ai ishte analfabet dhe kurr nuk shkoi ne shkolle te mesoje fluorine, astronomine, anatomine, fiziken, kimine apo matematiken ??? U pergjigjemi e u themi se I Derguari a.s mesoi ne Universitetine te derguarve dhe se mesuesi I tij ishte Xhibrili a.s I cili jo vetem qe ja zbriti Shpalljen apo Revelaten Hyjnore, por ne te njejten kohe e mesoi dhe udhezoi.
Pra Muhammedi a.s mesoi, u keshillua, u udhezua nga I Dituri Suprem qe me diturine e Tij perfdhin gjithcka, I Cili me Fuqine e Tij te pakufishme ja mesoi gjithcka deshi. Allahu xh.sh e dergoi Muhammedin a.s si te derguarin e fundit e ajo me te cilen Muhammedi a.s erdhi eshte fener ndricues per shoqerine tone, ashtu sikur ishte per shoqerine e atehershme dhe sikur do te jete per njerezimin deri ne Diten e Gjykimit. Fjala eshte per Kuranin Famelarte I cili per ne duhet te jete mesues dhe edukator I gjalle. Ky liber Hyjnor, Liber qe permban ne vete nje sistem te plote jete, sistem qe qendron shume me lart se sistemet e sajuara keq te cilat na servirin sot, duhet te jete rruga e vetme qe duhet te ndiqet pasi cikli Pejgamberik u mbyll me largimin e Muhammedit a.s nga kjo jete.
Eshte nje realitet I pamohueshem deshem apo sdeshem ta pranojme, se mjete te mesimit jane shkrimi dhe leximi. Te gjithe ne jemi te barbate perpara ketij realiteti. Ne nje citat te vetin Muhammedi a.s thote : Cdo musliman dhe muslimane e ka obligim kerkimin e diturise. Pra cdo musliman apo muslimane duhet te jete Brenda corneae te nocionit: kerkues I diturise
Disa njerez jane te mendimit se ajo per te cilen jemi te obliguar eshte dituria fetare apo sheriati, por kjo seshte aspak e vertete. Ne baze te fakteve dhe argument eve kerkimi I diturise eshte obligim I secilit pa marre parasysh se cfare drejtimi apo lemije I perket. Duhet ta dime se obligimi (farzi) ndahet ne dy lloje. Farzi Ajn - qe nenkuopton te gjitha obligimet qe duhet tI kryeje secili, dhe Farzi Kifaje - qe nenkupton ato lloj oblegimesh te cilat nese dikush I kryen pergjegjesia ju bjen edhe te tjereve qe banojne ne ate rreth. Ndodh nga nje here qe Farzi Kifaje shnderrohet ne Farz Ajn per nje person apo per nje grup personash. Po e ilustrojme kete me nje shembull. Nese nje grup nemesis verejne dike qe po mbytet ne uje, e kane Farz Kifaje qe te hyne dhe ta shpetojne, por nese prej tyre vetem njeri din te notoje atehere per te, shpetimi I te rrezikuarit behet Farz Ajn. Po ashtu farz ajn mund te behet edhe studimi dhe pervetesimi I lemive te caktuara te cilat ne pamje te pare nuk kane te bejne me fene, kjo kur e kerkon koha dhe nevoja. Edhe sa I perket diturise Islame diqka eshte me paresore se dicka tjeter. P.sh secili nga ne duhet te dalloje te lejuaren nga e ndaluara, duhet te dije se cmund te flase e cka sI lejohet te flase, duhet te dije cfare I lejohet te haje e te pije e cfare nuk I lejohet, duhet te dije se kur mund te falet dhe kur nuk duhet te falet, duhet te dije se si te vishet etj. Nga ana tjeter vetem nje grup nemesis e kane obligim thellimin dhe pervetesimin ne detaje te tefsirit, hadithit jursprudences Islame e keshtu, me rradhe. Eshte obligim I ketyre te fundit qe tu tregojne edhe te tjereve, pra me fjale te tjera tI orjentojne te tjeret. Konkluzion I asja qe thame eshte se dituria pozitive pa marre parasysh fetare apo jo eshte obligim te studjohet, por ne varesi te rrethanave mund te jete obligim I secilit ose I disave.
Si ta kuptojme dmth e kryerjes se farzit ne kete kontekst? Te kryesh farzin don te thote te zbatosh obligimin me perkushtim dhe rrespekt e ne te njejten kohe ta dash se po kryen nje obligim. Pra, nxenesi apo studenti duhet tI perkushtohet studimit ashtu sikur se eshte I perkushtuar kur falet sepse te dyja jane adhurim -ibadet- Kur jemi duke mesuar p.sh lenden e kimise duhet ta ndjejme te njejtin respekt dhe pergjegjesi sikur po agjerojme nje dite vullnetarisht.
Ekziston nje dallim kyc mes muslimanit dhe jo muslimanit ne kerkimn e diturise. Dallimi qendron ne faktin se muslimani arritjen e diturise dhe ngritjen e vet intelektuale e sheh si mjet per arritjen e qellimit, per ngritjen lart te fjales la I lahe il-lall-llah. Nga ana tjeter jo muslimani qellim ka pefitimin personal e aspak per te miren dhe dobine e njerezimit. Shembull per kete eshte perpjekja e sa e sa te tilleve deri sa e prodhuan bomben nukleare, shkaterrimi I ambjentit me eksperimente radioactive e sa e sa shembuj te tjere qe nuk kemi per qellim tI permendim ketu. Kjo vjen se keta nuk e ndjejne pergjegjesine qe ndien muslimani para Allahut dhe shoqerise, nuk e njejne pergjegjesine se do te vije dita kur do te japin llogari se si dhe ku e kane shfrytezuar dijenine e fituar. Kjo vlen edhe per disa muslimane qe thone se ne mesojme per vete.
Kryerja e ketij obligimi (kerkimit te diturise) kerkohet prej secilit nga ne, por kjo jo sa per sy e faqe e shkel e shko, jo vetem per te siguruar nje diplome me e var ne mur, por per tu perpetuo qe diturine e fituar ta kemi te shndoshe jo te manget dhe cka ka me teper rendesi ta veme ne pune per te miren e ummetit.
Kryerja e ketij farzi ashtu si kryerja e cdo farzi tjeter kerkon sinqeritet dhe qellim te paster e ky I fundit nese nuk eshte per Allahun xh.sh konsiderohet devijim.
Duhet ta dime se punet qe nuk kryhen per hir te Zotit diten e gjykimit keto pune greyest do tI perplasen fytyres. Keto kritere vlejne edhe per kerkimin e diturise. Muslimani diturine e kerkon vetem per hir te Allahut xh.sh, per ta ngritur aty ku duhet gjendjen e ummetit. Secili duhet ta kete te qarte se ekzistenca e umetit musliman sot nuk karakterizohey nga te njejtat tipare qe karakterizohej me pare. Nese dikur kemi qene ne balle te njerezimit sot nuk jemi me. Secili duhet ta pyese veten pse? Kjo pse ka nevose per pegjigje dhe shpejt bile. Ne sot e kemi edhe Kuranin edhe hadithin ashtu sikur se I kane pasur edhe muslimanet para nesh. Vetem I Derguari a.s nuk eshte ne mesin ton. A thua te jete kjo pergjigjia e pse-se? Jo !!! Nese mos prania e te Derguarit do te ishte pergjigja e pse-se shpallaje tij nuk do te ishte universale dhe e vlefshme deri ne Diten e Gjykimit. Atehere cila eshte pergjigjia ????
Pergjigjia eshte tejet komplekse. Nje pjese e ketij kompleksiteti na takon ta gjejme e ta ndryshojme ne e nje pjese mund ta gjejne e ta ndryshojne te tjeret. Por nese ata nuk e bejne ateher eshte obligimi yne!?
Kur themi se ummetin musliman nuk e karakterizojne ato karakteristika si me pare duam te themi (ne ate pjese te kompleksitetit qe na takon) se dikur ky ummet ka qene pjesa me perparimtare e shoqerise njerezore e sot fatkeqesisht nuk eshte. Dikur ky ummet I jepte botes nje Islam te gjalle, nje Islam jetesor, nje Islam te plote e jo boje mbi fleta sikur sot. A thua gjithe ata njerez te ditur qe shkruajten sa e sa vepra, dijetare qe I njeh si lindja dhe perendimi, shkruajten e shkruajten vetem se nuk kishin si ta kalonin kohen? Apo se garonin ne mbushjen e rafteve te biblotekave? Mos valle muslimanet sot ne shkolla mesojne per Iben khaldunin, Gazaliun dhe Iben Sinen vetem per shtim te diturise, sikurse mund te lexojme Makiavelin, Frojdin dhe Hegelin ??? Ne asnje menyre!!! Por . Le te mjaftohemi me kaq ne serine tone te pyetjeve dhe te mundohemi te japim pergjigje dhe zgjidhje. Sot ne jemi ne bankat e shkolles (eshte fjala per studentet) Kemi marre persiper pergjegjesine e te qenit drejtues te ummetit ose si shprehen njerezit sot ne jemi elita e intelektualeve te ardheshem. Atribut I joni I pari pas idese se qarte qe kete kohe duhet ta konsiderojme si shans per tu pajisur me armen dituri qe do na sherbeje per arritjen e qellimit eshte sinqeriteti dhe nieti I paster. Dikur nje profesor na thoshte :- kujtoni dhe rigatoni qellimin per te cilin keni ardhur ketu. - Sinqeriteti yne eshte shume I rendesishem ne kerkimin e diturise per te cilen jemi te obliguar duke shpresuar ne shperblimin e Allahut xh.sh.
Secili nga ne duhet ta kete te qarte si dielli ne mesdite ne quelling pa re se Islami me gjithanshmerine e tij duhet ta kaploje zemren e secilit prej nesh, e ne si studente apo si nxenes tI sherbejme vetem Islamit e askujt tjeter. Ne te njejten kohe cdonjeri prej nesh duhet ta kete te qarte se thirrja ne rrugen e Allahut xh.sh eshte e pandare nga mesimi. Ne asnje menyre e asnje cast keto dy fenomene nuk duhet te ndahen nga njeri-tjetri, madje I pari (mesimi) duhet te jete mjet I te dytit. Me fjale te tjera eshte detyre e jona qe edhe gjate periudhes student ore duhet te therrasim ne rrugen e Allahut, te therrasim ne te dobishme dhe te ndalojme nga e keqja sepse te dyja edhe mesimi edhe thirrja ne rrugen e Allahut xh.sh jane obligime. Obligimet e secilit jane te shumta por varesisht nga vendi dhe rrethanat ndonjeri behet paresor ose me fjale te tjera - OBLIGIM KOHOR-
Per ta ilustruar kete le tI theremin edhe nje here shembullit me te rrezikuarin, por kesaj rradhe ne rrethana te tjera. Dallimi kesaj rradhe qendron ne ate qe koha e namazit eshte afer scatemia dhe pikerisht mu ne kete moment ne jemi para nje realiteti te tille. Cfre te bejme ? Te falim namazin? Te shpetoim te mbyturin? Jemi ne dileme Dijetaret e vjeter dhe te rinj jan te njezeri qe nese na paraqitet nje rast I tille paresor eshte shpetimi I te rrezikuarit sepse namazin mundemi ta falim edhe kaza dhe se realiteti para te cilit ndodhemi eshte arsye e forte per nje gje te tille. Ky pra eshte obligimi kohor. Detyre qe ne asnje moment e asnje rast nuk duhet te neglizhohet.
Sa I perngjan gjendja e popullit tone te rrezikuarit te imagjinates. Cili eshte farzi kohor sot??? Pa dyshim thitrrja ne te dobishme dhe ndalimi nga e keqja. Sot ne fillimin e shekullit XXI duket qarte dhe dukshem qe populi yne eshte larguar dukshem nga feja. Sot kur ne themi qe : edhe disa vite dhe e mbaroj shkollenarmiqte e Islamit po e mbysin popullin tone I cili ka kaluar sa e sa peripeci edhe ate Brenda nje kohe shume te shkurter.
I riu dhe e reja po mbyten. Mos ju shkoj mendja ne detin Adriatic dhe ate Jon, megjithese edhe keta jane bere prites te trupave pa jete. Po mbyten ne goten e uiskit dhe ne dozen e kokaines, po mbyten a do I spheroma apo do presim te mbarojme universities prit. Ndonjeri edhe magjistraturen , doktorate, do martohet do krijoje familje e vetem ateher do kujtohet te pyese se cfare u be me ate qe ish ne rrezik, por atehere do jete vone. Koha do na e kete kursyer lodhjen I residuary do jete para kembeve tona vetem se PA JETE!!!!
Ne kete kohe eshte shume paresore daveja (thirrja ne Islam) Kjo eshte nevose e kohes. Atij qe veten e sheh ne buze te humneres duhet tI bejme thirrje e tI themi qe jeta nuk eshte ashtu si ta kane servirur ata qe helmin e privatising me mjalte ne vrima te errata. Duhet tķ tregojme se jeta nuk eshte si nje oqean ku peshku I madh e han te voglin. Duhet tia bejme te qarte se nese e perqafon kete qe te ofrojme, nuk do te jesh rob I parase, as lakmues I shfrytezimit, as mosperfilles I te varferit dhe jetimit, por do te ngrihesh me lart se vete engjejt. Mbi ty do te zbrese meshira dhe bikimi I te madhit Allah, veten do ta ndiesh dikushi, sdo te ndihesh skllav I askujt por njeri I lire, zemren do ta mbushe dashuria dhe miresia e do tI bindesh e perulesh vetem Krijusit vetem Zotit te boteve. Vetem atehere bota ne syte e tu do marre pamje tjeter, vetem atehere dhimbien dhe shqetesin=min nuk do ta shuash ne shoqerine e pijes apo droges,m por me ballin ne sexhde per hir te Allahut xh.sh, vetem atehere do ta kuptosh se ti I vyn njerezve, generative qe do vin. E atehere me siguri Allahu xh.sh do na e beje te mundur ta udheheqim edhe nje here boten nen flamurin La ilahe il-lall-llh Muhammedur-resulull-llah.
Te thuash se sot une kam per detyre vetem te mbaroj shkollen e asgje tjeter eshte dyftyresi dhe ikje prej realistic. Zoti na ruajt prej dyftyresise!!!
Vellezer!
Populi yne, prinderit tane e gjithe bota Islame syte I ka te ne. Ata shpresojne se ne me siguri do bejme dicka per te ndryshuar gjendjen ne te cilen ndodhemi. Sot ne jemi ata qe duhet tI spheroma te tjeret. Populi yne na pret . Ku jemi ????
Vellezer!
Ne kete muaj te bekuar le tI tregojme njeri-tjetrit se jemi bashke. Le tI themi njeri-tjetrit po !! Bashke do te luftojme me valet e jetes per te shpetuar popullin tone te shtrenjte. Mos harroni se te tjeret kane dhene jeten, kane sakrifikuar familjen kur ne akoma nuk ja kemi nisur. Le ta leme pas te kaluaren e te mos na vije turp te nxjerrim mesime prej saj. Le tI shtrengojme doren njeri-tjetrit e tI themi : Vella jam me ty e ti je me mua ! Nje eshte qellimi yne !!! Nje eshte rruga jone !!!
vjeshta e trete Beirut 1998
Krijoni Kontakt