Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anėtarėsuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729

    Racizmi te Shqiptaret

    Racizmi ėshtė prezent kudo nė botė e edhe te ne shqiptarėt ėshtė shumė i pėrhapur.
    Ka shumė raste te ne kur ata qė janė bjondė, sygjelbėr apo sykaltėr mendojnė se janė mė tė mirė apo mė tė vlefshėm se tė tjerėt.
    Ky ėshtė mendim i njejtė me atė tė nazistave gjermanė!

    Ka edhe tė tillė qė vėllezėrit e tyre shqiptarė qė janė zeshkanė i quajnė jevgj, hashkali apo romė.
    Pra kėta njerėz mendojnė se njerėzit e zinjė janė kategori e ulėt.

    Kėtė pohim tė tyre e mohon shumė qartė Kur’ani.
    Sipas Kur’anit del se njeriu i parė ka qenė mė shumė i zi sesa i bardhė.
    Kjo ėshtė cekur nė ajetet e mėposhtme dhe ėshtė pėrsėritur tre herė fjala “balta e zezė”:

    15:26. Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, tė zi e tė prishur (me erė tė keqe).

    15:28. Dhe (pėrkujto) kur Zoti yt engjėjve u tha: "Unė po krijoj njeriun nga balta e tharė, e zezė e me erė.

    15:33. Ai tha: "Nuk ėshtė pėr mua t'i bėjė sexhde njė njeriu qė e krijove nga balta e tharė, e zezė e me erė".

    Islami vėllazėrimin nė mes njerėzve e ka bėrė si argument dhe domosdoshmėri tė besimit.
    Islami vėrteton se njerėzit janė tė barabartė dhe se ata janė tė krijuar prej njė veteje sikurse qė vėrteton se nuk ka favorizim nė mes racave, popujve pėrveq se me devotshmeri.

    Sipas Islamit,vlera e njeriut mund tė realizohet vetėm atėherė kur njeriu t'a kuptojė qėllimin pėr tė cilin ėshtė krijuar dhe se favorizimi nė nder,nuk ėshtė e drejte e askujt t'a pretendoje atė, por ėshtė e drejtė e Krijuesit tė tyre, i Cili e di devotshmėrinė dhe qėllimin e krijesave tė Tij.

    Pejgamberi s.a.v.s. ishte dėrguar nė kohėn kur mburrja dhe kryelartėsia kishin zėnė vend nė shoqėrinė arabe mė shumė se kudo tjetėr nė botė.
    U dėrgua me Kur'anin, fjalėn e Allahut, Subhanehu ve teala ,i Cili thotė:

    49:13. O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (kėqijat), e All-llahu ėshtė shumė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė.

    Pejgamberi s.a.v.s. , kishte vėrtetuar se arabi nuk ka vlerė ndaj tė huajit dhe anasjelltas, i bardhi ndaj tė ziut dhe anasjelltas, pėrveq nėse janė tė devotshėm.

    Poashtu Pejgamberi s.a.v.s. kishte vėrtetuar se Allahu, subhanehu ve teala, nuk shiqon fizionomitė dhe racat e njerėzve, por shiqon zemrat e tyre.

    Autor: Sefedin Muqaj, Prizren, Kosovė

    Referenca: Kur’ani Fisnik – pėrkthim i Sherif Ahmetit dhe faqja www.bibladhekurani.com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga prizrenasi_30 : 11-12-2008 mė 09:20
    Mos ja bėj tė tjerėve atė qė nuk ke qejf tė ta bėjnė ty!

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Kadare: Poshtėrimi i Ballkanit
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 19:57
  4. Ēka i ndanė dhe ēka i bashkon shqiptarėt?
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33
  5. Ismail Kadare-Ese per ballkanin
    Nga StormAngel nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •